Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Kosovari

Koha
Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Category: Shendetesi Published on Friday, 25 May 2012 08:24

Allahu thotë në Kuran: “O ju njerëz? Juve ju erdhi nga Zoti i juaj këshilla (Kurani) dhe shërimi i asaj që gjendet ne kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” (Junus, 57)
Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, thotë: “Me të vërtetë Allahu nuk ka zbritur sëmundje e të mos ketë zbritur edhe shërimin, e ka mësuar ai që ka arritur ta mësojë dhe ka mbetur injorant ai që nuk ka arritur ta mësojë, përveç vdekjes Shpesh në jetën e përditshme na ka rënë të dëgjojmë për sëmundje të ndryshme për mënyra dhe metoda të diagnostikimit dhe trajtimit të tyre.
Njeriu shpeshherë ka marrë guximin, që për shumë sëmundje të shprehet dhe të thotë, se ne i shërojmë këto e këto sëmundje, duke mos qenë në gjendje që të bëjë dallimin në mes asaj që është mjekim dhe shërim. Bile edhe më keq ata kanë dhënë edhe diagnoza të gabuara dhe pa anamnezë (historiku i sëmundjes), kur dihet se ajo është gjysma e diagnozës, e shpeshherë nuk dihet edhe diagnoza. Qasja hyjnore na jep një fokus shumë të qartë dhe absolut, kur dihet dhe është e vërtetuar, se fjala e Allahut (Kurani) është parandaluese dhe shërim i shumë sëmundjeve, kuptohet me lejen e Allahut dhe me besim të sinqertë dhe bindjen e fortë në fuqinë dhe madhështinë e Tij, në emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij absolute dhe të përsosura.
Në kohën e fundit shërimi me Kuran (rukja) është përhapur dhe është bërë dukuri dhe domosdoshmëri për shumë sëmundje të njohura dhe të panjohura, mirëpo me këtë shërim merren edhe disa lexues Kurani – injorantë, që nuk kanë njohuri mbi fenë e Allahut e sidomos në këtë lëmi (rukje), duke ia zvogëluar vlerën dhe madhështinë Kuranit.
Ndërsa nga ana tjetër disa njerëz janë përqendruar vetëm në mjekësi dhe kanë lënë anash shërimin hyjnor. Kurani është mjekim i zemrave dhe shërimi i tyre, ai është shëndet i trupave dhe shërim i tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “...dhe kemi zbritur prej Kuranit që është shërim...” (El Israë, 82). Dhe shiko fjalën shifa-shërim, të cilën e ka përmendur Allahu në librin e Tij e nuk ka thënë mjekim, ngaqë krahasimi është i qartë, sepse me mjekimin njeriu ka mundësi të shërohet dhe të mos shërohet.
Ibnul Kajimi në librin e tij Zadul Mead thotë: “Kurani është shërues i të gjitha sëmundjeve shpirtërore (zemrës) dhe trupore, si dhe nga brengat e dynjasë dhe ahiretit. Nuk i mundësohet çdokujt shërimi me Kuran, mirëpo nëse i sëmuri di si ta përdorë me besim e bindje të fortë, nuk ka mundësi që ndonjë sëmundje t’i rezistojë, e si ka mundësi t’i rezistojë dikush fjalës së Allahut, Zotit të gjithësisë. Sikur ta zbriste mbi kodra do të ishin copëtuar e mbi tokë ajo do të ishte fundosur. Atë që nuk e shëron Kurani, Allahu mos e shëroftë, atij që nuk i mjafton Kurani, Allahu mos i mjaftoftë”.
Janë disa sëmundje trupore dhe shpirtërore tek të cilat shejtani luan një rol të madh në funksionin e tyre, ngase i Dërguari i Allahut ka thënë: “Me të vërtetë shejtani lëviz në trupin e birit të Ademit, ashtu siç qarkullon gjaku.” (Buhariu nr. 7171
Neuroza: është burim i shumë sëmundjeve dhe për këtë i Dërguari i Allahu i ka thënë atij njeriut, që i tha më këshillo: Mos u mllefos dhe ia përsëriti disa herë (Buhariu nr. 6116). Ndikimi i neurozës në trup është i qartë, si sëmundja e sheqerit (hiperglicemia) tek disa njerëz, që vjen nga shqetësimet, si rezultat i neurozës, pastaj dhembja e kokës, tromboza, infarkti dhe paraliza e papritur. Neuroza ndikon shumë në zhvillimin e këtyre sëmundjeve dhe është bazë e çdo të keqeje.
