Injorimi: një art që duhet mësuar…

Kosovari

Koha
Të injorosh është një nga fjalët më të vështira, por edhe më të fuqishme në jetë. Një folje që kërkon tepër karakter për ta zgjedhuar në vetën e parë. Injorimi është art! Injorimi është çelësi më i rëndësishëm që kyç dhe shkyç porta, pas së cilave shfaqen horizonte të ndryshme.

Askush nuk mund të ecë dot përpara, nëse nuk injoron disa gjëra. Askush nuk do të jetë ndonjëherë i lumtur, nëse nuk mëson të injorojë. Ne të gjithë duhet t’i largohemi njerëzve që na lëndojnë, dhimbjeve që na keqtrajtojnë, së shkuarës që duket sikur na mbyt dhe heshtjes që duket sikur na vret. Injoroji marrëdhëniet e kota, sepse do të mësohesh një ditë edhe me vetminë. Injoroji frikërat e tua dhe situatat që të vënë në siklet. Injoroje gjithçka që të duket e komplikuar.

Jeta bëhet më e bukur, nëse e di se si ta jetosh në mënyrën e duhur. Të jetosh në mënyrën e duhur do të thotë të bësh zgjedhjet e duhura në jetë dhe kjo përkthehet me përzgjedhjen e atyre gjërave që të bëjnë të lumtur. Nuk të bën të lumtur një person që nuk të respekton, as dikush që nuk të do aq sa ti e do, as diçka që nuk ka shpresa të ndryshojë. Kjo është arsyeja pse duhet të heqësh dorë nga gjëra të tillë.

Kudo mund të lexosh se lumturinë kushdo e ka në duart e veta. Kjo gjë është plotësisht e vërtetë. Nëse dëshiron të jesh i/e lumtur, atëherë bëj zgjedhjet e duhura që të çojnë drejt lumturisë. Mëso të injorosh njerëz dhe gjëra që nuk po të çojnë gjëkundi në jetën tënde dhe zgjidh ata persona dhe ato gjëra që të ndihmojnë për të arritur drejt synimeve të tua. Këtë na mëson folja “të injorosh”. Largimin nga njerëzit toksikë, nga gjërat e kota dhe përqëndrimin tek ata që na duan dhe tek gjërat që na shërbejnë për avancimin tonë. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme të injorojmë për t’u vetëpërmirësuar. Kjo është arsyeja se pse injorimi është një art që të gjithë duhet ta mësojmë… / bota.al
 

Fuqia e heshtjes dhe e injorimit​


Gjatë heshtjes mendimet vazhdojnë”
“Heshtja është flori”


Komunikimi mes njerëzve realizohet në forma të ndryshme. Heshtja dhe injorimi janë mënyra të komunikimit mes njerëzve. Këto mund të bartin mesazhe mjaft të fuqishme.


Besnik Kadriu
Psikolog klinik/Psikoterapeut


Heshtja si mënyrë komunikimi jo verbal ka funksionuar çdo herë krahas formave tjera komunikuese. Tek individ të ndryshëm ka dhënë mesazhe të ndryshme.

Meqenëse heshtja nuk përmban fjalë apo thënë ndryshe nuk ka kuptim specifik ajo mund të marrë konotacione të ndryshme varësisht nga faktorët situacional kur heshtja përdoret si mjet komunikimi, duke marrë në konsideratë edhe shumë faktor tjerë siç janë, personaliteti i individit, faktorët transkultural, religjioni etj…

Prandaj mund të themi se përmes heshtjes ne mund të bartim një apo më shumë mesazhe, si dhe mund të bartim mesazhin e mos gatishmërisë tonë për të komunikuar.

Sipas studimeve, heshtja mund t’i ofroj komunikimit ndërpersonal rreth pesë funksione:

1. Përpikëria dhe vlerësimi
2. Vlerësimi
3. Zbulimi
4. Shprehje e emocionit
5. Aktiviteti mendor

Në proceset trajtuese psikologjike dhe psikoterapeutike me pacient heshtja merr karakterin e teknikes terapeutike.

