braziljania
Anëtar i Nderuar
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Muslimanë te nderuar!
Të gjithë ne, pa dallim, dëshmojmë për universalitetin e Islamit. Ai, siç është universal, në kuptimin kohor, pra vlen gjer në amshim, po kështu, është universal edhe në kuptimin normativ, ngase përfshin tërë jetën e njeriut. Allahu thotë:
“O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi)...”. ([1])
Edhe pse jo drejtpërdrejtë , tërthorazi, duke na dëftuar urdhrin për pranimin e Islamit tërësisht e jo sipërfaqësisht, na bën me dije, disi, se kjo fe me një statut të tillë patjetër se përfshin çdo gjë, e në këtë kontekst, edhe Shëndetin, për të cilin kemi vendosur të flasim sot.
Vëllezër muslimanë!
7 prilli është Dita Ndërkombëtare e Shëndetësisë, një ditë që në mbi 190 vende të botës shënohet për çdo vit. Edhe ne sot, në përkujtim të kësaj ditë, jo pse e festojnë të tjerët porse duam ta sjellim versionin islam, si alternativë për besimtarët, do të mundohemi të bëjmë një vështrim për shëndetësinë nga aspekti islam.
Begatitë e Allahut
S’do mend se me të përmendur fjalën shëndet vëmendja përqendrohet tek begatitë e Allahut, të cilat, siç na mëson Kur’ani, janë të panumërta. Allahu thotë:
“Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje)”. ([2])
Megjithatë, si për çudi, kësaj dhuntie nuk ia di vlerën askush përveç të sëmurit, sikurse që pasurisë nuk ia di vlerën askush përveç të varfrit. Transmetohet nga Ibni Ab*basi se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Në dy begati janë të papërfillshëm shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lirë”. ([3])
Sprova në shëndet
Nga këtu, për të mos rënë në ndonjë keqkuptim tjetër, themi se edhe e kundërta e shëndetit, pra sëmundja, është një lloj dhuntie për besimtarin. Nëse je sëmurë , mos thuaj se Allahu nuk më do mua; nëse je goditur nga ndonjë bela, mos thuaj se unë qenkam fatzi, por thuaj: Kjo qenka sprovë prej Allahut, e Allahu na dhuroftë durim! Thotë Allahu:
...e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne”. ([4])
Këtë parim, qe po ua them xhematlinj të nderuar, e ka vërtetuar edh Muhammedi, alejhi’s selam. Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kujt dëshiron All-llahu t'i japë të mira, do të sprovohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit”. ([5])
Më detajisht, këtë rregull të artë, e sqaron edhe hadithi tjetër, ku Pejgamberi, alejhi’s selam thotë: “اka do që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës - me cilëndo prej këtyre, All-llahu ia shlyen mëkatet atij”. ([6])
Sprova nuk është tema jonë për sot andaj për të mos lëshuar kohën pa shfrytëzuar do të kalojmë tek:
Disa nga hapat edukativ shëndetësor të Islamit