Kam kuptuar që Islami është e vërteta definitive

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar

Kam kuptuar që Islami është e vërteta definitive

5012.jpg


Maurice Buca: "Nuk ka kundërthënie mes dijeve shkencore dhe Kur'anit fisnik".




Maurice Bucaille (Moris Bukai), filozof dhe shkencëtar, anëtar i akademisë së shkencave franceze ka shkruar librin: "Bibla, Kurani dhe Shkenca" që është publikuar në vitin 1976.

Në Paris ky libër shkaktoi tronditje të vërtetë në qarqet akademike, e veçanërisht ato teologjike të shoqërisë franceze dhe më gjerë.

اka ju shtyri më tepër në studimin e thellë të Kur'anit fisnik?
Sikurse edhe francezë të tjerë edhe unë e njihja Islamin si fe që e kishte themeluar Muhammedi gjenial. Pata fatin që si kirurg të takohem me pacientët muslimanë dhe të di më tepër islamin. Dhe gradualisht kur më janë cituar disa ajete nga Kur'ani kam filluar të kuptoj se sa pak dija për Islamin. Një numër lajthimesh vijnë edhe nga shtypi, televizioni dhe rrugë të tjera të zakonshme. Kjo ndodhi rreth 1926, kur dialogu mes muslimanëve dhe të krishterëve ishte akoma mundësi e largët.

Si reaguat në atë situatë?
E kuptova se më duhej t'i qasem studimit të Kur'anit drejtpërdrejt, kështu që dy vjet e studiova literaturën dhe gjuhën arabe, gjë që më lehtësoi leximin e Kur'anit në origjinal.. Shpejt, pas kësaj, e kuptova se ai është libër i Zotit dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij i fundit.

Tash kremtohet njëqind vjetori i Darvinit. A jeni pro apo kundër teorisë së tij?

E kundërshtoj atë sepse nuk bazohet në shkencë. Qëndrimet e tij janë përfundime të gabuara ... Në librin tim të ri "Origjina e njeriut" e kam zbuluar këtë në tërësi. Më vonë, edhe vetë Darvini e ka kuptuar se teoria e tij ishte një lajthim, sikur edhe disa që e kanë ndjekur atë. Disa nga ithtarët e tij i kam kritikuar në këtë libër, edhe pse ata kanë marrë madje çmimin Nobel!

A kanë pasur librat tuaja ndikim edhe jashtë Francës?

Kohët e fundit kam vizituar shumë herë disa vende të Afrikës Veriore, ku krahas ligjëratave kam diskutuar me dijetarë të shquar dhe kundërshtarë të ideve të mia. Shumë studentë i pranuan idetë e mia mbi krijimin e gjithësisë dhe origjinën e njeriut, duke iu afruar kështu Islamit dhe ata i braktisën teoritë e rrejshme te perëndimit.

Konfliktet midis njerëzve a janë shkaktuar edhe për shkak të mospajtimit të religjionit dhe shkencës?

Në veprën e tij "Origjina e specieve" botuar me 1851, Darvini ka bërë një gabim tragjik kur ngatërroi origjinën e njeriut me evolucionin e majmunit. ثshtë e kuptueshme që Kisha e krishtere e kundërshtoi atë. Mirëpo në disa shkrime të shenjta, (të krishterët dhe çifutët) me siguri, kanë futur më vonë teori të çuditshme që i kritikuan disa shkencëtarë.

Në Jehova nga shek. 9 para erës sonë dhe në disa lloje të hyrjeve në Bibël, nga shek. i 6-të flitet për krijimin e botës dhe të njeriut. Qëndrime të ngjashme përsëriten në Ungjill (Ungjillin sipas Llukës). Në Kur'an, që është tekst i pastër i Zotit dhe autentik, nuk ka shtesa të njerëzve, ndaj për këtë arsye nuk ka as mashtrime në këtë aspekt. Pjesërisht disa qëndrime janë trajtuar edhe në dokumentet e Koncilit të Dytë të Vatikanit.

