Titulli: Kosove VS Dardani
Une jam shiqptar dhe besoj ne se jam autokton gje qe eshte edhe e vertet mirepo termi si term eshte perdorur ne menyre bastarde nga serbet e vjeter , qe dmth shume gjenerata me pare , mirepo ne ditet e sotme kjo eshte e kunderta si pe shqipetaret madje edhe per vet serbet :
Pra vet fjala “Kosovë” ka kuptim të kundërta në bashkësi etnike të ndryshme. Për serbët, nocioni Kosovë nënkupton hapësirën e “Jerusalemit serb”, zhvillimi i shkëlqyeshëm ekonomik dhe kulturor i të cilit është ndërprerë në shekullin e mesëm nga ana e pushtuesve otoman. Vuajtja e Kosovës e shfaqur me rastin e betejës në mes të serbëve dhe turqve në vitin 1389 është bërë realitet nga mesi i shekullit të XV. Pas shekujsh të sundimit otoman, kur vuajtja e Kosovës ka marrë përmasa legjendare përmes poezisë epike, Kosova pas Luftës të Parë Ballkanike më 1912-me strukturë të ndryshuar etnike e cila deri në fund të shekullit XVII deri te luftërat ballkanike ka shënuar zvogëlim të popullatës serbe dhe rritje të asaj shqiptare-prapë futet në përbërje të Mbretërisë të Serbisë, përderisa Metohia mbetet pjesë përbërëse e shtetit tjetër serb, Mbretërisë së Malit të Zi, ndërsa në vitin 1918, bëhet pjesë e shtetit të Jugosllavisë.
Për një serb të zakonshëm, fjala Kosovë, në ideologjinë kombëtare, nënkupton tokë të shenjtë nga e cila serbët, gjatë disa shekujve të fundit e deri në ditët tona, janë shtypur dhe përndjekur sistematikisht me anë të forcave të bashkuara, para së gjithash nga ana e shqiptarëve mysliman-imigrant legal apo ilegal të ardhur në periudha të ndryshme të sundimit të otomanëve, fashistëve italian, apo komunistëve të Titos.
Hapësira e krahinës jugore të Serbisë, tash nën administrimin e OKB-së, përfshin 1300 kisha, manastire, dhe varreza, me emrin zyrtar Kosovë (me Metohinë e cila që nga viti 1968, me vendim administrativ të shqiptarëve të Kosovës është hequr nga komunikimi zyrtar, dhe më pas edhe nga komunikimi i përditshëm politik), sipas shumë studiuesish, është fjala më e rëndësishme simbolike në gjuhën serbe. Me emrin Kosovë, pas emrit të Zotit, Shën Savës, nënkuptohet edhe identiteti kulturor i tërë kombit serb në historinë e tij moderne.
Për shqiptarët, fjala Kosovë është simbol i “tokës së lashtë shqiptare” e cila direkt e lidhë bashkësinë antike ilire me atë bashkëkohore shqiptare, përderisa sot është simbol i tipit të diasporës të nacionalizmit i cili ushqehet me zgjerimin demografik, për hir të legjitimimit etnik të mëtimeve në hapësira të caktuara. Fakti se nuk ka dëshmi të prekshme mbi lidhshmërinë në mes të ilirëve dhe shqiptarëve të sotshëm, me një zbrazëti të madhe, me një mungesë të pakalueshme në aspektin e burimeve historike nga shekulli VI deri në atë të XI, nuk ka ndikuar fare në themelimin e mitit ilir si element bazë për themelimin e identitetit kombëtar shqiptar.
Respekt