Kunata e vogël Mari, dashuria e përjetshme e Dickens..

Love

βeℓℓe â๓e
Obsesioni i shkrimtarit Charles Dickens për motrën e gruas së tij, çka pothuajse e shkatërroi.

charles-dickens-300x186.jpg


Gruaja ideale që gjendet nëpër faqet e veprave të tij. “Ajo është aq e pandashme nga ekzistenca ime, ashtu si rrahjet e zemrës”…
Dickens duhet të jetë kthyer përmbys në varrin e tij në Westminster Abbey. Ai e kishte tmerr çdo lloj ekspozimi të intimitetit të tij dhe në 1860-n, pas prishjes së martesës së tij, ai e dogji tërë korrespondencën e tij “sepse unë nuk mund të përgjigjem për respektimin e privatësisë kur të kem vdekur”.
Megjithatë sot, në 200-vjetorin e lindjes së tij, jeta e tij dashurore ngjall shumë interes.
Për një burrë me një forcë të tillë titanike për jetën, jeta e tij seksuale duket të ketë qenë shumë e zbehtë. Për aq sa dimë, ai ishte ende i virgjër kur u martua në moshën 24-vjeçare. Mbi këtë çështje ai ka thënë se ka qenë gjithnjë i dashuruar; historia katërvjeçare me një grua të re kapricioze, e quajtur Maria Beadnell, e kishte pushtuar atë me një pasion dërrmues. Kur u ndanë, ai ndjeu se zemra e tij kurrë nuk do të shërohej plotësisht.
Ndjenjat e tij për Catherine Hogarth thuhet se ishin më pak romantike. Ajo ishte vajza e bosit të tij (George Hogarth ishte redaktori i Dickens-it në edicionin e mbrëmjes të Morning Chronicle) dhe Dickensi e hasi për herë të parë 19-vjeçaren në shtëpinë e Hogarthve në Fulham. Në të njëjtën kohë, ai u takua me dy motrat e saj të vogla, Maria, e cila ishte 14 vjeç dhe Georgina, e cila ishte gjashtë.
Ato të tria do të bëheshin qendra e jetës së tij.
Ndoshta më e jashtëzakonshmja e këtyre marrëdhënieve ishte ajo që pati me Marinë. Kunata e tij do të ishte dashuria e jetës së tij, frymëzimi për disa nga krijimet më të famshme letrare të tij.
Ai dhe Maria kishte shkuar mirë gjatë shoqërimit të tij me Catherinen, por nuk e priste që vajza 16-vjeçare nuk do të lëvizte nga shtëpia, pas kthimit të tyre nga muaji i mjaltit. Ata jetonin në dhomat e vogla të Dickens-it, çka ishte gjëja e fundit që një çift i ri mund të donte.

Mary-Hogarth-motra-e-gruas-s%C3%AB-Charles-Dickens-263x300.jpg

Mary Hogarth, motra e gruas së Charles Dickens

Dickens gjithsesi u shfaq i kënaqur nga prania e saj. Ajo, nga ana tjetër, e adhuronte kunatin e saj mendjehollë. Ajo më vonë u largua, por u kthye përsëri kur Catherine lindi, nëntë muaj menjëherë pas martesës. Kërkesat për veprat e Dickensit ishin gjithnjë në rritje dhe skicat që ai shkroi nën emrin Boz ishin shitur aq mirë, saqë familja u zhvendos në një ndërtesë më të madhe në Street Doughty. Maria u bë pjesë e jetës së familjes, ku përfshihej edhe vëllai më i ri i Dickensit, Fred.
Vetëm një muaj më vonë, Dickens, Catherine dhe Maria shkuan në teatër për të parë farsën e Dickens-it “A është ajo gruaja e tij?”.
Kur u kthyen në shtëpi, Dickens dhe Maria biseduam deri në orën 1:00 të mëngjesit. Kur u kthye në dhomën e gjumit, papritur ajo u ndje keq. Mjekët erdhën me shpejtësi. Dickens u kujdes për të, duke pritur t’i ulej temperatura. Dhe më pas, pas shumë orësh në krahët e tij, ajo vdiq.

Dickens u shpartallua. Kur e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ai hoqi një unazë nga gishti i saj, të cilën e mbajti përgjatë gjithë jetës së tij. Ai mori një tufë flokësh të saj nga znj. Hogarth, të cilat gjithashtu i mbajti me vete gjithmonë.
“Ju nuk mund ta imagjinoni mjerimin në të cilin kjo ngjarje e tmerrshme na ka zhytur”, i shkroi ai gjyshit të Marisë. “Që prej martesës sonë, ajo ishte paqja dhe jeta në shtëpinë tonë”, shkruante ai, teksa shtonte se boshllëkun që Maria kishte lënë në jetët e tyre nuk mund ta mbushte askush. Në mënyrë të kuptueshme ai ishte i tronditur nga vdekja e papritur e Marisë, por ka diçka të papërmbajtur, të pashpjegueshme, në reagimin e tij ndaj saj.
Thënia i tij se do të kishte sakrifikuar dikë tjetër (kë?), në vend të saj, është alarmante. Fjalët e tij duken si fjalët e një prindi të dëshpëruar, por ai nuk ndjeu emocione të tilla, më vonë, kur humbi dy prej fëmijëve të tij.
“Falë Zotit që ajo vdiq në krahët e mi dhe fjalët e fundit që pëshpëriti ishin për mua.. Unë besoj se një krijesë e tillë e përsosur nuk ka frymuar kurrë”, i shkruante ai për vdekjen e Marisë, mikut të tij të vjetër, Thomas Beard.
Ai ishte vetëm 25 vjeç. Vdekja e Marisë ishte një goditje nga e cila kurrë nuk u shërua. Për të parën dhe të vetmen herë në jetën e tij, ai ndali së punuari.
Më vonë, personazhi i Marisë do të shfaqej në veprat e tij si “Oliver Twist” apo “David Copperfield”.
Ajo u bë ideali se si një femër duhet të ishte. Ajo vdiq në atë moshë, që sipas tij, është më e përkryera: nuk u shëndosh, nuk u bë e mërzitshme, e lodhshme, acaruese..
Burimi: Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top