Kur'ani në Letërsinë Shqiptare

braziljania

Anëtar i Nderuar
Isak Ahmeti


Parafjala

Punimi Kur'ani në Letërsinë Shqiptare, që po ia ofroj opinionit intelektual dhe atij të gjërë shqiptar, është një përpjekje që në mënyrë specifike dhe pa paragjykime, të jepet një pasqyrë sado e vogël mbi burimet kuranore në letërsinë shqiptare dhe literaritetin e saj. Kuptohet se çdo përpjekje e tillë me karakter monografik e paraqet edhe njohurinë e autorit mbi lëndën e mbarështruar në libër, që është i veçantë për nga qasja dhe aspekti përmbajtësor. Si e para vepër e këtij lloji, ajo mëton t`iu hapë dyert studiuesve të rinj për t`u rrokur me një temë dhe çështje, sa komplekse aq edhe interesante, që s`është trajtuar tek ne deri më sot, së paku në këtë mënyrë dhe në këtë formë. E pra dihet se roli i Kur`anit, i fesë dhe kulturës islame ndër shqiptarët ka qenë i një rëndësie të veçantë dhe jo أ¢â‚¬إ?incident kalimtar" siç thotë I. Kadare1. Themi kështu edhe për faktin se, që nga përhapja institucionale e Islamit në trojet etnike shqiptare (fundi i shek. XIV) e deri më sot, ai ka frymëzuar, siç dihet, kur më pak e kur më shumë, jetën shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, ka frymëzuar bukur mirë edhe një pjesë të madhe të letërsisë sonë, jo vetëm atë për të cilën do bëjmë fjalë, në mënyrë më shkoqitëse, në librin në fjalë, por edhe letërsinë shqiptare me alfabet arab në Kosovë (shek. XX), ku kemi disa autorë si: Shaip Zurnaxhiu (1884-1951, Faik Efendiu (1900-1935), Hafiz Islami (1910-1934), Hafiz Immer Shemsiu (1893-1945) e ndonjë tjetër që, poashtu, jo rrallë, poezinë e tyre e kanë veshur me një petk fetar islam-kuranor2, që është edhe substancë mirëfilli artistike.

Do thënë se kështu dhe në këtë mënyrë Kur`ani dhe Islami ndër shqiptarët me kohë do të bëhen përbërës dhe përcaktues edhe të identitetit qytetërues-shqiptar3 dhe se procesi i thellimit të kalimit në Islam, kultivimi dhe ruajtja e Islamit si fe e pjesës absolute të popullsisë, pati, siç shkruan jo vetëm Muhamet Pirraku4, por edhe studiues të tjerë si Kasem Biçoku5, Peter Bartl6, Robert Elsie7, Roberto Maroco dela Roca8, Hasan Kaleshi9, etj., karakter mbrojtës gjithëshqiptar. Rrjedhimisht nga kjo që u tha e që do të thuhet në faqet e këtij libri, do të kuptohet se një pjesë e kulturës sonë dhe e letërisë sonë është e përshkuar ndjeshëm nga Kur`ani dhe Islami, që është një dimension i ri (letrar e kulturor, filozofik e kuranor) e që përbën njëkohësisht edhe njërin nga tre përbërësit kryesor-përcatues të identitetit tonë qytetërues. Kjo mbase mund të duket e papranueshme, por është e vërtetë dhe reale.

Uroj që ky libër të ngjallë jo vetëm debate të nxehta, polemika e mospajtime ndër lexuesit dhe studiuesit por edhe t`i hapë dyert e hulumtimeve më të thella të Kur`anit dhe frymës islame në literaturën shqiptare. Ndonëse dihet se Kur`ani (libër i shenjtë i myslimanëve), libër i përkryer edhe për nga ana e ndërtimit artistik, stilistik, gjuhësor e estetik10, kryevepër e letërsisë arabe11, ka ndikuar drejtpërdrejtë e terthorazi edhe te krijuesit shqiptarë, veçanërisht te bejtexhinjtë, ku fryma islame, siç e ka vënë re edhe studiuesi Ali Xhiku, përbën boshtin themelor të brendisë së krijimeve të tyre12. ç`është e vërteta, një ndikim të drejtëpërdrejtë, siç dihet, të Kur`anit dhe të literaturës arabe-myslimane, do të hasim edhe te Komedia Hyjnore e Dantes13. Por edhe në vepra të tjera të letërsisë evropiane.
 
Kodi mysliman lindor në letërsinë shqiptare


Hyrje

Meqenëse Shqipëria, edhe sipas Peter Bartl-it14, ekspert i njohur për të kaluarën shqiptare dhe për historinë e Evropës Juglindore, gati pesë shekuj kishte qenë pjesë e Perandorisë Osmane dhe pjesa më e madhe e popullsisë indetifikohej me islamin, është afër mendsh që shqiptarët, më shumë se çdo poppull tjetër i Ballkanit, iu kishte nënshtruar ndikimit kulturor oriental. Ky ndikim, sipas studiuesit Bartl15, nuk kufizohej vetëm në gjuhë dhe në kulturën materiale, por edhe në krijimtarinë letrare të shqiptarëve dhe bëri që të krijohet një letërsi e mirëfilltë myslimane shqiptare16. Fillimisht, në shekujt e parë të sundimit, autorët me prejardhje shqiptare si: Mesihi i Prishtinës, njëri nga novatorët e poezisë turke (rreth 1470-1530), Jahja bëj Dukagjini (vd. 1573) e ndonjë tjetër, shkruanin turqisht, arabisht e persisht17.

Ndërkaq, për fat të mirë, në shek. e XVIII-XIX do të krijohet një letërsi e mirëfilltë shqiptare, me shkronja arabe dhe sipas kodit mysliman lindor. ç`është e vërteta ky kod, pra kodi mysliman lindor, në letërsinë shqiptare fillon, siç e ka vënë re shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Sabri Hamiti18 me shkrimet e bejtexhinjve, të Nezimit, Hasan Zyko Kamberit dhe Muhamet Kyçyku-çamit për të vazhduar edhe me shkrime të autorëve të tjerë. Ky kod do të përhapet mjaft shpejt; bëhet i rëndësishëm edhe për faktin se solli si përvojë format e pasura letrare të Lindjes. Kjo letërsi (sc. e kodit mysliman lindor أ¢â‚¬“ I.Ahmeti), siç e ka vënë re edhe studiuesi Robert Elsie19, erdhi e hyri edhe në shek. e XX. Për më tepër, kjo traditë vazhdoi sidomos në Kosovë, ku deri në vitin 1947 shkruheshin ende vargje me shkrim arab20.

ثshtë me rëndësi të veçantë të theskojmë se kodi mysliman lindor në letërsinë shqiptare, ashtu si edhe në letërsinë evropiane21 do të mund të ndahej edhe në disa tipa dhe nëntipa indentifikuese, si për shembull, sipas natyrës tematike, diskursive dhe kulturore. Për t`i dalluar këto natyra të kodit mysliman lindor në letërsinë shqiptare, është e domosdoshme të ndalemi, më gjërësisht, në vijim te letërsia shqiptare që është krijuar, sipas studiuesit të njohur, Rexhep Qosja22 edhe në kontektsin e letërsisë orientale turke, arabe, persiane, përkatësisht në kontekst me Kur`anin dhe filozofinë islame. E krijuar, në një kontekst të tillë, kjo letërsi solli edhe një gjuhë letrare të re, shenja, diskurse dhe kode tematike e ligjërimore mjaft interesante dhe të avancuara, me vlerë, ndonëse jo të nivelit të klasikëve turkë, persianë e arabë23.

