Kurbani Dhe Rregullat E Tij

Kresha

A pretty face can never trick me
Definicioni

Kurbani është një lloj ibadeti i cili nënkupton sakrificën e një lloji të caktuar të kafshëve, bagëtive ose gjedheve, në kohën e caktuar, me qëllim për t’iu afruar Allahut te Madheruar.
Ky lloj ibadeti është vaxhib, kurse është i themeluar në bazë të urdherit të Kur’anit dhe të hadithit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s. Allahu i Lartësuar thotë:

“Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.” (El-Kevther, 1-3.)

“Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.” (El-Haxh, 37.)

“Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.”
(El-En’am, 162.)

Dispozita

Eshtë Sunnet i Fortë (ose vaxhib tek hanefite) çdo vit, për atë, qe ka mundësi. Eshtë prej veprave më të dashura tek Allahu i Madheruar, pas namazit te Bajramit.


Vlera


Njeriu, i cili there kurban, për çdo qime te kurbanit ka shpërblim (sevap). Ky shpërblim mund te jete 10 për 1, ose edhe me shume për atë qe dëshiron Allahu i Madheruar. Ndërsa mëkati i tij, me rastin e rënies se pikave te para te gjakut te kurbanit ne toke, i falet.


Urtësia e Kurbanit



Afrimi tek Allahu i Madheruar.
Ringjallje e traditës se Profetit tonë, Ibrahimit a.s., i cili kishte therur kurban si shpagim për të birin, Ismailin (Paqja dhe shpetimi i Zotit qofte mbi ta).
Furnizim familjen si dhe mëshirë dhe solidaritet me të varfrit dhe skamnoret,
Falënderim Allahut te Madheruar për begatitë dhe dhuntitë e dhuruara.


Llojet dhe mosha e kurbanit


Dashi: Duhet të jetë 6 muaj e përmbi.
Cjapi: Duhet të jetë një vit e përmbi.
Lopa: Dy vjeçare por që ka hyrë në vitin e tretë.
Deveja: Katër vjeçare por që ka hyre në vitin e pestë.


Kushtet e Kurbanit


Duhet te jete i pastër prej te metave vijuese:


I verbër,
i çalë,
i sëmurë,
me brirë të thyer apo vesh të prerë.
Kjo nëse e ka bririn të thyer apo në rastin tjetër veshin të këputur në rrënjë, sepse nëse e ka vetëm pak të thyer apo të prerë-këputur, kjo nuk do të prishte punë.
Për kurban nuk mund të priten pulat, gjelat, patat etj., po as edhe kafshët e egra të cilave u hahet mishi. T’i presësh këto me nijet kurbani është mekruhi tahrimen (gjë e papëlqyeshme afër haramit).
Për kurban duhet të zgjidhet kafsha e shëndoshë dhe e ushqyeshme, e jo e dobëta dhe e sëmura.



Koha e therjes:


Pas namazit të Bajramit e deri në ikindinë e ditës së katërt të Bajramit.


Sjelljet qe duhet praktikuar gjate therrrjes se Kurbanit

Kurbani duhet të theret në mënyrën më të lehtë. Për këtë thika duhet të mprehet mirë, ngase Muhammedi (a.s.) ka thene:

" Vërtet Allahu ka obliguar mirësinë për çdo gjë, prandaj kur të vritni, vritni me njerëzi dhe kur të therni, therni me njerëzi. اdokush prej jush duhet së pari ta mprehë thikën dhe ta qetësojë kafshën për therje. " [ Transmeton Muslimi ]



Ndarja e mishit: Më së miri është të ndahet mishi në tri pjesë:


1/3-ën lëmoshë për te varfrit,
1/3-ën dhurate fqinjëve, te afërmve dhe shokëve, dhe
1/3-ë për familje.
Nëse shpërndahet i tërë kurbani, shpërblimi është më i madh.



Cka i preferohet atij që do të therë Kurban


Me te hyre dhjetëshi i fundit i Dhul Hixhxhes, nuk duhet t’i prese thonjte dhe as te qethet,
Ta there vet kurbanin, por nëse nuk di, atëherë te paktën le te prezantoje kur te theret kurbani.
Te thotë me rastin e therjes se kurbanit dhe duke qene i kthyer kah kibleja:

Bismil-lah...Allahu Ekber...Allahumme Hadhihi Minke ve Leke (O Zoti yne! Kjo është prej Teje dhe është per Ty). Allahahumme Hadhihi Anni Ve An Aileti (O Zoti im! Kjo është prej meje dhe prej familjes sime) (ose ne rast se there kurban për dike tjetër thotë: Kjo është prej filanit dhe familjes se filanit)
Te haje nga mëlçia e kurbanit, si pasim Muhammedin (a.s.), i cili me te therre Kurbanin, përgatiste ushqim nga mëlçia.