Shumë sëmundje, si kanceri, paraliza, steriliteti, sëmundja e sheqerit, çrregullimi i ciklit menstrual, sëmundjet e zemrës janë shëruar me leximin e Kuranit. P.sh., te paraliza xhindi vendoset në atë pjesë të lëvizshme të trupit, duke e bërë të pamundur lëvizjen e saj, dhe gjatë leximit të Kuranit i sëmuri ndien sikur po i lëviz buburreci në atë pjesë të trupit dhe me lexim të vazhdueshëm xhindi nuk ka mundësi ta përballojë fjalën e Allahut. Sëmundjet shpirtërore (Psikiatrike)- skizofrenia është një sëmundje mendore e rrezikshme, që psikiatrët e mjekojnë me injeksione dhe barna, dhe pak të sëmurë shërohen, në krahasim me trajtimin me rukje, ku janë shëruar një numër i madh prej tyre.
Edhe Vesvesja – është një çrregullim që godet shumë njerëz, duke i futur shumë dyshime të pabazuara në jetën e tyre, si: në besim, adhurim, raportet ndërnjerëzore, farefisnore etj. Në të shumtën e rasteve shkaktar është pëshpëritja e shejtanit, duke u munduar që t’ia prishë njeriut raportin e tij me Krijuesin, si dhe me krijesat.
Shërimi i saj bëhet me leximin e Kuranit dhe përmendjen e Allahut. Kujdes – e tërë kjo që u përmend më lart nuk do të thotë që rrugët dhe mënyrat e shërimit të mos kërkohen në institucionet mjekësore dhe shëruese, si për sëmundjet organike (p.sh., ndërhyrjet kirurgjike), ashtu edhe për ato shpirtërore, por duhet të dihet se bazë e shërimit te çdo sëmundje është Kurani Fisnik, bindja tek Allahu dhe duatë e caktuara. Edhe marrja e ilaçeve është prej shkaqeve të shërimit, ashtu siç e ka porositur i Dërguari i Allahut atë njeriun, i cili u ankua nga dhembja e barkut që të përdorë mjaltë. (Buhariu). Gjithashtu Ai thotë: “Ju porosis për habetu seudan (kokrra e zezë), se me të vërtetë në të ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes.” (Buhariu nr. 5687).
Sëmundjet nga syri (mësyshi), magjia dhe sulmet e xhindëve. Syri apo mësyshi është prej shkaktarëve të mëdhenj për shumë sëmundje njerëzore. Argument për këtë është hadithi sahih, që e përcjell Xhabiri nga i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ku thotë: “Do të jenë të shumtë ata që do të vdesin prej umetit tim nga mësyshi pas caktimit të Allahut.”
Një numër i madh njerëzish, që vdesin nga sëmundjet e ndryshme si kanceri, aksidentet etj. shumë prej këtyre shkaqeve për to është mësyshi pas caktimit të Allahut.
Sot përhapja e madhe e kancerit të gjirit ka si shkak kryesor mësyshin, që në disa raste është shëruar me rukje. Kurse si parandalim i kësaj sëmundje është mbulimi i pjesëve të turpshme të trupit të femrës, ashtu siç e urdhëron Islami. Magjia (sihri) – edhe ky fenomen është i përhapur sikurse mësyshi dhe që prej tij rezultojnë shumë sëmundje: si trupore, shpirtërore e psikike. Si p.sh., magjia e ndarjes në mes të bashkëshortëve, duke filluar me urrejtje ndërmjet tyre dhe shejtani iu krijon iluzione, që ta shohin njëri-tjetrin të shëmtuar dhe nxitja e grindjeve në mes tyre dhe më në fund ndarja.
Shërimi i vetëm i saj është rukja. Sulmi i xhindëve – kjo vjen si shkak i dëmtimit të tyre apo të dashuruarit e xhindit pas njeriut, përqendrimin e ka në sistemin qendror nervor të njeriut, që shpesh shfaqet me simptoma çmendurie dhe sulmesh epileptike dhe shumica e këtyre të sëmurëve përfundojnë në psikiatri.

