KQZ diskuton pr/aktin tension para KQZ, ka dhe konfrontime fizike

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor nis punimet me shqyrtimin e pr/aktit, i cili synon të vlerësojë si të rregullta të gjitha fletët e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të gjendura në kutitë e gabuara. Fletët e votimit janë cilësuar si të kontestueshme nga KZAZ. Policia kordon para KQZ-se, mblidhen dhe mbeshtetësit e PS-se. Qindra militantë PS nisen drejt Tiranës. Deputetët e Partisë Socialiste nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhjen e KQZ.

DEPUTETET PS KERKOJNE TE HYJNE BRENDA NE MBLEDHJEN E KQZ; POLICI KORDON NUK I LEJON
Ora 11. 13
Deputetët socialistë kërkojnë të hyjnë brenda dhe po diskutojnë me forcat policore që janë veshur me të zehua dhe me skafanda dhe kanë bllokuar derën e KQZ-së. Jane rreth 3 kordone policor qe kane bllokur deren e KQZ

ARTAN HOXHA i TV NEWS24: NE KQZ DHE FNSH, RENEA, RUHET DHE RRUGICA KU BANON BERISHA

Ora 11:06 Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se trupat e veshura me pajisje speciale janë të FNSH-së, duke hedhur poshtë deklaratën e drejtorit të policisë.
“Unë i njoh të gjithë oficerët e FNSH, dhe me emra madje.
Trupat e RENEA janë pozicionuar pranë Korpusit të universitetit, FNSH janë pranë stadiumit Qemal Stafa për të ndërhyrë në momentin kur do u kërkohet ndihma
Janë të paktën 1500 trupa direkt në veprim, dhe të tjerë për të ndërhyrë. Forcim nga mjetet e policisë kriminale në rrugën ku banon Berisha.
Vihet re prezencë e madhe e frocave civile të shëprndarë përtej godinës së KQZ dhe në pikat strategjike të ambienteve të KQZ të cilët janë në gadishmëri.
Garda ka përforcuar godinat qeveritare dhe presidencën.Policia është përpjekur të shmangë sa më shumë presionin duke u munduar të fshihen nga kamerat televizive.

PARA KQZ DHE KONFRONTIME FIZIKE MES SIMPATIZANTIT PS E NJE CIVILI NE OBORRIN E KQZ
Ora 10. 58 Situata është e tensinuar para KQZ. Katër deputetë të tjerë PS kanë kaluar kordonin e policisë me forcë, duke u shtyrë dhe kanë arritur të kalojnë. Dy prej tyre janë Fatmir Toci e Sajmir Tahiri, e Fatmir Xhafaj
Ka pasur dhe konfrontim mes një njeriu i cili ndodhet në oborrin e KQZ dhe një simpatizanti të PS-së jashtë oborrit. Ata janë qëlluar me grushta. Ka ndërhyrë deputeti Peza për ti ndarë. Ndërsa turma thërret Edi Rama. Policia perpiqet te ruaje turmen te mos lejoje te kaloje ne oborrin e KQZ.

TENSION PARA KQZ
Ora 10: 49 Tension brenda në KQZ. Gjoncaj kërkon fjalën ndërsa Ristani nuk ia jep sepse “flet jashtë rendit të ditës” . Gjoncaj përplas grushtat mbi tavolinë dhe kërkon fjalën

TENSION JASHTE KQZ
Ora 10. 45
Ndërsa mbledhja e KQZ vazhdon jashtë KQZ vazhdon tentativa për të thyer kordonin pilicor nga deputetët PS e simpatizantët socialistë të shumtë të cilët janë vendosur para këtij institucioni.

BalkanWeb
 

Attachments

  • 43284.jpg
    43284.jpg
    80.1 KB · Shikime: 29
Pe: KQZ diskuton pr/aktin tension para KQZ, ka dhe konfrontime fizike

6 DEPUTETE KALOJNE GARDHIN POLICOR DUKE KALUAAR MBI KOKAT E POLCIVE
Ora 10:08 Deputetët PS, si Dashnor Peza e Paulin Sterkaj e Gazmir Bizhga, Taulant Balla, Tom Doshi kanë arritur te kapërcejnë kordonin policor duke hipur mbi kokat e policisë. Xhafaj bën thirrje policisë për të mos përdorur dhunën. Deputetet PS kane hyre ne oborrin e KQZ. Nderkohe qe dera kryesore qe te fut ne godinen e KQZ eshte e bllokuar nga forca te tjera policie.

TENSION PARA KQZ; DEPUTETET PS TENTOJNE TE HYJNE, NUK LEJOHEN NGA POLICIA
Ora 10:05 Tension para KQZ. Deputetet PS tentojnë te hyjne brenda ne KQZ por nuk lejohen nga policia. Qindra simpatizante PS mbështesin deputetet me thirrje kunder qeverise e pro Edi Rames. Ne nje moment kane tentuar te thyejne kordonin policor me shtyrje.


DREJT TIRANES MILITANTE PS NGA GJIROKASTRA, BERATI, FIERI, DURRESI, GJIROKASTRA
Ora 09: 50 Militantë të Partisë Socialiste janë nisur edhe nga Lezha, Shkodra, Berati e Fieri, Durrësi e Gjirokastra. NEWS24 raporton se militantët nuk janë nisur në mënyrë të organizuar por me makinat e tyre personale, apo me mjete të tjera për tju përgjigjur thirrjes së socialistëve për të qenë pranë KQZ në mbrotje të votës për kryetarin e bashkisë, dhe për të mos lejuar miratimin e projektvendimit të rishikimit të fletëve të kontestuara.


NEWS24: DEPUTETثT PS NUK DO MARRIN PJESث Nث MBLEDHJEN E KQZ
Deputetët e Partisë Socialiste nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhjen e KQZ. Sipas NEثS24 deputetët duhet të jenë të pajisur me një autorizim, të cilin sipas administratës ata nuk janë paraqitur për ta marrë, prandaj ata nuk do mund të ndjekin mbledhjen e KQZ-së.


QINDRA MILITANTE PS NGA ELBASANI, KORCA E VLORA DREJT TIRANES
Ora 09: 26 Qindra simpatizantë të Partisë Socialiste janë nisur sot në mëngjes nga Elbasani, Korca e Vlora në drejtim të Tiranës për tu vendosur para KQZ në mbështetje të PS-së por dhe të Edi Ramës. Gazetarët e NEWS24 raportojnë se nga Elbasani, nga i gjithë qarku sot në mëngjes janë nisur në mënyrë të organizuar rreth 300 simpatizantë të PS-së. Sipas kryetarit socialist të Elbasanit, Astrit Halili, ky numër simpatizantësh në mesditë do të shkojë në rreth 1000 simpatizantë.
Edhe nga Korca, rreth 330 simpatizantë të PS-së janë nisur drejt Tiranës, ndërkohë që autobusë me militantë të PS-së janë nisur në mënyrë të organizuar nga Kolonja e Pogradeci. Nga Vlora janë nisur rreth 100 simpatizantë PS.

POLICIA BLINDON KQZ
Ora 09:00 Në orën 09:00 forca të shumta policie janë vendosur kordon përpara Komisionit Qendror Zgjedhor. Një numër i madh forcash policore janë rreshtuar në portën e parë dhe në portën e dytë për të hyrë në KQZ. NEWS24 raporton dhe për praninë e forcave të policisë së 6 komisariateve të Tiranës në gadishmëri për të ruajtur sigurinë e rendin. Ndërkohë që një numër simpatizantësh e PS-së janë vendosur në trotuarin përballë KQZ-së.

BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top