Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Ado

FISEBILIL-LAH
Duke folur për Shkupin, gjatë promovimit të librit të tij ‘Shkupi’, shkrimtari Kim Mehmeti u shpreh, midis tjerash, se islami e ka shpëtuar shqiptarinë.

Të shtunën, më 23 mars, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, u promovua libri ‘Shkupi’ me autor intelektualin dhe shkrimtarin shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti. Ky promovim u bë në bashkëorganizim të shtëpisë botuese ‘Logos-A’ dhe Lëvizjes Vetëvendosje!.

Në këtë promovim u tha se libri ‘Shkupi’ është si ese historike, ku gërshetohen mjeshtërisht disa zhanre, ku në njërën anë autori shërbehet me figura letrare, kurse në anën tjetër e zotëron shumë mirë sensin historik.

Duke folur për deshqiptarizimin e Shkupit, Mehmeti theksoi se pas Luftës së Dyte Botërore, mbeti një periudhë 40-vjeçare, ku u punua vazhdimisht në deshqiptarizimin e Shkupit.

“Atë kohë, arritën ta zbrazin Shkupin afro 60%, duke dëbuar shqiptarët në Turqi. Nga Maqedonia u mbushnin trenat me shqiptarë që i çonin në Turqi. Për këtë, arsye vinin shumë nga Kosova në Shkup, sepse ishte rruga më e lehtë për të ikur për Turqi”, tha Mehmeti.

Ai theksoi se politikanët shqiptarë në Maqedoni, do të mund ta ndalnin deshqiptarizimin tani, nëse do të dilnin nga Qeveria, porse shtoi se një gjë e tillë nuk pritet nga ta.

Lidhur me terrorizmin urban të ushtruar nga Qeveria e Maqedonisë, Mehmeti tha se antishqiptaria në Maqedoni është institucionale.

“Në sistemin e Millosheviçit, kur një serb donte ta rrihte një shqiptar, vishte uniformën e policit, duke u mbuluar pra me uniformën e institucioneve. Tani në Maqedoni del të rrah civili, por atë e mbron institucioni. Kjo në Maqedoni nxitet institucionalisht”, tha ai.

Ndërkaq, duke folur për atë se si kanë arritur shqiptarët ta ruajnë identitetin, Mehmeti tha se kjo është arritur përmes islamit.

“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.

Në fund të këtij promovimi, të pranishmit në sallë vazhduan diskutimin duke shtruar edhe pyetje të ndryshme drejt autorit Kim Mehmeti.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë - kim mehmeti

Thuaj Kim Mehmetit, qe shpesh e ndjek ne fb dhe me pelqejne disa shkrime te tij, ata myslimanet e Shkupit kane qene me pare te krishtere. Ndoshta dhe pikerisht nga qe ndrruan fene ne mysliman u mbushen trenat me to drejte Turqise. Kesaj here Kim M.... paska ngerne mish dhije dhe i shkoka barku..;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë - kim mehmeti

Thuaj Kim Mehmetit, qe shpesh e ndjek ne fb dhe me pelqej me disa shkrime te tij, ata myslimanet e Shkupit kane qene me pare te krishtere. Ndoshta dhe pikerisht nga qe ndrruan fene ne mysliman u mbushen trenat me to drejte Turqise. Kesaj here Kim M.... paska ngerne mish dhije dhe i shkoka barku..;)

Mos harro ti thuash se para se te ishin krishter ishin pagan,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
e para se te ishin pagan ishin musliman.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

E vertete eshte Kim Mehmeti , te lumte goje o Burr Shqiptari ! Shqiptarise Burra te tille i nevojiten , ta thone haptas te verteten .
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

"O Zot ma mbyll gojen kur nuk kam asgje per te thene"

Afre... kush eshte me mire si ti, po te dije se cfare po flet!?!
 
Pe: Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

"O Zot ma mbyll gojen kur nuk kam asgje per te thene"

Afre... kush eshte me mire si ti, po te dije se cfare po flet!?!

Ashtu është kur ti përtypesh pa mbushur gojën!
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

"O Zot ma mbyll gojen kur nuk kam asgje per te thene"

Afre... kush eshte me mire si ti, po te dije se cfare po flet!?!

