Ismail Kadare

Kronikë në Gur


Fragmet..


Ndërsa Japonia përgatitet t'i bjerë Indisë dhe Australisë. Gjyq. Përmbarim. Pronë. Thirret
në gjyq për mosshlyerje borxhesh Gole Balloma nga lagjja Varosh. Ankandi i plaçkave të
shtëpisë së L.Xuanos bëhet të dielën. U lëshuan fletarrestimi për plakat H.Z. dhe C.V të
cilat akuzohen se kanë bërë magji . Lajmëroj lexuesit se shkaku që numri i kaluar i gazetës
doli i dobët dhe me gabime ishte se kam qenë sëmurë nga stomaku. Kryeredaktori.
Përjashtohen nga gjimnazi elementë të tjerë turbullues. Na kanë ardhur një numër ankesash
nga prindërit për mësuesin Qani Kekezi. Sistemi pedagogjik i zotit Kekezi është me të
vërtetë i babitshëm. Gjatë mësimit të anatomisë ky njeri ther mace në sytë e nxënësve,
duke tmerruar kalamajtë e shkretë. Herën e fundit majia e masakruar i shpëtoي nga duart
dhe u hodh sipër bankave të nxënësve me zorrët përjashta. Zojiusha Lejla Karllashi, vajza
e pronarit të nderuar të fabrikës së lëkurëve Mak Karllasbit, u nis dje për në Itali.
Përfitojmë nga ky rast për të dhënë orarin e nisjes së vaporëve të linjës Durrës-Bari.
Adresat e mamive të qytetit. اmimi i bukës. Lajmërime lindjesh, martesash, vdekjesh.
- Je dobësuar, - tha gjyshja, - Duhet të shkosh ca ditë te babazoti.
Më pëlqente shumë të shkoja mysafir te babazoti (kështu e thërrisnim gjyshin nga ana e
nënës). Më pëlqente, se atje vendi ishte më i qeshur dhe më i butë dhe kryesorja se atje
nuk kishte uri si në shtëpinë tonë. Në shtëpinë tonë të madhe, ndoshta nga shkaku i
korridoreve, hajateve, musëndrave e kuberave, uria ndihej edhe më shumë. Veç kësaj lagja
jonë ishte bojë hiri, me shtëpi të dendura, pothuaj të ngjitura me njëra-tjetrën. Këtu çdo gjë
ishte e përcaktuar, e ngulur njëherë e përgjithmonë, qindra vjet më parë. Rrugët, kthesat,
qoshet, pragjet e shtëpive, shtyllat e telefonit dhe gjithçka tjetër ishin si të derdhura në gur,
në largësi të përcaktuara me centimetra nga njëra-tjetra. Kurse te babazoti çdo gjë ishte e
butë dhe e ndryshme. Atje rrugët dhe rrugicat bënin sikur harronin vendin nga kalonin një
javë më parë dhe qetë-qetë e pa bujë zhvendoseshin nga e majta apo nga e djathta. Kjo
ndodhte, sepse atje asgjë nuk ishte shtruar me kalldrëm, por me tokë të shkrifët. Veç
kësaj, toka këtu ishte e rrëshqitshme. Këtu vendi ishte si njeriu: shëndoshej, dobësohei,
zbukurohej, vrenjtej, shëmtohej, sipas ndërrimit të stinëve. Kurse lagjja jonë ishte pothuaj
indiferente ndaj këtij ndërrimi.
Në pjesën veriore të lagjes kalonte rruga e kalasë, që lidhte lagjet e sipërme të qytetit me
qendrën. Rruga ishte shumë lart në krahasim me nivelin e çatisë së dy shtëpive të vetme të
lagjes dhe njëherë një kamion që u rrëzua, dëmtoi rëndë hajatin e shtëpisë së babazotit.
Nganjëherë qëllonte që rrëzohej ndonjë i pirë dhe çatia pikonte një javë rresht. Po këto
ishin gjëra të rralla. Rruga kishte kalimtarë të paktë dhe herë pas here një i vetmuar, i
panjohur këndonte me sa zë që kishte në pisk të vapës, tek kthehej nga pazari:
 
Redaktimi i fundit:
e kerkova me search ne fakt
po mendova se do ishte e drejte te ishte te personalitet e shquara shqipetare
thnx baby :)
nqs se eshte e papershtatshme o e tepert le ta fshine moderatoret
 
