Islami në sytë e Alija Izetbegoviqit për Bosnjën, me pak fjalë

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
alija-770x470.jpg


“Islami nuk është fe shtetërore në Bosnjë, kjo nuk mund të ndodh, madje, as që ka nevojë të ndodh. Vetëm njerëzit e dobët dhe mësimet e dobëta kërkojnë mbrojtje, gjegjësisht një status më të privilegjuar. Kurse Islami është një mësim i fuqishëm, një fe e gjallë, madje, sipas disave, është e vetmja fe në botë që ka mbetur e gjallë.

Në vend të privilegjit, në Bosnje, Islamit i nevojiten tri gjëra: liria, kushtet për veprim dhe dinjiteti i thirrjes së hoxhallarëve. Dy të parat do të duhej t’i sigurojë vetë shteti, kurse të tretën përgjegjësit fetarë. Kur themë “dinjitet i thirrësve fetarë”, e kam përqëllim arsimimin dhe karakterin moral të përfaqësuesve të bashkësisë muslimane, imamët dhe alimët.

Duhet patjetër të jenë njerëz të arsimuar dhe duhet të jenë autoritete morale në vendin e vet. Kjo arrihet vetëm kur të jenë në përputshmëri ndërmjet asaj që thonë dhe veprojnë.

Populli shikon se si jetoni ju, a jeni të gatshëm që të solidarizoheni me të, në mirëqenie dhe në fatkeqësi, ashtu që të qëndroni të urritur kur edhe populli është i urritur. Populli këtë e sheh dhe gjykon, pastaj, nga ky gjykim, askush nuk mund të përjashtohet dhe të shpëtojë.”
Islampress
 
Titulli: Islami në sytë e Alija Izetbegoviqit për Bosnjën, me pak fjalë

Ishte burre i zgjuar dhe trim Izetbegovic por e beri nje gabim te cilen nuk e ben shqiptaret me vone. I pranoj muxhahedinet qe te luftojne per te. Ndoshta edhe nuk kishte zgjidhje tjeter se perendimi ecte me hapa te breshkes per vendosjen e paqes.
 
Titulli: Islami në sytë e Alija Izetbegoviqit për Bosnjën, me pak fjalë

Zoti e meshirofte, ka qene nder personazhet qe shume e kam respektuar.
 
Titulli: Islami në sytë e Alija Izetbegoviqit për Bosnjën, me pak fjalë

Islami ndemjet Lindjes dhe Perendimit.. e shkruar nga Alija Izetbegoviq nje kryeveper .
 
Titulli: Islami në sytë e Alija Izetbegoviqit për Bosnjën, me pak fjalë

Ishte burre i zgjuar dhe trim Izetbegovic por e beri nje gabim te cilen nuk e ben shqiptaret me vone. I pranoj muxhahedinet qe te luftojne per te. Ndoshta edhe nuk kishte zgjidhje tjeter se perendimi ecte me hapa te breshkes per vendosjen e paqes.

E kam degjuar nje kenge te kenduar nga nje serb qe I kushtohej Izetbegoviqit. Teksti ka qene. Pak a shume keshtu: Ne volim te alija za to sto se palli ja. DogjilI ti Drina sto mugjaedina sfakidan.

Mendoj qe kjo me teper ka qene nje propagande e serbeve qe mori jehone ne te gjithe europen. Nuk mohohet fakti qe kane luftuar migjaedine, mirepo jo ne ato permasa sa e pershkruajne.
 
Titulli: Islami në sytë e Alija Izetbegoviqit për Bosnjën, me pak fjalë

alija izetbegoviq ka qen lider shpirtore boshnjakeve
 
Titulli: Islami në sytë e Alija Izetbegoviqit për Bosnjën, me pak fjalë

E kam degjuar nje kenge te kenduar nga nje serb qe I kushtohej Izetbegoviqit. Teksti ka qene. Pak a shume keshtu: Ne volim te alija za to sto se palli ja. DogjilI ti Drina sto mugjaedina sfakidan.

Mendoj qe kjo me teper ka qene nje propagande e serbeve qe mori jehone ne te gjithe europen. Nuk mohohet fakti qe kane luftuar migjaedine, mirepo jo ne ato permasa sa e pershkruajne.

Mugjahedinet kane luftu ne bosnje 3 vjet, me fillim ne vitin 1992, dhe kane qene disa qindra. Pas perfundimit te luftes disa kane shku ne Ceceni e disa kane vazhdu me jetu ne Bosnje. Edhe pse jane pajis me nenshtetesi te Bosnjes, shpesh kane refuzu me bashkepunu me institucionet atje.

Kur them se kane bo gabim qe i pranuan e kam fjalen qe e humben perkrahjen e perendimit, edhe pse perendimi ishte ne gjume deri vone, por edhe per shkak se pas luftes kane pas shpesh probleme me ligjin atje.

Nga ana tjeter, ardhja e ketyre ka bo kthese ne luften e bosnjes. Ne kohen kur muslimanet e bosnjes po humbnin shume territor keta arriten qe te clirojne disa zona.
 
Titulli: Islami në sytë e Alija Izetbegoviqit për Bosnjën, me pak fjalë

Te kuptova gjithecka cfare the, por une e kisha fjalen per zmadhimin e shifrave nga ana e serbeve sa i perket pjesmarrjes se mugjahedineve ne luften e Bosnjes. Dhe per kete hiperbolizim vijne edhe reagimet nga ana e kroateve ne forme ironike drejtuar serbeve, sikur i kane dale 3 mugjaedine serbeve perpara, por nga frika iu jane dukur sikur 300 loL :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top