Ti je me i" mir"
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Lauri ty te ka hup rruga ne oborr bre burr . Kuptoje njehere dhe mire , se po te mos ishim ne muslimanet ne keto troje , ti kishe qene Grek apo Sllave dhe me kishe folur Greqisht ose Serrbisht .

Kam nje pyetje per ty , cfare te shtyt te kesh urrejtje bre burr per ISLAMIN ? A e din se ISLAMI eshte thesari me i cmuar qe mund te posedoj njeriu ! Vetem ta dish se kete thesare jo cdo kush mund ta posedoj .
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Ti je me i" mir"

Nuk po me vjen keq per ty, por per ku ti ben pjese ne kete forum. Te kishin besuar edhe nenforumin e historise deri pak me pare lool.

Analizoj mire fjalet e mia kur ti lexosh goce, dhe mos fol budalliqe. Sipas teje para paganizmit kishte islam ? Dhe ku ne Shkup ?? ..LOL
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

E vertete eshte Kim Mehmeti , te lumte goje o Burr Shqiptari ! Shqiptarise Burra te tille i nevojiten , ta thone haptas te verteten .

nuk esht e thene qe e verteta te jet c´do her ajo qe ne duhet ti gezohemi,

problemi eshte lidhur ne tjeter vend,,,dhe atje duhet te zgjidhet kur duam ta zgjidhim,,kete mund ta shohesh edhe keshtu,,nje vrases nga tropoja ne kohen e luftes arriti qe me urdherin e tij te nxirrte tanket nga ushtria per tu ber balle serbve qe ishin futur ne territorin tone,,dhe kjo ka qen nje ndihme pra nga nje vrases..qe pa ndihmen e tij kush e di se c´far drejtimi do kishin marr gjerat.

Tani problemi esht ketu,sepse keto te gjitha jan gjera qe vin e shkojn per interesat e tyre,,,vjen islami te me shpetoj nga te krishteret,,pastaj vin ata per te me shpetur nga islami,,,pra ky problem esht lidhur qe nga shkeputja e pavarsis se ksaj zone,,dhe vetem aty egziston zgjidhja e vertete e keti problemi.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Po kjo gje eshte e ditur, e tha apo se tha ky shoku.
 
Titulli: Pe: Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Ashtu është kur ti përtypesh pa mbushur gojën!

Hec me parimin dhe leshoja rrugen budalles,,,esht nje nga thenjet me te pa pershtatshme,,pasi do te thote qe boten e ndertojn budallet,,dhe ne nuk nderhym por behemi pjes e tyre.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Shum her e kam vretje qe ziheni shum me njeri tjeterin per "fe" edhe gjera "fetare" pse nuk keni pak tolerence per me fol pak a shum me shije e mos mja fut kot shumicen e kohes. se para meno tash Zoti eshte tu e lexu forumin e thot hejmedet! te gjithe besojm me NJE ZOT
 
Tolerance fetare ka vetem at'here: ...kur te mos shashe fene e tjetrit per te nxjerre tenden me suprjore!!....Kur te mos lavdrosh fene tende duke e quajtur si me e drejta dhe me perfekte!!.... Kur te mos genjesh duke shtremberuar edhe historine qe feja ime(ne kete rast islami) na paska shpetuar Atdheun!!...Kur te mos perdhosen dhe te vjellet vrere per heronjet dhe figurat kombetare vetem se Ata i perkasin fese te kundert qe ti beson, herojte jane themelet e nje kombi!!.....Kur te mos vendosesh fene perpara Kombit!!..etj.
Kur te rrespektosh te pakten keta pika mund te gjeshe tolerance fetare dhe diskutimi.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Shum her e kam vretje qe ziheni shum me njeri tjeterin per "fe" edhe gjera "fetare" pse nuk keni pak tolerence per me fol pak a shum me shije e mos mja fut kot shumicen e kohes. se para meno tash Zoti eshte tu e lexu forumin e thot hejmedet! te gjithe besojm me NJE ZOT

Ata qe zihen, s'kane edukate te te biseduarit, jane thjesht armiq edhe te feve edhe te kombit. Perndryshe, po t'shiqosh mire e mire ne forum,, ke edhe te atille qe bisedojne ne menyre te qete dhe pa ofenduar njeri-tjetrin.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë - kim mehmeti

Mos harro ti thuash se para se te ishin krishter ishin pagan,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
e para se te ishin pagan ishin musliman.