Qyteti pa Reklama

Kreu XIV

-Kanë dy ditë që rrinë gjer natën vonë, seç kanë, zihen, hahen, djem të rinj, - tha
nëna e Stelës, duke trazuar prushin e mangallit.
Dy motrat shikuan njëra-tjetrën pa folur. Kur nëna doli jashtë, Diana pyeti:
-Si duket ky mësuesi i ri?
Stela uli sytë.
-Ku di unë?
-Ai është simpatik.
-Mua s'më duket dhe aq. Megjithëse Shpresa e klasës sonë s'e heq nga goja. Si s'ka
turp edhe ajo.
-E pse të ketë turp?
-Ua, po për profesorin a mund të...
Diana qeshi me të madhe.
-Sa budallaqe bëhesh moj Stelë, eh... - ajo psherëtiu lehtë, duke ia ngulur sytë
motrës. Sa e bukur ishte Stela! Tre vjet më parë, kur Diana iku jashtë shtetit, e la
motrën akoma vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare, të hollë, sikur do thyhej. Kurse tani, duke
vështruar sytë e saj butësisht të errët, gjinjtë e rrumbullakët, format e belit dhe
të këmbëve, qafën e bardhë, të lëmuar, ajo thoshte me vete: Jo s'mund të jetë
engjëll Stela. Si i mban gjunjët dhe si vështron. Këto tre vjet ndarjeje e kishin
larguar Dianën nga e motra. Pastaj, të dyja kishin ndryshuar shumë. Ja, edhe ajo kur
u nis jashtë shtetit ishte sa Stela, veç jo kaq e bukur, megjithatë, simpatike, bile
shumë. Ajo atëherë ishte vajzë e paputhur, kurse Stelës i dukej motra e mbështjellur
me një vello misterioze, me atë avullin e përshkuar nga reflekset e reklamave të
qyteteve të mëdha jashtë shtetit. Sa kishte treguar Diana atë ditë për bulevardet e
mëdha, dritat, restorantet, dancingjet. Diana kishte qenë në ato lokale kishte
vallëzuar, kishta dalë për krahu me djem. Po sepse i vinte rëndë Stelës që ta pyeste
me hollësi.
-Po ti? - ja preu mendimet e motra, - a ke ndonjë djalë?
-Jo, - u përgjigj Stela.
Ato prapë vështruan njëra-tjetrën në sy. Sytë e Dianës shkëlqenin si një dritare
kujtimesh, kurse ato të Stelës qenë të menduar, të përshkuar nga kureshtja e jetës
që s'e njihte. Sa ishte rritur Stela! Jo, jo, ajo s'ishte aspak engjëll dhe, si për
të pohuar këtë mendim të fundit të së motrës, papritur Stela pyeti:
-Po ti Diana ke shëtitur me djem atje?
-Posi.
-Po ke dashuruar?
-Eh, si të them. Ndoshta më është dukur. Po atje s'është si këtu. اdo vajzë ka shumë
djem dhe çdo djalë, gjithashtu. Një herë me njërin, një herë me tjetrin... Prit pak,
tani do të të tregoj. - Diana u ngrit tërë gjallëri që, më në fund, gjeti një njeri
që mund t'i tregonte jetën jashtë shtetit. Ajo hapi një nga valixhet e saj dhe nxori
një çantë të zezë.
-E shikon këtë? Këtu janë telefonat e të njohurve që kam, sipas emrave. Këtu janë
shënuar takimet, ja lexo.
Stela u afrua. Ishte një ditar në shkruar në gjuhë të huaj.
-Po ta përkthej. E enjte 14, Roberti në Metro "Orion". E shtunë 16, Viktori përpara
kafe "Mjellmës" etj.
Stela nguli sytë mbi ato emra të shkruara pa kujdes dhe seç ndjeu në zemër. Një
fletë e vogël dhe sa jetë e madhe. Si ishte vallë ajo metro "Orion" apo kafe
"Mjellma"? Sigurisht, atje në metro "Orion" digjeshin drita të çuditshme dhe
njerëzit vraponin, vraponin. Dhe atje prisnin djem duke pirë cigare. Ata prisnin
vajzat e tyre. Ato pastaj vinin dhe ata hidhnin cigaren poshtë. Përdhe
grumbulloheshin shumë cigare. Djemtë gjithmonë pinë cigare kur presin. Për çdo vajzë
kishte aq bishta cigaresh për tokë. Pastaj të gjithë iknin dhe përdhe zbardhnin
bishtat e cigareve.
-Më trego dhe fotografi.
-Tani.
Diana hapi një çantë tjetër. Një grusht zarfesh e fletësh shkruar në gjuhë të huaja.
Pastaj fotografitë. Stela i shikoi me rradhë, duke ndjerë në shpirt një dhembje të
fshehtë.
-Sa i bukur ky djali!
-Ah, ky më telefononte gjithmonë në mesnatë. Më zgjonte nga gjumi. Sa budalla!
-Po këtu, ku jeni?