Si i vështroni tekstet e Kur'anit në këtë aspekt?
Jam përpjekur që të depërtoj sa më thellë në Librin e Zotit dhe kam vërtetuar se gjatë 14 shekujve, që nga shpallja e Kur'anit e gjer më sot, nuk ka pasur kurrfarë ndryshimesh në të. I tërë zhvillimi i diturive (shkencës) gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka rënë në kundërshtim me parimet kur'anore. Hulumtimet i kam kryer me metodën rigoroze shkencore dhe asnjëherë nuk kam hasur në kundërshtimin e Kur'anit me shkencën.

Kur e keni pranuar Islami?
Në të vërtetë, unë jam bërë musliman para se të mësoja fjalën e parë arabe, sepse e kam kuptuar se Kur'ani është fjalë e Zotit, drejtuar gjinisë njerëzore nëpërmjet Muhammedit (paqja e Zotit qoftë mbi të). Në librat e mi jam përpjekur që, si shkencëtar e jo si teolog, t'i shkoqis gjërat dhe, në këtë mënyrë, e kam kuptuar se Islami është e vërteta përfundimtare.

Si mendoni se mund t'i shërbejë Islami njerëzimit në të ardhmen?
Kur'ani dhe Islami u duhen ofruar njerëzve dhe popujve të botës në gjuhën e tyre. Kështu kam vepruar edhe unë në librat e mi. Për këtë arsye, shumica në perëndim i kanë pranuar më lehtë shtjellimet e mia. Me botimin e këtyre librave kam marrë shumë letra nga dijetarë dhe njerëz të shquar që kërkonin sqarime të mëtejshme.

اfarë sugjerime mund t'u ofroni francezëve dhe të tjerëve?
Kjo është e vështirë sepse çdo popull është i ndryshëm. Përgjithësisht, porosis që njerëzit ta mësojnë arabishten në mënyrë që t'i afrohen të kuptuarit të Kur'anit. Kuptohet që ende jemi larg asaj që të jetë zbuluar shkencërisht tërë ajo që Kur'ani ka theksuar në mënyrë të përgjithshme, apo që ka aluduar. Mirëpo zhvillimi i shkencës do të ndihmojë për këtë. Me rëndësi është që askund nuk kam hasur në mospajtime mes të arriturave shkencore dhe Kur'anit.

Tash çfarë jeni duke punuar?
Aktualisht jam duke u marrë me idenë që të regjistroj një dokumentar me tematikë "Shkenca, Kur'ani dhe origjina e njeriut" ...
Dokumentari i dytë është "Mjekësia dhe mumiet e faraonit" ku do të citohen shumë ajete nga Kur'ani fisnik.

Zoti i Gjithëdijshëm në Kur'anin fisnik thotë: "Ne do tu tregojmë argumentet Tona në horizont si dhe në vetë ata, derisa t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë." (Kur'ani, kaptina 42, ajeti 53).


Përktheu: A. Sinani
 
Titulli: Kam kuptuar që Islami është e vërteta definitive

Gjarperesha komplimente per temen,eshte shume interesant....une kam nje liber "Perse e pranuam islamin" dhe ka shume kesi shembuj.
 
Titulli: Kam kuptuar që Islami është e vërteta definitive

Veprimet qe bejen njerzit kur jane te rrokatur , nuk duhen marre ne konsiderat.

Rrokatja eshte proçesi i pjerdhjes se trurit nga vjetersia .
Uroj ta shijojme te gjithe ngapak.
 
Titulli: Kam kuptuar që Islami është e vërteta definitive

Gjarperesha komplimente per temen,eshte shume interesant....une kam nje liber "Perse e pranuam islamin" dhe ka shume kesi shembuj.

optimus me behet qefi qe te ka pelqyer tema shpresoj te kesh perfituar nga ai.


