Ivanoviq: UNMIK-u nuk mund të shuhet

Ado

FISEBILIL-LAH
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se UNMIK është vet fajtor për rrënimin e kredibilitetit të tij në Kosovë, mirëpo ka shtuar se, “kjo nuk është bazë e mjaftueshme për shuarjen e këtij misioni”.

"Ata nuk e kanë zgjidhur asnjë krim të rëndë në Kosovë - dhe kjo e vë në pikëpyetje kredibilitetin e tyre. Megjithatë, kjo nuk është bazë e mjaftueshme që BE-ja të shuajë këtë funksion të UNMIK-ut në Kosovë. Kjo nuk është e mundur, dhe nuk është rrugë e duhur, mu për shkak se UNMIK-u është vendosur në bazë të Rezolutës 1244 dhe vetëm nëpërmjet kësaj mënyre edhe mund të shuhet”, ka thënë Ivanoviq.

Shqiptarët e Kosovës, sipas tij, nuk janë të kënaqur me UNMIK-un sepse e lidhin atë me një periudhë kur nuk ishin të pavarur por nën protektorat.

“Shqiptarët dëshirojnë të heqin qafe këtë periudhë të kaluar”, ka vlerësuar Ivanoviq. Megjithatë, ka shtuar Ivanoviq, “nuk mund të ndodhë kështu”, sepse sipas tij, “shqiptarët nuk janë pushtetarë të vërtetë në Kosovë”.

“Ata mund të bëjnë presion mbi UNMIK-un, siç janë duke bërë tani, mirëpo kjo nuk do të jetë arsye e mjaftueshme që UNMIK-ut të shuhet vetvetiu”, ka thënë ai.

Ivanoviq ka tërhequr vërejtjen se as shefi i tashëm i UNMIK-ut dhe asnjë shef tjetër i ardhshëm i tij - nuk do ta kenë mandatin për t’i dhënë fund këtij misioni. Ai, sipas tij, duhet të veprojë në pajtim me mandatin të cilin ia jep Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top