Titulli: ''Ka mundesi qe zoti nuk ekziston. Relaksohuni per tani dhe shijoni JETEN"
Pra, ju po qendroni diku ne mes, aty ku dyshimi mbreteron, ka apo nuk ka, te jesh apo mos te jesh, mendoj se nje pergjigja juaj qendron ne mes, ne udhekryq, por sikur ta provonim njehere me pyetje, nuk do ishte keq, p.sh; kush jane arsyet qe njeriu egziston? Zoti, apo rastesia.
Cfare eshte ne te vertete zoti?
Cfare eshte ne te vertete rastesia?
Dhe cfare i ndodh njeriut nese nuk zgjedh mes te mires e te keqes, por qendron ne mes tyre, pa bere zgjedhjen e tij?
Ju pershendes!
Personalisht, nuk kam asnjelloj dyshimi mbi boten qe me rrethon, ashtu si nuk kam asnjelloj dyshimi per te shkuaren te tashmen e te ardhmen!
Mendoj se kam ne mendjen time nje paraqitje sferike te situates!
Une nuk jam ne udhekryq! E kam kaluar ate faze: tani po krijoj nje rruge te trete sepse 2 rruget e meparshme i provova te dyja dhe nuk me cuan gjekundi! Po provoj te zgjeroj rrugen time ne menyre qe te bashkohet me dy rrugicat e tjera por duke i lene ato ne autonomine e tyre perfekte!
Perse ekziston njeriu?
Nuk e di! Nuk kam njohurite e mjaftueshme per te te dhene nje pergjigje racjonale te plote! Ndoshta kur te merrem me formimin e trupave dhe zhvillimin e specjeve, do te te tregoj se si ka ardhur ne jete njeriu! Tani per tani, nuk kam njohuri!
Dicka eshte e sigurte, qe konceptet e Rastesise dhe Zotit jane te lidhura ngusht me njera tjetren!
Rastesia eshte mjeti qe e dergon njeriun tek Zoti ose besimet e tjera.
1) Supozojme qe njeriu eshte krijuar nga Zoti! Duke qene i limituar psikologjikisht, ai gjendet rastesisht ne situata qe nuk njeh dhe nuk arrin ti shpjegoje logjikisht (pikerisht sepse dija e tij eshte e kufizuar), ndaj dhe krijon nje sfere metafizike qe eshte shpirti, Zoti, Perendite, Engjejt apo djajte!
Cdo sjellje e mire, identifikohet me Perendine dhe cdo sjellje e keqe identifikohet me Djallin! Ose me perendite e mira dhe me perendite e keqija!
2) Supozojme qe njeriu eshte krijuar nga rastesia! Duke lindur rastesisht dhe pa njohuri baze, njeriu mund vetem te perceptoje ate qe ka perreth! Dikur binte shi, dhe njerezit, te paditur mendonin se perendite ishin merzitur me ta! Ne kohen e Noes, rra shiu qe mbyti te gjithe njerezit pervec Noes (qe ishte me inteligjent nga te tjeret) dhe tha qe Noe-ja degjoi fjalen e Zotit prandaj e beri kete gje dhe se Zoti ishte i merzitur me sjelljen e njerezve...Po ne besimtaret e dime fare mire qe Zoti eshte i mire dhe nuk sillet keq me asnje, pret vetem diten e gjykimit, apo jo????
Per cudi, para 2 vjetesh, nje Tsunami permbyti nje popull te tere, dhe askush nuk dha shpjegimin fetar te situates! (mos ndoshta lufta ne Gaza eshte nje shenje e perendise per gabimet qe kane bere palestinezet?)
Cfare eshte Zoti?
Per mua Zoti nuk eshte gje tjeter sesa nje kendveshtrim metafizik i psikes njerezore, e cila duke qene e kufizuar nga bota materiale, ka nevoje te shpertheje ne sfera te tjera te pafundme! Zoti nuk eshte gje tjeter, pervecse shpresa e fundit ku ata mund struken ne momente nevoje sepse nuk dine te zgjidhin nje problem logjikisht! Pra Zoti, perendite jane vetem mjete per ti dhene pergjigje frikes dhe lumturise se njerezve! Zoti eshte mjeti per te arritur lumturine psiqike!
Cfare eshte rastesia?
Rastesia eshte nje sere fenomenesh te paparashikueshme qe e bejne mendjen e njeriut te mendoje e te zgjidhe hallet ose te analizoje nje situate te cuditshme pozitivisht!
Cfare i ndodh njeriut te dyshimte?
Ketu duhet te dallojme 2 lloje personash te dyshimte:
- Persona te dyshimte te kufizuar - krijojne zotin per te shpjeguar realitetin
- Persona te dyshimte inteligjente - duke analizuar realitetin mundohen te kuptojne cfare eshte Zoti!
Ne rastin e pare kemi perballe persona qe nuk dine a ti besojne shkences apo sferes mistike!
Ne rastin e dyte kemi persona qe shkencen dhe mistiken e vene bashke per te shpjeguar fenomenet reale!
Uroj te jem shpjeguar mire!
Respekte