Dhe krejt në fund, te kjo pjesë e shkrimit, le të theksojmë se letërsia e bejtexhinjve, dhe jo vetëm ajo, si letërsi e proveniensës islame, me poetikën dhe sistemin zhanror të saj, me kodet që paraqiten në forma të ndryshme, qoftë si elemente strukturore apo edhe të diskursit, është krijuar në raporte dhe relacione të ngushta me letërsinë orientale dhe si e tillë ajo, siç e ka vënë re edhe studiuesi Anton Berishaj24, paraqitet e veçantë dhe ashtu duhet shqyrtuar dhe interpretuar. E veçantaë me konfiguracion, e veçantë me rrjet diskursiv, e veçantë, jo rrallë, me figura dhe emra tipikë orientalë e kuranorë (edhe në letërsinë bashëkohore, te autorët si: I. Kadare, Z. Rrahmani, S. Hamiti, A. Gashi, B. Musliu, etj., etj.), e veçantë me tema, motive e forma kuptimore orientale, kuranore, islame, e veçantë për nga shtrirja e gjërë dhe e gjatë kohore dhe hapësinore, e veçantë si tekst dhe intertekst (shumështresor) i orientuar drejt teksteve të tjera letrare/ religjioze/ islame/ doktrinare/ filozofike..., e veçantë për nga realizimi nëpërmjet modalitetesh të ndryshme kategorish dhe formale, e veçantë edhe për nga fakti sepse, si e tillë, përfaqëson në mjaft raste një hipertekst të tekstit kuranor, që funksionon, si dimension i ri letrar dhe kulturor, edhe në dimensionin e kuptimeve spirituale të imagjinariumit mitik/religjioz të universit të teksteve.
 
I. Burimet kuranore në letërsinë shqiptare


Përgjithësime

Dihet mirëfilli se Kur`ani (libër i shenjtë i myslimanëve, libër hyjnor dhe i përkryer edhe për nga ana e ndërtimit artistik, stilistik, gjuhësor e estetik) sikundër edhe filozofia islame kanë ushtruar një ndikim mjaft të rëndësishëm dhe të veçantë jo vetëm në jetën shpirtërore dhe morale të shqiptarëve, por edhe në literaturën dhe kulturën e përgjithshme të tyre. Kështu, për shembull, Kur`ani dhe filozofia islame, me parimet, normat dhe rregullat, me vlerat që janë të një karakteri universal, kanë ndikuar drejtëpërdrejte e terthorazi jo vetëm te shkrimtarët bejtexhinj, shkrimtarë të alhamiadës shqiptare (mirëfilli emërtim për letërsinë spanjolle-portugeze me alfabet arab), pa të cilën as që mund të paramendohet krijimtaria letrare shqiptare. Duke qenë e ndikuar nga vlerat e mirëfillta të Kur`anit, nga filozofia dhe morali islam, si dhe nga kultura orientale në përgjithësi, letërsia shqiptare e bejtexhinjve, sikundër, më vonë, edhe një pjesë e krijimtarisë poetike e Naim Frashërit, që edhe sot konsiderohet si poet kombëtar, solli jo vetëm forma të reja letrare, por edhe një komponentë kuranore dhe filozofike, orientale, në letërsinë shqiptare.

Në kontekst me temën e shtruar le të përmendim në mënyrë të veçantë Hasan Zyko Kamberin dhe Mevludin e tij, Muhamed Kyçykun me veprat e tij: Erveheja, Jusufi dhe Zelihaja, etj., sikundër edhe poetin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Naim Frashërin, i cili siç dihet, me veprat e tij: QERBELAJA, poemë epike, me vjershën lirike: ABAS-ALIU, ekzemplar i rrallë jo vetëm i aftësisë krijuese por edhe i botëkuptimit kuranor-filozofik të tij, etj., ka arritur t`i japë gjuhës dhe stilit ngjyresa të veçanta dhe gjithsesi të panjohura para tij dhe të papërsëritura as pas tij në poezinë shqipe.

Edhe në letërsinë shqiptare të shek. XX, sidomos në gjysmën e parë të këtij shekulli, do të krijohen vepra letrare me tema të Kur`anit. Në këtë kontekst vlen të përmendim edhe H. Ali Korçën që është një poet i rrallë dhe mjeshtër i vargut. ç`është e vërteta, edhe në letërsisë bashkëkohore shqiptare, për shembull te JUSUFI i Zejnullah Rrahmanit hetojmë poashtu refleksione kuranore. Për më tepër vetë personazhi i Jusufit nuk funksionon vetëm në raport me tekstin biblik, siç është thënë, por edhe në raport me tekstin kuranor, ndonëse në mënyrë implicite. Kështu, prandaj, vetë personazhi i Jusufit, siç do të shohim në një pjesë të veçantë të këtij studimi, është personazh edhe i variantit kuranor. Edhe te një pjesë e prozës së i poshter Musliut kemi refleksione kuranore.

Ky dimension i ri (letrar dhe kulturor) i frymës kuranore dhe filozofike islame, sikundër edhe vetë islamizmi i shqiptarëve në përgjithësi paraqesin vlera të padiskutueshme edhe për faktin se kanë shërbyer, në të kaluarën tonë, edhe si barrierë që ndërpreu greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarëve. Këtë ë kanë pohuar studiuesit tanë dhe të huaj si: Peter Bartl, Robert Elsie, Jorgo Bulo, H. Feraj, Renzo Falaschi, Kasem Biçoku, Hasan Kaleshi, etj.. Ky dimension i ri (letrar dhe kulturor, filozofik dhe kuranor) përbën njëkohësisht edhe njërin nga tre elementet kryesorë-përcaktues të identitetit tonë qytetërues. Sepse, siç e ka vënë re edhe studiuesi Faton Abdullahu, feja (sc. edhe ajo islame- I.A.) është njëra nga komponentet më të rëndësishme të identitetit tonë qytetëtrues.
 
Tre përbërësit fundamentalë të identitetit tonë qytetërues

a) Duke u marrë me leximin dhe rileximin, me vlerësimin dhe rivlerësimin si dhe me studimin tërësor e të gjithanshëm të literaturës sonë në relacion me shenjat, diskurset, kodet tematike dhe ligjërimore, etj., ndryshe nga studiuesit si Sabri Hamiti25, Kujtim M. Shala26 e ndonjë tjetër, kemi identifikuar tre komponente, tre strumbullarë, tri shtylla, tre burime, tre përbërës (kode) themelore në literaturën tonë:

1. Kulturën dhe letërsinë orale (kodi i letërsisë popullore),
2. Kulturën e shkrimit biblik (Kodi biblik), dhe
3. Kur`anin dhe filozofinë islame (Kodi mysliman lindor).

Nga kjo del i drejtë qëndrimi se këta janë tre konstituentët themelorë jo vetëm të literaturës sonë, të kulturës sonë që është krijuar me mundime e sakrifica të mëdha gjatë rrjedhës së shekujve duke pësuar ndryshime dhe transformime nga më të ndryshmet, por edhe përcaktues të identitetit tonë qytetërues. Këtë nuk goxojmë më ta fshehim nga vetja jonë. Duhet të përballemi me të vërtetëtn. Sepse, siç e ka vërejtur edhe shkrimtari dhe publicisti ynë i njohur, Mehmet Kraja27, Myslimanizmi, ta zëmë në Kosovë, së paku gjatë muajit të ramazanit (sc. 2005-I.A.) nuk është me përkatësi fetare, por është identitet parësor civilizues, është mënyrë e sjelljes, është normë, është moral.

b) Pikëpamja e vjetër (fillet e sëcilës i gjejmë te romantizmi dhe nacionalromantizmi) se shqiptarët dhe kultura e tyre i përkasin civilizimit përëndimor, se të tillë kanë qenë gjatë gjithë historisë së tyre dhe se zhvendosja e ndonjëhershme në Lindje ka qenë aksidentale (I. Kadare) tashmë nuk qëndron kur dihet fare mirë edhe fakti se motive të Lindjes janë ngulitur edhe në kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve, në arkitekturë, në artet figurative aplikative, në veshmbathje, në artin muzikor, në interierin e shtëpisë, në kuzhinën shqiptare, në mirësjelljen shqiptare, në letërsinë popullore dhe artistike, në filozofinë shqiptare, me një fjalë në jetën e shqiptarëve.

