Kanë thënë për dashurinë

http://photos-f.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/270858_10200393111058727_172411812_a.jpg


Mos provo asnjëherë një dashuri që s’e ndjen, sepse dashurinë s’e komandojmë dot!

Mbase ndjenjat që përjetojmë kur jemi të dashuruar pasqyrojnë një gjendje normale. Të jeni të dashuruar tregon se si duhet të jetë një njeri në të vërtetë.

Pastërtia e mendjes do të thotë çiltërsi e pasionit, prandaj një mendje e pastër dashuron nxehtësisht dhe sheh qartë atë që do.

Takimi i dy personaliteteve është si një kontakt i dy substancave kimike: nëse ka reaksion, të dyja transformohen.

Të duash dhe të të duan do të thotë të ndjesh diellin nga të dyja anët.

اdo dashuri që s’ka shoqërinë si pikënisje është si një mur i ndërtuar në rërë.

Gjithmonë ka ca çmenduri në dashuri. Por po ashtu gjithmonë ka ndonjë arsye në çmenduri.

Dashuria është triumfi i imagjinatës mbi inteligjencën.

Ilaçi i vetëm i dashurisë është të dashurosh më shumë.

Pasioni e bën botën të rrotullohet. Dashuria vetëm e bën një vend më të sigurtë.

Një fjalë na çliron nga të gjithë barrat dhe dhimbjet e jetës: ajo fjalë është “dashuria”.

Dashuria ose është ose s’është! S’ekziston gjë e tillë si “dashuri e pakët”

Dashuria s’është vendim. ثshtë një ndjenjë. Sikur të mundnim të vendosim kë të duam do ishtë shumë më thjeshtë por shumë më pak magjike.

Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq.

Mosha s’ju mbron nga dashuria, por dashuria, deri diku, ju mbron nga mosha.

Pjesa më e dhimbshme e një dashurie është t’i falni gabimet njëri-tjetrit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top