Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë
Shpërthimi i Luftës Ballkanike, në tetor të 1912, krijoi për shqiptarët një situatë të vështirë.
Shkelja e tokave të tyre nga ushtritë e shteteve të Ballkanit, mbarte me vete rrezikun që pushtimi të shndërrohej në aneksim. Në këto kushte, përpara patriotëve dhe udhëheqësve popullorë e fetarë shqiptarë, dilnin detyra të mëdha dhe urgjente për t’u zgjidhur. Tashmë platforma e autonomisë administrative të Shqipërisë në kuadrin e Perandorisë Osmane, e kish humbur kuptimin e saj. Detyrë primare dilte shfrytëzimi i rrethanave të krijuara nga Lufta Ballkanike dhe vënia në rend të ditës e kërkesës për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Nismën për një veprim të tillë politik, që do ta nxirrte vendin nga gjendja e ndërlikuar, e morën organizatat më të përparuara në vend, në të cilat, duke bashkërenduar punën e tyre me veprimet energjike politike e diplomatike të patriotëve të shquar si Ismail Qemali, etj., bënë të mundur që të organizojnë mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar.
Gjatë kohës që Ismail Qemali zhvillonte jashtë atdheut veprimtari diplomatike për të siguruar mbështetjen nga Fuqitë e Mëdha, për pavarësinë e Shqipërisë, organizatat patriotike në vend, bënë të të mundur zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësonin qytetet e Shqipërisë në Kuvendin Kombëtar. Gajtë udhëtimit për në Vlorë, Ismail Qemalit i erdhi lajmi se ushtritë e huaja po përparonin në drejtim të qyteteve kryesore shqiptare. Këtyre qyteteve ai u njoftoi që të merrnin masat sa më shpejt të qe e mundur që të ngrinin flamurin shqitpar, duke i vënë këto ushtri pushtuese përballë fakttit të kryer. Kështu në Korçë mes të tjerëve mori pjesë në ngritjen e flamurit edhe Hafiz Ali Korça, në Tiranë morën pjesë edhe Hafiz Ibrahim Dalliu, Sheh Ahmet Pazari, etj.
Ndër delegatët e zgjedhur është me rëndësi të theksohet fakti se në ta bënin pjesë edhe mjaft udhëheqësa fetar të shquar, të cilët me punën e tyre i kishin shërbyer shumë çështjes kombëtare. Kështu, krahas delegatëve të tjerë nga qytete të ndryshme të vendit, u zgjodhën delegatë edhe shumë prijësa fetarë myslimanë si myfti Vehbi Dibra e Sherif Lëngu nga Dibra, Azis efendiu, Hysen efendi Gjirokastra dhe Elmas efendiu nga Gjirokastra, Abas efendiu nga Durrësi, Mahmud Kaziu nga Peqini, Nuri Sojlliu nga Ohri, Zihni Abaz Kanina nga Vlora, etj.
Mbledhja e parë e kuvendit u hap me fjalimin e rëndësishëm të Ismail Qemalit, i cili theksoi qëndrimin e patundur të popullit shqiptar në luftën shumë shekullore për liri e pavarësi. Ai sqaroi pozitën e shteteve ballkanike në fillim të luftës, duke vënë në dukje dhe ndryshimin e qëndrimit të tyre ndaj shqiptarëve. Në fjalimin e tij historik, krahas problemeve të tjera, Ismail Qemali përcaktoi edhe tri detyrat e rëndësishme që Kuvendi duhet t’i jepte zgjidhje të shpejtë: të bëhej Shqipëria më vete nën një Qeveri të Përkoshme, të zgjidhej një Pleqësi për ndihmë e kontroll të qeverisë, të dërgohej një komision në Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare para Fuqive të Mëdha. Mbi këtë bazë Kuvendi Kombëtar mori dy vendime të rëndësishme: atë të shpalljes së Shqipërisë si shtet të lirë e të pavarur dhe krijimin e një Qeverie të përkohshme. Kuvendi zgjodhi edhe Pleqësinë. Delegatët që morën pjesë në këtë kuvend, vlerësuan shumë edhe punën e udhëheqësve fetarë, duke iu ngarkuar atyre poste të rëndësishme, siç bënë me myfti Vehbi Dibrën, të cilin e zgjodhën kryetar të Pleqësisë.
Me pëlqimin e të gjithë delegatëve, Kuvendi zgjodhi Ismail Qvemalin si kryetar qeverie, i cili më pas, i shoqëruar nga delegatët, i njoftoi populllit, që qe mbledhur rreth godinës ku zhvilloi punimet Kuvendi, Shpalljen e Pavarësisë. Pastaj me një ndjenjë të madhe krenarie ai ngriti flamurin, duke theksuar: “Ky është flamuri ynë i kuq me shpiponjën dykrenare të zezë në mes”.
Me aktin e 28 Nëntorit 1912 u sanksionua e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Ballkanit. Kjo qe një e drejtë që buron nga qenia e tij si popull me gjuhë, kulturë, individualitet e histori të vetën.
K. Naska
Historiane
“Drita Islame”, Nr. 16 (41), Nëntor 1993 IslamGjakova.net - KBIGJ