Ka madje studiues, ndër ta edhe dr. Muhamet Pirraku, që flasin për islamin si identitet shqiptar. Zatën edhe Zef Mirëdita flet për islamin shqiptar.
 
Islamizmi barrierë që ndërpreu greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarëve

Ardhja e turqëve në Ballkan është moment me rëndësi në historinë e zhvillimit të sferës shpirtërore të shqiptarëve. Kjo ardhje, sipas Ismail Hasanit28, Robert Elsie-t29 etj., përkundër vuajtjeve të pafundme, që u solli banorëve të këtij vendi solli edhe një kulturë të re e të përpunuar, e cila më vonë do bëhet, edhe sipas R. Elsie-t30, pjesë përbërëse e identitetit shqiptar. Kështu, prandaj, Islami, si një fe e re, kishte çarë midis veriut katolik dhe jugut ortodoks të Shqipërisë dhe me kalimin e kohë, u bë besim sundues dhe pati karakter mbrojtës gjithëshqiptar. ç`është e vërteta, studiues të njohur, ndër ta edhe Roberto Maroco dela Roka31, tashmë e kanë vërtetuar, me argumenta të pathyeshme, se Islamizmi ka pasur rolin vendimtar në ruajtjen e identitetit kombëtar të jesës absolute të popullit shqiptar. I po këtij mendimi, sipas historianit Renzo Falaschi, kishte qenë edhe Ismail Qemali sikundër edhe Kasem Biçoku, i cili, ndër të tjera, shkruan, citojmë: "procesi i islamizmit nisi qysh me pushtimet e para osmane në Shqipëri. Ai u përhap gjerësisht gjatë shek. XVI-XVII dhe përfshiu pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Islamizmi lehtësoi integrimin e tyre në jetën e Perandorisë Osmane dhe u bë një barrierë e fuqishme që ndrëpreu greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarëve... "32. Mendime dhe vlerësime të këtilla, nryshe nga ato të Zef Mirditës dhe Engjëll Sedajt33 hasim edhe te autorët e tjerë si: Peter Bartl, Hasan Kaleshi, Muhamed Pirraku, Safet Juka, Jahja Drançolli, etj.. Kështu, për shembull, Hasan Kaleshi (1922-1976), Jahja Drançolli dhe Peter Bartl34 kanë shprehur pikëpamje bindëse kur kanë thënë se pushteti turk i Ballkanit, përkatësisht Islamizmi e pati të paktën një rrjedhojë pozitive i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi etnik prej sllavëve, ashtu sikundër vërshimi sllav në Ballkan në shekullin e gjashtë i pati dhënë fund procesit të romanizmit që kishte kërcënuar me asimilim paraardhësit jo latinofolës të shqiptarëve, njëmijë vjet më parë.

Falë faktit që një pjesë e madhe e popullsisë gjatë shekujve kishte pranuar islamin, pavarësisht me dhunë apo vullnetarisht, shqiptarët merrnin pjesë qenësisht edhe në historinë perandorake osmane. Shqiptarët, siç dihet, përfaqësoheshin në elitën ushtarake, politike e kulturore të Perandorisë në përmasa që nuk ishin aspak në raport me numrin e tyre si popullsi. Për më tepër, nën sundimin turk shqiptarët e zgjeruan qenësisht hapësirën e tyre. Nga e tërë kjo dihet se, siç shkruan edhe P. Bartl35 sundimi turk për shqiptarët nuk ka pasur vetëm pasoja negative. Përkundrazi. Pushtimi turk, edhe sipas P. Bartel, i kishte dhënë fund procesit të sllavizimit të shqiptarëve, edhe në Kosovë. Nga kjo mund të nxirret përfundimi: islamizmi-barrierë, që ndërpreu greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarëve. Këtë fakt do duhej ta përfillte edhe historiografia shqiptare sikundër edhe studiuesit e sotshëm shqiptarë, të cilët janë të prirur që sundimin turk ta vështrojnë dhe ta gjykojnë fund e krye negativisht. Prandaj, siç e ka vënë re studiuesi i njohur gjerman, Peter Bartl36 ka gjithësesi vend për t`u vënë në dyshim legjitimiteti i këtij dyshimi.
 
1. Letërsia e bejtexhinjve

Letërsia e bejtexhinjve e shek. XVIII-XIX, e quajtur kur e kur edhe letërsi e proveniensës islame, letërsi shqipe me alfabet arab, etj., është përshkuar ndjeshëm nga fryma islame dhe Kur`ani. Ajo është një hallkë e rëndësishme në procesin letrar, është dukuri e dallueshme letrare, dhe si e tillë, sipas studiuesit Ali Xhiku37 është ndër fenomenet më jetëgjata dhe më të qëndrueshme në historinë e kulturës sonë të vjetër, një dukuri aspak sporadike, po përkundrazi vazhdimisht persistente. Shkrimtarë bejtexhinj, siç e ka vënë re studiuesi në fjalë, Ali Xhiku, ka pasur në shumë vise, nga Rahoveci, Vushtrria, Mitrovica, Pristina, Prizreni, Kaçaniku, Gjakova, e Tetova, në Shkodër, Elbasan e Berat, deri në Kolonjë, Konispol e gjetkë. E hulumtuar, zbuluar dhe studiuar në mënyrë të veçantë e me përkushtim nga Osman Myderrizi38 por edhe nga autorë të tjerë kosovarë si: I. Ajeti, M. Krasniqi, M. Pirraku, H. Salihu, dhe M. Hysa, kjo letërsi, siç e ka vënë re studiuesi Jorgo Bulo39, me lidhjet e saj të brendshme me kulturat e mëdha të Orientit, me filozofinë e islamit dhe Kur`anin, e ka pasuruar kështu kulturën dhe letërsinë shqiptare me një dimension të ri dhe të rëndësishëm. Kjo letërsi, sipas studiuesve si M. Pirraku40, Peter Bartl41, Robert Elsie42, e ndonjë tjetër, e ka pasuruar letërisnë shqiptare në përgjithësi edhe me gjini dhe mjete shprehëse të reja43. E kjo, sipas një vlerësimi të qëndrueshëm të studiuesit të njohur kroat, Zdenko Skreb44, nënkupton faktin se një vepër latrare poetike në përgjithësi siguron vendin e saj në vlerat latrare poetike të një tradite, pikërisht me elementet e reja që sjell në krahasim me traditën letrare paraprake. Ky vlerësim do të vlente, pa dyshim, edhe për letërsinë shqipatre të bejtexhinjve.

ç`është e vërteta, autorët më të shquar të kësaj letërsie (të bejtexhinjve) ndër ta edhe Muhamed Kyçyku-çami (1784-1844), duke kënduar e folur shqip për shumë vlera kuranore, për profetin Muhamed dhe nxënësit e ideve të tij, për dashurinë e tyre për gjuhën, për fenë e re (islame), për popullin, historinë dhe vendin e tyre, në mënyrë guerile ngjallnin dashurinë e masave shqiptare të islamizuara për një liri më njerëzore, për një fe më liberale, me pretendime gjithëshqiptare, për një bashkim e solidaritet në nivel të bashkësisë së gjuhës, të bashkësisë së kulturës, të bashkësisë së tregut dhe të bashkësisë së vendit. Madje, këtu, nuk është tepër të konstatohet se, të thuash, të gjithë krijuesit shqip me alfabet arab, që i njohim deri sot, kanë vepruar në mjediset ku gjuha shqipe dhe kultura shqiptare ishin të rrezikuara tepër nga gjuhët dhe kulturat e huaja: sllave, greke, turke e italiane. Sa për ilustrim le të përmendim edhe krijuesin Dervish Hasanin e Rahovecit i cili pati për qëllim jo vetëm t`i parironte gjuhës turke, por shqipen t`ia kthente masës shqiptare sllavofone të Rahovecit45.

Letërisa shqipe me alfabet arab, që bën bazën e kulturës shqiptare të proveniensës islame, të periudhës së iluminizmit, përkatësisht të shek. XVIII, krahasuar me letërsinë shqiptare të sferave të tjera (katolike dhe ortodokse), të kësaj kohe, është shumë më e llojllojshme, më vëllimore, më e pasur në formë dhe përmbajtje dhe me shtrirje e përdorim shumë më të gjërë.
 
