Itali, 34-vjeçari mbyt të fejuarën, e thirri me emrin e ish të dashurit

Quku

Marakli Krapit
ITALI - Autoritetet italiane zbuluan shkakun e vrasjes së 20-vjeçares Vanessa Scialfa, tre ditë më parë në Enna të Italisë. Hetimet zbuluan detaje tronditëse që implikojnë të dashurin e saj Francesco Lo Presti, me të cilin bashkëjetonte prej kohësh.

Sipas mediave italiane, vajza ka përmendur emrin e ish-të dashurit të saj teksa ishte në një moment intimiteti me bashkëjetuesin e saj, çka ka shkaktuar një grindje të dhunshme mes çiftit.

Pas grindjes, vajza është përpjekur të largohej nga banesa, por 34-vjeçari e ka ndalur duke i futur një leckë me detergjent në gojë dhe më pas e ka mbytur me një kabull.

Trupi i pajetë i 20-vjeçares u gjet poshtë një ure të vogël në Enna, të martën e kaluar, ndërsa 34-vjeçari u shoqërua në polici, ku fillimisht tha se ishte i pafajshëm. Pasi u mor në pyetje për rreth 10 orë, Francesco Lo Presti pranoi se e kishte vrarë të dashurën e tij për shkaqe xhelozie.

Prokurorët e çështjes konfirmuan se autori ishte nën ndikimin e substancave narkotike në momentin e ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: Itali, 34-vjeçari mbyt të fejuarën, e thirri me emrin e ish të dashurit

E shkreta ajo:(. Ca s'po lexojme.
Edhe ca nqs tha emrin e ishit?! Dmthn se kishte haruar... eshte ky motiv ta mbysesh? Jo! E shumta eshte motiv ta ndash, nqs sje ne gjendje ta besh ta harroj!

Larg njerezeve xheloz ( ata qe e kane kthyher ne semundje kete "sentiment"), se keta sdine te kontrollohen e te permbajne veten....

pranoi se e kishte vrarë të dashurën e tij për shkaqe xhelozie.
 
Titulli: Itali, 34-vjeçari mbyt të fejuarën, e thirri me emrin e ish të dashurit

Eshte ekstrem mbytja , por edhe ajo pse lidhet me dikend tjeter kur se ka harruar ISH-in !?
 
Re: Itali, 34-vjeçari mbyt të fejuarën, e thirri me emrin e ish të dashurit

C'lajm!! Xhelozia eshte shume e keqe kur eshte e tepruar, te con ne veprime ekstreme.

Te prehet ne paqe vajza, gjynah ne kulmin e rinise. Ndersa ky ...se spo dua ti vendos ndonje epitet, te rrije ne burg e mundesisht gjithe jeten!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top