Horoskopi Mujor.

Jetmira

V.I.P
Peshqit, parashikimi i muajit Mars 2018
Ky është muaji juaj duke e ditur se shumë prej jush kanë ditëlindjen këtë muaj dhe nga pikëpamja astrologjike ky është fundviti sepse jemi në periudhën e shenjës së fundit të horoskopit e cila shënon fundin e kalendarit astrologjik. Ato gjëra që njerëzit pretendojnë të përfundojnë apo të ndjejnë në muain Dhjetor, energjikisht ndjehen tani. Megjithatë, që të mos zgjatem shumë; ky është muaj jashtëzakonisht shumë i fuqishëm për ju. Energjia e muajit për ju në përgjithësi është shumë e ekuilibruar, ose më saktë, edhe pse ka shumë polaritete apo ekstreme, ju do tregoni aftësinë për t’i peshuar mirë gjërat, për të vepruar me mençurinë dhe pjekurinë për të cilën njiheni shumë. Ka mundësi që të bëni udhëtime, ose t’i keni bërë që në fund të Shkurtit dhe tani po jetoni një periudhë me mendjen shumë më të hapur se një muaj më parë. Marsi do ju ndihmojë që të kapërceni shumë dhimbje, edheatë të humbjes së dikujt, atë të një ndarjeje etj. Uluni pak dhe relaksohuni me veten. Këtë muaj do e keni më të lehtë që ta identifikoni veten me një grup të caktuar. Ndoshta filloni një punë të re, ose nëse pozicioni juaj ka qënë i paqartë, do fillojë të qartësohet, po nga java e tretë e muajit. Ky është një nga muajt më të rëndësishëm të 2018 për ju, në mos më i rëndësishmi apo më i fuqishmi. Pra do ndjeheni shumë rehat. Duhet të bëni një ndryshim këtë muaj, duhet t’i jepni fund diçkaje dhe ta pranoni se ka ardhur fundi i një gjëje të caktuar.. Për ata prej jush që kanë kuptuar se kanë qënë pjesë e një lidhjeje e cila ka qënë të paktën emocionalisht, abuzuese apo e mundimshme, tani do i japin fund.

Në javën e parë të muajit mund t’ju duket se përjetoni një tradhëti apo viheni në një situatë ku duhet t’i thoni vetes se duhet të zgjidhni se kë krah të mbroni por në mendjen tuaj do ketë shumë paqartësi, duke patur parasysh se dhe Neptuni ndodhet në shenjën tuaj (planet i mjegullimit të qartësisë mendore) Kjo është periudhë që në përgjithësi ka shumë paqartësi për shkak se Dielli ndodhet në shenjën tuaj dhe energjia e Peshqëve në qiell nuk është pikërisht energjia më fizike apo më e qartë e mundshme, madje përkundrazi. Gjatë kësaj periudhe duhet të përpiqeni që të pranoni atë ekspeirencë që po ju ndodh dhe të mos kërkoni për një përgjigje apo për një qartësi. Cfarë mund të bëni javën e parë? Ndoshta masazh, vrapim, meditim, të provoni të konsumoni gjëra që ju ndihmojnë të detoksifioheni apo të çliroheni prej toksinave. Pra është periudhë për të vlerësuar dhe u kënaqur me të tashmen tuaj, jo për të bërë plane sepse ka shumë mjegull tani. Mjafton edhe thjesht të dëgjoni lajme të sinqerta të nejrëzve të tjerë, kjo do ju relaksojë dhe do i qetësojë ato energjitë tuaja të paqëndrueshme gjatë kësaj periudhe. Mos prisni që të merrni përgjigje të qartë mbi një çeshtje, për shembull nëse dikush është treguar vërtetë i sinqertë me ju apo jo. Mund të mos jetë periudhë e mirë për tu marrë me hetim tani, dhe mos akuzoni shumë, mos mendoni se e kuptoni situatën dhe mund të ngrini gishtin, sepse nuk mendoj se mundeni tani. Mund të ndjeheni të tradhëtuar por edhe pse në fakt kjo nuk mund të jetë realisht situata. Pra në javën e parë, mos provoni t’i rregulloni të gjitha problemet tuaja menjëherë.