2. Zhvillime letrare në dy faza

Letërsia shqpe me alfabet arab, e quajtur ndonjherë edhe letërsi myslimane shqiptare47, është zhvilluar kryesisht në dy faza (periudha), gjatë shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX. Autorë të fazës së parë, që shkon aty nga fundi i shek. XVIII, qenë Nezim Frakulla i quajtur Beratasi e Sulejman Neibi. Kurse të fazës së dytë, që nisë nga çereku i fundit të shek. XVIII dhe kapërcen shek. XIX, qenë Hasan Zyko Kamberi, Muhamed Kyçyku-çami (mbase figura më e shquar e kësaj periudhe), Tahir Gjakova, Zenel Bastari, Dalip Frashëri, Jonuz Efendi Sabriu etj. Për më tepër, orvatjet e para në fillim të shek. XVIII nga këta shkrimtarë të formuar në një kulturë islamike për t`u shprehur jo në gjuhën e orientit, por në gjuhën shqipe, ishin aq vendimtare sa edhe ç`kishin qenë kalimi nga latinishtja në shqipe për krijimin e letërisë së hershme shqipe, në shek. XVI-XVII48.

ç`është e vërteta, vargu i shkrimtarëve bejtexhinj që kanë shkruar ose përkthyer vepra fetare, të mbrujtura me frymë kuranore dhe islame, nis me Nezimin, që konsiderohet edhe themelues i letërsisë shqipe me lafabet arab49. Kështu, që më pas, trajtimi i temave fetare, të frymëzuara nga Kur`ani dhe filosofia islame, zuri një vend përherë e më të theksuar në krijimtarinë letrare të bejtexhinjve, gjë që vazhdoi ta lidhë edhe më fort atë krijimtari me kulturën e Orientit50.

Evolucioni që njohu krijimtaria e bejtexhinjve gjatë zhvillimit të vet nga faza e saj e parë (shek. XVIII) në fazën e dytë (shek. XIX) është rezultat i përhapjes dhe ndikimit të islamizmit në jetën mendore e shpirtërore të shqiptarëve, çka solli me vete edhe zgjerimin e sferës së trajtimit të historisë së shenjtë islame ne poezi. Që këtej, prandaj, fryma anakreontike e periudhës së parë ia lë vendin gradualisht tematikës fetare e morale islame. Kjo ndikoi edhe në ndryshimet që ndodhën në sistemin e llojeve e të gjinive poetike.

Kështu, nga lirikat e Nezimit dhe të S. Neibit kalohet në poemat e M. Kyçykut e të D. Frashërit; të parat me përmbatje morale, që zhvillojnë subjekte të legjendave të njohura kuranore, të dytat histori të vjershëruara në formë eposi për luftën dhe heronjtë e Qerbelasë. Poashtu nga divanet me motive të larmishme, kalohet në mevludet, me të parin mevlud të H.Z. Kamberit, i cili përuron, siç e ka vënë re edhe studiuesi Jorgo Bulo51 letërsinë fetare myslimane në shqipet, dhe nga format lirike tipike për divanet orientale siç janë gazela dhe kasideja, ku i këndohet dashurisë dhe endjeve të jetës në frymë mistike, ose epikuriane, kalohet në hymne fetare, ilahitë (arabisht ilahi), që u bënë mbizotëruese sidomos në mjediset e teqeve ku krijohej kjo poezi deri në mes të shek. XX52. Megjithatë nuk është aspekti dogmatik i isilamit burim kryesor i frymëzimit të kësaj poezie, por mendimi dhe forca e brendshme aktive e besimit, çka përcakton, sipas J. Bulos53 krijimin filozofik si një vlerë të saj.

Kështu, prandaj, konstatimet dhe vlerësimet, ta zëmë, të sSabri Hamitit54, se "bejtexhinjt nuk kanë shtjelluar subjekte fetare", se "letërsia e tyre është letërsi jofetare, laike", tashmë janë të vjetëruara dhe të tejkaluara edhe për faktin se, siç dihet, poemat si ato të Hasan Zyko Kamberit, për shembull: Mevludi (vjershë fetare për lindjen e profetit Muhamed) sikur edhe vjersha të tjera po të këtij autori janë me subjekte fetare55. ç`është e vërteta, traditën e shkëlqyeshme orientale të mevludit (poezi fetare festive për lindjen e profetit Muhamed), përveç Hasan Zyko Kamberit(shek. XVIII-XIX) do të kultivojnë, me mjaft përkushtim dhe sukses, edhe poetë të tjerë bejtexhnjë si: Abdullah Sylejman Konispoli (shek. XIX), Hafiz Ali Ulqinaku (1855-1913), i njohur edhe si përkthyes në gjuhën shqipe të: Mevludit të Sulejman çelebiut. Edhe Tahir efendi Halil Popova (1856-1949) nga fshati Popovë afër Vushtrisë (në Kosovë) është i njohur si autorë i një mevludi (sipas modelit të S. çelebiut), të cilin kishte arritur ta botonte në Stamboll reth vitit 1876. Thuhet se Mevludi i Popovës është kënduar gjërësisht në qarqet myslimane të Kosovës deri vonë56. Mevlude të tjera, qoftë orgjinale apo përkthime të çelebiut, dihet se janë shkruar shqip nga autorët/poetët të lindur në shek. XIX si Haxhi çiçkoja nga Korça, Tahir efendi Lluka (vd. 1909), Hafiz Korça (1873-1956), Abdullah Sëlmaku, Hafiz Ibrahim Dalliu, 1878-195257, etj..

Me tematikë dhe platformë fetare-islamike-kuranore janë edhe shumë vepra të tjera të bejtexhinjve, në mesin e të cilëve, po përmendim edhe veprën: VEHBIJE të Tahir Gjakovës, i njohur edhe si Tahir Boshnjaku, që e kthyer në shqip do të thotë dhuratë, dhunti. Në këtë vepër, siç dihet, poeti, Tahir Gjakova, ka trajtuar çështje fetare dhe filozofike (islame), që kanë të bëjnë me jetën e njeriut, me parajsën/xhenetin, me ferrin/xhehnemin, me detyrat e njeriut në përgjithësi, me dijen dhe vleftën e saj, me përvuajtninë, me prozhmimin etj.58. Kjo vepër, e shkruar në vargje të rregullta me metrikë arabe, me një vokabular poetik të terminologjisë islame (kuranore), ku janë ndërfutur edhe pjesë në prozë, përveç vlerave shumështresore, shquhet edhe për faktin se është dokumenti më i vjetër i shqipes së Kosovës i shkruar me alfabet arabo-turk59.

Për ndikime te fuqishme të Kur`anit dhe të filozofisë islame si dhe me vlera shumështresore shquhet, në mënyrë të veçantë, Muhamed Kyçyku-çami (1784-1844). ثshtë ky një teolog-poet i dalluar dhe për mjeshtri poetike (artistike), i cili e ka pasuruar letërsinë shqiptare edhe me gjini të reja poetike. Qe i pari që punoi shqip poemën e gjatë. Veprat e tij, siç dihet, kanë cilësi artistike, do thoshim të pakontestueshme, që mund të shijohen edhe sot, por. Siç do të thoshte edhe Milivoj Solar61, duke marrë parasysh kontekstin e tyre të përgjithshëm kulturor (relacionin ndaj Kur`anit dhe filo-zofisë islame).
 