ا’duhet bërë me lëkurën e kurbanit

Duhet ditur se nuk lejohet asgjë të shitet nga kurbani, madje as qimet dhe lëkura e tij. Lëkura mundet të mbahet për vete me kusht që, vlera e saj në të holla t'u jepet të varfërve. Lëkura e kurbanit mund t'u jepet edhe institucioneve dhe shoqatave humanitare, qëllimi i të cilave është ndihmesa e të varfërve, në rast se ka shoqata dhe institucione të tilla në atë vend. Lëkura e mbajtur për vete duhet të mbahet e pastër dhe të përdoret për falje.


Shënim


Një dele e vetme vlen për njeriun dhe familjen e tij, sepse Profeti (a.s.) kishte therre dy desh dhe kishte thënë për te parin: Ky është prej Muhammedit dhe familjes se Muhammedit!
Lopa vlen për shtate persona me familjet e tyre.
Mund te theresh kurban për te vdekurin nëse ka lënë amanet për një gjë te tille, por nuk prish pune qe edhe atë ta fusesh ne radhën e familjes sate, edhe nëse nuk e ka lënë amanet.
Kasapit nuk i epet asgjë, as nga mishi dhe as lëkura, por paguhet, sepse Muhammedi (a.s.):

"Ne i japim nga paratë tona".

Kjo nuk d.t.th se nuk lejohet t'i japësh kasapit asgjë, porse nuk lejohet t'i japësh ne vend te pagesës, sepse t'i japësh diç si lëmoshë do te ishte mire.
Fukarate, te cilët nuk kane mundësi te therin Kurban, le ta dine se Muhammedi (a.s.) ka therrur kurban për ta, siç kishte thënë me rastin e therjes se kurbanit te tij te dyte ne një bajram: "O Zoti im! Ky kurban është prej meje dhe prej atyre, qe nuk kane patur mundësi te therin prej ummetit tim!".
Lejohet autorizimi i therjes se kurbanit, edhe nëse autorizuesi dhe i autorizuari nuk janë te një vendi.


Gabime te shpeshta


Besimi se kurbani femër nuk vlen për mashkullin dhe se kurbani mashkull nuk vlen për femra.
Bindja se kurbani duhet te jete vetëm për një person.
Besimi se kurbani është obligim vetëm një here ne jete.
Besimi se kurbani është obligim për te vdekurin.


Tekbiri Teshrik

Nga namazi i sabahut, natën e kurban bajramit e deri në namazin e ikindisë të ditës së katërt të bajramit, për haxhinjtë e për ata që nuk kanë shkuar në haxh, për secilin mashkull e femër, në qoftë se të falet me xhemat, apo vetëm, pas namazeve farz, sa po të japë selam është vaxhib të lexojë një herë tekbirin teshrik.
Pas namazit të xhenazes nuk lexohet. Pasi të dalësh nga xhamia dhe pasi të flasësh nuk duhet të lexohet.
Nëse imami e harron tekbirin, xhemati nuk e braktis. Meshkujt mund ta këndojnë me zë të lartë. Gratë e këndojnë ngadalë.

Tekbiri teshrik bëhet në këtë mënyrë:

"ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER. LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VALL-LLAHU EKBER. ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHILHAMD".




Allahu na i pranoftë neve dhe juve veprat tona të mira! Amin
 
faleminderit shum... tani afrohet kurban bajrami dhe me pelqen te dij se cka esht kjo fest per ate te pyeta...per 4 dit fatmiresisht ne toket e azise se mesme nuk do kete te vrare...

allahu te shperbleft per gjith keta informatat qe na i sjell per ne besimtaret
 
faleminderit shum... tani afrohet kurban bajrami dhe me pelqen te dij se cka esht kjo fest per ate te pyeta...per 4 dit fatmiresisht ne toket e azise se mesme nuk do kete te vrare...

allahu te shperbleft per gjith keta informatat qe na i sjell per ne besimtaret

S'ka gje vella ! E kam per obligim, dhe e bej pa pritese.


Amin insha-Allah te gjitheve. Le te shpresojme...!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top