infoislame.com
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

اfarë janë këto përralla mo amani?! :mah
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Nuk po e lexoj fare.....mjafton titulli. lol
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

اfarë janë këto përralla mo amani?! :mah
E drejte e juaja eshte e nderuar qka eshte e vertet dhe qka eshte perrall per me besu.
Nese ne mendojm se mendimi yne eshte i vertet dhe i bazuar duhet te sjellen fakte.
ALLAHU thote--“O ju njerëz? Juve ju erdhi nga Zoti i juaj këshilla (Kurani) dhe shërimi i asaj që gjendet ne kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” (Junus, 57)
Siq mund ta kuptojsh Allahu ju drejtohet ne fillim te gjithe njerzimit ne kete citat '' o ju njerez'' e pas kesaj keshille ne jemi ate njerez qe besojm apo e mohojm tte verteten . Po ne fund te ketij citati te Kuranit mund ti kuptojm fjalet -'' udhezim dhe meshire per besimtaret'' .
Dmth keto fjale dhe Kurani jane te verteta vetem per besimtaret ' e jo per jopabesimtaret ' e ata te cilet jane sprovuar me semundje te tilla ju kishin pergjigj me se miri mendjes se juaj . Se ne te veretet KuRani a eshte sherus a eshte e kunderta . Nese jeni te interesuar pyetni ata njerzes te sprovuar me semundje dhe te sheruar me Kuran dhe vertetoni fjlaet e Allahut.
E mendoj qe ne kete menyre eshte me se miri te besojm ne Fe nE Zot ne fakte te vertetuara ne praktik .
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

اfarë janë këto përralla mo amani?! :mah

Shpesh here "perrallat" nuk vlejne per te gjithe femijet .
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Vuaj nga majesilli me cmenyre kurani do me sheroj , ose ke kapitull duhet te lexoj qe te sherohem flm .
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Vuaj nga majesilli me cmenyre kurani do me sheroj , ose ke kapitull duhet te lexoj qe te sherohem flm .

“O ju njerëz? Juve ju erdhi nga Zoti i juaj këshilla (Kurani) dhe shërimi i asaj që gjendet ne kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” (Junus, 57)

Nuk i mundësohet çdokujt shërimi me Kuran, mirëpo nëse i sëmuri di si ta përdorë me besim e bindje të fortë.....!
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

A tani kuptova sherimi me an te besimit dhe kurajos flm .
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

A tani kuptova sherimi me an te besimit dhe kurajos flm .

Ashtu ! Besimtari e ka besimin se Zoti eshte Sherues, dhe nuk dyshon aspak ne ajetet Kur'anore ne lidhje me sherimin qe ben Kur'ani. Une njoh persona t'cilet jane sheruar me ate te leximit te Kur'anit, edhe pse vet lexoj Kur'an por ja...Ndoshta besimi im nuk eshte aq i forte sa duhet qe te ndikoje leximi i Kur'anit ne sherimin e x dhimbjes, semundjes sime....Mund t'jete sprove nga ana e Zotit, por mund t'jete defekti edhe tek besimi im (forca e besimit).
 
Titulli: Pe: Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Shpeshherë filozofia e shërimit nuk qëndron tek ilaçi,
por tek besimi!

Një person këtu që kam njohur, refuzonte çdo ilaç mjekësor nga besimi saj, kishte tumor në gjoks.. aq shumë besimi e çoi në fund sa që desh i mori jetën..
Ndoshta besimi u jep forcë njerëzve se mohoj këtë, po jo të arrijnë dhe të dalin të thonë që shëron si ilaç, se duket pak si pa vend..
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Love ti je edhe Admine qa jan kto fjal qe flet. Kurse semundjet e majasilit sherohen ne Shkoder me shkop domatet......
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Love ti je edhe Admine qa jan kto fjal qe flet. Kurse semundjet e majasilit sherohen ne Shkoder me shkop domatet......

ا'lidhje ka admini këtu?.. Duhet të pajtohem me këto gjëra që thuhen se kurani shëron si një ilaç?
Jo aspak.. jap mendimin tim ashtu si dhe ju pa ofenduar njeri..


