braziljania
Anëtar i Nderuar
Fjala e Bukur - Shkëndija që sfiket
Shkruar nga Mr. Avni Tafili
e premte , 18 gusht 2006
FORMULA HYJNORE – “Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” (Bekare, 187)
POROSIA PEJGAMBERIKE – “Kini frikë Allahun në trajtimin e grave.” (Hadith)
Burri mburojë për gruan e tij, dhe gruaja mburojë për burrin e saj.
Islami, një sistem i kompletuar vlerash në çdo aspekt, duke plotësuar njëra-tjetrën, i rezistoi çdo sfide nëpër kohë të ndryshme, kështu, duke ruajtur vlerën dhe pozitën e çdo gjëje me ngulm dhe pa kompromis. Ideja për superioritetin mashkullor në raport me atë femëror, në Islam nuk qëndron. Kodi islam ka rregulluar mjaft mirë raportet midis burrit dhe gruas, e secilin e ngarkoi me përgjegjësi të ndara; jo për të ulur a ngritur tjetrin, por për t'u realizuar formula hyjnore “gjetja e prehjes midis njëri-tjetrit”.
Islami insiston të ndërtojë jetën martesore në kuadër të mëshirës, prehjes së ndërsjellë dhe tolerancës, jo vetëm duke nxitur mirëkuptimin, por edhe duke ua tërhequr vëmendjen se njeri pa tjetrin nuk mund të jetojë. Ky është Kur'ani, Fjala e Atij që krijoi dhe përsosi, mëshira e të Cilit përshkoi çdo krijesë të Tij, jo vetëm që ofronte zgjidhjet, por edhe sjellë argumenta logjike për t'u bindur, që të mos humbet kohë në kërkimin e zgjidhjeve tjera, pasi që në fund nuk do të gjejë tjetër pos dështimit dhe dëshpërimit. Ndër argumentet bindëse, të cilat dëshmojnë mëshirën dhe fuqinë e Allahut ndaj krijesave të Tij, është se për çdo lloj krijoi çiftin, ashtu që, në varësi të ndërsjellë, të gjejnë prehje, e ne anën tjetër, prirja e të jetuarit në harmoni brenda llojit, është manifestim i vullnetit hyjnor, nëpërmjet të cilës mbillet dashuria dhe mëshira po brenda llojit.
“Dhe nga faktet e (madhërisë së) Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumenta për njerëzit që mendojnë”. (Rrum, 21)
Për të vënë në theks më të dukshëm rëndësinë e llojit brenda llojit “njeri” e shohim në një citat kur'anor, ku është përdorur shprehja “libas”, e cila në gjuhën shqipe mund të jep disa kuptime:
të gjeturit prehje;
mburojë për njëri-tjetrin;
po ashtu mund të ngërthejnë me dhjetëra nënkuptime si: ndihmë, përkrahje etj.
Këtë shprehje kaq të qëlluar e të mahnitshme e gjejmë në këtë citat: “Ato janë "prehje' për ju dhe ju jeni "prehje' për ato.” (Bekare, 187)
Pra, në Islam, burri për gruan e tij dhe gruaja për burrin e saj janë sikurse një pëlhurë, e cila mbron njëri-tjetrin nga çdo gjë jashtë tyre. Thënë ndryshe, mbulesë nën të cilën gjejnë qetësinë, mbrojtjen dhe lumturinë. E, kjo mbulesë e mbrojtje përfshinë të gjitha aspektet, qofshin shpirtërore apo materiale.