Italia, vendi ku kembehen edhe grate!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
"Silvio Berluskoni po bënte shaka, kur gjatë një bisede me Kryeministrin danez i ofroi atij gruan e vet. E,ndërsa kjo mund të ketë qenë një shaka, sipas një sondazhi të fundit të kryer në Itali del se një e katërta e çifteve italiane e bëjnë një gjë të tillë me të vërtetë"


اiftet e të martuarve që janë dyndur këto ditë të nxehta vere në Toskanë të Italisë, apo edhe në vende të tjera bregdetare,apo malore të gadishullit të famshëm për natyrën e tij të mrekullueshme, duhet të mendohen mirë para se të pranojnë ndonjë ftesë për darkë nga ndonjë çift i panjohur. Nëse do të pranonin,mund të përballeshin me një realitet të çuditshëm dhe oferta të tilla gjithashtu.Të paktën, sipas një sondazhi të fundit, sigurisht nëse do ta merrnim për bazë rezultatin e tij,një e katërta e çifteve italiane marrin pjesë në të ashtuquajturën "shkëmbimii grave". Ky "zbulim"nuk vjen nga ndonjë sondazh që ka të bëjë me ndonjë shoqatë, apo organizatë të dyshimtë që kërkon të nxjerrë në dritë të keqe italianët, por nga një gazetë vendase, e përditshmja "La Stampa". Situata është bërë shqetësuese Sipas një artikulli të
dy ditëve më parë, që është botuar i zgjeruar dhe në faqen e parë të gazetës së përditshme, me titull "Shkëmbyesit e drekës", rreth 500 mijë çifte italiane zyrtarisht i kanë shkëmbyer ose i shkëmbejnë partneret e tyre me njëri-tjetrin.
Sipas artikullit, një rit i tillë ndodh në klubet e natës, ato të seksit, apo edhe në rezidenca private, vila, apo hotele të ndryshme. Ky fenomen shpeshtohet shumë, sidomos në stinën e verës, atë të pushimeve, kur në Itali vijnë edhe shumë turistë të huaj që janë të gatshëm për aventura. Madje, akte të tilla shkëmbimesh janë kryer edhe në varreza. Sigurisht që në një vend si Italia, që është edhe qendra e katolicizmit botëror e ku pretendohet se njerëzit kryejnë një jetë brenda rregullave katolike, një rezultat i tillë është i jashtëzakonshëm, por nga ana tjetër, kur mendon se vetë Kryeministri i vendit është një person të cilit i gjendet emri herë pas here në çështje rozë, atëherë ky fakt mund të mos përbëjë më ndonjë çudi. Në fund të fundit, italianët janë të larë kur kanë një Kryeministër qejfli e qejfpaprishur. Berluskoni është personi që para shtypit botëror gjatë një takimi me Kryeministrin e jashtëm danez, Rasmunsen,nuk e pati problem që si me shaka t'ia ofronte të shoqen. Sigurisht që Berluskoni bëri shaka, siç ndodh rëndom me të, por ja që kjo shaka na fshehkërka një të vërtetë interesante për këtë vend, gjithmonë sipas statistikave të botuara nga një gazetë serioze e përditshme italiane."Rasmunsen është Kryeministri më simpatik në Evropë.Unë mendoj se kjo është një arsye shumë e mirë për t'ia prezantuar bashkëshortes sime", tha Berluskoni para Kryeministrit dhe gazetarëve që mbetën me gojë hapur. Artikulli i gazetës "La stampa" ishte gjatë gjithë kohës në mëdyshje për emërtimin e një fenomeni të tillë, pra për ta quajtur
atë "pasion", apo "hobi". Pavarësisht kësaj mëdyshjeje, në një gjë artikulli ishte shumë i qartë dhe i shkoqur, që kjo tendencë, pavarësisht se si mund t'ia vesh emrin, është në përhapje shumë të madhe, madje në përmasa të tilla saqë situata është bërë shqetësuese. Sipas gazetës, një nga shkaqet e lindjes dhe përhapjes së një fenomeni të tillë është edhe futja e internetit, përdorimi i të cilit ka bërë që të bien shumë tabutë mes njerëzve dhe lidhjet të krijohen dhe arrihen më shpejt se në kohët kur nuk kishte as internet dhe as celular për të komunikuar me shpejtësi. Burimi të cilit i referohet gazeta është ai i një organizate në Romë, që quhet Federata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive, ose e njohur ndryshe "Federsex". Organizata ka 500 mijë anëtarë, të cilët takohen me njëri-tjetrin në 200 klube nate të shpërndarë në të gjithë Italinë dhe në këto klube i shkëmbejnë partnerët me njëri-tjetrin. Megjithatë, sipas kësaj organizate, shifra prej 500 mijë vetash është vetëm maja e ajsbergut. Sipas tyre, shifra që i afrohet pak a shumë realitetit është 1 milion, ose një e katërta e 8 milionë personave seksualisht aktivë në vend. Mesatarja e moshës së meshkujve që marrin pjesë në një veprimtari të tillë është 43 vjeç, ndërsa femrat që shkëmbehen nuk e kalojnë mesataren e moshës 35-vjeçare. Sipas gazetës, një veprimtari e tillë nuk është më një gjë e fshehtë dhe sekrete, pra një aktivitet që kryhet me frikë se mos e marrin vesh të tjerët dhe pastaj ata që e kryejnë një gjë të tillë do të gjykohen nga shoqëria, përkundrazi. Sipas të dhënave të gazetës, një veprimtari e tillë mund të kryhet edhe në dritën e diellit, madje në restorantet në të gjithë vendin, ku njerëzit drekojnë dhe kanë mundësi të njihen njëri me tjetrin. Sipas një të punësuari në një klub italian, një praktikë e tillë bëhet në sy të të gjithëve. Punonjësi thotë se ai gjatë orës së drekës shihte që të vinin në lokal lloj-lloj çiftesh dhe gjëja që ata kanë të përbashkët është se nuk kanë kokëçarje parash. Një lojë seksuale e shkuar huq Sipas tij, ata janë ose pasanikë, ose profesionistë që fitojnë shumë si bankierë, mjekë, futbollistë, avokatë apo politikanë. Gazeta "La Stampa", e cila ndërmori edhe një hetim personal në lidhje me një dukuri të tillë, që sa vjen e po përhapet, e nisi gjithçka nga vdekja një muaj më parë e 27- vjeçarit Dejan Delijeviç, i cili u gjet i varur në litarin me të cilin lidhte qenin.Në pamje të parë dukej si një vetëvarje e zakonshme, por më pas doli se ishte një lojë seksuale e shkuar huq.Duket se i riu ka qenë pjesë e ndonjë loje seksuale mes çifteve, mirëpo më pas gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimit dhe i riu ka përfunduar i vdekur. Sot në Itali është bërë zakon që çiftet e martuar të lenë fëmijët në shtëpi dhe të nisen në aventura në grup, që zgjasin deri në mëngjes. Dikur playboy më famëkeq i Italisë, Casanova, tha: "Detyra dhe objektivi i jetës sime është kultivimi i gjithë kënaqësive fizike. Nuk kam gjetur kurrë gjatë gjithë jetës një motiv më të rëndësishëm". Në këto kohë moderne, ndoshta këta çifte që kanë nisur të shkëmbejnë njëri-tjetrin, mund të thonë: "Unë e
dua burrin tim, ndaj e këmbej"


