Kanadezja Alice Munro, fituesja e Nobelit në Letërsi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kanadezja Alice Munro shpallet fituese e اmimit Nobel për Letërsinë 2013. Lajmi është dhënë nga Akademia Suedisë, e cila në motivacion ka saktësuar “Mjeshtrja e tregimit të shkurtër kontemporan”. Munro, 82 –vjeçare ishte një nga kandidatët favoritë për marrjen e çmimit prestigjioze. Pas saj, ndër emrat më të favorizuar për këtë çmim është dhe shkrimtari japonez Haruki Murakami, shkrimtarja ruse Svetlana Aleksijevitj dhe shkrimtarja amerikane Joyce Carol Oates.

alice-munro.jpg


Munro, e cila ka nisur të shkruajë që në adoleshencë, publikoi tregimet e para të saj “The Dimensions of a Shadoë”, në vitin 1950. Ajo ka studiuar për anglisht në Universitetin e Ontarios Perëndimore. “Dance of the Happy Shades”, publikuar në vitin 1968, ishte koleksioni i parë që i dha asaj çmimin më të lartë në letërsi në Kanada. Kur ajo mori çmimin “Man Booker International” në vitin 2009, puna e saj u konsiderua si “praktikisht perfekte”.

Vetëm dy javë më parë Munro mori çmimin “International Festival of Authors”, çmim që shoqërohet me shumën 10 mijë dollarë. Libri i fundit i saj është “Dear Life”. Munro është fituesja e 13-të femër e këtij çmimi që prej dhënies së tij në vitin 1901. Për lexuesin shqiptar, Munro është e njohur me librin “Virgjëresha shqiptare”. ”Një ashpërsi e re, një ndjesi pështjellimi e kaosi në jetën qytetare, një përkohësi në marrëdhëniet burrë-grua, veçanërisht në martesë. Personazhet janë shpesh nën frikën e anktheve. Parakalimi i herëpashershëm i personave të gjymtuar që shfaqet në shumë nga këto tregime, duket si metaforë e gjymtimit mendor që ka infektuar kohën tonë”, shkruhet në kopertinën e librit.



gazeta-Shqip.
 
Titulli: Kanadezja Alice Munro, fituesja e Nobelit në Letërsi

Urime fitueses. Kurorezimi i punes se gjate ne fushen e letersise....
 
Titulli: Kanadezja Alice Munro, fituesja e Nobelit në Letërsi

Po me dhimbet ai tipi qe ja majke ymydin me fitu ISMAIL KADARE qe doren ne zemer shkruan bukur po nga i perktheluri i Enver Hoxhes mundohej qe ne veprat e tij te paraqitet DISIDENT mendoj qe kjo eshte njera nder arsyet me te medha qe se fitoj ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top