Krijimet letrare~Tetor~2023

Krijimet letrare~Tetor~2023


  • Totali i votuesve
    38
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku me konkursin e rradhes per muajin Tetor!
Tema e muajit ishte;

Tetor -Vjeshtë e artë
plus ,Teme e lire ,si gjithnje.

~Per ju krijimet ne vazhdim!!~


1-Gjysem poezi vjeshte


Ne nje cep te tavolines,
poeti kafen duke rrufitur,
tymoste cigare prej rutines,
vjeshten ishte duke pritur.

Stine fymezimi kjo e shkrete,
kudo arome frutash te pjekur,
duket sikur te gjithe behen poete,
sikur pasioni shkrimit i ka prekur.

Nje stilolaps mban ne dore,
kerkon ne xhepa nje cope leter,
poetin muza e ngacmon
dhe do qe te shkruaje patjeter.

Mori nje gjethe nga trotuari,
hodhi mbi te pak nostalgji,
era gjethen fluturoi nga ajri,
mbeti vjeshta .... nje gjysem poezi.


2-Rrëfim nga e ardhmja

Alarm, piskamë,
britma... dëgjoheshin
Kambana s’pushonte
Dhe minarja jehonte
Vdekje, pas vdekje
Varret u mbushën plotë
Secila ndjenjë humane
Nga njeriu u shkërmoq
Qyteti u rrafshua
Njerëzit u dëbuan
Çdo gjë u shkatërrua
U dogj o u rrënua
Bota zgjodhi anë
Të fortit i jepte krahë
Apetiti për gjak
U shtua sa më s’ka
Në këto rrethana
Kur shpresa ishte mbytur
Vdekja mori njerëzinë
Nga zemrat bishore
Iu dha goditja e fundit
Çdo gjëje njerëzore
Më pas ndryshoi bota
Ajo u katandis
Kështu si është sot
E ftohtë dhe e pistë


3-Loja

Gjithcka nisi si nje loje
Me nje ritem te rrembyeshem
Askush nuk e dinte si do perfundoje
E vetmja shprese mbeti ajo
Qe loja te mos mbaroje...

Ishte e bukur pafundesish...
Loja vazhdonte me te njejtin ritem
Asgje nuk ndodhi konkretisht
Per nje moment u duk sikur loja u mbyll plotesisht.

Ishte shum reale per te qene thjesht virtuale
Gabova me shume momente e pranoj
Ndjeva dicka te cuditshme universale
Nuk e di nese ajo dicka kuptoi
Por sidoqofte me duhet te shtoj,
Edhe sikur askush te mos doje...
Loja gjithsesi do te vazhdoje!


4-C'më ke bërë kështu?


C'më ke bërë kështu?
Siluetën tënde e ndjej,
si pasqyrim të syrit tim,
Ti ecën me mua
në rrugë,
në kafene,
në librari.
Më shoqëron çdo ditë,
në çdo hap
në çdo mendim.
Nga ëndrra zgjohem me imazhin tënd
në mendje,
zemra rreh tik-tik, tik-tak,
emrin tënd vazhdimisht.
Ti më shfaqesh në faqe libri që lexoj,
dhe shkronjat vallëzojnë
nën melodinë e bisedave tona.
Shoqëria jonë një kryevepër
A do i rezistojë dot hapësisës dhe kohës?


5-Era mandarinë
…….
Ah kjo era mandarinë
Ç’më kujton fëmijërinë
Më dërgon në një dimension
Ku shpirti digjet e përvëlon

Ato festa në familje
Zënka me vëllan pa hile
Mollzat e kuqe në soben me dru
Ibrik me çaj dhe ato filxhanat blu

Era mandarin vjen nga guzhina
Ah ajo ere e bukur e lumturis
Me shoqëron mendimet
Festat momentet me vetmin

Sikur ta dija , sikur
Do fotografoja cdo gje si nje piktur
Ah… të kthehesha dhe njëherë
Te shtrengoja fort fort momentet në atë derë


6-Ai

Nën hijen e yjeve të nates, shpërtheu një dashuri e madhe e çmendur. Ajo ishte si një fllad i rrezeve të diellit, nxirrte çdo errësirë nga zemra ime. Sytë e tij jeshil shkelqenin , une humbasja dhe gjeja paqe . Tingujt e zërit të tij ishin si muzika më e bukur, qe kompozonin nota nën lëkurën time , më bënin të ndihesha e gjallë. Ai ishte fjala më e bukur që kisha lexuar ndonjëherë, ishte poezia më e thellë që kisha dëgjuar ndonjëherë, ishte dashuria më e madhe që kisha provuar ndonjëherë.