Shumë sëmundje, si kanceri, paraliza, steriliteti, sëmundja e sheqerit, çrregullimi i ciklit menstrual, sëmundjet e zemrës janë shëruar me leximin e Kuranit.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Një person këtu që kam njohur, refuzonte çdo ilaç mjekësor nga besimi saj, kishte tumor në gjoks.. aq shumë besimi e çoi në fund sa që desh i mori jetën..
Ndoshta besimi u jep forcë njerëzve se mohoj këtë, po jo të arrijnë dhe të dalin të thonë që shëron si ilaç, se duket pak si pa vend..

E ke kuptuar mbrapshtë.
Sepse, sa herë të përmendet fjala besim, njerëzit, s'ikurse edhe ti në këtë
rast e kuptoni menjëherë fenë ( religjionin).

Ja edhe njëherë po e them, pakëz më ndryshe:
Fillozofia e shërimit qëndron në besimin se ilaçi do të shëron(ndihmon).


Mirëpo, nuk duhet edhe një gjë të harrojmë: se njerëzit vdesin, pra logjikisht se edhe
jo të gjitha sëmundjet janë të shërueshme.
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

po ne kristianet duhet ti drejtohemi bibles besoj.kur tiu jepet rasti na prezantoni dhe me interpret.qe i behet leximit te saj dhe dobive qe sjell .besoj qe ka dhe te tjere te interesuar
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Mjekesia Bimore Arabe
Per te gjithe ata qe jane te interesuar me shume per sherimin e semundjeve kjo webfaqe mund te ju ndihmoj .
E sa per informimin e Loves me shtyri ta postoj kete link ! Qe te bindet ajo se vertet Kurani eshte sherues.
Nese deshiron Love mund te bindesh edhe vet ' bere nje studim te vogel rreth ketij fakti ! dhe do ta kuptojsh te vertetn.
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Mjekesia Bimore Arabe
Per te gjithe ata qe jane te interesuar me shume per sherimin e semundjeve kjo webfaqe mund te ju ndihmoj .
E sa per informimin e Loves me shtyri ta postoj kete link ! Qe te bindet ajo se vertet Kurani eshte sherues.
Nese deshiron Love mund te bindesh edhe vet ' bere nje studim te vogel rreth ketij fakti ! dhe do ta kuptojsh te vertetn.

E shef sa bukur: Mjekësia bimore muslimane dhe jo Kuranore.. ka ndryshim më duket mua..gjithsesi shpjegimi i ricky ch është më i qartë.. dhe pse unë kam parë njerëz që ndaj këtij besimi desh kanë humbur jetën .. apo dhe një fakt tjetër (real): një grua që nuk donte të lindte fëmijën me doktor mashkull dhe nuk mundej të lindte normalisht .. refuzonte bashkë me bashkëshortin e saj por ja që desh i kushtoi jetën fëmijës dhe asaj bashkë, (sepse për fatin e saj të keq duke e respektuar në besimin e saj) ndodheshin veç doktora meshkuj dhe infermiere..
Mendoj se janë disa raste që vërtet të bëjnë të ngelesh gojëhapur.. kur veç mjekësisë dhe rrethanave të rasteve si ajo që përmenda nuk ka shërim tjetër veç ilaçeve dhe doktorëve e mjekësisë..
Mjekësinë bimore nuk e përdorin veç besimtarët ka shumë njerëz dhe mosbesimtar që e përdorin..
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje




Tek Ne besimtaret eshte primare besimi ne Zot, pastaj kerkimi i ilaqit.
A ndodhet ilaqi ne Kuran apo jasht Kuranit ne medikament, kjo nuk luan fare rol, as ndales nuk ka fare. Me rendesi eshte te behet sherimi i semundjes (çfaredo qe te jet). Sherimi me Kuran e bejn nje numer (nga ata qe duan), ndersa nje pale tjeter fare. Pra secili le te vendos sipas asaj qe di dhe ai qe nuk di, vuan kur sdi...


Thoni: Ajo qe vuante nga kanceri ne gji e qoi gati ne vdekje duke pritur Ilaqin nga Kurani. Kjo eshte rren e shpifur, te cilat dalin vazhdimisht nga gojet e ndryshme.

Thoni: Ajo qe sdonte mjek meshkuj dhe i kushtoj me jeten e femijut te saj -edhe kjo eshte nje rren e perditshme qe del nga gojet e ndryshme, sepse plot nga femrat muslimane shkojn tek nje mjek ne raste kur ska mjeke.


