“Ja risqet dhe përfitimet që sjell Euro në Shqipëri”

*deliza*

VIP
V.I.P
“Ja risqet dhe përfitimet që sjell Euro në Shqipëri”​

Ekspertët e ekonomisë, sqarojnë detajet e deklaratës së Kryeministrit
Kursi i këmbimit është bërë një problem i madh. Ekonomitë tona janë shumë të vogla për t'i bërë ballë presioneve të Euros, ndaj ne duhet të bëhemi gati për ndryshimin. Kjo ka qenë dhe deklarata e kryeministrit Berisha e bërë para dy ditësh, në konferencën e 8 ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë. Por çfarë sjell për shqiptarët zëvendësimi i Lekut me Euron? Gazeta “Tirana Observer” ka kontaktuar me specialistët e ekonomisë si Gjergj Buxhuku e Arben Malaj, të cilët shpjegojnë risqet dhe përfitimet që sjell futja e Euros në Shqipëri.

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë“ثshtë shumë e rëndësishme, që të kuptojmë drejt dhe të përçojmë saktë të qytetaret, çfarë Kryeministri, z. Sali Berisha, shprehu dje për zëvendësimin e monedhës kombëtare “Lek”, me monedhën zyrtare të BE-së, “Euro”. Fjala është për fillimin e studimit të domosdoshëm për të arritur në përfundimin se cilat janë pasojat negative dhe pozitive të zëvendësimit të Lekut me Euro dhe për të përcaktuar se kur do të jetë çasti i fillimit dhe cilat do të jenë procedurat nëse vendoset se zëvendësimi do të kryhet. Sa më sipër, është ideja e Kryeministrit, të paktën për sa e kuptova unë dhe jo se procesi do të kryhet menjëherë. Theksoj se një sqarim i tillë, duhet të bëhet i qartë për qytetarët, me qëllim që të shmanget ndonjë valë keqkuptimi që mund të çojë në një goditje krejt të padëshiruar dhe të paarsyeshme të zhvleftësimit të “Lekut” kundrejt “Euros”, aq më shumë në kohën e pavolitshme të pasojave të krizës që ekonomia shqiptare po kalon. Unë besoj se tashmë jemi të vonuar në fillimin e studimit të fizibilitetit, për të gjykuar në mundësinë e zëvendësimit të “lekut” me “Euron”. Janë shumë faktorë që duhen shqyrtuar për të dalë në një përfundim të drejtë dhe të mbështetur. Por duhet të mbetemi të paktën në një afatshkurtër në kryerjen e këtij studimi.

Mendoj se me shkallën e sotme të zhvillimit ekonomik të vendit, ende Shqipëria ka nevoje për të zhvilluar politika monetare të pavarura dhe për një deficit buxhetor që domosdoshmërisht duhet të jetë krahësimisht i lartë me deficitin limit të BE-së, çka në kushtet e zëvendësimit të monedhës Kombëtare, do të vështirësohej mjaft. Kam parasysh këtu në radhë të parë, domosdoshmërinë e rritjes së prodhimit vendor si kushti parësor i rritjes së mirëqenies së qytetareve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit. Të mos harrojmë gjithashtu edhe se një nga shkaqet për të cilat ekonomia shqiptare u godit më pak nga kriza, ishte edhe se kishim në qarkullim monedhën Kombëtare. Ndërkohë është e padiskutueshme që hyrja në zonën Euro, është e pashmangshme për vendin tonë dhe është e lidhur ngushtë dhe me procesin e integrimit. Në mënyre të përmbledhur këshilloj kujdes në procesin e pakthyeshëm të mësipërm”.