Përmes heshtjes pacientit i krijohet hapësirë për të komunikuar në forma tjera, hapësirë për menaxhimin e emocioneve në rastet kur seanca kalon nëpër situatë të rënduar emocionale, për t’i dhënë kohë për përpunimin e informatave pacientit, që shpesh mund ta kenë të nevojshme një gjë të tillë.

Gjithsesi edhe pacienti që hesht, ai në ketë mënyrë tek ne e bart një mesazh. Në situata të tilla duhet t’i marrim në konsideratë specifikat me qëllim që të mund të marrim mesazhin në mënyrë sa më të saktë, çka do të kontribuonte në mbarëvajtjen e trajtimit.

Përveç që përdoret si teknik në psikoterapi ajo mund të përdoret edhe në jetën e përditshme në raportet ndërpersonale, nëse dikush na zemëron ose na inatos, ne përmes heshtjes arrijmë të menaxhojmë reagimin jo adekuat ndaj zemërimit dhe inatit duke i dhënë kohë vetës për përpunimin kognitiv të situatës.

Ndërsa injorimi përbën një qasje komunikimi që përmban mesazhe të cilat nuk krijojnë komoditet mes palëve/personave që komunikojnë. Mesazhet injoruese mund të komunikohen në mënyrë verbale dhe jo verbale, mund të jenë të vetëdijshme apo të pa vetëdijshme.

Në sistemin e vlerave që ne jetojmë është vështirë të takosh ndonjë njeri i cili nuk ka përjetuar një qasje të tillë.

Një prej qëllimeve të para që mund ta bëjë një person të injoroj lidhet me ruajtjen e egos personale. Sepse këtë nivel komunikimi e sheh si mënyrë të përshtatshme t’i plotësuar pamjaftueshmëritë e personalitetit të tij. Injorimi kategorizohet në mesin e komunikimeve që lëndojnë.

Kurse sa i përket personit të injoruar edhe këtu kemi të gërshetuar një varg faktorësh tjerë që ndikojnë në atë se si do ta përjetoj në aspektin psikologjik personi i cili injorohet. Këtu mund të numërojmë: strukturën e personalitetit, faktorët transkulturor, rëndësinë që ka për personin fusha jetësore ku ai injorohet, marrëdhënia që palët kanë mes vete, etj…

Në proceset trajtuese psikologjike dhe psikoterapeutike injorimi gjënë aplikim në disa qasje trajtuese nga profesionistët e shëndetit mendor në veçanti në psikoterapinë e njohjes dhe sjelljes, psikoterapinë pozitive, kur bëhet fjalë për trajtimin e fobive të ndryshme, por mund të përdoret edhe në qasjet tjera gjatë punës me pacientë.

Injorimi pa përdorim të gjerë në procesin e edukativo-arsimor psh; mësimdhënësi injoron sjelljen negative të nxënësit për t’i dhënë hapësirë nxënësit që pa u gjykuar të arrij ta kuptojë vetë sjelljen e pa përshtatshme dhe kjo i mundëson të reduktojë sjelljet negative dhe të përforcojë sjelljet pozitive.

Ngjashëm mund të përdoret edhe në raportet ndërpersonale si në kolegtive, në raportet në çift etj…

Si heshtja ashtu edhe injorimi mund të kenë efekte mjaft të fuqishme në jetën e njeriut. Njëherazi nga të dyja këto mund të nxjerrim efekte pozitive nëse i aplikojmë me profesionalizëm në punën me klient dhe në jetën e përditshme. /Telegrafi/
 
U ben disa kohe qe fjalen injorim me pelqen ta zevendesoj me fjalen ,distancim.
Njeriu qe ka vlera aty ku si pelqen apo sdo te jete pjese e nje situate ,eshte mire te perdor distancimin pa ironi pa egoizem dhe aq.
Besoj qe tregon tamam vleren e ti!
 
Disa kur nuk kuptojne me fjale eshte zgjedhja me e mire dhe me sukseshme injorimi total.
Meqe me eshte dashte qe shpesh ta perdor injorimin ne forum sot lexova pak me shume ne kete drejtim. Dhe solla keto dy shkrime te kesaj natyre te mesojne edhe te injoruarit per veprat dhe gjendjen e tyre shpirterore dhe psikololgjike.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top