Influencimet Që Ndikuan Arkitekturën Islame

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Islami filloi si një lëvizje fetare në një kohë dhe vend të caktuar në histori , më vone synoi për t'u bërë një perandori dhe pastaj një forcë e madhe kulturore. Prodhimi i arkitekturës islame ka një identitet dhe stil të veçantë, te cilin sytë s’mund ta mohojnë për shkak të bukurisë projektuese të tij, elementeve unike arkitektonike dhe zbukurimeve. Arkitektura Islame është e zbukuruar me elegancë, eshte komplekse dhe vizualisht mahnitëse në çdo mënyrë. Historiani Britanik i cili u mor me studimin e historisë së Islamit mesjetar dhe Azisë shkruan:

"Krijimi i një perandorie të madhe arabe që shtrihej nga Spanja deri në Indi, në hapësinën e një shekulli të vetëm, është një prej mrekullive më të jashtëzakonshme të historisë."

Arkitektura e botës islame gjatë gjithë historisë së saj adaptoi dhe reagoi ndaj kulturave dhe traditave të ndryshme ekzistuese të objekteve pa dobësuar thelbin shpirtëror i cili ishte burimi i saj i frymëzimit. Rritja e arkitekturës islame u ndikua kryesisht nga ndërtimet e bëra në Gadishullin Arabik gjatë kohës së Profetit(a.s). Në atë kohë ishin ekzistuese veprat arkitekturore te grekëve, romakëve, bizantinëve dhe persianëve, secili me motivet e tyre. Arkitektët e hershëm muslimanë morën dhe adaptuan format e harqeve nga kultura greko-romake, përshkrimin botanik nga persët, dhe format e kupolave nga bizantinët. Përmirësimi i parë i arkitekturës islamike u bë gjatë kalifatit Rashid ( 632-661 CE), pasuar nga përpunime të mëtejshme gjatë Hilafetit Umajad (661-750 CE). Pas kësaj, rajone të ndryshme filluan të zhvillojnë tradita të ndryshme të arkitekturës, duke reflektuar sinkronizim të natyrshëm mes Islamit dhe traditave lokale.

Në botën arabe, tradita arkitektonike ngjasonte me stilet mesjetare. Periudhë e artë dhe e vecantë e arkitekturës islame erdhi nën sundimin Mamluk në Egjipt, ku rrugët e Kajros u bënë një pasqyrim dhe simbol i idealit islam. Devotshmëria e tyre u reflektua në komplekset e mëdha fetare dhe veprat e bukura të artit. Kajro u bë qendra e aktivitetit artistik dhe intelektual.Prandaj dhe Ibn Khaldun do të shkruante per të (Kajron),si "qendra e universit dhe kopsht i botës." Mamlukët shfrytëzuan efektet hapësinore ndricuese në ndërtesat e tyre. Kupolat madhështore, oborret dhe minaret që u përhapën nëpër Kajron e vjetër ishin një demonstrim i mirë. Shembuj të ngjashëm mund të gjenden në në të gjithë qytetet në Afrikën e Veriut.

cajro.jpg
Pamje ajrore e qytetit tw Kairos


Në jugperëndim, Afrikënët muslimanë adaptuan më shumë elementë të arkitekturës tradicionale së Afrikës se sa elemente arabe. Arkitektura Sahiliane fillimisht u zhvillua në dy qytete; atë të Dienné dhe Timbuktu. Xhamitë në këto dy qytete ishin të ndërtuara nga balta dhe druri. Ndërsa në pjesën lindore të Afrikës (si Somalia, Eritrea) mund të vërehen më shumë influencimet arabe. Kjo në sajë të lidhjeve të ngushta lidhjet e ngushta tregtare me Gadishullin Arabik. Kjo marredhënie ka çuar në një ndikim më të fortë arab, e cila dallohet lehtësisht tek xhamitë në Somali me përdorimin e harqeve dhe niches së arkitekturës arabe.
800px-Great_Mosque_of_Djenn_1.jpg 220px-Zayla.jpg
1. Xhamia e madhe e Djenne, Afrike 2. Rrenojat e nje xhamie ne Zeila, Somali