Kur e kan vertetuar kete ?lol
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë - kim mehmeti

Kur e kan vertetuar kete ?lol

Pyetjet qe shtrohen shkurt,,mund te takohen te gjitha edhe vetem ne nje kryqezim,,

por diskutimet kerkojn me shum detaje dhe njohuri.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë - kim mehmeti

Pyetjet qe shtrohen shkurt,,mund te takohen te gjitha edhe vetem ne nje kryqezim,,

por diskutimet kerkojn me shum detaje dhe njohuri.
ska ma keq se kur njeriu mundohet te tregon diqka e ne fakt nuk thot asgje.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi i ka cilësuar si të pavërteta deklaratat e shkrimtarit Kim Mehmetit. Sipas tij, kontributi i Kishës Katolike në mbrojtjen e kombit shqiptar është i pamohueshëm. Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq, ka thënë se qëndrimet e shprehura nuk përfaqësojnë qëndrimin e tyre, edhe pse ata ishin organizatorë të promovimit të librit “Shkupi”.

Ipeshkvia e Kosovës kundërshton deklaratën e shkrimtarit Kim Mehmeti, sipas të cilit islami e ka shpëtuar shqiptarinë. Përveç Ipeshkvisë nëpër rrjete sociale kanë reaguar edhe deputetë dhe njerëz të shoqërisë civile

Deklarata e shkrimtarit Kim Mehmeti se islami e ka shpëtuar shqiptarinë ka ngjallur jo pak reagime në opinion.

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës Don Shan Zefi kundërshton ashpër këtë deklaratë të të Mehmetit të bërë të dielën gjatë promovimit të librit të tij me titull “Shkupi”.

Don Shan Zefi ka thënë të hënën për Gazetën Express se realiteti është pikërisht e kundërta çka ka deklaruar shkrimtari Mehmeti.

“Shqiptarinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e shqiptarisë”, tha Don Shan Zefi.

Sipas tij, është islamizmi, konkretisht Perandoria Osmane, që ka shkatërruar gjithë trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

“Ky është një fakt historik që nuk mund ta mohon askush”, shtoi ai, të hënën.

Don Shan Zefi vë në theks të veçantë kontributin e Kishës Katolike në ruajtjen e kombit.

“Kisha katolike ka qenë rojë e kombit shqiptar e assesi Perandoria Osmane dhe islamizmi i shqiptarëve”, deklaron ai.

Të dielën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës shkrimtari Kim Mehmeti u shpreh midis tjerash se islami e ka shpëtuar shqiptarinë, veçanërisht në Maqedoni. Duke folur për atë se si kanë arritur shqiptarët ta ruajnë identitetin, Mehmeti tha se kjo është arritur përmes islamit.

“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Berat Buzhala, duke e quajtur poshtërsi promovimin e Librit “Shkupi” të Kim Mehmetit. Ai ka reaguar përveç ndaj deklaratës së shkrimtarit edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje si njëra nga organizatoret e promovimit. Deputetit Buzhala, kjo i është dukur poshtërsi, dhe duke ironizuar me këtë takim, që e quan interpelancë, Buzhala mes rreshtash madje ka kritikuar edhe PDK’në dhe të gjithë spektrin politik.

“Pra, me lejoni ta përsëris: PDK dhe gjithë spektri politik vendor vuajnë nga padituria, kurse Vetëvendosje nga poshtërsia. Pra "ne" jemi injorant e këta janë të poshtër. Këtë herë, poshtërsinë e vet, dhe tendencën për të mos zgjedhur mjete për të ardhur deri te pushteti dhe deri te vota Lëvizja Vetëvendosja e tregoi me 'interpelancën' qe e zhvilluan me Kim Mehmetin”, ka shkruar Buzhala, në rrjetin social "Facebook".