. Muhamed KYçYKU, "Jusufi dhe Zelihaja"

Poema: Jusufi dhe Zelihaja, e M. Kyçykut, me 2.430 vargje, është ndërtuar me paratekst kuranor. Kemi te kjo poemë një ide dhe fabulë që është huazuar drejtpërdrejtë nga Kur`ani, identike me kaptinën 12 Suretu Jusuf62 por të shtjelluar në mënyrë mjaft origjinale, me një gjuhë të shkathët e të rrjedhshme, artistike63, të arsyetuar artistikisht. Kjo "më e bukura rrëfenjë" siç e quan Kur`ani64, siç dihet, është trajtuar nga letërsitë e ndryshme orientale në shumë vepra. E ka trajtuar, nga të parët, poeti persian Firdusi (935-1020) dhe më pas autori mistik Xhami (1414-1492). Në letërsinë shqipe do ta trajtojë edhe çajupi, te vjersha: Zolejkaa. Por edhe Hafëz Ali Korça poet i talentuar i shek. XX.

Në qendër të poemës: Jusufi dhe Zelihaja të M. Kyçykut, që është një nga poemat më të mira të letërsisë sonë65 është Jusufi. Rreth kësaj figure kuranore janë renditur mori dramacitetetsh dhe idesh: lindja e tij, ëndrra, komploti familjar (hudhja e Jusufit në pus nga vëllezërit e pabesë), nxjerrja e tij nga pusi dhe shitja si skllav në Egjipt, burgosja për 12 vite me anë të komplotit të Zelihasë, roli i guvernatorit, Uria në Kanan, rinjohja me vëllezërit, atin etj.66.

Ngjarja e peripecive dhe mundimeve të Jusufit, siç e ka vënë re edhe studiuesi M. Hysa67, mbështetet në katër prova, të cilat ai i kalon vetëm me durim. Dhe vetëm në provën e katërt, siç dihet, Jusufi, që ishte i bukur si "një copë diell", e dëshmon përcaktimin e vet si profet. Kështu ai, pra Jusufi i burgosur, mbushet me frymën e profecisë dhe të interpretimit të ëndërrave. Ndërsa botës së atëhershme i afrohet fatalizmi, që fillimisht birnohet te faraoni përmes ëndërrës. Këtij fatalizmi njerëzor askush nuk mund t`i dalë përballë, përveç Jusufit, dhe ky pozicion i Jusufit, siç e ka vënë re edhe studiuesi F. Cakolli68, përbën veprimin kryesor heroik të poemës. Ky heroizëm, sipas F. Cakollit69, është skicuar kështu:

a) Jusufi nxirret nga burgu për shkak të misionit mesianik (shpëtimi i njerzëve nga uria; vdekja)
b) Jusufi vihet si guvernator i gjithë faraonisë 8baza legale dhe autoritare e misionit mesianik; sjellja e ligjit të ri)
c) Gjithë vëllezërit dhe ati i Jusufit do të vijnë të uritur te këmbët tij (kombet njihen me rolin e Mesisë si dhe pranojnë autoritetin etij)
d) Gjithë egjiptasit dhe popujt përreth tyre do të shpëtojnë nga uria (roli mesianik, se kushdo që do të pranoj Fjalën e Zotit do të shpëtoj).

Duke u marrë me analizën dhe interpretimin e kësaj poeme, edhe në raport me Kur`anin, studiuesi M. Hysa70 me të drejtë ka theksuar se jeta e Jusufit në burg është një episod i veçantë në të cilin Kyçyku është ndalë shumë më tepër seç tregohet në Kur`an, sepse mu aty dëshmohet edhe përcaktimi i Zotit si mbizotërues dhe mëshirues i botës, i njerërzve. Ndërsa fenomeni psikologjik i ëndrrës, që është paraqitur edhe në burg, edhe para mbretit, bëhet shkak që ai (Jusufi) të dalë nga burgu dhe të marrë poste të larta shtetërore. Edhe këtu reflektohet mrekullia e Zotit. Mrekullia e Zotit duket edhe në mishërimin e vuajtjeve të Jusufit, në mëshirimin e Zelihasë; në ndërkohë, mbasi vdes i shoqi i Zelihasë, ata martohen. Zoti mëshiron edhe Jakupin, që shëron sytë me këmishën e përgjakur të Jusufit. Mrekullia e Zotit është e madhe. Kjo mbase i jep veprës në fjalë ngjyresë të veçantë kuranore.

Pa hyrë në analizë dhe interpretim më të thellë, le të theksojmë se kjo poemë, me vlerat strukturore që ka, me fenomenin kompozicional e dramatik, me pasurinë shpirtërore të personazheve, me gjuhën poetike që ka, meriton një rivlerësim dhe qasje të veçantë, sepse si e tillë, ajo ka pasuruar letërsinë tonë të shek. XVIII-XIX me një dimension të ri letrar-estetik e kulturor, me një refleksion kuranor-filozofik, që ka karakter dhe vlerë universale.
 
KUR'ANI BURIM I PASHTERSHثM FRYMثZIMI EDHE PثR NAIM FRASHثRIN


1. Mitologjia islame në krijimtarinë e N. Frashërit

Naim Frashëri (1846-1900), i konsideruar edhe sot si poet kombëtar i Shqiptarisë85 ishte njohës i mirë dhe adhurues i Kur`anit të shenjtë dhe shkrimtar i cili në poezinë e tij, siç ka vërejtur edhe historiani i njohur i letërsisë shqiptare, Rexhep Qosja86, ka inkuadruar, përveç tematikës atdhetare, edhe përmbatje, ide, paraftyrime, situata, përshkrime, mite dhe simbole, të cilat burimin e kanë te Islamizmi dhe Kur`ani. Prej shkrimeve të Naimit, siç shkruan R. Qosja87, posaçërisht prej vjershave të përmbledhjes ثndërrime88, prej disa vjershave të përmbledhjes: Lulet e verës; prej sproves filozofiko-etike Mësime; prej përmbledhjes së vjershave fetare: Fletore e bektashinjve; dhe prej parathënies së saj Bektashitë dhe, më në fund, prej poemës heroike-fetare Qerbelaja; shihet se Naimi si poet, mendimtar, filozof dhe, madje, pedagog, nuk mund të jetë i paanshëm ndaj Kur`anit.

Për më tepër, njohjen e Kur`anit dhe ndajafërsinë e tij për të e tregojnë jo vetëm përmbatja fetare ose, krejtësisht, fetare, e disa shkrimeve të lartshënuara, jo vetëm kreu i veçantë i Mësimeve me titullin Thelb` i Kur`anit, në të cilën paraqet, vërtetë, thelbin e kësaj vepre, por edhe një sërë mitesh, simbolesh, paraftyrimesh, që e përshkojnë poezinë e tij. Kështu, prandaj, lirisht mund të thuhet, ashtu siç e ka thënë edhe Rexhep Qosja89, se mitologjia islame është e pranishme në gjithë krijimtarinë e Naim Frashërit prej vjershave të përmbledhjes së parë, ثndërimet (Tahayyülat), e deri te poema: Istori e Skënderbeut; mite, simbole, figura të shenjta islame mund të gjenden jo vetëm në poezinë me përmbajtje fetare, por edhe në poemat e tij të mëdha. Jo pak situata, pamje, parafytyrime dhe përshkrime në poezinë dhe në prozën e Naim Frashërit përshkohen prej figurash me prejardhje prej mitologjisë fetare. Figurat më të veçuara fetare që përdorë ai janë: Muhamedi, Fatimja, Hatixhja, Imam Hasani, Imam Hyseni, Musa, Abaz Aliu, Ismaili, Jezidi, Nemruti, Haruni, Eva, Adami, Moisiu, Josifi, Isaku, Shën Mëria, mali i Turit, Nervani, Xhebraili, parajsa, skëterra, engjëlli, djalli, bektashinjt, të liqtë, qiejtë, gjithësia, të Mirët, dymbdhjetë imamët, djallëzia, Qofeja, Meqeja, Heqeja, Medineja, fajtorët, urata, fusha e Qerbelasë, shenjtorët, Selia, Savani, qielli i letë, njeriu-mëkëmbës, gjyqi i Zotit, zemra e bardhë, e të tjera. Megjithëse disa prej këtyre figurave janë me prejardhje biblike, të gjitha ato, kur përdoren, pothuaj, përdoren në kontekste në të cilat mbizotërojnë paraftyrimet dhe prapakujtimet fetare islame.