Në javën e dytë të muajit do doni që të hetoni, prap dëshira për të gërmuar dhe për të zbuluar të vërtetën është shumë e madhe. Ka mundësi që dikush të përfitojë prej jush, të thithë shumë energji dhe të ndjeni shumë paqartësi. Univesi j’ua bën këtë që ta kuptoni ose të mësoni se nuk duhet të lodheni aq shumë që të zbuloni gjëra, që të shikoni përtej asaj që dikush ju shpreh. Ndoshta njerëzit nuk kanë aq shumë qëllime të fshehura. Nga ana shpirtërore do rriteni shumë, intuita juaj do jetë maksimalisht e zhvilluar dhe ka mundësi që në këtë periudhë t’ju hapet një derë e re në mendjen tuaj apo në botëkuptimin tuaj, por mos harroni se ky është vetëm fillimi, nuk është se bëheni mjeshtër.

Në javën e tretë të muajit mund të doni të zmbrapseni, mund të ndjeheni të bllokuar. ثshtë periudha kur ndodh ekuinoksi i pranverës dhe fillon periudha e Dashit, që për ju është shumë energji e mirë financiare, ndërsa nga ana e brendshme është perudhë shumë e rëndësishme që të dalloni njerëzit që po abuzojnë me energjinë tuaj dhe që marrin shumë më shumë seç ju japin. Mos qëndroni pranë njerëzve që ju thithin energjinë por rrini pranë njerëzve që janë më të ngjashëm me ju. Mos u izoloni shumë javën e tretë të muajit, se tendenca e kësaj jave kështu duket të jetë për ju, por mos harroni që kur zmbrapsemi pak nga bota, këtë duhet ta bëjmë me një qëllim, që të kuptojmë më shumë, veten dhe të tjerët.

Në javën e katërt të muajit ka prap energji të tipit reflektues apo pushues. Mos vozisni kundër rrymës Vlerësojeni veten dhe pëlqejeni veten tuaj. Sigurisht që keni bërë gabime (ndaj vetes gjithashtu) në të shkuarën, por kjo është një periudhë për ta hapur mendjen. Siç është ajo shprehja që në anglisht e njohim të gjithë, që Gjërat që ndodhin në Las Vegas, mbeten në Las Vegas, edhe për ju, Gjërat që ndodhin në muajin Mars, lërini në muajin Mars. Asnjeri nuk ju kupton më mirë se vetja, kështu që kaloni pak kohë vetëm. Nëse nuk ju pëlqen marrëdhënia juaj me dikë të së shkuarës apo të së ardhmes, vijini një tjetër emër apo përkufizim asaj lidhjeje dhe distancohuni. Ndiqni intuitën tuaj. Përgatituni që gjërat që merrni në muajin Mars, t’i përdorni si bazë për një realitet të ri, shumë më të pëlqyeshëm për veten. Qiell të mbarë!
 
Ujori, parashikimi i muajit Mars 2018
Energjia e këtij muaji për ju është shumë impresionuese. Në përgjithësi këtë muaj shenjat kanë përfundime apo fillime shumë të mëdha dhe të rëndësishme, por ju veçanërisht keni shumë lëvizje të fuqishme. Ju është dashur të mësoni gjatë këtyre muajve të fundit se si të merrni frymë, se si keni kaluar apo përjetuar ekstremitete emocionesh. Ky ëhstë muaj shumë i fortë dhe muaj përfundimesh apo konkluzionesh, por jo tamam periudhë e mirë për të planifikuar, të paktën jo deri në javën e tretë të muajit. Ne vetëm tani po dalim nga cikli i ngjarjeve qëkanë nisur me 2017, sepse astrologjikisht Marsi është fundvit, jo Dhjetor. Nga dita kur fillon shenja e Dashit, shenja e paë, fillon viti i rid he tani jemi ende në fundvit. ثshtë normale që të mos ndjeni shumë energji tani, që të mos ju duket se po funksiononi në më të mirën tuaj. Në përgjithësi Ujori e ndjen këtë periudhën e fund Shkurtit – fillim Marsit çdo vit si të lodhshëm. Kjo është një energji që ju shtyn që të lini pas ose të hiqni dorë prej peshave të rënda, prej gjërave që s’i keni menduar mirë. Ndonjëherë mund të mbahen dy kunguj nën një sqetull, por jo për shumë gjatë. Qershori dhe Korriku do jenë muaj shumë të fortë dhe pozitiv për ju dhe tani duhet që të mbillni farat për të korrur në atë periudhë. Pa dyshim që këtë muaj diçka do përfundohet njëherë e mirë, do mbyllni një kapitull të tërë dhe kjo gjë është rrjedhojë e një ndryshimi të mentalitetit dhe të filozofisë brenda jush.