Buzhala, u ka parashtruar pyetje, autorit Kim Mehmetit dhe lëvizjes Vetëvendosje.

“Një pyetje publike për Kimin dhe për Lëvizjen Vetëvendosje: Nëse islamizmi e ka shpëtuar shqiptarizmin, a do të thotë kjo që shqiptarët ortodoks dhe katolik kanë gabuar që janë përcaktuar për këto dy besime? Kjo nën 1, kurse nën 2, nëse kanë gabuar që nuk janë konvertuar a ka ende kohë me e përmirësuar këtë gabim? Pra, a ka përfunduar procesi i konvertimit në islamizëm? Kurse nën 3, a mendon Kim Mehmeti dhe Lëvizja VV se duke e vënë në plan të parë për këtë temë i ndihmohet unitetit kombëtar?”, ka shkruar Buzhala Libri “Shkupi”, u promovua të shtunën, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, një nismë e përbashkët kjo e shtëpisë botuese Logos-A me Lëvizjen VETثVENDOSJE!

Gjatë këtij promovimi, është zhvilluar po ashtu edhe një debat për rëndësinë e Shkupit në planin gjithëkombëtar, ku autori i këtij teksti bashkë me Glauk Konjufcën, nënkryetar në Kuvendin e Kosovës, kanë vlerësuar se Shqiptarët janë fajtorë për sllavizmin e Shkupit.

Konjufca ka thënë për Express se në një shoqëri të lirë dhe demokratike, secili intelektual i artikulon dhe i mbron qëndrimet e tij.

“Kështu bën edhe Kim Mehmeti”, tha Konjufca.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të intelektualëve, prandaj pyetja juaj fsheh një mendësi shumë të rrezikshme”, tha Konjufca.

“Ne e promovuam librin e tij 'Shkupi'. Ky është një libër shumë i mirë dhe me vlera kombëtare”, ka deklaruar Nënkryetari i Kuvendit nga kjo lëvizje./Express
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Lidhur me reagimet e botuara sot në disa portale shqiptare, e që kanë të bëjnë me atë që ka thënë Kim Mehmeti gjatë promovimit të librit të tij “Shkupi” në Prishtinë, Mehmeti thotë se askujt nuk ia ndalon që deklaratat e tij apo atë që ka shkruar ta interpretoj si t’ia dojë qejfi. “Unë them e shkruaj atë në çka besojë dhe ashtu siç mendoj, e ata le thonë atë që mendojnë dhe aq sa u pret rradakja” , pohon Mehmeti.

I pyetur se si do i komentojë deklaratat e disa opinionistëve kosovarë si dhe të Kancelarit të Ipeshkvit të Kosovës Kim Mehmeti thotë: “Që të mos harxhoj as unë kohë dhe që të mos u marr kohë as lexuesve tuaj, do ua japë një përgjigje të shkurtë që vlen për të dy këta zotërinj: Nuk debatoj me ata që lexojnë vetëm tituj nëpër portale informative e që bëjnë çmos të dalin nëpër media!”

Pastaj Kim Mehmeti shtonë se nuk debatonë as me ata që mbahen gjallë duke ia lexuar tjetrit mendimet, e jo atë që ai ka shkruar apo ka thënë! Nga kjo metodë diskualifikimi, shton Mehmeti, jam ngirë gjatë viteve të komunizmit!

