▌VNSHD▐
BSNT
“Turp e skandal”. Kështu e ka konsideruar
Kreu i partisë Aleanca Demokristiane Zef Bushati ka kritikuar deklaratën e kryeopozitarit Lulzim Basha se 95 % e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 % në komuna, janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.
Deklarata e bërë në prestigjiozen austriake “Der Standard” duket se ka irrituar së tepërmi besimtarët katolikë, të cilët nuk janë pajtuar me fjalët e liderit të opozitës.
“Lulzim Basha akuzon shumë rëndë katolikët. Në një intervistë që Kryetari i PD Basha i ka dhënë gazetës Austriake, Der Standard, të ribotuar në gazetën Bota Sot, pyetjes se: “اfarë ju shqetëson juve më së tepërmi ?”, Basha i përgjigjet se, “95 % e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 % në komuna, janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.”
I pyetur se çfarë lidhjeje ka kjo me politikën, Basha është përgjigjur se: “Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut, për të shkatërruar bastionin tonë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit. Në 2016 Shqipëria u kthye në plantacion kanabisi.” Komentin le ta bëjnë të gjithë ata që do ta lexojnë. Turp e skandal”, shprehet Bushati.
“Nuk do më bënte përshtypje nëse Lulzim Basha do ti’ citonte me emra të gjithë ata që janë akuzuar për vepra kriminale. Por të etiketosh një komunitet për mua është e rëndë. Kështu do ta konsideroja të rëndë nëse do atakoheshin të gjitha komunitetet fetare. Ne komunitetet i kemi të shenjta dhe i duam të gjitha njësoj”, vijon ai.
Dita