Kosovë, festohet Krishtlindja

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kosovë, festohet Krishtlindja
25/12/201
Besimtarë katolikë në Kosovë po festojnë Krishtlindjen. Mesha kryesore është mbajtur më Katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, në mesnatën ndërmjet së hënës dhe të martës, ndërsa të marten në mesditë, në Kishën Katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë, është mbajtur Mesha e Krishtlindjes.

Kreu i Ipeshkëvis së Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar që ndërmjet njerëzve të mbretërojë mirësia dhe paqja.

Ai po ashtu ka porositur njerëzit që të jenë më solidarë dhe të ndihmojnë të tjerët që kanë nevojë… Gjatë kësaj ceremonie janë lexuar pjesë të zgjedhura nga Bibla, si dhe janë kënduar këngë kishtare.

Me rastin e Krishtlindjeve, drejtues të shtetit dhe të partive politike në Kosovë kanë uruar të gjithë besimtarët katolikë. Ndërkaq, Ipeshkvia e Kosovës ka organizuar mbrëmjen e së hënës pritje solemne për personalitete të jetës politike e shoqërore të Kosovës. /Tch
 
Titulli: Kosovë, festohet Krishtlindja

Krishtlindjet në Elbasan

Në kishën e Shën Mërisë në Elbasan është mbajtur mesha e Krishtlindjeve. Mesha tradicionale është mbajtur nga At Nikolla Marku, i cili këtë vit bëri thirrje për më shumë paqe, dashuri dhe solidaritet mes njëri-tjetrit.

Pas kësaj meshe, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Aleancës Kuqezi, kryetari i kësaj force politike vlerësoi at Nikolla Markun për misionin e tij.

“At Nikolla ka qenë në këto vite një nga mbrojtësit më të fortë të Kishës Autoqefale Shqiptare, një kishë ku fatkeqësisht kryepeshkopi Janullatos nuk gjen fonde për të mbuluar çatinë që pikon. Në ditën e Krishtlindjeve, Zoti dha bekimin për të gjithë. Ne jemi këtu për t’u solidarizuar më gjithë shqiptarët”, deklaroi Spahiu./Tch
 
Titulli: Kosovë, festohet Krishtlindja

Beja titullin "festa e krishtlindjeve ne trojet shqiptare" sepse larg eshte kosova me elbasanin !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top