Kongresi i pare i gjuhes Shqipe

Monique

With or Without u

Sot shënohet 125-vjetori i Kongresit të parë gjuhësor shqiptar, i cili u mbajt nga data 1 deri në 3 tetor të vitit 1895​


Sot shënohet 125-vjetori i Kongresit të parë gjuhësor shqiptar, i cili u mbajt nga data 1 deri në 3 tetor të vitit 1895, në Koriliano Kalabro të Provincës së Kozencës. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme, e cila u pasqyrua gjerësisht në shtypin italian dhe europian të kohës.
Tema e këtij kongresi ishte prezantimi i aspekteve gramatikore, leksikore dhe fonetike të gjuhës shqipe, të gjuhës së lashtë, të ëmbël e melodioze, që arbëreshët e ruanin dhe e kultivonin me dashuri dhe patriotizëm shembullor.
Kongresi i zhvilloi punimet në mjediset e gjimnazit Garopoli te Korilian-Kalabro dhe morën pjesë 25 kongresistë gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe klerikë të shquar të kishës arbëreshe. Ky aktivitet shkencor, gjuhësor e patriotik u ndoq nga afër prej 500 pjesëmarrësish të ardhur nga komuna të ndryshme të Kalabrisë, Kampanjës, Pulias dhe Sicilisë.
Ky njihet si aktiviteti i parë tekniko-gjuhësor dhe patriotik, për krijimin e alfabetit, për shkrimin e gjuhës shqipe, në të cilin u hartuan dhe miratuan alfabetin e gjuhës shqipe me grafema latine.
Burimi: DiasporaShqiptare.al

110.jpg
 

Attachments

  • 110.jpg
    110.jpg
    78.9 KB · Shikime: 0
  • 110.jpg
    110.jpg
    78.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top