-Në pyll jashtë qytetit. Na la treni elektrik. Atje kaluam natën
Stela vështronte vjedhurazi të motrën. Ajo nuk guxonte të pyeste, por, më në fund,
vendosi:
-Diana, po ti... me ndonjërin prej tyre ke pasur marrëdhënie të ngushta?
Të dyja motrat u vështruan prapë sy ndër sy. Sytë e Dianës kishin një zjarrmi të
çuditshme.
-Ti më pyet jam vajzë apo jo?
Stelës seç iu drodh në zemër. Sa e guximshme ishte Diana. Ajo deshi të pyeste
pikërisht këtë, por s'mundi as ta mendonte, bile, kaq zhveshur.
-Po, - pohoi me drojtje Stela.
Diana uli pak sytë, duke trazuar mekanikisht fotografitë. Stela u pendua që pyeti.
Por tani ishte vonë. E shkreta Dianë, si i uli sytë.
Diana psherëtiu e lumtur me një buzëqeshje turpërisht ironike.
-Jo, unë s'jam vajzë.
Stelës në çast iu duk sikur një aparat magjik ia largoi dhe ia veshi me mjegull
motrën e saj. Ajo s'ishte vajzë. Diana, motra e dashur, sa e huaj u bë befas për të.
Stela deshi të ndalte diçka, por kjo diçka ishte bërë dhe ajo s'mund të ndalte
asgjë.
-Stela, ç'më shikon kështu? - Diana i përkëdheli flokët e valëzuar e të rëndë. - Ti
nuk më do më? Fol, ti s'më do më?
Stela e shikonte me sy të hutuar, të zbrazur. Kishte keqardhje, trishtim apo zili në
sytë e së motrës? Diana nuk kuptonte dot.
-Jo, Diana, asgjë, - u përgjigj si e humbur vajza.
Nga kati i tretë u dëgjuan tingujt e magnetofonit. Një ritëm rok-en-rolli dhe një
grua që këndonte me një zë si jehonë.
-Shkojmë të dëgjojmë muzikë, tha Diana, - se më ka marrë malli për një danc. E njeh,
Dorian Gej këndon.
-Jo, - tha Stela, - Mamaja s'më lë.
-Ama dhe ti, ç'hyn mamaja këtu?
Sa kishte ndryshuar Diana, sa e guximshme ishte bërë Diana. Kjo Diana, motra e saj.
Të dy motrat po bëheshin gati të trokisnin në derën e qiraxhiut, kur magnetofoni
befas heshti.
-Ptu, t'i ... nënën, shiriti u këput, - u dëgjua zëri i Gjonit. Ato të dyja nuk
deshën të hynin në këtë qetësi. Dy të tjerë seç bisedonin.
-Sidoqoftë, kurrë s'pranoj që respekti ndaj letërsisë dhe popullit tim është një
paragjykim.
-Ore, të mbushet koka ty, ne jemi njerëz të shekullit njëzet, shekullit atomik,
pushtojmë hënën, rrëzojmë yjet, ne duhet ta shtypim moralin e vjetër. Si ka thënë
Migjeni:
Ne të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij.
Magnetofoni buçiti duke mbytur zërat. Motrat hynë. U prezantuan. U ulën. Djemtë e
rinj përnjëherë u gjallëruan. Gjoni dukej i lumtur. Ai vuri tangon për të vallëzuar
dhe mori Dianën, duke mos guxuar të merrte Stelën. Sa ia kishte turbulluar
përfytyrimin këto net kjo studente e ardhur nga vise të largëta, për të cilat digjej
zemra e tij. Ata menjëherë zbuluan te njëri-tjetri patosin që i bashkonte : etja për
botën e madhe dhe përçmimi për provincën. Por, ndërsa Diana do të ishte pas dy
javësh përsëri jashtë shtetit, ai i mjeri do të mbetej atje.
Ndërsa vallëzonte e bisedonte me Dianën, Gjoni dy herë i poqi sytë me Stelën. Ajo se
si i dukej sonte, e rritur, serioze dhe e menduar.
Tangon tjetër Gjoni mori Stelën. Hera e parë që vallëzonte me të. Eugjeni mori
Dianën. Mentori buzëqeshte filozofikisht. Diana vallëzonte shumë ngjitur. Gjoni e
afroi pak Stelën, sa i ndjeu aromën e flokëve. Ajo nuk kundërshtoi, përkundrazi e
hapi pak krahun që ai të kishte mundësi ta kapte më mirë nga beli. Gjoni mundohej ta
vështronte në sy, por fytyrat e tyre qenë shumë pranë. Vetëm afër fundit Stela i
ngriti pak sytë. Gjoni ndjeu në zemër një furi të ngrohtë, sikur dikush i hapi një
rubinet avulli të nxehtë.
Pastaj Gjoni me Dianën kërcyen një mambo. Stela shikonte me admirim lëvizjet e tyre.
Sa shkojnë me njëri-tjetrin, mendoi dhe një pikëllim i mbushi zemrën. Diana ishte
nxehur nga muzika. Ajo kishte pothuaj një muaj që nuk kishte takuar asnjë mashkull.
Ulërima e saksofonit i zgjonte të gjitha dëshirat në trupin e saj të ri dhe të
bukur. Sa e rrezikshme është Diana, mendoi Stela me një frikë të pakuptuar në zemër.
Si vështronte ajo, si lëvizte. Edhe Gjoni ishte nxehur. Ai nuk e vështronte më
 