Në çdo hap të tij ndjeja se po ecja në një botë më të bukur, në një kënd të ri të universit. Gjithë ajo bukuri e mahnitshme që më rrethonte ishte vetë ai, dashuria ime, e cila kishte bërë të mundur që jeta ime të përjetonte të gjitha ngjyrat e jetës në mënyrën më të bukur . Ai ishte një krijim i bukur letrar, një poezi që nuk mbaronte kurrë të shkruhej, dhe unë isha personazhi kryesor në këtë rrëfim të paharrueshëm.Ne të dy ishim plotësimi njëri tjetrit ,të lindur për njëri tjetrin në çdo botë .Ai, vetëm ai, mund të më plotësonte ,atë doja ....atë dua ,përgjithmonë.


Duke ju uruar nje te Diele te mbare,
Nevi ,ju falenderon perzemersisht per dergimet tuaja! 🤗
 
Po bej ca tagime sa per sy te mbare.
@Soulmind , qe kete muaj sme solli,bashke me @NoMaD dhe @A2. . :p
tjerat tagime ne vazhdim. :p
 
  • Haha
Reactions: A2.
Uuuuuuuu une dua te fitoj 😍😍😍
Me qetesi do i lexoj te gjitha dhe do shpreh mendimin tim.
Bravo te gjith per impenjimin ♥️
 
2-shi
Poezi mbi dhimbjen!
E bukur, e ndjere, fituese (per mua)👏

Shume urime te gjitheve. Vertet te bukura all 🤗
 
Redaktimi i fundit:
Jam midis poetit dhe mandarinës.
Kjo e dyta më ktheu vite pas,kur kisha gjyshen ende gjallë.
Në xhepa mbante gjithmonë lëkurë mandarinash e unë gjithmonë ja merrja e i haja 😊

Edhe rrëfim nga e ardhmja e shumë aktuale,por do doja të kishte pak më tepër ndjenjë.
Do votoj një moment të dytë, suksese të gjithëve 😊
 
"Gjysem poezi vjeshte" shume e bukur.
E dhe e dyta "Rrefim nga e ardhmja" teper e ndjere,por e votova krijimin nr 5: "Era mandarine" ndjeva nostalgji,kujtime..e lehte per te lexuar.
Ju lumte pena,suksese te gjitheve 🖤
 
Mos me votoni mu se e vodha ne internet!

Urime @NeVertiti
Suksese te gjith hajduteve qe marin pjese ne konkurs 😂
 
Redaktimi i fundit:
Mos me votoni mu se e vodha ne internet!

Urime @NeVertiti
Suksese te gjith hajduteve qe marin pjese ne konkurs 😂
Cili krijim eshte i vjedhur? Me shkruaj ne privat,dhe po ashtu e largojme direkt.
 
Me prit!
Erdha tek ty... Me raportime ne sy!
Asnje fjale sfole ti, faktet ishin aty!
Lexo dhe voto krijimin tend te preferuar!
Krijimet jane ok.
 
Mua nuk më ngjiti asnjëra, ndjesë për sinqeritetin🙃
Nuk jam fanse e poezive dhe pse dikur i kam shkruar shumë, tashmë anoj te prozat dhe esetë.
Votoj 6-tën dhe pse i ka të përsëritur fjalën ( ndonjëherë) , eshte e vetmja ese.
 
Mua nuk më ngjiti asnjëra, ndjesë për sinqeritetin🙃
Nuk jam fanse e poezive dhe pse dikur i kam shkruar shumë, tashmë anoj te prozat dhe esetë.
Votoj 6-tën dhe pse i ka të përsëritur fjalën ( ndonjëherë) , eshte e vetmja ese.
Oh ti rrofsh 👊
 
@MonaLisa mos harro kalo ktej.
thirre dhe @Desa . 🤗
🤗
Votova 1-Gjysem poezi vjeshte
E vetmja që në lexim fshihte një dorë e mendje të shkathët për krijime. Sikur je pas supit të autorit/es 🥰
Një bravo të gjithëve!
Suksese!
 
kush do vijjj ktejaa per ndonje votimmm. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top