Duhet te sqarojme nje gje, para se te diskutojme per temen.
1. Nuk e mohon asnje, krimet e bera gjate kohes se luftes ne Kosove, nga ana e ushtrise dhe policise serbe!
Kete nuk ka njeri qe ta mohoje.
Sa i perket tash temes.
Krijuesi i kesaj ide eshte Nexhmedin Spahiu, Halit Matoshi dhe disa te tjere, te cilet, duke pare interesat e tyre personale dhe te sherbimeve qe paguhen, marrin autorsine dhe japin nje ide te tille.
Shpesh here neper panele te ndryshme diskutimi ka dal ne pah dhe kjo teme, e ngacmuar nga Shqiptare te Kosoves, per kombin kosovare dhe kane bere analogjine e shteteve Gjermani - Austri
Dhe kur e kemi diskutuar per kete gje, ateher del, qe Austria, ka fituar pavaresine me pare sesa Gjermania, pasi e dime shume mire, kur u be bashkimi i gjermanive ne nje, pasi gjithe ishin si kokat e Shqiptareve te ndare ne rajone te ndryshme.
Ne asnje deklarate te UCK, gjate luftes, nuk doli dhe nuk mbajten edhe pas mbarimit te saj, per krijimin e nje Kombi Kosovare, sesa per nje shtet te pavarur !
Gjate gjithe kohes, qe Kosova ka qene pjese e Ish-Jugosllavise, ne asnje dokument zyrtare nuk quhet Komb Kosovare, pra kjo gje u shpike mbas lufte nga disa piuna, qe per tu treguar interesante, shpiken dhe kete gje.
Gjuha, nuk me pengon nese dikush flet ne Dialektin e Kosoves, ajo eshte pasuri kombetare dhe eshte super, por sa i perket komunikimit zyrtare duhet te jete gjuha standarte Shqipe!
Kosova e pavarur është kompromis i cili garanton qenien e kombit shqiptar ne Kosove. Po te ishte Jugosllavia demokratike dhe jo-shoveniste serbe, atëherë këtë shtet shqiptaret do ta kishin edhe ne Jugosllavi, por ne Jugosllavi ky shtet iu mohua shqiptareve pikërisht sepse atë e kërkuan në emër te kombit shqiptar, jo në emër te “kombit kosovar” si premtim tjetërsimi!
Une e mbyll kete teme duke thene dicka.
Ajde ta zhvillojme edhe Shqiperin dhe Kosoven, qe te merren si shembuj ne bote, si nje komb me dy shtete, pastaj rruges do bashkohemi vete, duam apo nuk duam ne, se po te rrim e flasim, me nervoza dhe cinizma, kush eshte me i mire e kush me i keq , ateher, me vjen kesh, dukemi sikur kemi ngecur ne balte dhe nuk levizim as larte as poshte , por do duhet te na vi dikush dhe te na terheqi zvare.