Në Turqi dhe në vendet ku mbizotëroi perandoria Otomane (përmendim psh, Bosnjën dhe Shqipërinë duke qenë dy kombet tradicionalisht muslimane të Evropës), ndikimi bizantin mbretëroi në mënyrë supreme. Ndikuar dhe nga stili i Shën Sofisë (origjinalisht kishë dhe më vone u kthye në xhami), xhamite e Perandorisë Osmane angazhuan të njëjtin stil me kupole(kube) të përqënsruar në qëndër të objektit, me të katër qoshet ku secila ka nga një minare të hollë. Osmanët zotëruar teknikën e ndërtimit të hapësirave të brendshme të mëdha, të cilat të krijojnë përshtypjen si të pa pesha edhe pse stukturat janë masive, duke krijuar dhe arritur në këtë mënyrë një harmoni të përsosur ndërmjet hapësirave të brendshme dhe të jashtme, si dhe ndërmjet dritës e hijes.
hagia_sophia.jpg

Më tej,në vendet e lindjes si Persia, Azerbaijxhani, dhe Azia qëndrore, shikohet një përdorim i fortë i ngjyrave të ndritshme, duke mbajtur harmonikisht motivet arabe në arkitekturën e ndërtesave. Në këto vende vërehen modelet e guximshme ku mjeshtërisht përdoren tjegullat blu e jeshile, dekorimet e pjesës së përparme të xhamive të mëdha, si dhe pikturimi i imazheve të kafshëve tëk ndërtesat laike. Arcadet u bënë një tipar standard i ndërtesave të shenjta në këto rajone, të cilat vashdojnë të ekzistojnë e të përdoren edhe sot.
800px-Bibi_Heybat_Mosque_Baku_1.jpg 800px-Friday_Mosque_in_Herat,_Afghanistan.jpg Shrine_of_Hazrat_Ali_or_The_blue_mosque.jpg
1. Xhamia Shah, ne Isfahan 2. Xhamia Herat ne Afganistan 3. Xhamia Bibi-Heybat ne Azerbaijxhan
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Influencimet Që Ndikuan Arkitekturën Islame

Në Azinë Jugore, arkitektura Islame u ndikua fort nga stilet e mëparshme hinduse. Kupolat me kulm dhe përdorimi i rëndë i mermerit, (me Taxh Mahalin që qëndron si kryevepër e arkitekturës islame indiane), ishin risi veçanërisht të dukshme të Azisë Jugore gjatë Perandorisë Mugale. Për strukturat e mëdha , gur ranor i kuq ishte materiali i preferuar i ndërtimit, Ndërsa mermeri ishte material i rezervuar vetëm për më të pasurit.
800px-Taj_Mahal,_Agra,_India_edit3.jpg
taj mahali, indi

Më pak të njohura në stilin Islamik janë xhamiat e Kinës, të cilat tentojnë tu ngjajnë më shumë tempujve budiste sesa xhamive tradicionale. Shpeshherë duke përfshirë dy stile atë arab dhe kinez në arkitekturën e faltoreve, arkitektura islamike kineze shfaq një sinkronizim ndeshës. Megjithatë, edhe kur xhamia i ngjan më shumë një faltoreje tradicionale budiste apo kineze ajo ende mban elementet delikate islamike, të tilla si mihrabi që ballafaqohet me Mekën ose kaligrafi arabe si dhe kineze.
170px-Chinese-style_minaret_of_the_Great_Mosque.jpg
Xhamia e Madhe e Xi'an,Kine


Ashtu sikurse në Kinë,edhe në Azinë Juglindore, arkitektura fetare është fuqishëm e ndikuar nga arkitektura para Islamike e rajonit. Kjo përfshin format karakteristike piramidale të tempullit të Java-s, ose stilit si tendë të “Rumah Gadang” në Sumatra, si dhe stilin elegant dhe të ngritur mbi nivelin e tokës të Tajlandës Jugore.
COLLECTIE_TROPENMUSEUM_Model_van_een_Sundanees_islamitisch_bedehuis_TMnr_H-247-7.jpg
Modeli i nje xhamie nw Jave-n Perwndimore, Indonezi

Një zhvillim interesant i arkitekturës islame ka qenë gjatë shekullit të 20-të , me një shkrirje të stilit modern e postmodern me atë tradicional. Arkitektura moderne islame kohët e fundit është sjellë në një nivel të ri me ndërtesat e ngritura si Khalifa Burj,ne Dubai, aktualisht ndërtesa më e lartë në botë. Pavarësisht nga pamja e saj moderniste, dezajni i saj është i bazuar mbi një lule shkretëtire. Shumë interpretime moderne të arkitekturës islame mund të gjenden në Dubai për shkak të bumit arkitektonik të botës arabe. Ky stil po aplikohet jo vetëm në botën arabe por gjeresisht në të gjithë rajonet ku arkitektuara zhvillohet.

images.jpg
Burj khalifa, Dubai
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top