Java e parë e muajit është java më zbavitëse për ju. Përveç kësaj, dikush mund t’ju kthejë kurrizin ose të jeni ju ai që i kthen kurrizin dikujt, dhe mund të jetë një partner i mundshëm romantik ose një person i një lloj tjetër marrëdhënieje. Një gjë që është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për ju, nuk është njësoj për këtë personin tjetër. Ai person mund të përpiqet ose të jetë përpjekur që të manipulojë mendimin tuaj, por ju i keni kthyer ose do i ktheni shpinën. Këtë muaj mund të ndryshoni shumë realitetin në kokën tuaj, mënyrën se si gjykoni dhe se si i perceptoni gjërat, sidomos në lidhje me të tjerët, njerëzit që nuk kanë qënë emocionalisht të disponueshëm apo të hapur për ju. Ky person mund të mos dallojë vlerat tuaja dhe në përgjithësi kësaj jave, do i ktheni kurrizin njerëzve që nuk dallojnë vlerat tuaja, gjë që është shumë e mirë por e dhimbshme si proçes.

Në javën e dytë të muajit mund të hiqni dorë më në fund prej ndjesisë se keni ngecur diku, mund të çliroheni prej një kafazi ku e keni futur vetë veten ose një kafaz në të cilin iu ka futur një person narcist, një njeri që sheh vetëm veten dhe ju përdor dhe ju gjykon si objekt. Dmth, për të mos iu futur shumë thellë, (nëse doni unë kam disa artikuj mbi narcizmin dhe shpresoj të gjej kohën t’i shtoj) po ideja është që do luftoni një njeri shumë egoist dhe do dilni nga litarët me të cilët ju ka lidhur.

Në javën e tretë të muajit mund të ndjeni frikën se mos do humbisni diçka nëse largoheni prej këtij personit, se mos nuk do ndjeni më ngrohtësi dhe dritë. Në fakt duhet të filloni nga e para dhe të tregoheni kurajozë. Bëjeni për veten dhe për të tjerët. Ne (bota) duam njerëz të fortë si ju, njerëz që besojnë në vetvete dhe i mësojnë dhe të tjerët se si t’ia dalin duke mos dëgjuar zërat e këqinj në kokë por duke patur parasysh shpresën për dritën në fund të tunelit. Duke u shkëputur pak nga të tjerët mund të dalloni atë se cili është qëllimi juaj i cili është gjithashtu ajo që ju përmbush më shumë. Njerëzit ndjehen të përmbushur vetëm atëhere kur kanë guximin për të ndjekur qëllimin e vërtetë që kanë, dëshirën e vërtetë të zemrës, dhe jepjani vetes këtë mundësi. Për disa njerëz është shumë e natyrshme, por dhe ata kanë sfidat e veta, disa të tjerë duhet të kalojnë në një periudhë zmbrapsjeje dhe pastaj të nisen, si shigjeta që duhet të tërhiqet njëherë mbrapa pa të niset. Lidhjet tuaja me të tjerët do jenë më të ngrohta kur ftohen njëherë, dhe ju riktheheni tek vetja, ndizni zjarrin brenda vetes suaj dhe pastaj ngroheni në zjarrin që ndjeni me dikë tjetër, përndryshe është si djegia e duarve nga i ftohti i acartë… apo jo?

Në javën e katërt të muajit keni mundësi për të njohur dikë të ri, një njeri që vërtetë mund të bëjë një ndryshim në jetën tuaj, ndërsa ta që janë në çift, mund të rikthejnë zjarrin, ekuilibrin dhe paqen në lidhje pas një momenti të ftohtë. Mund të takoni njerëz shumë të evoluar dhe që mund të kenë zjarr ose ujë në hartat e tyre dhe që janë shumë në kontroll të jetës së tyre. Mund të mësoni shumë prej këtyre njerëzve, kështu që mbajeni mendjen të hapur. Këtë periudhë duhet të pranoni vlerat e traditës por dhe të pranoni qasjet e reja dhe praktike mbi shumë gjëra. Për dikë tjetër mund të mos jeni aq të komplikuar saç e bëni apo e ndjeni veten, por energjikisht jeni më i komplikuari sepse jeni ju ata që drejtohen nga dy energji shumë të kundërta në astrologji, nga njëri planet që përfaqëson traditën, dhe nga tjetri që përfaqëson inovacionet dhe rebelimet.

