Krijimet letrare~Gusht~2023

Krijimet letrare~Gusht~2023

  • Totali i votuesve
    35
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku me konkursin e rradhes per muajin Gusht!
Tema e muajit ishte;

Gusht -Dashuri në Bregdet,Temë e lirë.

1-"Te dua jete"

Lindi edhe kjo dite plote diell,qendroj e heshtur e qeshur perball asaj qe syte e mi shohin.
E dua kete mengjes te ri,e dua gjithcka qe eshte dhe egiston.
E di?
Mendimet ecin drejte ndjesive,e me perkundin bute,ndihem si femije ndihem e gjalle.
Kam menduar te shkruaj shpesh copeza fjalesh te mbledhura diku,por pastaj e perditshmja me rremben dhe une thjesht shijoj momentin.
Dua ti shkruaj gjithckaje,e jam e hapur per ta bere kete.
Me pelqen ky moment qe po jetoj,e tashmja ime,e vetmja dite qe me perket
Nje dite mes shume te tjerash do ta gjeje veten te ulur perball meje,e nuk do gjeje te mete ne asgje.
Kjo ere e lehte me perkedhel fytyren e me bene te mendoj se sa bukur eshte te perjetosh ndjesi,ne lekure e me thelle brenda saj.
Hej jete faleminderit qe me zgjodhe mua per ta bashkejetuar kete eksperience te vecante se bashku. Te dua ty dhe veten,e dua gjithcka qe brenda zemres pulson.

2-My love

Si ky diell me rreze të zjarrta,
e shkëlqim verbues
që digjet për vete,
e një ditë do të venitet
për ta ngrohur botën
ku gjithçka përpëlitet
Është dashuria e pafundme
që unë kam për ty,
e zjarrtë, përvëluese,
por që mua më bënë shkrumb e hi

Si këto dallgë-deti
që përplasin bregun fort
Si pastërtia e ujit të kripur
që të lejon të shohësh poshtë
ku shikon gjallërinë,
jetën në tokë të detit
Kështu është dhe malli im
për një dashuri tjetër
Më përplas ashpër në një sfond të djegur
shpirtin ma bën të tejdukshëm
ku mund të shohësh gjithçka
edhe vuajtjet e zemrës
së përmalluar që s’bën za

Sikur kjo rërë e shtruar
që njerëz e shkelin, e s’e vlerësojnë
Si ngrohtësia që ajo ruan
kur dielli perëndon
Në po aq njësi
sa kjo rërë kokrriza numëron
Është ky përmallim
që asnjëherë nuk agon
Edhe kur shpirti
trupin ta ketë braktisur
porsi kjo rërë, edhe ky mall
do ta ruajë ngrohtësinë
e kësaj zemre të krisur

3-Ashik

Ate nate qe rram te ashikuar
Ne mengjes i njejti diell
lekuren na ka ndricuar...

Nje cop reze te binte
ne pjesen e fytyres
Ma dogji malli per ate ndjenje
dhe nje here per ta shijuar.

4-"Nje shoqeri si e jona"

Nuk qenka e lehte te shkruash
per nje ndjesi te tille.
Per nje shoqeri
qe eshte me shume se ndjesi.
Per nje enderr qe kilometrat fizike
i vendos ne harrese
dhe i zeron ne nje perqafim.
Per nje bisede qe shkrihet ne tinguj zerash
e nderthurje qeshjesh pa mbarim.
Ne xhepin e brendshem te xhaketes
te anês se majte,
me shoqeron cdo dite,
sikur hija ne nje dite diellore pa mbarim.
Nuk qenka e lehte te shkruash
per nje ndjesi te tille,
e cila te ben t'permallohesh
edhe duke qene prane.
Eshte me shume se ndjesi,
eshte si nje magji...

5-Jete.

Dyerve te jetes endemi si lysar,
Pak dashuri,miresi dhe paqe,
hap pas hapi behemi si pishtar.
E kur errsira bjen bute mbi ne,
lutjet drejte zotit i bejme si kope.

E ti njeri i brishte e plote enderrime,
shpesh bie preh e shportes se lakmis.
Parimet harron ne pragun e vetmise.
Lenduar ne te qarat e jetes kthesh perseri,
ne kerkim te vetvetes.

Provon zilin dhe lakmin,
flet per te miren dhe miresin,
endesh perseri dyrve te jetes ,
derisa librin tend mbush...
me anekdodat e jetes.

Nevi ,ju falenderon perzemersisht per dergimet tuaja! 🤗
 
Te gjitheve. 👏
Ama dyshi kryeson
 
Krtika ime afirmuese për këto krijime (sytë i mbaj mbyllur para gabimeve drejtshkrimore):

1. Autorja e këtij shkrimi përcjell pozitivitet duke ftuar në optimizmin e të sotshme, pa pendesë për të kaluarën apo brenga për të ardhmen. Sa bukur e fillon shkrimin me lindje, fjalë e cila të jep ndjesi pozitive dhe emocione shpresëdhënëse. Mbi të gjitha, bukuria e këtij shkrimi është në thelbin e tij, e që është një thirrje për ta dashur veten përpara se të duam çdo gjë tjetër. Këtij shkrimi nuk i mungojnë as shprehjet e bukura artistike, të cilat, lexuesin e tërheqin brenda deteve të dashurisë së pastër të rrethuar me brigje optimizmi për ndritësinë e të ardhmes.

