Kualifikohen Anglia dhe SHBA-të

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Përfaqësuesja e Anglisë ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Sllovenisë, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.

Tre Luanët shfaqën lojë shumë më të mirë se ato të mëparshmet, duke qenë se vetëm fitorja u kryente punë për t’u kualifikuar tutje.

Një krosim të James Milner e shfrytëzoi Jermain Defoe, i cili kaloi përfaqësuesen e tij në epërsi (23’) për të vendosur edhe rezultatin e pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë Anglia ishte skuadër shumë më e mirë, mirëpo në momente të caktuara ka mundur të befasohet nga sllovenët, por sidoqoftë deri në fund të takimit nuk u shënua gol tjetër.

Pas kësaj fitoreje, Anglia pozicionohet në vendin e dytë të Grupit C, pasi që SHBA-të kualifikohen nga vendi i parë falë fitores në minutat e fundit kundër Nigerisë. /Telegrafi/
 
Titulli: Kualifikohen Anglia dhe SHBA-të

Korigjim : Algjerise dhe jo Nigerise...
 
Titulli: Kualifikohen Anglia dhe SHBA-të

Algjeria e meritoj me fitu me lojen qe e ka tregu , te Algjeria ishte ni mundes e madhe sulmi dmth sulmus tipik qe jep golla diqka qe i mungojke Algjeris .

por Algjeria edhe lojen kunder anglis pat tregu loj te mir .
 
Titulli: Kualifikohen Anglia dhe SHBA-të

Me sa po duket ne 1/16 munde te shofim ca ndeshje te rendesishme nga me te rendesishmet. Nese fiton sonte Gjermania njera nga ndeshjet e medha munde te jet: Angli - Gjermani:dance:
 
Titulli: Kualifikohen Anglia dhe SHBA-të

nje prove e vertet per anglin do jete ne ndeshjen e ardheshme n q se kualifikohet gjermani
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top