Edhe une e kam kete liberpor te them te drejten nuk ekamlexuar nga fillimi ne fund vetem sa kam pare pak perciptas.
 
Titulli: Kam kuptuar që Islami është e vërteta definitive

Te lumte per temen. Me pelqeu artikulli :)
 
Titulli: Kam kuptuar që Islami është e vërteta definitive

Shume bukur. Keshtu duhen te jene fete ne te gjitha senset, po ketu flitet vetem mire!
Po anet negative ku jane?? Mos valle i kane shkyer disa faqe te kuranit qe ka lexuar ky francezi??
 
Titulli: Kam kuptuar që Islami është e vërteta definitive

Te vazhdohet me temen nqs ndonjeri ka ndonje gje per te thene..
Problemet zgjidhni ne privat , kujt mos ti pelqej forumi , siper ne anan e djathte keni nje x klikoni aty dhe nuk do te keni me probleme as me stafin dhe as me jo besimtaret dhe me besimtaret e besimve te tjera..
Perndryshme do te kete ndeshkime , dhe torelanca do te jete 0.
 
Titulli: Kam kuptuar që Islami është e vërteta definitive

Ju pergezoj per sinceritetin. E verteta e islamit (vetem pak rreshta)
Nje Allah qe vret, urren, edukon besimtaret e tije per gjak derdhje.
Paqe,tolerance??

“Forconi rradhet mes besimtareve, hidhni terror ne zemrat e te pa-feve: goditni mes qafes dhe kokes, goditni me te gjith forcen me shpate dhe kmese*(nje tip shpate e vogel)! Gjith kjo vjen sepse se ata jane ndare nga Allah dhe profeti i tij. Allah eshte i rrept ne denim me ata qe ndahen nga Ai dhe nga Profeti i tij! Shijojeni kete! Te pa-fete do te kene “nervozizmin” e zjarrit!
O ju qe besoni, kur te hasni ne te pa-fete ne lufte me to mos u ktheni shpinen. Kush ne kete moment u kthen shpinen dhe fshihet – pranoj vetem kur doni te arrini nje grup tjeter per te riluftuar - do te marre koleren e Allahut dhe vendi ku do fshihesh do te jete nje ferr. Nuk jeni ju ata qe po i vrisni: eshte Allahu ai qe po i vret” (VIII, 12 )


E para ku ti citon "Nje All-llah qe vret , urren , edukon per dhune , besoj se gabohesh shume , dhe a me tregon ti All-llahun e Moisiut (Musaut a.s.) kur pas adhurimit te viqit , gjysmen e atyre te pabeseve qe pas mrekullise i kthyen shpinen qka e urdhroi Moisiun te bej me ta , ti lemoj apo ti pergezoj per mosbesim . Apo e urdheroi ti mbyte ata .

Nderkaq sa i perket ajetit Kuranore po e di se ku e ke fjelen

Sipas Kuranit, vrasja e padrejtë e një personi është e njëjtë me vrasjen e gjithë njerëzimit dhe shpëtimi i një personi është i njëjtë me shpëtimin e gjithë njerëzimit. (Shiko 5:32)

Disa të tjerë mbështeten në: “I vrisni kudo që t’i gjeni…” (2:191) e të tjera si kjo. Kur vendosen brenda kontekstit tekstual dhe historik, kuptimi i tyre i vërtetë shfaqet: “Luftoni në rrugën e Allahut ata që ju luftojnë juve, por mos i kaloni kufijtë. Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë. I vrisni kudo që t’i gjeni dhe i nxirrni jashtë nga çfarë ata (politeistët mekas) ju kanë përzënë ju. Provokimi është më i keq se vrasja. Po kështu, mos luftoni me ta në Xhaminë e Shenjtë, derisa ata t’ju luftojnë ju, atje, të parët, por nëse ju sulmojnë, atëherë i vrisni ata. Ky është shpërblimi për jobesimtarët. Por nëse ata ndalen, atëherë Allahu është gjithnjë falës i madh, mëshirëplotë. I luftoni ata derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve, pasi (çdo lloj) adhurimi është vetëm për Allahun. Por nëse ata ndalen, le të mos ketë, pra, tejkalim, përveçse kundër keqbërësve. Muaji i Shenjtë është për Muajin e Shenjtë, ndërsa për veprat e ndaluara është Ligji i Barazisë. Kushdo që i kalon kufijtë ndaj jush, atëherë po kështu i tejkaloni edhe ju ndaj atij. Kini, pra, frikë Allahun dhe dijeni, se Allahu është me të devotshmit.” (2:190-194)