Kështu, për shembull, parajsën dhe skëterrën, që janë paraftyrime të përbashkëta, pothuaj për të gjitha fetë, Naimi i paraqet ashtu sikundërjanë paraftyruar në Kur`an90. Me figurat e tilla fetare islame, të frymëzuara në Kur`anin e Shenjtë, Naim Frashëri arrin t`i japë disa ngjyresa të veçanta gjuhës dhe stilit, gjithsesi të panjohura para tij dhe të papërsëritura as pas tij në poezinë shqiptare91.

Nuk ka dyshim se ngjashmëritë ndërmjet krijimtarisë poetike të Naim Frashërit e të letërsisë së Orientit (Lindjes) janë të gjëra dhe të gjithanshme: ato kapin përmbatje, ide, pamje, situata, përshkrime, prapakujtime, mite simbole, e të tjera.

Prej poezisë dhe, në përgjithësi, prej letërsisë së Lindjes, Naimi, siç e ka vënë re edhe Rexhep Qosja92 do të marrë temat për vjershat lirike: Dit`a e zezë dhe Abaz-Aliu, të përmbledhjes Luletë e Verësë, dhe për poemën heroike, Qerbelaja që, natyrisht, do t`i trajtojë në mënyrë të pavarur. Jo vetëm përmbledhja e vjershave të shkruara në persishte, ثndërrimë (Tahayyülat); jo vetëm vjershat Dit`e zezë dhe Abaz-Aliu të përmbledhjes Luletë e Verësë; jo vetëm poema heroike, Qerbelaja, por edhe një sërë krijimesh të tjera të Naim Frashërit, me ndjeshmërinë e shprehur në to e përkujtojnë shpesh, ndjeshmërinë e shprehur në poezinë e Lindjes. Naim Frashëri edhe kur këndon e përsiatë për Qiellin, për Zotin, për Natyrën, për zhvillimin rrethor të jetës, për vdekjen dhe pavdekësinë etj, integron frymën kuranre, filozofinë islame si kundër edhe vlerat e mendimit filosofik sufit. Kështu për shembull, te vjersha Qielli, përkatësisht të vargu "çdo gjë vdiret veç fytyrës së Ati" i vjershës në fjalë, poeti ka integruar, sipas Jorgo Bulo93 pjesë të një verseti të Kur`anit. Fytyra e Zotit, sipas teologjisë islame nuk vdiret, sepse është e përjetshme, siç është e përjetshme mençuria dhe plotfuqia e Zotit që shfaqet kudo.

Pas fluturimeve metafizike në hapësirat e paanë të universit për të depërtuar në të fshehta që ai mban në gji, mendimi njerëzor thotë poeti mund të gjejë shprehje e ngushëllim vetëm kur të arrijë të lexojë në librin e hapur të natyrës fjalët e profetit: Fytyrn` e Zotit ke aty (Qielli), pra kur të kuptojë se mrekullia e gjithësisë është mrekulli e Zotit të shkrirë në të:

"Për Krijuesin e përsosur flet çdo send,
Hirin e fytyrn`e tij shoh në çdo vend.
...
Lajme nga ai më sjell çdo gjë e gjallë,
Emrin e atij çdo lule ka në ballë"
(Zoti).

Mendimi filozofik i Naimit sipas Jorgo Bullo94 nuk i përmbahet aksiomit të teologjisë ortodoksale: nuk ka zot tjetër veç Zotit, por i përmbahet devizës së shizmës sufite, nuk ka asgjë tjetër veç Zotit:

"Në çdo vend që hedh njeriu të zbetin sy,
Ditn`e Zotit të vërtetë sheh aty"
(Zoti).

Për më tepër, duke poetizuar mrekullinë hyjnore, Naimi ka poetizuar natyrën e njeriun si fron të Përëndisë dhe kështu ka shtjelluar edhe një motiv tjetër kuranik95. Ky motiv merr një përmbajtje morale në poezinë e Naimit i cili, duke parë te njeriu pasqyrën e Përëndisë, persiat për thelbin e tij moral. Ndërkaq aforizmi i Muhamedit: "kush njeh vetën ka njohur Zotin" e ka shpënë mendimin e poetit tek idea se e mira dhe e keqja, e bukurra dhe e shëmtuara, dashuria dhe urrejtja, engjulli dhe djalli, jetojnë te njeriu, për të kaluar në mësimin moral që, siaps Jorgo Bulos96 përbën thelbin e etikës së tij:

Të njeriu ke pasqyrn`e Përëndisë,
Ndaj hiq dorë, o njeri, prej ligësisë!
Nga e drejta rrugën kurrë mos ndaj,
Të më thuash: ç`bëra unë, ah, pastaj"
(Zoti).

çështë e vërteta, Naim Frashëri e paraftyron Zotin si krijues të gjithësisë ashtu siç e paraftyron edhe Kur`ani. Zoti, edhe sipas Naimit, është Një, i gjithdishëm, i plotfuqishëm dhe i gjithmonshëm:

"Plotfuqi pa shëmbëllim e pa kufi...
Mençuri që s`e rrok mendja: Përëndi"
(Zoti).

Duke persiatur për Zotin si poet dhe moralist, Naimi do të përgjigjet: Zoti shfaqet te njeriu i përsosur97. Sipas bindejve të tij, njeriu është qëllimi dhe arritja më e lartë e krijimtarisë hyjnore, dukja më e kuptueshme dhe më qëllimore. Njeriu është trajta e shfaqjes sipërore, më të kuptueshme të Përëndisë, sepse është krijesë me ndërgjegje e moral:

"Vëre re mirë njerinë,
T`i njohç Zotit urtësisnë
...
S`ka më të lartë në jetë
Nga njeriu, çështë i vërtetë"
(e vërteta).

Këto dhe përsiatje të tjera të kësaj natyre dëshmojnë se janë përsiatje të një poeti që kryesisht është mbështetur dhe frymëzuar në librin e shenjtë, në Kur`anin98. Kurse ligjërimi poetik i kësaj natyre ku figurshmëria dhe nënteksti shënojnë thelbësoren, është edhe substancë e mirëfillt artistike.
 
2. Qerbelaja

2.a) Tipare hyrëse

Poema Qerbelaja (Bukuresht, 1898) është vepra e fundit poetike që botoi Naimi. ثshtë shkruar me gjuhë dhe stil shumë të bukur, me trajta mjaft të pasura të ligjërimit poetik. Kjo poemë, e ndarë në 25 këngë, merret me historinë e shenjtë të Islamit, përkatësisht me luftën e Qerbelasë në Irak në vitin 680. Mirëpo në këtë poemë të bukur, në vargje tetërrokëshe (kështu është vlerësuar më1930)99, vihen re, veç luftës në Qerbela, edhe shumë elemente të botëkuptimit fetar filozofik të Naimit. Në këtë vepër, interesante dhe me vlerë edhe për nga aspekti i ndikimit të Kur`anit edhe për nga aspekti artistik- estetik, poeti, siç e ka vënë re edhe Studiuesi Zija Xholi100, në të vërtetë ka shpallur kredon e tij filozofike dhe fetare duke proklamuar (poetikisht) dhe duke pranuar (publikisht) edhe shumë të vërteta, që ndërlidhen, jo vetëm me Urtësinë e Fjalës së Zotit (Allahut që është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos tij... (Suretu Ali Imran, 2), të shpallur përmes profetit Muhamed, por edhe me ekzistimin e parajsës dhe të skëterrës, me pavdekësinë e shpirtit, me lartësimin e virtyteve njerëzore, Me Urtësisnë hyjnore, që lartëson njeriun, me mësimet dhe filozofitë kuranore përgjithësisht.

Dhe duke ecur pas fesë Naimi bën dhe hapin tjetër dhe pranon ekzistencën e parajsës dhe të skëterrës, ku shkojnë shpirtërat pas kalimit nga kjo jetë në jetën tjetër. Naimi e përshkruan parajsën dhe skëterrën pak a shumë me ato ngjyra që e përshkruajnë dhe fetë. Për këtë Naimi ka folë disa herë në vargjet e Qerbelasë101, që nuk janë në strofa, mirëpo, mendimi në vargjet e kësaj poeme, siç e ka vënë re edhe Xhevat Lloshi102, është ndërtuar kryesisht sipas parimit të dyvargëshit.


