"Kodra e Diellit" do të rinovohet tërësisht, do ketë borë artificiale

ShkodranNe

Dwell in possibility
19298_1178.jpg


Shkup, 11 janar - Pas viteve të tëra mos investim dhe pas vjetërsisë së mjeteve të ndryshme në qendrën e skiimit në Kodrën e Diellit një renovim gjeneral pritet të ndodhë deri në vitin 2015 kur kjo qendër do të shndërrohet në nëj mega qendër. Si investitor kryesor do të jenë elektranat shtetërore të Maqedonisë “ELEM”.

“Deri në vitin 2015 do të duhet të investohen rreth 60-80 milionë euro. Fillimisht do të vendosen dy teleferikë. Pastaj do të ndërtohet një garazhë me kate në vitin 2012 ku në fazën e parë do të investohen 15-25 milionë euro. Gjatë vikendeve kemi rreth 3 mijë tifozë në ditë. Me të gjithë investimet duhet të arrijmë numrin prej 15 mijë vizitorëve në ditë. Në projekt do të ndërtohet edhe një liqe i vogël artifizial ne qëllim të prodhimit të borës artificiale në kohët kur nuk do të ketë borë”, tha drejtori i shoqërisë “Kodra e Diellit” në kuadër të ELEM-it.

Gjithashtu sipas tij do të rinovohen tërësisht hotelet “Popova Shapka” dhe “Sllavija” ku do të ketë më shumë shtretër dhe kushte e shërbime më të larta.

Drejtuesit e kësaj qendre kanë pohuar se do ta bëjnë Kodrën e Diellit një prej qendrave më kryesore të skiimit në Ballkan, Ndryshe gjatë viteve të fundit në Kodrën e Diellit brenda një sezoni ka rreth 10 mijë turistë që pushojnë në këtë qendrë që vijnë kryesisht nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
//zhurnal-ks.com//
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top