Kur Berati vizitohej nga të huajt gjatë regjimit komunist

AnGeLiC

VIP
V.I.P
PicMonkey-Collage-5.jpg
Në të gjenden kisha që janë ndërtuar në vitin 1797 në lagjen Kala, ka qenë katedralja e qytetit. Katedralja është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas bizantine në qytetin e Beratit; Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë, dhe të qytetit të Beratit, ku 106 janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike

Nga Dilaver Xhelili

Berati është i ndërtuar midis dy maleve Tomorrit dhe Shpiragut. Fillimisht është ngritur si kështjellë mbi kodrën shkëmbore në lartësinë 187 metra mbi nivelin e detit, Berati i përket qyteteve të rralla ku jeta fillon qysh në lartësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Ky qytet ,rezultat i fantazisë rafinuar ,tërhoqi poetët që të shkruajnë dhe piktorët të hedhin mbi telajo veprat e tyre. Ai është një libër i hapur, që kush do të shkruajë. Ai njihet për vlerat e tij, muzeale monumentet kodikët muzeve kombëtar Onufrin, muzeun Etografik ,vlerave muzeale. Kjo ka bërë që ky qytet të jetë në lakminë e shteteve të mëdha ,të cilët e kanë pushtuar për t’i marrë edhe vlerat antike të tij.

Kush udhëton për herë të parë për në Berat, befasohet me bukurit dhe vlerat muzeale që ka ky qytet Udhëtojmë për të shkuar në qytetin muze të Beratit, sapo lëmë pas qytetin e vogël Urës- Vajgurore, i cili quhet dhe “porta” e Beratit, syri të sheh një masiv shkëmborë, rrethuar me mure gjigante prej guri me përmasa të mëdha. Lëmë pas ish-kombinatin Tekstil,sap o futem në lagje “اelepias” kontaktin e parë e bëjmë me urën muzeale të Goricës ,e cila ka historitë e saj. Pasi udhëtojmë 100 metra menjëherë të shfaqet lagja muzelale e Mangalemit, e cila quhet ndryshe “perla e Beratit”.

Këtu shikon dhe pedonalen e qytetit, e cila ka një gjatësi prej 1 kilometër,e shtruar me pllaka me mozaik ngjyrash ,e cila i ka dhënë qytetit një pamje europiane, ku rrezet e diellit sapo dalin nga mali Tomorrit përplasin ne pedonalen dhe më pas marrin ngjyrat e ylberit. Këtë qytet, po ta krahasosh me pamjet e mëparshme ka një ndryshim rrënjësor të madh. Vetëm në sekuenca filmike mund ta shikosh. Edhe në kohën e regjimit tre lagjet muzeale të qytetit vizitoheshin shumë nga turistët e huaj.

Sipas profesorit Mariglen Gjika ,mësohet se Qytet kishte vizitorë të shumte. Kujtojmë, nga fundi i viteve 80-te një grup i huaj turistësh kishin ardhur në Berat për ta vizituar dhe, kur u ngjiten në kala nga ku qyteti duket si në pëllëmbë të dorës u shprehën: “Sikur ta kishim në këtë qytet në hyrjen e tij kryesore do të vinim një portë, ku çdo vizitori të huaj që do të vinte për ta vizituar do t’i duhej të paguante biletën e hyrjes…”

Pasi ke hyrë brenda në qytet të duket vetja sikur je brenda një dekori të ngritur për të luajtur film.

Mangalemi e Gorica

Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit. Kompleksi i lagjes “Mangalem” është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intensive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin “qyteti i një mijë e një dritareve”.

Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të “fshehura” kanë një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen me lehtësi. Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit Osum, ose përreth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e një amfiteatri. Muzeu Kombëtar Onufri në Berat, është përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në Kalanë e Beratit që prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri ‘njëri prej kryemjeshtërve të pikturës shqiptare të shek. XVI.

HISTORIA

Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen Kala, ka qenë katedralja e qytetit. Katedralja është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas bizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë, dhe të qytetit të Beratit, ku 106 janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike, dhe u përket piktorëve ikonografë shqiptarë që kanë krijuar në shekujt XIV – XX: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpatarakut dhe اetirët ( Gjergji, Nikolla, Johani, Naumi, Gjergji i riu), dhe të shumë piktorëve të tjerë anonim. Ikonabartësin e katedrales së Beratit e ka gdhendur mjeshtri Naumi nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtër Stefan Barka nga Misrasi i Oparit, në mesin e shekullit të XIX-të.
shekulli
 

Attachments

  • PicMonkey-Collage-5.jpg
    PicMonkey-Collage-5.jpg
    800.3 KB · Shikime: 0
Berati dhe Gjirokastra kane veti unike.
Jo me kot mbrohen nga Unesco.
Por.....kam frike se me pune , me vullnet, me perpjekje ne shqiptaret, per nje grusht euro me shume do ja arrijme ti shkaterrojme edhe keto dy qytete.
 
Berati dhe Gjirokastra kane veti unike.
Jo me kot mbrohen nga Unesco.
Por.....kam frike se me pune , me vullnet, me perpjekje ne shqiptaret, per nje grusht euro me shume do ja arrijme ti shkaterrojme edhe keto dy qytete.


Para disa vitesh, ne Gjirokaster prishej kalldremi dhe shtrohej asfalti!!!

-Nje ankese ju be UNESCO-s, u prish asfalti dhe u shtrua serish kalldremi...

Nje grusht euro mund te prishi, por nje gram dasheuri mund te ndreqi.

...e menri me mend, nga kush ju be ajo nje ankese UNESCO-s mo?!

-Nga ai qe nuk fle me sy hapur!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top