2.b) Vepër me vlera shumëdimensionale

Duke parafrazuar një mendim të studiuesit të njohur, Xh. Papini103 në lidhej me Komedinë Hyjnore të Dantes, do të thoshim se Qerbelaja e Naim Frashërit, një lloj Komedie Hyjnore Shqiptare, nuk është vetëm poezi e kënaqësisë fetare (siç mendonin shumë studiues dhe historianë të letërsisë shqiptare gjatë periudhës së komunizmit), por është poezi edhe e kënaqësisë estetike; është vepër me vlera shumë dimensionale. Qerbelaja është vepër që me forcën e saj poetike i begaton vlerat shpirtërore të njeriut (të shqiptarit), ia ndryshon faqën jetës. E vështruar nga aspekti interdisiplinar kuptojmë se Qerbelaja është njëkohësisht edhe vepër praktike, vepër vepruese dhe formuese, që nuk synon tw jetë vetëm poetikisht e bukur dhe moralisht e mirë, por të ndryshojë statusin e njeriut (shqiptarit) dhe ta këmbejë radikalisht për t`u prirë njerzëve nga mjerimi drejt lumturisë, nga martirizimi drejt mirëqenies dhe parajsës, nga ferri i djeshëm dhe i sotëm tek parajsa e nesërme.

Të Qerbelaja, siç e ka vënë re edhe Dhimitër S. Shuteriqi104 poeti Naim Frashëri ka kënduar dhe himnizuar historinë e shenjtë të Islamit, përkatësisht Aliun, njeriun e Përëndisë dhe mbretin e urtësisë sikundër edhe shenjtorët e tjerë të sektit bektashi duke dashur të na tregojë kështu, me anën e kësaj historie të shenjtë, pa dyshim, të ndikuar nga "Hadikaja" dhe "Myhtarnameja" e poetëve të mëparshëm frashëriot, dhe mbase nga Fuzuli vetë (shek. XVI), se kjo fe, e lindur nga lufta në mes të së drejtës dhe shtrembërës, është triumfi i së drejtës, i së mirës e i vëllazërisë për të cilat kishte dhe ka nevojë edhe sot, populli shqiptar. Në këtë kontekst, prandaj, le të ritheksojmë atë që e ka thënë edhe Rexhep Qosja105 se në qoftë se Imam Hasani dhe Imam Hyseni janë personazhe prej të cilëve mund të mësohen përkushtimi ndaj të mirës, të drejtës dhe të vërtetës, Mavija, Mervani dhe Jeziti janë personazhe prej sjelljeve, mendimeve dhe veprimeve të të cilëve mund të mësohet se ç`farë njeriu nuk duhet të jetë. ç`është e vërteta, poeti Naim Frashëri, duke kënduar historinë e shenjtë të Islamit, në veprën e tij madhore Qerbelaja, që për nga vlera artistike qëndron më lartë se Historia e Skëndërbeut, ka inkuadruar edhe shumë figura emblematike të Kur`anitsiç janë: Zoti (Përëndia), Muhamedi, Ibrahimi, Merjemja, Musai, Isai, Jakupi, Jusufi, etj. etj., përmes të cilave veprës së vet, natyrisht, i ka dhënë jo vetëm një kolorit por edhe një dimension të veçantë me vlerë gjithsesi universale.

Një dimension i vaçantë i veprës Qerbeleja është edhe fakti se në të janë kënduar dhe glorifikuar, me një forcë të rrallë poetike, në njërën anë, dituria, njerëzia, miqësia, dashuria, urtësia dhe mirësia që janë të mishëruara jo vetëm te figurat kuranore më lart të shënuara, por edhe për figurën e Aliut-njeriu i Përëndsië, dhe në anën tjetër janë kënduar dhe janë mallëkuar djallëzitë, ligësitë, pabesitë dhe marrëzitë që janë sinonim i së keqës, i mëkatit, i djallit vetë, që poashtu është një personazh mbase i veçantë i veprës në fjalë.

Pa hyrë në analizë më të thellë të dimensioneve kuptimore dhe artistike të veprës në fjalë, le të theksojmë: krejt në fund, të Qerbelasë, Naimi, edhe njëherë, i lutet Zotit, të Madh e të vërtetë (kështu ai e quan vazhdimisht Përëndinë), që të bëhet Shqipëria dhe që shqiptari:

"të jet`i qytetëruar
i ditur` e i mësuar,
t`i apë nder Shqipërisë.
U bëftë e Përëndisë."

Edhe prej këtyre vargjeve- lutje أ¢â‚¬“ emblematike shihet se lutja, si një trajtë mbizotëruese e ligjërimit fetar, me përmbatjen e saj, ka gjetur vend edhe në Qerbelanë e Naimit. Mirëpo lutja këtu, përveç karakterit fetar, merr edhe karakter kombëtar, që është poashtu edhe një dimension tjetër i veçantë i veprës në fjalë.


2.c) Trajtat e ligjërimit poetik

Në poemën Qerbelaja të Naim Frashërit kemi, veç tjerash, edhe shumë trajta të ligjërimit poetik. Ato, siç e ka vënë re Rexhep Qosja106 përbëjnë një sistem të veçantë të mjeteve letrare-stilistike. Më së shpeshti këtë sistem e përbëjnë edhe trajtat e ligjërimit si: trajtat e përsëritjes së tingujve, fjalëve dhe anaforave, trajtat krahasimore, trajtat e cilësoreve, trajtat e zmadhimeve dhe zvogelimeve, metaforat, simbolet, mitet, mitema sikundër edhe roli estetik i tyre107, etj. etj.. Të gjitha këto trajta janë të pranishme, kur më pak e kur më shumë, edhe te poema Qerbelaja. Dhe si të tilla që janë ato luajnë edhe një rol estetik mjaft funksional. Prandaj, në qoftëse përsëritjet, në të gjitha trajtat e përdorimit të tyre janë mjet stilistik me të cilin, para së gjithash, forcohet shprehësia emocionale e ligjërimit108, atëherë me krahasimet, që janë poashtu mjet stilistik, gjithsesi me vlerë estetike, poeti kuptimisht dhe emocionalisht thellon përmbatjen e tij. Se sa mund të jetë funksional, estitikisht, ta zëmë, krahasimi i zgjeruar te poema Qerbelaja, le të shohim vargjet e Këngës XIV të poemës në fjalë, në të cilat sulmi i ushtrisë së Imam Hysenit mbi ushtrinë e kundërshtarëve të tij krahasohet me fenomene të ndryshme natyrore që e çudisin subjektin poetik:

"Kur vrenjtet`e nxihet moti,
dhe e shin`e shumë Zoti,
pa gëzon bujkun`e mjerë,
q`e pret pa durimtë bjerë,
nis gjëmim`e vetëtimë,
er`e keq`e kërcëllimë,
dita em antën bashkohet,
papo rrufeja lëshohet,
edh`e përpin lisn`e gjatë;
e zhvesh a e bën govatë!
me fuqi të shumë i bie,
më s`e le të bëjnë hije,
te ç`lodhet udhëtari,
a bariu, a pendari,
sepshihetë si kukudhi,
ndaj s`i le të djeg`e gujatë
e shtije mbi dhet e thatë!
Ashtu edhe ata trima
u dhanë si vetëtima
posi rrufeja i ranë,
të tërë ushtërinë e vranë."

Sikundër mund të shihet edhe prej këtij shembulli, krahasimi i këtillë, i zgjeruar, në gjirin e të cilit gjenden vetëm edhe dy krahasime të thjeshta, e zgjeron shumë pamjen që përshkruhet, duke futur në të tëdhëna reja pamore e dëgjimore, që e plotësojnë dhe e ndriçojnë njëra-tjetrën. Krahasimi i tillë deri në fund e sendëzon, e bën, vërtet, ndijor ligjërimin. Prej shembullit të lartthënë, ndërkaq, mund të jetë më tepër se figurë stilistike: ai mund të jetë edhe procedim krijues, parim i ndërtimit109.