GJAKFTOHTثSIA


fragment..

Silva e kaloi me shpejtësi sheshin e ministrive, megjithatë,
kur mbërriti te hyrja e ministrisë së saj, ishte
pak vonë.
Pa e ngadalësuar ecjen, përshëndeti nëpunësin e
shërbimit, fytyra e të cilit mezi dallohej pas xhamït të
portinerisë dhe ashtu, gjysmë me vrap, nisi të ngjiste
shkallët.
Në korridorin e katit të dytë desh u përplas me të
njohurin e saj të dikurshëm Viktor Hilën, të cilin s'e kishte takuar prej kohësh.
— O, si jeni? — tha ajo, me frymëmarrje akoma të
shpeshuar nga ngjitja e shkallëve. — ا'ju ka sjellë këndej?
Ai e vështroi me ca sy të hutuar dhe vetëm tani Silva
vuri re në fytyrën e tij të parruar një ndjenjë lodhjeje dhe inerzie.
— Një ngatërresë, — ia bëri ai nëpër dhëmbë, duke i
shoqëruar fjalët me një lëvizje të dores. — Ku është zyra
e zëvendësministrit?
— Ju çoj une, — t h a ajo. — Ejani.
Ajo eoi përpara, e lehtësuar që mund të lëvizte. Megjithës e tani e takonte rrallë, ashtu si të gjithë të njohurit e tjerë të përbashkët të saj dhe të së motrës , tani që
Ana s ' i s h t e më, Silva si'llej me t a me shumë kujdes , si me
diçka të rrëshqitshme dhe t ë thyeshme lehtë.
— Këtu, Viktor, — tha me zë të ëmbël.
Ai mërmëriti një si përshëndetje dhe, pa i dhënë as
dorën, trokiti te dera.
E k i s h te humbur fare, tha ajo me vete duke ecur
drejt zyrës së saj. Do të ishte fyer prej kujtdo nga një s j e -
Uje e tille, por jo prej tij.
— Mirëmëngjes, — tha duke hapur derën e zyrës.
— Mirëmëngjes, Silva, — t h a shefi.
Shqiptimi i e m r i t të saj pas f jalës «mirëmëngjes»- t r e -
gonte se ai as që ia kishte vënë re vonesën. Megjithatë,
ndërsa vinte pardësynë në mbajtëse, Silva tha:
— U vonova pak.
Linda, shoqja e zyrës, që e ndiqte me një vështrim
t ë gëzueshëm që nga tryeza e saj e punës, gjeti rastint'i
shkelte syrin. Ajo kishte ndërruar krehjen e flokëve dhe
kështu dukej akoma më simpatike. Ajo është njëzet e tre
vjeoe, mendoi Silva, ndërsa hapte sirtarët për të nxjerrë
dosjet, ç'i duhet të duket më e re?
Në zyrë zotëroi heshtja. Kjo ishte koha e orarit zyrtar kur heshtja dukej më e padurueshme, nga që njerëzit
akoma s'icishin pasur mundësi të këmbenin dy fjalë për
dïtën e djeshme, apo për diçka që nuk u durohej sa ta
thoshin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top