Karakteri teologjik i perceptimit dhe prezantimit të fesë

con man

Anëtar i ri
Karakteri teologjik i perceptimit dhe prezantimit të fesë

Dr. Metin IZETI



Kuptimi i vërtetë dhe i plotë i një ideje në të shumtën e rasteve vërshon mbi shtresën eparë të arsyes. Edhe pse disa herë gjërat na duken si të qarta, megjithatë në brendindiejmë se në këtë qartësi nuk bëhet fjalë për tërësinë dhe rrethin e përkryer. Herë pashere qartësia sipërfaqësore e idesë është shenjë për moskuptimin e saj. Një ide e vërtetëka mundësi të kuptohet në shkallë dhe trajta të ndryshme, varësisht nga modalitetet epanumërta të cilat qëndrojnë përballë pasqyrimeve të realitetit. Një vështrim i tillë ndajidesë na kthen në sendërtimin dimensional të perceptimit dhe kuptimit të vërtetë të fesë.

Feja është koncept thelbësor në kornizat e shpalljes hyjnore dhe përcjelljes profetike.Tradita konstituive e Islamit, e njëkohësisht edhe e feve tjera qiellore, fenë e quandhuratë të jashtëzakonshme hyjnore, dobiprurëse dhe liridhënëse. Feja është sistemhyjnor i cili njerëzve të arsyeshëm u mundëson t’i kahëzojnë ndjenjat e tyre dhe të bëjnëvepra të mira. Ajo është pjesë përbërëse e personalitetit të njeriut. Pa të njeriu i ka tëgjymtë imagjinatën dhe kuptimin.

Duke e përfaqësuar themelin e jetës kuptimore të njeriut dhe shoqërisë, feja është tejetfunksionale në aspektet sociale dhe psikologjike të jetës. Pikërisht për këtë edhe paraqetnjë dukuri e cila nuk mund të lihet pas dore. Historia, në çdo epokë, flet përmarrëdhëniet e ngushta mes fesë, njeriut dhe shoqërisë. Dukuria e fesë ka ekzistuar nëçdo shoqëri njerëzore dhe dukshëm ka ndikuar në formimin dhe ndryshimin e sistemevemendore dhe shoqërore. Pikërisht për këtë edhe u tregua si i pabazë dhe joreal pohimi seme zhvllimin e shkencave pozitive do të mënjanohet nevoja për fetë tradicionale dhe senjerëzit do ta margjinalizojnë idenë fetare. Një situatë e ngjashme është duke u përjetuaredhe me globalizimin dhe sfidat që njerëzimi është duke i përjetuar me të.

Periudha në të cilën gjendemi është arenë e “përparimit dhe zhvillimit” të madh tënjeriut, e cila me vete sjell edhe ndryshime rrënjësore të të menduarit dhe tëkonceptuarit të dukurive. Veçanërisht shoqëritë tradicionale në zhvillim, si vëzhguese tëzhvillimeve shkencore dhe teknologjike, industrializimit, jetës qytetare, proçeseve tëreja edukativo-arsimore dhe zhvillimit marramendës të mjeteve kontaktuese mesnjerëzve, janë duke përjetuar një psikozë dhe dridhje të hutuar dhe pa vetëdije marrinforma të ndryshme të sjelljes, të cilat në esencë paraqesin servilitet e assesi partneritet. Egjithë kjo katrahurë ndikoi edhe në fenë si epiqendër e jetës shoqërore dhe psikologjiketë njeriut. Feja si faktor me rëndësi në ndryshimet shoqërore nëpërmjet vlerave tëbesimit dhe atyre etike ka mundësi të ndikojë në efikasitetin dhe paqën e shoqërisë, pornë anën tjetër mund të ndikojë edhe në ngadalësimin e ndryshimeve dhe zhvillimeveshoqërore si dhe në krijimin e dinamikës së përleshjeve. Pikërisht për këtë ëshët tejet erëndësishme që feja të përkapet drejt dhe si një tërësi e cila do ta përqafojë njeriun dheshoqërinë realisht, do të vendosë baraspeshën, do të nxisë ndjekjen reale tëndryshimeve. Karakteri i natyrshëm dhe universal i fesë e aktualizon edhetranscendencën e burimit të saj, me qenë se Ai që e krijoi njeriun më së miri e njehnatyrshmërinë e tij si objekt të cilit i kushtohet feja. Për pasojë, feja që do të jetë nëbaraspeshë me natyrshmërinë e njeriut duhet ta ketë edhe përmasën reale imanente osebrendahistorike, e cila do të jetë moshatare e njeriut.

Tipologjia kur’anore njeriun e cilëson si krijesë që nuk është krijuar pa qëllim; mehedhjen e hapave të para si krijesë më e përsosur ka filluar edhe përgjegjësia dhe sprovae tij. Nga ky vështrim feja parësore e njeriut “ka qenë” (është) feja e natyrshme ebazuar në njëshmërinë e cila gjatë tërë historisë është mbështetur me inkuadrimin hyjnorpër të mbetur e pastër nga devijimet.

Feja e shpalluar nga Allahu xh.sh. në të gjitha periudhat e jetës së njeriut në këtë botë kaqenë e njëjta, mirëpo për shkak të disa faktorëve marrëdhëniet e njeriut me të nuk kanëqenë në raport të drejtë, të vërtetat fetare jo gjithherë janë perceptuar dhe sqaruar drejtëdhe si pasojë e kësaj, siç përmend edhe Kur’ani, një pjesë e njerëzve edhe pas zbulimittë së vërtetës hyjnore kanë devijuar. Fraksionalizimi i cili u shfaq në periudhat paraMuhammedit a.s., zgjati edhe në periudhën pas paraqitjes së tij. Diskutimet dhemosmarrëveshjet shterpe, polarizimet dhe përleshjet e pakuptimta të udhëhequra ngaqasjet ndijore dhe ideologjike dhe larg racionalizimit dhe dijes së vërtetë të udhëhequrnga realiteti revelues, e kanë harxhuar energjinë e brendshme të shoqërisë muslimanedhe dukshëm e kanë ngadalësuar hapërimin e muslimanëve me kohën dhe zhvillimet eTraditës perenniale hyjnore. Si pasojë e mosvendosjes së raportit të drejtë mes njeriut,shoqërisë dhe shpalljes, njerëzimi përjetoi dhe vazhdon të përjetojë trauma të prirjeveekstreme materialiste në njërën anë si dhe atyre spiritualiste në anën tjetër. Krahasmargjinalizimit të fesë nga idetë materialiste, shoqëria njerëzore ballafaqohet edhe mematerializimin e shpirtit, ose me pafetarësinë e ideve spirituale, deri në atë masë sa qëfeja tregohet si mjet nëpërmjet të cilit do të sendërtohet projekti i përplasjes sëqytetërimeve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top