Arben Malaj, Ish-ministri i Financës
E para, ky është një debat shumë profesional, Shqipëria si në Bankën Qendrore edhe në qarqet akademike ka kapacitete profesionale dhe shkencore për të bërë një analizë të qartë të kostove dhe përfitimeve.
Në vendet moderne, kjo detyrë u besohet shkencëtarëve dhe ekspertëve dhe rekomandimet e tyre jo partiake, krijojnë bazë publike mbështetëse më të mirë, sepse vijnë nga ekspertët, ndërsa politikanet dallohen në vizionin dhe përgjegjësitë e tyre për të respektuar rekomandimet.
Kjo është bërë një trend në shumë nga vendet evropiane për sfidat e tyre. Ata ftojnë deri dhe nobelist apo kërkues shkencor nga universitetet më të mira dhe institucionet ndërkombëtare për të qartësuar risqet dhe përfitimet dhe për të hartuar strategjinë implementuese.

Në kuadrin makro, kalimi nga monedha kombëtare në monedhën euro, sjell si përfitim të drejtpërdrejtë, reduktimin e riskut të kursit të këmbimit, që është një risk jo i lehte jo vetëm për konsumatorët e thjeshtë që marrin kredi, por edhe për vetë kompanitë private që operojnë me monedhë kombëtare dhe euro njëkohësisht.
Ulja e riskut të këmbimit, është përfitimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë. Ulja e kostove dhe kohës për këmbim, janë përfitime të tjera.

Në kosto mund të përmendet fakti që përdorimi i monedhës kombëtare i heq vendeve anëtare të eurozonës, elasticitetin e kursit të këmbimit si element i politikave monetare.
Për vendet me ekonomi jo konkurruese dhe financa publike të dobëta, aplikimi apriori i euros mund të sjellë nivele më të larta inflacioniste. Kjo vihet re në disa vende të BE-së ku akoma ekziston perceptimi së aplikimi i euros, solli rritjen e çmimeve të mallrave.
ثshtë tjetër gjë aplikimi i monedhës euro në mënyrë të njëanshme, dhe tjetër gjë të jesh anëtar i eurozonës.
Sot ne eurozonë bëjnë pjesë vetëm 16 nga 27 vendet anëtare të BE-së. Kalimi në eurozonë dhe zëvendësimi i monedhës kombëtare me euron, shoqërohet me plotësimin e disa kritereve jo të lehta të treguesve makro, si niveli inflacionit, norma e interesit, niveli deficiti dhe niveli borxhit publik.
Harmonizimi politikave fiskale me ato monetare, kërkon respektimin e disa kritereve qartësisht të përcaktuara në Paktin e Stabilitetit dhe të Rritjes, që është i detyrueshëm për vendet anëtare të eurozonës. Shkelja e kritereve shoqërohet me penalizime ndaj vendeve anëtare.
ثshtë tjetër gjë të lidhësh (peng) monedhën kombëtare me një monedhë ndërkombëtare, siç janë EURO dhe dollari dhe është tjetër gjë përdorimi si monedhë kombëtare i euros pa qenë pjesëtar i eurozonës.
Kjo e dyta është e pa mundur të aplikohet. Në ketë kontekst duhet qartësuar mesazhi i kryeministrit për përdorimin e euros si monedhe kombëtare dhe deklarata e ndryshme e Guvernatorit që kërkonte që bankat të japin kredi në monedhë kombëtare, kështu ulet risku këmbimit për ata që i kanë të ardhurat dhe përfitimet në monedhë kombëtare. Njëkohësisht rritja e kredive në monedhë kombëtare, shitja me monedhë kombëtare, mund të ulin kërkesën për euro, duke mos ju shtuar faktorëve bazë të ç’vleftësimit të monedhës kombëtare.
Keqinterpretimi i deklaratës së Kryeministrit mund të krijojë pështjellime jo pozitive ndaj monedhës kombëtare, pasi mund të nxisë rritjen e kërkesës për euro, duke e rritur çmimin e saj në tregun e këmbimit dhe duke ç’vleftësuar monedhën kombëtare.

