Ja ku ndryshuan mitingjet madhështore të PD dhe PS

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Përballja e fundit
Edi Rama bën për vete turmën duke kënduar dhe me batuta të shumta
“Nis ndryshimi historik”
Sali Berisha përlotet para simpatizantëve dhe u premton Evropën
“Nis uragani blu”
Zëri i ngjirur dhe shenjat e lodhjes nga një fushatë e gjatë shumë impenjative, nuk e kanë penguar aspak kryeministrin Sali Berisha që të gjejë forcat për ti kërkuar edhe një mandat të dytë shqiptarëve. Nga sheshi “Skënderbej” ku ishin mbledhur me mijëra simpatizantë të partisë Demokratike, Berishës i kanë përgatirur skenën njerëzit e tij më të besuar. Edi Paloka në fillim, Genc Pollo, Sokol Olldashi, Jemin Gjana, Lulëzim Basha, Aldo Bumçi janë prezantuar për herë të fundit dy ditë para 28 qershorit. Dhe ashtu siç mendohej ishte pikërisht kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e cila ka pasur fjalën e fundit që artikuloi emrin e Sali Berishës.

Por ky i fundit ka shfrytëzuar mbështjen e , Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Vilfred Martens i cili ka elozhuar Berishën si të vetmin lider që mund të çojë Shqipërinë në BE. “Falë Berishës, janë ulur taksat, ngritur rrogat dhe luftuar korrupsioni. Ai ka vendosur marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe e ka kthyer Shqipërinë në një faktor stabilizuaes në rajon. Që Shqipëria të ecë përpara ka nevojë për një vizion të ri si ai i Berishës” ka përfunduar Martins.
Sali Berisha
Por qershia mbi tortë ishte Berisha i cili karikoi turmën e simpatizantëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike në mitingun përmbyllës. Kali i fitores me të cilën Berisha ka zgjedhur të shkojë në beteën e 28 qershorit ka qënë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai ka qënë boshti rreth të cilave janë vërtitur të gjitha premtimet e tjera që kreu i qeverisë ka marrë përsipër të përmbushë në katër vitet e ardhshme nëse do të fitojë. “Projekti i Shqipërisë europiane është projekti më madhështor, i së ardhems që meritojmë. اdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë, çdo njeri ka një ëndërr, ëndrrën e bëjnë realitet veteëm ata që e besojnë dhe ne besojmë në Shqipërinë Europiane” tha Berisha në fjalën e tij. Por prapa ëndrrës europiane kryeministri nuk nxorri nga sirtari ndonjë premtim që shqiptarët më parë nuk e kishin dëgjuar. Ato që më shumë ai i kishte përzemër ishin zgjidhja përfundimtare e problemeve të pronës me pronarët, një llogari akoma e hapur. Gjithashtu premtime të tjera që Berisha i kishte shumë përzemër ishin edhe shtimi i pensioneve në fshat dhe barazimi i tyre me ato të qytetit. Por nuk ishte e gjitha. Tjetër premtim i Berishës ishte furnizimi me ujë për 24 orë i të gjithë Shqipërisë pa lënë nën hije edhe arsimin në Shqipëri. Shkolla europiane dhe dixhitalizimin i tyre është një tjetër projekt i kryeministrit për katër vitet e ardhshme. E megjithatë Berisha premtoi se do të bëjë çdo reformë, çdo përpjekje, që në flamurin me yje të Evropës të shkëlqejë edhe ylli shqiptar.
Fjala e plotë e kryeministrit Sali Berisha
Sonte uragani i fitores është shtruar në sheshin blu të fitores sonë. Si të votojë Tirana, do të votojë Shqipëria, si të fitojë Tirana, do të fitojë Shqipëria. Sonte ne vendosim në këtë miting, në mitingun më të bukur, më madhështor, fitoren. Sonte ne festojmë projektin tonë për Tiranën evropiane, për Shqipërinë evropiane. Unë këtu, para jush, dua të falënderoj ata miliona shqiptarë, që gjatë kësaj fushate, më të bukurën, më madhështoren e të gjitha fushatave tona, i takova në rrugë, në sheshe, në sallat e lokalet e vendit. Drita e fitores buron nga sytë e shqiptarëve. Qytetarë të Tiranës, ne mblidhemi sot, në këtë miting, më madhështorin që ky ka njohur në tërë historinë e tyre, pasi në këtë fushatë, jo vetëm në mitingje, jo vetëm në takime, por për herë të parë kam komunikuar me 1.7 milionë shqiptarë me mesazhe, telefona dhe e-mail. Atyre të gjithëve duhet t’u shpreh mirënjohjen për kohën që më kushtuan, kohën me përgjigjen e mesazheve të mia, në mendime, mbështetjen dhe inkurajime. Qytetarë të Tiranës, sot nga ky shesh, në emrin tuaj, dua t’u drejtoj një apel mbarë shqiptarëve, të bashkohemi së bashku në ëndrrën tonë evropiane, ëndrra jonë i fton dhe i mirëpret të gjithë. Projekti i Shqipërisë evropiane është projekti më madhështor, i së ardhmes që meritojmë. Qytetarë të Tiranës, çdo burrë, çdo grua, çdo e re, çdo e moshuar, ka një ëndërr, ëndrrën e bëjnë realitet vetëm ata që e besojnë dhe ne e besojnë Shqipërinë evropiane. Ne jemi që katërt vite, ia dolëm të faktojmë se ëndrrat tona dimë t’i bëjmë realitet. Bëmë realitet ëndrrën e NATO-s, ëndërruam Kosovën e Lirë dhe të pavarur. Ne, së bashku, ëndërruan bashkimin e kombit tonë. Katër vite më parë për Shqipërinë dyert e Shqipërisë mbylleshin nga krimi dhe korrupsioni. Ne arrestuam qindra banda. Punësuam 80 mijë shqiptarë dhe nxorëm nga varfëria 400 mijë të tjerë, ndërtuam 6 mijë kilometra rrugë. Ky vend i ka të gjitha potencialet që të pamundurën ta bëjë të mundur. Ndaj dhe sot ftoj të gjithë shqiptarët, të bashkohemi për të bërë realitet ëndrrën “Shqipëria, zonjë mes kombeve të Evropës”. Pronarë shqiptarë, mos harroni kurrë, që me ne ju kthyem pronat. Ne do përfundojmë në afat rekord legalizimet. Fermerë shqiptarë, bashkohuni me ne që fermat tuaja të konkurrojnë me sukses me fermat evropiane. Fshatrat dhe malet e Shqipërisë të llamburitësin si lagjet e qyteteve tona.
Qytetarë le të bashkohemi ne me besimin se forca e lirisë do të na çojë ne drejt horizontit që me sy se kapim dot. Të rinj dhe të reja, ne u premtojmë shkollim evropian për ju, moshë dixitale për ju. Zoti President është nder për mua dhe gjithë shqiptarët që erdhët këtu. Ne jemi frymëzuar nga ju, jemi mbështetur nga ju. Do të bëjmë çdo reformë, do bëjmë çdo përpjekje, që në flamurin me yje të Evropës të shkëlqejë edhe ylli shqiptar. Më 28 qershor askush nuk humbet, do fitojë Shqipëria. Votoni si qytetarë të lirë, nderoni votën tuaj për projektin tonë evropian.
Votoni 10-ën.
Rama: Më votoni që të ndiheni krenarë nesër për ndryshimin
“Ne do të fitojmë këtë betejë, sepse Shqipëria nuk mund të humbasë”
Dje në mbrëmje Partia Socialiste ka përmbyllur fushatën elektorale me një miting gjigant në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mitingu i socialistëve është ndjekur nga një shifër e madhe përkrahësish që kapërcente shifrën 60 mijë qytetarë.
Kreu i selisë rozë u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë partinë e tij dhe politikën e re, pasi do të jetë krenar që ka marrë pjesë në ndryshimin që do t’i ndodhë Shqipërisë. “Kush voton nesër, do ndihet krenar që më votoi mua”, u shpreh Rama. Mitingu i socialistëve ka filluar nën ritmet e muzikës së grupit të njohur “West Side Family”, të cilët kanë bërë dhe himnin e kësaj fushate së bashku me kryetarin Rama. Pas këngës kanë marrë fjalën me radhë disa nga kandidatët e PS, si Eglantina Gjermeni, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, namik Dokle, Fidel Ylli, Luiza Xhuvani, Gramoz Ruçi, Rudina Seseri, Ben Blushi etj. Në këtë manifest nuk munguan dhe aleatët e Partisë Socialiste. Fjalën i pari e mori Skënder Gjinushi, i ndjekur nga Paskal Milo dhe Erion Veliaj. Në fund foli kreu i PS-së, Rama, i cili krijoi një situatë ikadeshente në bulevardin para Kryeministrisë. Tribuna e mitingut ishte vendosur në zonën që ndodhet përpara me Këshillin e Ministrave, duke e ironizuar në një farë mënyre kryeministrin Berisha që ajo zyrë do të jetë tashmë e Edi Ramës.
Fjala e Edi Ramës
Në fillim të fjalës Edi Rama u shpreh se dhe pak orë na ndajnë nga dita për të ndryshuar faqen e historisë. "Pak orë na ndajnë nga dita për të ndryshuar faqen e historisë me votën tonë", tha Rama. Kreu socialist, theksoi se u deshën katër vjet që të vinte dita, kur do të ndodhte ndryshimi i madh. "Erdhi dita kur secili prej jush në të ardhmen të thotë: “PO”, votova për ndryshimin historik, për Shqipërinë pa kufij me Evropën, ishte 28 qershor 2009", u shpreh Rama. Duke premtuar liberalizim vizash, tekste shkollore për fëmijët, zgjatjen e lejes së lindjes për nënat e reja dhe sigurim të tyre, shërbim shëndetësor të mirëfilltë me të gjitha kushtet e standardet evropiane, Rama theksoi se vota më 28 qershor do të shërbejë për një Shqipëri ku fshati jeton denjësisht, ku uji nuk mungon dhe ku shteti nuk është më i pushtetarëve, po i qytetarëve.