Edhe metaforat a shprehjet metaforike janë mjaft të shpeshta në Qerbelanë e Naimit. Kështu, për shembull, në Këngën e XIX të Qerbelasë me shprehje metaforike, të shtrirë në dy vargje, por të ndërtuar mbi frazeologjinë popullore, ai e vlerëson kështu Mavijen e dytë si të vetmin personazh të mirë të dinastisë së Mavijës:

"ferra bëri trendafillë,
gal`e-egërë bilbilë!"

Nuk ka dyshim se këto vargje zëvëndesojnë përshkrime të gjata, në të cilat do të shpjegoheshin karakteri dhe veprimet e Mavijës së dytë që s`pranon të marrë push-tetin dhe karakteri dhe veprimet e paraardhësve e të kohë-tarëve të tij, rrugën e të cilëve nuk pajtohet ta ndjekë.

Ndonjëherë metaforat e shprehjet metaforike të ndërtuara mbi frazeologjinë popullore shënojnë dramatizmin e situatave luftarake që janë të shpeshta te Qerbelaja. Një shprehje e tillë e bukur metaforike e ndërtuar mbi frazë-ologjinë gjendet në Këngën XXI të Qerbelasë kur paraqitet paqja e shkurtër mes ushtrive kundërshtare:

"delja me ujkunë flinin,
me një rrëkë ujë pinin."

Mëgjithëse në shikim të parë duken të harxhuara, metaforat frazeologjike, të ndërtuara mbi frazeologjinë popullore, përpos shprehësisë së fortë kuptimore, emocionale dhe stilistike, shquhen edhe me mundësi të mëdha përgjithësuese, që më në fund, siç shkruan Rexhep Qosja110 është veçori e të gjitha metaforave dhe shenjave metaforike të qëlluara.

Në botën poetike të Qerbelasë së Naimit hasim edhe një varg simbolesh, qofshin ato simbole të përhershme që i merr prej historisë, prej fesë apo mitologjisë si dhe simbole të reja, të cilat, siç dihet, ai i ka krijuar vetë. Kështu, për shembull, Qerbelaja, ndonëse emër vendi, në veprën poetike të Naim Frashërit, të emërtuar Qerbelaja, bëhet simbol i gjakëderdhjes së pafajshme.111 Ndërsa në Këngën XVIII të Qerbelasë, për shembull, thëllëza, e pikëlluar për shkak të vrasjes se Imam Hysenit, zbret prej malit dhe e ngjyen sqepin në gjakun e të vrarit, kurse pëllumbi u jep gjëmën të gjithë miqve të tij dhe, në fund, ndalet të qajë mbi varrin e Fatimës112.

Krejt në fund le të theksojmë se trajtat e ligjërimit poetik te poema Qerbelaja janë trajta mjaft të pasura dhe estetikisht funksionale. Dhe si të tilla që janë, ato nxisin shqetësime të forta estetike113.


2.ç) Qerbelaja në optikën e re të studimit

ثshtë me rëndësi të theksohet se deri në fund të viteve të 90-ta, kur edhe është shembur akullnaja e komunizmit në Shqipëri, Qerbelaja e Naim Frashërit është keqtrajtuar dhe keqinterpretuar. ثshtë vështruar madje kryesisht me kritere jo letrare; nuk është shqyrtuar literariteti i saj, ajo që, edhe sipas R. Jakobsonit114 është primare në një vepër letrare. Mirëpo pas viteve të 90-ta kemi qasje të reja edhe në vlerësimin e poemës Qerbeleja. Sidomos në 100-vjetorin e botimit, Qerbelaja u gjet në optikën e re të vlerësimit dhe studimit. Në këtë kontekst vlen të përmendim, para se gjithash, Jorgo Bulon115 dhe studiuesin Aristotel Mici116, pa harruar këtu edhe studiuesit e tjerë që janë marrë me vlerësimin dhe studimin e kësaj vepre si: Kristo Frashëri117, Adriatik Kallulli118, Italo C. Fortino119, Zija Xholi120, Rexhep Qosja121, etj. etj.. ç`është e vërteta, një qasje shumë interesante në lidhje me Qerbelanë e kemi qysh në vitin 1925, te një shkrim i Ethem Haxhiademit122.


3. Abas-Aliu

Temën e poemës Qerbelaja, në një trajtë shumë të rudhur, por artistikisht shumë të ngritur, Naim Frashëri e kishte kënduar më parë në poezinë lirike: Abas-Aliu të përmbledhjes Lulet e verësë. Kjo poezi e realizuar dhe estet-ikisht e arsyetuar është një ekzemplar që ilustron jo vetëm afërsinë krijuese të Naimit, jo vetëm pikëpamjet e tij liridashëse dhe humane, por edhe pikëpamjet filozofike dhe kuranore. Në shembullin e luftërave fetare dhe fitoreve të trashëgimtarëve të dinastisë së profetit Muhamed kundër pushtuesit dhe pushtetit pers, shumëherë më të fuqishëm në shek. VII pas Krishtit, Naim Frashëri nxjerr porosinë në vjershën Abas-Aliu se fitorja është gjithëherë në anën e së drejtës, pavarësisht nga raporti i forcave kundërshtare, se Zoti gjithëmonë mbron luftëtarët e së drejtës, luftëtatrët e lirisë, shërbëtorët e njerëzisë. Ky koncept filozofiko-kuranor është mishëruar dhe është dhënë me forcë inventive në imazhin ku e shohim Abas-Aliun kaluer të kapërcejë rrufeshëm fushën e Qerbelasë, përmes ushtrisë armike, duke mos mund të çpojnë shigjetat e armikut:

"Nëpër mes të ushtrisë
Të armikut shkon,
Si engjëll i Përëndisë
Nd`erë fluturon.
Shigjetat si breshërimë
I vinë ngado,
Aty posi vetëtimë
Ikën nëpër to.
Sherbëtor e njerësisë
Shigjeta s`e çpon
Edhe nderr`e trimërisë
Zoti e mburon."

Kjo skenë, siç e ka vënë re edhe studiuesi Latif Berisha123, e përforcon mendimin se luftërat fetare Naimin s`e kanë interesuar vetëm si lëndë arkeologjike, e izoluar nga domethënia aktuale, por si ekzemplar që ilustron në mënyrë adekuate përveç pikëpamjeve filozofiko-kuranore edhe pikëpamjet e tij liridashëse dhe huamanitare në një moment historik kur këto i nevojiteshin më së shumti popullit shqiptar. Duke e shrfytëzuar atmosferën fluide të krijimtarisë letrare, veçanërisht të asaj romantike, poezia naimiane e sjell Abas-Aliun si një frymë spirituale dhe e vendos në Shqipëri, mu në malin Tomorr, që, sipas mitologjisë, është fron i hyjnive të lashtësisë pagane:

"Abas-Aliu zu Tomorë,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s`mbeti e gjorë,
Se Zoti e desh."

E vënë në këso raportesh të pakufizuara nga komponentet kohë e vend fytyra e Abas-Aliut në këtë vjershë të Naim Frashërit është, siç e ka vënë re poeti e studiuesi, Latif Berisha124 edhe në linjën kuptimore të Anteut të Mitologjisë greke dhe të Akileut homerian që, së bashku edhe me shumë ngjarje që njeh historia, e shndërrojnë në ligj përvojën se një popull është i pamposhtur sa herë që lufton për lirinë dhe pavarsinë e vet. Atë madje e mbron vetë Zoti. Këtë besim dhe bindje e kishte edhe Naim Frashëri.

Kështu takimi i filozofisë islame, i Kur`anit të shenjtë dhe poezisë, provon me së miri prirjen mbizotëruese të krijimtarisë së Naimit: përbashkësinë e kërshërisë poetike, filozofike (islame) kuranore dhe kombëtare, do thoshim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top