Ik o Sali dil në pension, se boll dëme ju ke shkaktuar shqiptareve”

legjenda

Tetova
Në një status në ‘Facebook’ ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha denonconte sipas tij shkatërrimin që po i bëhet ‘Sofrës së Skënderbeut’, monument kulture në fshatin Pishkash të Bashkisë së Prrenjasit.
Berisha shkruante se Bashkia e Prrenjas dhe Ministria e Mbrojtjes po e hedh në erë këtë monument kulture .

Por, për këtë rast ka reaguar kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, e cila ka argumentuar, sipas saj, gënjeshtrat që ka thënë Berisha.

Reagimi i plotë:

Dje, Sali Ram Mere, meqënëse s’ka pasë me çtë merret tjetër, në faqen e tij të facebook , është marrë me fshatin Pishkash dhe Sofrën e Skënderbeut duke shpifur se gjoja Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia po e hedhin atë në erë.

Më poshtë po jua argumentojmë pse nuk qëndrojnë shpifjet e tij.

Së pari, Pishkashi nuk ndodhet në Librazhd por në Prrenjas, ke qënë edhe kryeministër dhe nuk e di ku bie…

Së dyti, Sofra e Skënderbeut ka një sipërfaqe prej 13950 m2 dhe një diametër prej afro 1 km, dhe teknikisht është e pamundur për ta hedhur në erë gjithë atë masiv shkëmbor. Do të duheshin dhjetëra kg C4 për ta asgjesuar shkëmbin.

Bashkia Prrenjas mori një kërkesë nga 118 banorë rreth 25 familje se rrezikoheshin nga shkëputja e një masivi që ndodhet mbi kokat e tyre, i cili me levizjet tektonike të fundit ishte bërë edhe më i rrezikshëm. Menjëherë shkova vetë në vend dhe e verifikova.

Nga Sofra, ishte shkëputur një pjesë e shkëmbit, rreth 80 m3 dhe një pjesë që qëndronte në ajër dhe rezikonte të shkëputej në cdo kohë.

Unë Sali, nuk jam si ti që i hedh njerëzit në erë e s’të bëhet vonë për ta, për mua jeta e njerëzve ka vlerë mbi cdo gjë!! Ti mbetesh Sali Gërdeci, deri në grahmën tënde të fundit.

Menjëherë kërkova ndihmë nga Emergjencat Kombëtare dhe Ministria e Mbrojtjes e cila solli ekspertët dhe xhenjos dhe bënë vlerësimin e rrezikshmërisë.

Gjej rastin të falenderoj grupin e xheniereve të cilët punuan në kushte tepër të vështira, duke u lidhur me litarë në majë të shkëmbit, për të asgjesuar vetëm pjesën e shkëputur të masivit shkëmbor.

Faleminderit dhe ndjesë, që në vendin tim e në vendin tuaj ka njerëz të marrë që fshihen pas “qytetarit dixhital” e hedhin baltë e shpifje mbi cdo gjë të mirë. Falemnderit Ministrisë së Mbrojtjes për punën e tyre, Drejtorisë së Emergjencave Civile, ADZM Elbasan për mirëkuptimin dhe Emergjencave të Bashksisë Prrenjas.

Nëse kemi shmangur humbjen e qoftë edhe një njeriu të vetëm, gjithë mundi ynë ia ka vlejtur. Ata që na akuzojnë dhe shpifin kundra nesh, do t’i lëmë në marrëzinë e tyre, për ne Puna dhe Shërbimi ndaj qytetareve tanë janë kryefjala e çdo dite.

Ik o Sali dil në pension, se boll dëme ju ke shkaktuar shqiptareve, edhe kaq u mora shumë me ty, por e shkrova këtë më shumë për ata që prodhojnë dhe shesin fake neës ose rrena.

Miranda Rira

majlinda-rira-1_1495300793-3682437.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top