Kampioni i botes, krenar qe eshte shqiptar

alfonci

Veri investigatio
Kampioni i botes dhe Evropes ne disiplinen sportive Jiu-Jitsu braziliane, eshte krenar per origjinen e tij shqiptare. Sebahatin Derebey me prejardhje nga Drenica flet me nje shqipe perfekte per mikrofonin e Top Channel.

“Une jam me origjine nga Drenica. Katragjyshi im eshte nga Drenica. Pastaj ne kemi levizur nga Maqedonia ne Turqi dhe nga Turqia ne Belgjike. Aty kam mesuar shqip dhe kemi ruajtur traditat tona shqiptare, gjuhen shqipe dhe fene tone. Jam tre here kampion bote dhe 2 here kampion i Evropes ne sportin Jiu-Jitsu brazilian. Zyrtarisht prezantoj Belgjiken, por ne zemer jam shqiptar", thote Derebey.

Titullin e fundit te kampionit, Sebahatini ia kushton femijeve te tij.

"Kampionati i fundit boteror ne Brazil ishte i veshtire. Kisha marre dy here medaljen boterore, keshtu qe brazilianet me prisnin me nje pergatitje te rrepte. Por une fitova ndjeshjen e dyte qe ishte e veshtire duke menduar per djalin tim te madh dhe fitova finalen duke menduar per djalin tim te vogel", eshte shprehur kampioni shqiptar.

Familja e Sebahatinit eshte nje familje kampionesh: kampion i ati, por kampion edhe i biri.

"Une jam kampion i Jiu-Jitsu i Belgjikes, Gjermanise dhe Frances. Kur kam filluar te stervitem, baba s'ishte ende kampion, por ne jemi ne mendje kampion dhe ndaj jemi bere kampione", ka pohuar Besimi, djali i Sebahatinit.

Familja Derebey premton per nje karriere ne te ardhmen, pasi i biri deshiron te ndjeke rrugen e te atit.

top-channel.tv

shkoni tek linku i meposhtem per te pare intervisten e tij:

Top-Channel.TV
 
Eshte turp per nje shqiptar te humbase identitetin, per nje shqiptar ama.
 
Ja ka disa gjera qe mund te jemi krenar qe jemi shqiptar :D persa i perket nje teme qe eshte hapur kjo :D
 
Ja ka disa gjera qe mund te jemi krenar qe jemi shqiptar :D persa i perket nje teme qe eshte hapur kjo :D

edhe nese kjo ndodhe ne nje teme vetem, sepaku kemi arsye ne kete pasi edhe pse ka lindur dhe eshte rritur ne belgjike ai flet shqipe te paster, ndihet shqipetar dhe shprehet entuziast per dicka te tille. nder te tjera permend traditen, kulturen etj...

thjeshte i admiroj njerez te tille.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top