Kurti: Qeveria të fokusohet në integritetin territorial të Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
htetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk janë rezultat i angazhimit të Qeverisë së Kosovës, por rezultat i asaj që rreth 40 shtete i ndoqën 5-6 shtetet më të fuqishme në botë, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

“Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet ta braktisë prioritetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe të fokusohet shumë më tepër në integritetin territorial dhe në sovranitetin e munguar të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera në këtë intervistë Kurti.

Në këtë kuptim, sipas tij, ajo do të duhej që njohjet e deritanishme t'i shfrytëzojë që qytetarëve t'ua bëjë jetën më të mirë, e jo të krijojë kësisoj përshtypjeje që ne jetojmë për të na njohur të tjerët.

Sa i përket integritetin territorial të vendit, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar fare. “Ajo i ka toleruar strukturat e Serbisë madje edhe më shumë se para shpalljes së pavarësisë. Qëllimi i qeverisë është që njerëzit e saj t'i ruajnë ato poste e privilegje, e jo që Kosovës t'ia forcojnë kufijtë dhe t'ia sajojnë integritetin territorial”, është shprehur ai. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top