“Pastaj në garën se cili religjion i ka më shumë hije shqiptarisë, unë nuk marr pjesë as si lojtar as si gjyqtar: le të maten mes veti në atë garë të gjithë “buzhallat e budallat” që ka shqiptaria, po pa mua si lojtarë në të! Unë ndjehem madhërishëm në shumëngjyrësinë religjioze të shqiptarisë. I qëndroj mbrapa çdo fjale që kam thënë apo rreshti që kam shkruar në cilindo artikull apo libër, por jo edhe titujve të gazetave apo portaleve që në emër të lexueshmërisë, apo të mbrojtjes së interesave partiake, janë të gatshëm të shkelin edhe mbi kufoma njerëzish. Pra, këta dy zotërinjtë le të mësohen të lexojnë libra e jo tituj portalesh, e pastaj le të komentojnë. Më në fund, nuk dua që në këtë moshë të tradhtojë parimin të cilit i kam qenë besnik që nga rinia: Atij që kupton, s’ke ç’ka i shpjegon, e atij që nuk merr vesh mos i shpjego asgjë, ngaqë ai i dinë të gjitha”, thotë Kim Mehmeti
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Shume i zgjuar Kim M....ti, po te mos thonte kete budallellek libri do ishte me shume driteshkruter.
Pa te krishteret, sidomos katoliket, Kimi do ta shkruante librin e tije me nje shqipe nen truqishten apo arabishten. Me sa duket K.M ...ti nuk e njeh fare Pjetër Bogdanin, Marin Barletin, Fan Nolin, Gjergj Fishten, Ndre Mjeden, Luigj gurakuqin, Nikoll Kaçorrin e shume e shume te tjere qe ane shqiptare me gjak puro Arberor...!
Ai me sa duket njeh vetem Ballaban Pashen, Hamza Kastriotin, Komplet dinastine e familjes se Beratit Qiprilliu, e nje liste te gjate te myslimanve te sotem b.... lepirse te turqeve qe kane ne venat e tyre gjak turk te perzier gjate shekujve. Nje nga keta me sa duket na qenka edhe Kim Mehmeti..!
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.

I pyetur se si do i komentojë deklaratat e disa opinionistëve kosovarë si dhe të Kancelarit të Ipeshkvit të Kosovës Kim Mehmeti thotë: “Që të mos harxhoj as unë kohë dhe që të mos u marr kohë as lexuesve tuaj, do ua japë një përgjigje të shkurtë që vlen për të dy këta zotërinj: Nuk debatoj me ata që lexojnë vetëm tituj nëpër portale informative e që bëjnë çmos të dalin nëpër media!”

Tani kush analizon dhe lexon them se Kim-i e ka sqaruar shume bukur madje ska se si ta thote me mire.

Pra ai eshte kunder kuptimit te mendimit te tij vetem nga titulli, ngase me nje titull te tille, na eshte servire edhe ne forumin tone qe si pershtatet aspak librit te Kim-it.

Pra edhe ju thuajse te gjithe po diskutoni per titullin. Ju lutem thelloni mendjen ca se e ka shkoqitur mjafte mire KIM-i.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Mu aty qendron problemi kitrrush, se nuk e lexojne artikullin ne teresi, por vetem titullin dhe ca te tjere rreshtat e pare. Dhe mule tash me nxjerre mllefin qe kane brenda disa !!!
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Më në fund, nuk dua që në këtë moshë të tradhtojë parimin të cilit i kam qenë besnik që nga rinia: Atij që kupton, s’ke ç’ka i shpjegon, e atij që nuk merr vesh mos i shpjego asgjë, ngaqë ai i dinë të gjitha”, thotë Kim Mehmeti[/I]

Lauri ti je njeri prej atyre , qe nuk ke nevoj per te mos shpjeguar asgje rrethe Islamit !
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë..
qe nga titulli kam qeshur kshu qe ska nevoj per me teper. :D
:funny::funny::funny:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

cdo fe ka te mirat e veta kur nuk jan extreme. a mjafton te besoj ne Zot, por te mos jam fetare. a do me pranon Zoti ne Parajse.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

cdo fe ka te mirat e veta kur nuk jan extreme. a mjafton te besoj ne Zot, por te mos jam fetare. a do me pranon Zoti ne Parajse.

Zoti do te dergon ne Parajs , nese e adhuron ti Ate ashtu si ka kerkuar Ai . E njerezit e njohin Zotin permes Profeteve te Tij , permes Librave Qiellor te Tij te zbritur per njerezit . E une nuk pajtohem asnjehere qe feja e Zotit , ka parime te keqia per jeten . Feja e Zotit permban vetem parime , rregulla ne te miren e njeriut . E ajo eshte vetem Nje Fe .
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Akoma me k'to citime budallaqe :S

Ja se do ja degjojme zerin shume shpejt, edhe Kosoves edhe Shqiperise qe lejojne ekstremiste te tille, te bejne propaganda ne k'te menyre nepermjet instuticioneve fetare,

