xhebrail
Mangup me Licenc
Lazio është fituese e Kupës së Italisë për sezonin 2012/2013, pasi e ka mposhtur rivalin lokal, Roma, me rezultat 1-0, në finalen e zhvilluar në Stadio Olimpico.
Ishte një gjysmë e parë fizike, me të dyja skuadrat që luftonin në mesfushë.
Nuk ishte një ndeshje e hapur ashtu si është pritur, megjithatë, Miroslav Klose nga njëra anë dhe Mattia Destro nga ana tjetër, patën rastet e tyre për të shënuar.
Fraksioni i dytë filloi më mirë, duke qenë se të dyja ekipet kërkonin që të kurorëzoheshin me trofe.
Biancocelestët ishin ata që shënuan. Antonio Candreva ishte arkitekti i golit, ai dërgoi një krosim, të cilin u mundua ta largonte Lobont, por deri te këmbët e Senad Lulic, i cili shënoi (71’).
Totti shumë shpejt ka mundur të barazojë nga gjuajtja e lirë, duke e detyruar Marchettin ta largonte me vështirësi topin, madje Giallorossët u ankuan se topi e kaloi vijën.
Në minutat e fundit Roma bëri presion, por nuk arriti që ta thyente mbrojtjen e lojtarëve me fanellat e kaltra.
Kjo është Kupa e gjashtë në histori të Lazios, ndërsa ishte një tjetër triumf i një shqiptari – Lorik Cana luajti gjithë ndeshjen dhe u kurorëzua me trofe.
/Telegrafi/