Leksioni i krizës globale, erdhi i qartë për domosdoshmërinë e përgatitjes së vendeve, për tu bërë pjesë e eurozonës. Vendet që u prekën nga kriza, nga rënia e eksporteve, nga kreditë e shumta në euro dhe që kishin financa publike të dobëta, nxituan të kërkonin zgjidhje për te aplikuar euron si monedhe kombëtare. Liderët Evropianë dhe Banka Qendrore Evropiane ritheksoi domosdoshmërinë e kritereve strikte për tu bërë pjesë e eurozonës. Vendet me probleme gjetën zgjidhje të përkohshme në mbështetjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtare. Ato duhet të plotësojnë kriteret që të bëhen pjesë e eurozonës, dhe të zëvendësojnë monedhën e tyre kombëtare me euron.

Leksioni krizës globale për vendet jashtë eurozonës, është; rritja e aftësisë konkurruese të ekonomisë, menaxhimi i financave publike dhe përdorimi sa më me efikas i politikave monetare, është përgjegjësi afatgjatë. Keqpërdorimet elektorale të deficiteve dhe borxheve të rritura, sjellin përfitime afatshkurtra, ndërsa kostot, mbeten në rritje dhe afatmesme.

Debatit për euron në vendin tonë, edhe njëherë theksoj, ju duhet besuar ekspertëve dhe studiuesve. Qeveria duhet të jetë e gatshme të respektojë rekomandimet përkatëse, që në disa raste nuk janë të lehta sepse kërkojnë shtrëngim të politikave fiskale, reduktim të shpenzimeve, ku pjesën më të rëndë e marrin shpenzimet sociale dhe në disa raste edhe rishikim të taksave.

TO​
 
une mendojse berisha ne keto propozimet e fundit nuk shikon interesat kombetare por eshte i prirur per te forcuar pozicionet financiare te klanit te ngushte fisnor.Qeveria ne radhe te pare ka detyrimin ligjor qe te vere ne eficense ekonomine mbare kombetare.Deri me tani nuk shikojme ndonje angazhim te qeverise per permiresim te politikavce ekonomike.Gjithcka qe zhvillohet dhe prodhohet ne shqiperi behet ne menyre spontane dhe pa kurfare kujdesi apo kontrolli nga ana e qeverise.Qeveria vetem nje pune di te beje mire;taksat dhe detyrimet tatimore qeveria i vjel deri ne qindarken e fundit.Propozimi i fundit i bere nga berisha per futjen e Euros si monedhe ne shqiperi eshte goditja me e sofistikuar qe berisha dhe klani i tij i japin ekonomise shqiptare dhe kombit shqiptar ne vecanti.Pse ?Sepse ne kushtet qe ekonomia globale eshte prekur nga kriza financiare kjo krize nuk mund te anashkalonte shqiperine ku ketu ekonomia jone eshte shume e dobet, shume pak prodhohet dhe shumica e produkteve importohen.Ekonomia qendron me kembe fale volutes nga qe dergojne emigrantet ekonomike shqiptare nga jashte.Me vendosjen e euros si monedhe ne shqiperi kjo volute e futur nga emigrantet nuk do te kete aspak ndikim ne ekonomine shqiptare .Depozitat e kursimit do te pesojne nje cvleftesim mjaft te madh.Kini parasysh kursin e kembimit benkar ne momentin e prezantimit te euros.Atehere 1 Euro=122.5 lek,sot 1 Euro=135. lek.Te gjithe kreditoret qe kane marre kredi ne lek duhet ta shlyejne kete kredi tashme ne Euro.Mendoni se cfare katastrofe ekonomike e pret konsumatorin shqiptar me futjen e para koheshme te euros ne shqiperi.Para se gjithash shqiperia nuk ka nevoje per propozime se kush duhet te jete monedha ne qarkullim por se cfare duhet bere per ta nxjerre shqiperine nga prapambetja ekonomike ,cilat duhet te jene politikat ekonomike per te mbrojtur prodhuesin e ndershem shqiptar nga importet e paligjeshme,ato politika qe nxisin investimet e huaja ne shqiperi.Te zgjidhet njehere e mire e drejta e pronesise te trasheguar dhe shfuqizimi i ligjit komunist 7501 te tokes.Keto duhet te jene prioritet i qeverise shqiptare dhe jo futja e Euros.Euro ka kohe te vije ne shqiperi.Te futemi ne BE pastaj euro.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top