Kur po udhetoja ne Janar ne Albania , ne avion ishin 4-ter burra dhe nga pamja e jashtme dukeshin qarte qe ishin pakistaneze, gjithsesi kur zbrita ne aeroport me bene pershtypje dhe thashe ti pyes se per c'fare arsyeje po vizitojne Shqiperine, me thane qe kane 1 qender fetare charity ne Elbasan dhe vijne shpesh ne Albania gati c'do muaj, thane qe ndihmojne njerezit ne nevoje ne fakt me gezoi ky fakt pasi edhe vete kam dashur te bej dicka te tille edhe ju kerkova 1 kartvize qe te mbajme kontakt dhe ti vizitoja tek qendra e tyre, u kthyen dhe me thane qe ato s'jane te regjistruar ligjerisht, madje i kapi 1 cik frika dhe u terhoqen duke gjetur pretekse te ndryshme, kjo me beri te dyshoj qe ato tipa s'jane per arsye te atilla ne Shqiperi, dhe pse i lejon Shteti budalla k'to gjera te tilla,

Do jete vone per ne kur gjerat do dalin sheshit,
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Antar te nderuar, me falni qe po ju shkruaj kete por mendoj qe:
E pse per disa nga jush Tema mund te mos pelqehet apo Titulli ju duket anormal pse mos e respektoj ate gje
dhe nqs duam qe ta kundershtojm pse jo por me metoda me te pranueshme e jo brutale.
Besoj qe te drejten e besimit e ka cdo kush por besoj e gjithashtu qe respekti per cdo fe duhet te jete.
 
Titulli: Islami e ka shpëtuar Shqiptarinë - Kim Mehmeti

Akoma me k'to citime budallaqe :S

Ja se do ja degjojme zerin shume shpejt, edhe Kosoves edhe Shqiperise qe lejojne ekstremiste te tille, te bejne propaganda ne k'te menyre nepermjet instuticioneve fetare,

Kur po udhetoja ne Janar ne Albania , ne avion ishin 4-ter burra dhe nga pamja e jashtme dukeshin qarte qe ishin pakistaneze, gjithsesi kur zbrita ne aeroport me bene pershtypje dhe thashe ti pyes se per c'fare arsyeje po vizitojne Shqiperine, me thane qe kane 1 qender fetare charity ne Elbasan dhe vijne shpesh ne Albania gati c'do muaj, thane qe ndihmojne njerezit ne nevoje ne fakt me gezoi ky fakt pasi edhe vete kam dashur te bej dicka te tille edhe ju kerkova 1 kartvize qe te mbajme kontakt dhe ti vizitoja tek qendra e tyre, u kthyen dhe me thane qe ato s'jane te regjistruar ligjerisht, madje i kapi 1 cik frika dhe u terhoqen duke gjetur pretekse te ndryshme, kjo me beri te dyshoj qe ato tipa s'jane per arsye te atilla ne Shqiperi, dhe pse i lejon Shteti budalla k'to gjera te tilla,

Do jete vone per ne kur gjerat do dalin sheshit,

Jane pikerisht keta tipa ekstremist, arab, turq, pakistan, indjan, "..japonez, kinez", e cdo lloj plehu tjeter qe vine ne Shpiqeri e gjejne plehra te tjere dhe imagjono cfare konglomerat plehrash qe bejne!! Keta 20 vitet e fundit ka ndryshuar shoqeria shqiptare me keta te ndritur qe vine nga jashte, dhe po e rrezojne pak e nga pak kalane e pa mposhtur ne shekuj te shqiptarve: toleranca nderfetare dhe respekti mes njeri-tjetrit. Faj me i madh eshte i ketyre zgjebeve tona qe u shkojne pas, dhe na nxjerrin libra, broshura, thenje te mequra se kush e shpetoj kombin. Turp te kete Kim M . Se per ata qe vine nga jashte nuk ka shtet as qeveri tek ne dhe as ne Kosove, qe ti kape per veshesh dhe ti riktheje me te njejtin avion qe vine.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 23.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.8%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.9%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 17.6%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.8%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.9%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 23.5%
Back
Top