Imazhet satelitore zbulojnë një qytet të lashtë dhe misterioz në mes të oqeanit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nan-Madol-main-island-cover-image.jpg

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Historianët dhe arkeologët kanë mbetur të “trullosur” pas zbulimit të një qyteti të largët dhe misterioz të ndërtuar në mes të oqeanit .

Interesi për këtë ishull është ndezur nga imazhet satelitore, të cilat kanë zbuluar shtrirjen e plotë të rajonit, raporton gazeta britanike “The Independent”.

Zbulimi është bërë madje edhe subjekt i një dokumentari të ri në “Science Channel”.

Nan Madol, një qytet pothuajse i pabanueshëm, gjendet në ishullin kryesor të Ponpei në Paqësor. Thuhet se ai është ndërtuar në shekullin e parë ose të dytë.

Nan Madol, që do të thotë “hapësirë” dhe ndodhet 1,600 milje larg nga Australia dhe 2,500 milje larg nga Los Anxhelos.

Theksojmë se Nan Madoli ishte kryeqyteti i popullit misterioz Saudeleur deri në vitin 1628 dhe ende konsiderohet një mrekulli inxhinierike.

Pamjet e reja të qytetit të lashtë kanë ndezur teoritë se ishulli imagjinar i Atlantis mund të jetë i vërtetë.

Avancimet teknologjike kanë bërë që arkeologët të mund të eksplorojnë plotësisht qytetin e shkatërruar të Nan Madolit dhe mrekullitë e tij strukturore.

Episodi më i fundit i dokumentarit në “ Science Channel” zbuloi mazhe të reja ajrore të qytetit, i cili ishte ndërtuar në majë të një lagune.

Ndërsa qyteti është i ndarë nga kanalet baticore dhe mbrohet nga oqeani, Nan Madol është konsideruar “Venecia e Paqësorit”.

Mark McCoy, i shkencëtari që udhëhoqi ekipin e studiuesve, shprehet se Nan Madol ishte dikur një kryeqytet, ishte selia e pushtetit politik dhe qendra e ritualeve më të rëndësishme fetare.
 
:) Eh sa kane per tu zbuluar.
Fantashkenca dekumentare shume shpejt do jete ushimi i dekumentarve real.
Eshte normale qe poshte oqeaneve te kete politizmi te zhudukura.
Toka eshte nje glob qe ka nje siperfaqe te madhe te mbuluar me uji.
Nder kohe te gjata, kjo siperfaqe uji zhvendoset cka bene te mundur permbytjen e nje pejse toke dhe leshimin nga uji te nje tjeter.
Pra eshte ceshtje rrotacioni ne toke.
Por nga lashtesia apo fillesat e jetes ne toke , ne skemi pas mundesine e arkivimit shume te jeteses njerzore.
Per te qene ne dijeni per riciklimin apo zhvillimin e saj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top