Në vargje të tjera lexohet: “Ata duan që ju të hidhni tej besimin, ashtu siç e flakën ata, që ju të bëheni të gjthë njësoj, kështu që mos i zgjidhni mbrojtësit dhe miqtë prej tyre, derisa edhe ata të shpërngulen në rrugë të Allahut. Por, në qoftë se ata kthehen prapa (nga Islami në mosbesim), atëherë i kapni dhe i vrisni kudo që t’i gjeni dhe mos zini prej tyre as mbrojtës, as miq, as edhe ndihmues. Përveç atyre që i bashkohen grupit tuaj, me të cilët ka marrëveshje (paqe) dhe (përveç) atyre, të cilët ju afrohen juve me gjoksin hapur, duke u përmbajtur nga të luftuarit kundër jush si dhe nga luftimi i njerëzve të tyre. Po të kishte dashur Allahu, Ai do t’u kishte dhënë atyre fuqi përmbi ju dhe ata mund t’ju kishin luftuar ju. Kështu, në qoftë se ata tërhiqen para jush dhe nuk ju luftojnë, por ju paraqiten për paqe, atëherë Allahu nuk ka lënë shteg për ju që të luftoni kundër tyre. Do të gjeni edhe të tjerë, të cilët duan siguri e besim, jo vetëm prej jush, por edhe prej popullit të tyre. اdo herë që ata joshen për t’ju sjellë fatkeqësi, në të vërtetë dorëzohen. Në qoftë se ata nuk tërhiqen para jush, nuk ju paraqiten për paqe, nuk i pushojnë veprat e tyre (nga të bërit keq), kapini dhe vritini kudo që t’i gjeni. Përsa u takon këtyre, Ne ju kemi dhënë shfajësim të qartë kundër tyre.” (4:89-91)

Në asnjë varg kuranor nuk jepet leja për të vrarë këdo. Këto vargje i zbritën profetit Muhamed (a.s) në një kohë kur jobesimtarët po sulmonin muslimanët e Mekës dhe kërcënonin ata të Medines. Meqenëse muslimanët ishin objekt i sulmeve të vazhdueshme terroriste në Medine, Allahu i lejoi ata të mbronin vetveten, duke i zbritur vargjet në një gjuhë të kuptueshme për kohën. Këto vargje nuk i nxitin muslimanët të bëjnë terrorizëm, por janë paralajmëruese kundër terrorizmit, sepse përmbajnë thirrjen e qartë për vetëpërmbajtje dhe kujdes. Tekstet fetare, nëse nuk lexohen brenda kontekstit të duhur tekstual dhe historik, mund të manipulohen dhe të shtrembërohen lehtë. Le të hedhim një vështrim në Bibël dhe të shohim nëse zbatohen kriteret e thëna më lart: “Sepse po ju them, se kujtdo që ka, do t’i jepet, por atij që s’ka do t’i hiqet edhe ajo që ka. Por i sillni këtu gjithë armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje.” (Lluka 19:26-27) “Mos mendoni se erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen mbi tokë, por shpatën. Erdha ta ndaj njeriun nga ati i tij, bijën nga nëna e saj dhe nusen nga vjehrra e saj.” (Mateu 10:34-35)
 
Tema mbyllet perkohesisht !
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top