I ''Lumi'' Papa Gjon Pali i II

Morena

...Δʝɛя...
Te djelen me 1 Maj Papa Gjon pali (Karol Wojtyla) u be i lume.
Kjo eshte ngjarja me e shkurte e kishes katolike ne te cilen nje eshte shpallur i lume pastaj i Shejte.Ai theu shume rregulla ish papa i pare jo italian pas 455 vitesh,me nje preajrdhje polake u be papa me i dashur per te gjithe.
Kur doli per here te pare duke buzeqeshur tha nese gaboj ju me korrigjoni.
Nuk kishte ndodhur asnjehere qe nje Pape te ''ulej'' aq shume me njerezit.
Perkrahte te rinjte edhe thosh qe te jem i ri duhet te rri me te rinje.Takonte shpesh Nene Terezen te cilet vizitonin bashke te semuret.U plagos ne 1981 por buzeqeshja nuk i iku asnjehere nga fytyra dhe ai e quante mrekulli te Zojes Fatima (La Madonna di Fatima).Jeta e tij ishte e mbushur plot me dhimbje ku edhe vitet e fundit nuk mund te ecte me por kurre nuk hoqi dore nga Jezusi dhe omelia.Nje here ndersa po predikonte meshen ndihet keq edhe e marrin brenda ne dhoma.Ai pas pak del edhe duke qeshur thote.Me falni nese ju shqetesova por edhe papes i ndodhin keto gjera.Turma ne ate rast leshon thirrma duke i kenduar.Ai shkoi ne token e tij edhe u ul ne gjunj duke e puthur.Ai erdhi ne Shqiperi dhe doli mjaft i kenaqur.Ai ishte papa qe doli ne malet e ngrira qe vinte kapele edhe kendonte, qe vinte lule ne qafe edhe kercente me femi.Nje pape qe bashkoi hebrenj dhe katolik qe iku tek ''Muri i vajit'' dhe u lut.Qe iku ne nje xhami dhe u be akoma me i dashur.
Mes fjalimeve te tij eshte edhe nje qe mbahet mend si , cfare do te thote te duash?
Nje i ri e pyt , cfare do te thote te duash per ne te rinjte.E papa deshi qekete argument ta ndante me te tjeret, duke thene se ne shume here e leme veten pas dore, pas pornografise duke harruar gjerat e verteta te jetes, emocionet e verteta.Te duash si edhe per te krishteret eshte qe te jemi njerez te qarte ti them te mires mire e te keqes keq dhe te jemi ne gjendje te zgjedhim e ti ndajme gjerat.
Ai sfidi mafien e sicilise duke i thene qe te hiqnin dore nga ato qe benin e te ktheheshin te besonin ne Zotin.Hapni dyert Jezusit ose me mire hapeni me force(shkelmojini, perplasni me force).
Papa Gjon Pali i II ishte nje pape i zakonshem pa harruar asnje moment Jezusin duke dhuruar dashuri u be i Lume, dhe diten kur u be koha ishte teper e vrejtur ne mengjes kur mbaroi liturgjia doli nje diell i mrekullueshem sikur kur vdiq, nje ere qe shpalosi te gjitha fletet e Bibles duke thene se koha e tij kishte mbaruar mbi toke ku e priste lumturia e perjetshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top