Edhe pse propagandat ndaj Fese islame skan te ndalur dhe me qellim njerzit mundohen te njollosin kete Fe te ndritur, mund tju themi: shumica veq po e tregon fytyren e vet, nderin -kulturen e vet, sepse kjo Fe me dashje apo padashje do te gezoje merita vazhdimisht, jo qe duam ne, por sepse e meriton, ndersa eshte e qarte se drita e diellit nuk shuhet me duar.

 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

E shef sa bukur: Mjekësia bimore muslimane dhe jo Kuranore.. ka ndryshim më duket mua..gjithsesi shpjegimi i ricky ch është më i qartë.. dhe pse unë kam parë njerëz që ndaj këtij besimi desh kanë humbur jetën .. apo dhe një fakt tjetër (real): një grua që nuk donte të lindte fëmijën me doktor mashkull dhe nuk mundej të lindte normalisht .. refuzonte bashkë me bashkëshortin e saj por ja që desh i kushtoi jetën fëmijës dhe asaj bashkë, (sepse për fatin e saj të keq duke e respektuar në besimin e saj) ndodheshin veç doktora meshkuj dhe infermiere..
Mendoj se janë disa raste që vërtet të bëjnë të ngelesh gojëhapur.. kur veç mjekësisë dhe rrethanave të rasteve si ajo që përmenda nuk ka shërim tjetër veç ilaçeve dhe doktorëve e mjekësisë..
Mjekësinë bimore nuk e përdorin veç besimtarët ka shumë njerëz dhe mosbesimtar që e përdorin..


Love,

këtu je në kundërshtim me vetveten.
Myslimanizmi buron në Kuran.

Në anën tjetër s'po kuptoj cila nukpo të duket
e vërtetë: që shkruan në Kuran, apo ato që shkruajnë
nuk janë t¨vërteta?

Sa për të parën, të siguroj se ato janë të shkruara
në Kuran, si dhe disa janë inspiruar nga thënjet
në Kurani.


Sidoqoftë, njeriu për të marrë pjesë në një temë
duhet të posedojë edhe njohuri, sepse përndryshe
flet vetëm sipas asaj çfarë ke dëgjuar.

Gjithashtu, rastet që përmende psh se për shkak
të besimit (religjionit) ajo nuk mori ilaçet apo nuk
pranoi mjek mashkull, është vetëm shpifje nga mendja,
sepse askund në Kuran nuk shkruan se më mirë
është të vdesësh se sa të pranosh të kontrollohesh
nga një mjek mashkull. NJë duhet pasur të kjartë
se jo të gjithë njerëzit i përmbahen udhëzimeve të
Kuranit, si dhe se ka edhe keqinterpretime të saj.
Pra, vendimet e asaj femre që ti ke njouhur,
mund t'i kenë bazat gjithëkund, por jo në Kuran.
Psh. mund të jetë edhe (jo)kulturë dhe mentalitet
që tek populli saj një gjë nuk praktikohet, pra të
kontrollohet tek doktori mashkull.

ثshtë edhe siçka interesante dhe se nuk je vetme
dhe për atë nuk reagova, psh. kur flitet diçka mirë
për fenë muslimane, thuhet rrenë, kurse kur thuhet
muslimanët janë terrorista, pa thenë as 1 as 2,
reagimet janë: Po, ata janë ashut, ata janë kështu.



Në fund dua të them se të gjithë janë të lirë të marrin pjesë
në temë dhe të njihen me muslimanizmin, por në diskutim
të sjellin fakte e jo diçka nga barku.
 
Titulli: Kur'ani Sheruesi i cdo Semundje

Nuk e ve ne dyshim, ky liber eshte vendburimi i te gjitha zgjidhjeve joo vetem i semundjeve, fituesi i cmimit Nobel per Fizike para ca vitesh kur e pyten mediat se si arrite ta beshe kete zbulim e te marresh cmimin nobel ju pate then kete e mesova nga Kurani, do e sjell dhe shkrimin e ti te plote qe mos te ju duket qe po flas droqka. Nuk ka rendesi se cilit Komunitet fetare i takojm e rendesishme qe di e njoh qe dhe te Krishter bazohen ne Kuranin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top