Jorge Luis Borges ka lindur në vitin 1899 në Buenos Aires, Argjentinë. Poet, eseist dhe
shkrimtar, i cili është renditur te klasikët e shekullit të 20-të të letërsisë botërore. Borges ishte
thellësisht i ndikuar nga kultura evropiane dhe ndonëse emri i tij u lakua si një prej shkrimtarëve
më të mirë dhe u përzgjodh për çmimin Nobel, nuk mundi ta fitojë kurrë atë. Guillermo Borges
Jorge, babai i tij ishte avokat dhe mësues psikologjie, ndërsa nëna, Acevedo Haedo ishte një
përkthyese. Në 1914 familja lëvizi në Gjenevë, ku Borges mësoi gjermanishten dhe frëngjishten,
ndërsa pas Luftës së Parë Botërore familja e Borges jetoi në Spanjë. Poema e tij e parë “Himni i
detit” është shkruar në stilin e Walt Whitman. Në 1921 u vendos në Buenos Aires, ku filloi
karrierën e tij si shkrimtar, duke publikuar poezi dhe ese në revista letrare. Ndër miqtë e tij ishte
edhe filozofi Fernandez. Libri i parë me poezi u botua më 1923. Pas vdekjes së të atit, Borges
tentoi të vrasë veten, në vitin 1938, për shkak të lidhjes jashtëzakonisht të ngushtë që kishin.
Gjatë qëndrimit në spital, ai i shkroi disa prej shkrimeve më të bukura. Në vitin 1985 u shpërngul
përgjithmonë në Gjenevë, Zvicër. Borges u martua dy herë: në 1967 u martua me mikun e tij të
vjetër, Elsa Asteta Millلn, të cilin e kishte takuar vite më parë, kur ajo ishte vetëm
shtatëmbëdhjetë vjeç. Martesa zgjati tre vjet. Pas ndarjes me bashkëshorten e parë, më 22 prill
1986 u martua me Marيa Kodoma Borges. Jorge Luis Borges vdiq nga kanceri në mëlçi, në 14
qershor 1986 dhe u varros në varrezat e vjetra Plainpalais.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
I kërcënuari
ثshtë dashuria. Do më duhet të fshihem apo t’ia mbath. Rriten muret e burgut të saj, si në ëndërr të frikshme. Maska ngadhënjyese ka ndryshuar, por si gjithnjë është e vetmja. ا'më duhen hajmalitë mua: ushtrimi i letrave, erudicioni i vagët, rishtaria e përdorur në gjuhën prej nordikut të sertë për t’u kënduar detrave dhe shpatave të tij, paqja e miqësisë, galeritë e Bibliotekës, gjërat e zakonshme, huqet, dashuria e re e time mëje, hija ushtarake e të vdekurve të mi, nata e përjetshme, mera e gjumit dhe e ëndrrës?
Kohën e mas me praninë ose papraninë tënde.
Tani kana copëtohet mbi burim, tani njeriu zgjatet kah zëri i zogjve, tani ata që shikojnë në dritare janë muzgulluar, por terri nuk e ka ndehur ende paqen.
ثshtë dashuria, e di; ankthi dhe pajtimi kur dëgjoj zërin tënd, shpresa dhe kujtesa, tmerri i të jetuarit në pafundësi.
ثshtë dashuria më mitologjitë e saj, me magjinë e saj të vogël dhe të kotë.
ثshtë një kthesë udhe ku s’guxoj të kaloj.
Tani më kërkojnë ushtritë, hordhitë.
(Kjo dhomë është ireale; ajo s’e ka parë.)
Më skllavëron emri i një gruaje.
Një grua ma trishton tërë trupin.
(Përktheu: Azem Qazimi)

S’ke askënd në krah.
Mbrëmë vrava një burrë në betejë.
Qe trim e shtatëlartë, prej lozës së qëruar të Anlafit,
Shpata i përshkoi gjoksin, pak më të majtë.
U përpëlit përtokë dhe u bë
shujtë për korbat.
Më kot do ta presësh, o grua që s’të njoh.
Nuk do ta kthejnë anijet që shkasin
mbi ujët e verdhë.
Në orën e agut,
dora jote do ta kërkojë ndër ëndrra.
ثshtë i ftohtë shtrati yt.
Mbrëmë vrava një burrë në Brunanburh.
Librat e mi
Librat e mi (që s’dinë që ekzistoj)
janë pjesë e imja si kjo fytyrë,
me tëmtha të thinjur e sy të hirtë,
që më kor e kërkoj ndër pasqyra,
duke ndjekur konturet e saj me dorën konkave.
Jo pa një hidherim të kuptueshëm,
mendoj se fjalët thelbësore
që më përfaqësojnë gjenden në ato faqe
që s’më njohin, dhe jo në ato që kam shkruar.
Më mirë kështu. Zërat e të vdekurve
Do të më flasin prore.

Redaktimi i fundit: