Izraelitët frikohen nga thirrja e Kardavit për "Xhuman e zemërimit"

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Izraelitët frikohen nga thirrja e Kardavit për "Xhuman e zemërimit"

9177.jpg


Jusi Miljan analist i çështjeve të sigurisë dhe inteligjencës në gazetën Ha'aretz izraelite deklaroi se në Izrael ka frikë të madhe nga thirrja e Shejh Jusuf el Kardavit-kryetarë i bashkimit ndërkombëtarë të dijetarëve musliman-për "Xhuman e zemërimit"
E shtunë, 10 Janar 2009 09:45

"Kjo thirrje mundë të kthehet në dhune ndaj pakicave çifute në të gjithë botën" tha Milian.

Kardavi bëri thirrje që dita e xhuma 09 janar 2009 të bëhet ditë botërore e ndihmës për Gazan dhe ditë e zemërimit ndaj agresionit izraelit.

Thirrja e Jusuf el Kardavit për "Xhuman e zemërimit" nuk përmbante asnjë thirrje për dhunë në drejtim të askujt, por saktësisht në këtë thirrje thuhet :" të gjithë imamët janë të ftuar që në hutben e xhumasë të bëjnë thirrje për ndihmë për Gazan dhe të falin namazin në mungesë për
shpirtrat e dëshmorëve ".

Në raportin që publikoi gazeta Ha'aretz Milian konsideroi se Shejh Kardavi kishte nxitur edhe herëve tjera zemërimin e miliona muslimanëve posaçërisht thirrja e tij për zemërim ndaj një gazete të Danimarkës e cila kishte publikuar karikatura fyese për Pejgamberin a.s. para 3 viteve.



Milian shtoi :" ky pra është Jusuf el Kardavi prapë nxit popullatën kundër luftës të cilën është duke zhvilluar ushtria izraelite në Gaza. Jusuf el Kardavi në hytben e xhumasë iu drejtua çifutëve :" çifutëve të cilët e goditën Gazan iu them se është afruar premtimi".

Ai pas namazit të xhumasë ne kryeqytetin e Katarit doli në marsh ku morën pjesë mijëra protestues të cilët bënë thirrje kundër brutalitetit izraelit.

9176.jpg


Milian po ashtu deklaroi se Jusuf el Kardavi numërohet njëri prej dijetarëve më të dalluar në tërë botën islame dhe gjithashtu konsiderohet si "baba shpirtërorë" i Lëvizjes Vellëzërit Musliman dhe njëri ndër dijetarët më të mëdhenj të sheriatit islam në botë.

Ai konsiderohet ndër dijetarët mesatarë në botën islame por kur është fjala për konfliktin arabo-izraelit ai menjëherë konsiderohet si më ekstremisti, kur dihet që ai ka edhe fetva në të cilat nxit për kryerjen e sulmeve kamikaze kunder izraelitëve.

Por ai harroi që në raportin e tij të përmendë zemërimin e shumë jo muslimanëve që dolën çdo ditë në sheshe anë e mbanë botës duke protestuar kundër agresionit izraelit ndaj Rripit të Gazas rezultat
i të cilit ishin 800 dëshmorë gjysma e të cilëve ishin fëmijë dhe gra.

Marrë nga: el-wasat.com
 
Titulli: Izraelitët frikohen nga thirrja e Kardavit për "Xhuman e zemërimit"

Zoti e ruajte kete dijetar. Vertete, cdo kush eshte pergjegjes per ate qe i eshte dhene ne pergjegjesi. Ne kete raste, dijetaret per popullin. Andaj, thirrja e dijetareve, fetwat e tyre, sidomos te Kardawit, kane ndihmuar gjithmone Islamin.

Allahu e shperblefte shejhin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top