1244188786-shqiperia-po-ndryshon.jpg
 
Fjalimi i Edi Ramës
Pak orë na ndajnë nga dita për të ndryshuar faqen e historisë me votën tonë. Erdhi dita kur secili prej jush në të ardhmen të thotë: “PO”, votova për ndryshimin historik, për Shqipërinë pa kufij me Evropën, ishte 28 qershor 2009. Kjo është beteja e Shqipërisë ndaj analfabetizmit, papunësisë, varfërisë, korrupsionit, dhunës, minatorëve të vuajtur, fshatarëve të varfër, ndaj ne do ta fitojmë. Ne do ta fitojmë këtë garë për të fituar qytetarët dhe jo pushtetarët siç ka ndodhur gjithnjë. Këto janë orët për ta marrë politikën në dorë dhe për ta bërë atë fuqi të një ndryshimi historik, duke qëndruar të gjithë bashkë. Të tregojmë se ne shqiptarët nuk jemi më pak të gatshëm për të bërë sakrifica siç kanë bërë qytetarët e vendeve të tjera. Nuk ka arsye përse të mos e bëjmë Shqipërinë, zonjë të bukur në Evropë. Më 28 qershor do të largojmë kryeplakun e politikës shqiptare dhe oborrtarët e tij. Këto janë orët për ndryshimin e madh. Ne do ta fitojmë këtë betejë sepse Shqipëria qëndron përtej të majtës dhe të djathtës, ne do ta fitojmë këtë betejë sepse fëmijët e demokratëve dhe socialistëve janë të barabartë për të jetuar në një Shqipëri evropiane dhe për t’u integruar në BE. Ne do ta fitojmë këtë betejë, sepse Shqipëria nuk mund të humbasë. Pas 36 orësh ne do të votojmë që kurrë më vota jonë të mos trembet me kërcënime, vota jonë të mos na ndajë e përçajë. Pas 36 orësh, vota jonë do të ndajë të ardhmen nga e shkuara. Vota jonë është fuqia jonë dhe këto janë orët e fundit për të shumëfishuar atë e për ta bashkuar me Partinë Socialiste.
Mbyllja e mitingut
Fundi i mitingut ka qenë një show më vete. Pas fjalimit kreu socialist hoqi xhaketën duke e kthyer atmosferën në një festë të vërtetë. Rama thirri në podium dhe tre anëtarët e “West Side Family” dhe nisi nga batutat me pjesëmarrësit duke ironizuar kryeministrin Berisha. “Po ju tregoj të vërtetën se si u zhbllokua bulevardi. Mbrëmë policia e rrethoi bulevardin me shirita dhe sot para dite u zhbllokua sepse erdhi Berisha me gërshërë për inaugurim”, u shpreh me ironi Rama. Në fund Rama u kërkoi të gjithë të pranishmëve të hidhnin duart në supet e njëri-tjetrit dhe të këndonin këngën “اohu”.

TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top