KOHA
 
Redaktimi i fundit:
po e di qe ndodh kjo gjo, ktu ka gjithqka, veq lyp se gjen..gjithsesi jon pakic kta, nuk o qe shumica e italionve nderrojn grat, jon vetem ata perversat qe e bojn tek e fundit kjo munet me ndodh ne kejt boten, gjithkun ka perversa...
 
:haha::haha::haha::haha::haha::haha::haha::haha: kqyr kqyr Berlusca cka dojka me ba hahahahaha..ehhh behh mbasi u fjalos me gruan e tij sigurt qe don ta ndrroje :p :p

une keto gjera nuk i shoh qdo ditè.mbase dhe ka njerez pak pervers..por si qdo kund ne botè
 
Sme duket cudi...Njeriu gjithmone e me shume po i afrohet sjelljes se kafsheve :espuls::djalle:
Kjo duhet te jete ndonje forme tradhetie moderne :p
 
Bllah :blle sa gje e shemtuar...
 
Kam pa 1 film Sex and the brekfast..kshtu mduket ..ku 2cifte ndrruan partneret dhe benin mardhenje njeri para tjetrit pffffffffffffffffffffff sa ma shpifen


P.S njera nder protagonistet ishte Elisa Dushku
 
Kam pa 1 film Sex and the brekfast..kshtu mduket ..ku 2cifte ndrruan partneret dhe benin mardhenje njeri para tjetrit pffffffffffffffffffffff sa ma shpifen


P.S njera nder protagonistet ishte Elisa Dushku

nuk duhen prandaj shury...kush sheh grun/burrin tu bo sheksh me dike tjeter e nuk i bon trrak zemra dmth qe thjesht nuk e don...
 
Hahahaha Ena me shkrive......
Nese e nderron partneri do ta nderroj dhe une ate me nje tjeter pse jo :D
Ka lezet me bere sa me shume eksperienca LOL
 
Titulli: Italia, vendi ku kembehen edhe grate!

Kta e paskan me dopio qejf :p :p Mir e bejn po he qejfe qejfe kjo dynja qejfi qejfit nuk i ngjan :p LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top