2. Autori i këtij shkrimi përdor detin e brigjet e tij si metaforë për të shprehur ndjesitë e tij dhe gjendjen e tij të brendshme. Padyshim poezi e bukur, siç është edhe secila poezi tjetër ku i kushtohet dashurisë, edhepse më bënë pak konfuz pjesa e dytë, e cila sikur synon ta tërheq vëmendjen e lexuesit se këtu s'bëhet fjalë për një dashuri tradicionale por për diçka tjetër, ndoshta i referohet dashurisë platonike. Gjithsesi të jep ndjesi të bukur leximi i saj nëpërmjet shprehjeve që përdor autori i saj.

3. Mos u mashtro nga pak rreshtat që ka sjellë autor/ja, për ta nënvlerësuar vlerën e saj artistike. Less is more, i përshtat shumë këtij krijimi, i cili duket sikur bazohet në një eksperiencë personale, apo në një imagjinatë aq të zhvilluar sa që imagjinata kthehet në një kujtim a përjetim të pajetësuar. Ashku është ndjenja më e fortë e dashurisë që mund ta përjetojë një burrë për një grua, apo anasjelltas. Autorit/es i uroj ta përsërisë këtë përjetim, ndërkaq lexuesi të kënaqet duke imagjinuar këtë kënaqësi në brigjet e ndonjë deti natën, duke shikuar reflektimin e hënës së plotë aty.

4. Autori/ja e mori votën time me këto rreshta, jo pse krijimet tjerat nuk më pëlqyen por për shkak se ky krijimi provokoi tek unë emocione të forta të cilat rizgjuan disa kujtime të bukura. Gjithsesi, shprehjet e bukura të këtij krijimi ta rrëmbejnë edhe "xhepin e majtë" për të cilin flet autori/ja. Është aq e bukur, sa që e kam vështirë të përzgjedh ndonjë segment të caktuar, por po mjaftohem duke i vjedh këto fjalë për ta thënë këtë: Ndërthurje e magjisë ndjesore që sjellin këto rreshta, janë sikur dielli i saj pambarim që krijon hijen e bukur në anën e majtë të xhepit të xhaketës së lexuesit, i cili ka guxim të futet brenda këtyre rreshtave për të shijuar bukurinë nga kjo distancë e cila zerohet me përqafime shkronjash në ëndrrën më të bukur - atë që e jetëson përditë.

5. Autori/ja nëpërmjet kësaj poezie sjellë thelbin e jetës; e cila me dallgët e saj, si një det i rrëmbyer të përplas sa andej e sa këndej. Një ditë je shembull, tjetrën të del turpi, e kështu ke nevojë për këshillim, teksa një ditë tjetër ulesh mbi platon e këshilldhënies. Ajo që e bënë këtë poezi të veçantë është zhveshja e saj nga idealizmi dhe prekja e realitetit me dozën e plotë të realizimit. Ndaj them që, kjo poezi në një mënyrë shumë të bukur, edhe pse duket e thjeshtë, me shprehje të zgjedhura, e përshkruan natyrën e vërtetë të njeriut si qenie, e cila, sado të jetë perfekte përsëri do të jetë edhe e gabueshme, dhe sado të jetë e gabueshme, përsëri do të ketë edhe gjëra të bukura.

Urime të gjithëve, ju falënderoj që më jepni mundësi të lexoj gjëra kaq të bukura në forum.
Suksese!
 
Fiks
Po nk fitoj e 4
Ka hile ktuu 😎
 
Uaa. O Nevi fute kete kritiken ne listen e krijimeve. Ka me fitu 🤣
Sa bukur flisni ju poetet 🤗
Me bere me i lexu prap krijimet 😅
 
Mua më vjen keq që nuk të lexoj ty aty...
Dmth me vjen natyrshem deshira të të votoj ty e te te beje pjese te konkursit 😂😂🤗
 
  • Përqafim
Reactions: A2.
Mua më vjen keq që nuk të lexoj ty aty...
Dmth me vjen natyrshem deshira të të votoj ty e te te beje pjese te konkursit 😂😂🤗
Pse s'paska marre pjese A2 ne konkurs??
Ore me ke po konkuronkam une iher?? 😛

shaka... shakaaa
 
Ja dham ne voten.
Por ishalla te fitoj une lool
ah sikur të jepje ndonjë hint e ta ndryshoja voton, ose mos është kjo që votova unë jotja? :p
po s'tregon ti edhe po të jetë... le të bëhet ç'të bëhet burri një herë flet... vota ime është për katërshin le të jetë kush të jetë :p
 
Jo jo une si bej autogol vetes lol
Dhe une e votova 4 :p
 
Hello guys! 🤗🤗
Lum une qe mendoni per mua 😁
Por Solit i kendojne 100 kumria se fundmi.
S'ka as kohe, as frymezimin e duhur! 🥺
 
/me bohet gati nga darka ene ja nisim me kritikat e lezetshme . Premtoj qe veten do kritikoj me shum !
 
E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta,E dyta.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top