Kercenimi me i Madh Per Paqen dhe Stabilitetin Global

alfonci

Veri investigatio
Bota ka qene ne menyre konstante pre e kercenimeve te ndryshme, padyshim qe dallim nuk perben as shekulli i 21-te. Ne listen e kercenimeve qe i shfaqen botes sot shume do te argumentonin se paisja e vendeve te ndryshme me arme berthamore eshte nje nder faktoret me kercenues per paqen dhe stabilitetin ne bote. Shume te tjere do te perqendroheshin ne situaten financiare (psh, fillimi i politikave kombetare ne ekonomi qe do te rezultonte ne lufte ekonomike, dhe eshte gjithnje nje mundesi per te shperthyer ne konfrontim ushtarak mes fuqive te medha). Te tjere do te argumentonin se energjia, vecanarisht nafta do te sjelle konfrontim mes fuqive te ndryshme boterore pasi rezervat e saj jane te sasive te caktuara dhe te gjithe kane nevoje per nafte. Pamundesia qe te gjithe te gezojne rezerva natyrore te ndryshme ne te njejten kohe do te sjelle edhe mosmarreveshje mes vendeve te ndryshme qe do te pershkallezohet ne embargo, prishje marrdheniesh e deri ne ballafaqim ushtarak.

Ju ke do te cilesonit si kercenimin me te madh per boten ne te cilen jetojme dhe per paqen dhe stabilitetin e saj? Do te ishte ne interesin tim por edhe ne perfitim te anetareve te tjere sikur te shtjelloni pergjigjet tuaja dhe te jepni arsyet perse mendoni ashtu.
 
Titulli: Kercenimi me i Madh Per Paqen dhe Stabilitetin Global

Teme interesante.
Perveç ketyre qe ke thene ti, une mendoj qe nje kercenim shume i madh botes po i vjen nga natyra.Gjithe keto efekte nga ndryshimi i klimes do sjellin ne nje perleshje midis popujve...Do filloj nje lufte per ekzistence.
Mbase e anashkalojne si problem,por sipas meje i duhet dhene me shume vemendje.
 
Titulli: Kercenimi me i Madh Per Paqen dhe Stabilitetin Global

Armet berthamore jane shpikje qe i bejne te teperta te gjitha shpikjet e tjera.

Mendoj qe rreziku tjeter me i madh eshte ndarja mes lindjes e perendimit, nuk duket e larget dita e perplasjes se ketyre mentaliteteve qe shkojne ne drejtime te kunderta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top