Kur rriten më shumë flokët

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ritmet e rritjes së flokëve janë shumë të ndryshueshme në periudha të caktuara, ndërsa me thonjtë nuk ndodh e njëjta gjë. Në ndryshim me sa ndodh tek kafshët, që humbasin shtresa të lëkurës gjatë stinës së ngrohtë duke mos qenë të detyruar që të mbrohen nga i ftohti, tek njerëzit është vënë re një rritje më e shpejtë e flokëve në periudhën e ngrohtë dhe në veçanti në periudhën e korrikut.
Ky fenomen në përgjithësi është më i dukshëm tek femrat se sa tek meshkujt dhe akoma nuk ka arritur të zbulohet se pse ndodh dhe pse dihet që një rol të rëndësishëm luan dhe temperatura. Ritmet e rritjes së flokëve nga ana tjetër janë të influencuar nga shumë faktorë si: hormonet, mosha, gjendja e organizmit. Në kushte normale rreth 120 mijë fijet e flokut që ka mesatarisht një njeri në kokë rriten rreth 1.2 cm në muaj. Ndërsa rritja e thonjëve varet nga ushqimi dhe aspak nga stinët. Thonjtë zgjaten mesatarisht 3 milimetra në muaj.


Uji tek flokët

Guanina që i mbështjell flokët përbëhet nga shumë shkallëzime të mbivendosura. Kur niveli i ujit në brendësi të indeve fibrorë nuk është i mjaftueshëm, atëherë drita që bie mbi to nuk reflektohet mirë. Për të shpëtuar flokët pa shkëlqim nuk mjafton vetëm të ndryshohet lyerja apo t’i nënshtrohesh goditjeve me rreze diellore. Duhen zgjedhur produkte që përmbajnë vitamina apo edhe aminoacide, që forcojnë rrënjën e flokëve. Ndërsa, për të ruajtur shkëlqimin e flokëve, duhen zgjedhur produkte me bazë silikoni.

Plakja

ثshtë normale nëse, pas të pesëdhjetave, edhe flokët të bëhen më të pabindur. Struktura e tyre kimike ka ndryshuar. Për këtë arsye, shpesh, flokët janë të elektrizuar dhe të shpupurisur. Ka vetëm një mënyrë që t’i bindim flokët rebelë: ato duhet të krihen gjatë tharjes; kështu do të fiksohen më mirë. Do të ishte e këshillueshme që të përdoret edhe llaku në momentin kur kriheni. Gjithashtu, këshillohet që një herë në muaj t’i kërkonit parukieres tuaj t’ju bëjë një maskë me kolagjen, sepse kjo substancë i rikthen elasticitetin flokut. Nëse doni të dilni, por flokët nuk i keni të larë, atëherë përfitoni nga një banjë në vaskë. Mbështillini flokët me bigudi gjigande, futuni në vaskë dhe relaksohuni. Do të jenë avujt e ngrohtë ata që do të kujdesen për të fiksuar krehjen.



Gazeta Shqiptare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top