Ky është muaj për të shfryrë helmet mendore dhe fizike ndoshta gjithashtu dhe në fund të muajit do ndjeheni shumë më të shëndetshëm. Kujdes me dietën. Qiell të mbarë!
 
Bricjapi, parashikimi i muajit Mars 2018
Jeni shenjë shumë e fortë, shumë e përmbajtur por duke e ditur se keni Saturnin në shenjën tuaj këtë periudhë, unë në fakt do doja ta lija shenjën tuaj për të fundit sepse keni shumë peshë mbi krye. Duhet të merrni frymë thellë dhe të lehtësoheni pak mendërisht. Ardhja e Saturnit në shenjën tuaj është periudhë e vështirë sepse një gabim i vogël, mund t’ju kushtojë shumë. E di që keni shumë presion mbi krye dhe ju duket sikur shumë gjëra janë të paarritshme tani, dhe kjo frikë është e rënde dhe ju detyron që të rrini në vend, të mos hidhni asnjë hap, t’ju duket se nuk e kapërceni dot një pengesë të caktuar. Ka shumë prej jush që e kanë kapërcyer këtë moment (falë Zotit) por shumë prej jush ende ndodhen në një moment të lodhshëm, traumatik dhe ekstremisht të rëndë. Saturni do t’ju mësojë që është vërtetë e vështirë t’i kapërceni disa pengesa të caktuara, por nëse besoni në forcat tuaja, e mësoni dhe formulën e suksesit të cilën në fakt nuk ta jep njeri, sepse nëse e kaloni këtë pengesë, në të gjitha situatat e tjera do e dini në mënyrë të natyrshme se çfarë të bëni. Ndoshta deri në 20% prej jush e ka kapërcyer këtë situatë, por pjesa tjetër nuk ndjehet ende gati për të shijuar një lloj stabiliteti apo suksesi financiar që shumë shenja të tjera kanë provuar ose janë duke provuar, por gjithsesi keni mundësi për të shfrytëzuar bonuse, shitje më të mëdha, dhurata të cilat mund t’ju japin diçka. Mund t’ju duket se dikush po ju kufizon në aftësinë apo në hapsëirën për të shprehur aftësitë tuaja krijuese ose ju jep premtime që nuk i mban dot, ose jeni ju ai që jep premtime që nuk i mban dot. Në të gjitha shenjat dua të përmend faktin që jemi në një fundviti astrologjik, dhe është ajo periduhë që njerëzit mendojnë se energjikisht ndodh në Dhjetor, por në fakt është kjo periudha kur ne ndjehemi shumë të lodhur nëfund të këtij viti, përpara se të fillojë viti i ri me fillimin e periudhës së Dashit më datë 20 Mars. Duhet të bëheni më të ndërgjegjshëm mbi atë që duhet të lini pas në jetën tuaj dhe atë që duhet të përqafoni. Ky ndryshim energjie ndodh çdo vit dhe çdo vit duhet të përgatitemi për ca sakrifica në mënyrë që të fillojmë të korrim gjërat që duam nga viti i ri astrologjik.

Në javën e parë të muajit, ndjeheni shumë të shpenzuar, shumë të konsumuar, sikur njerëzit ju kanë shtrydhur nga njëmijë drejtime të ndryshme. Doni që të fitoni kontrollin mbi këtë lloj situate dhe fitimi i këtij kontrolli do jetë si një lidhje mes jush dhe një energjie hyjnore apo ndoshta ju mund të njihni atë energji të pakufijshme brenda vetes, të prekni një pikë nga ai oqean që nuk njihni bremda vetes dhe të shijoni pak më shumë jetën tuaj. Juve ju pëlqejnë sfidat sepse jeni ai cjapi i maleve që do të kapërcejë sa më shumë sfida dhe të arrijë në majën më të lartë. Nëse shikoni një rrugë të thjeshtë apo pa shumë pengesa, ju jep përshtypjen se kjo rrugë nuk do ju çojë drejt majës më të lartë, kështu që zgjidhni rrugën e vështirë me ndërgjegje të plotë sepse doni fitoren më të madhe. Nëse ndjeheni se keni arritur në një pozicon shumë të mirë, lëshojeni veten pak dhe shijojeni atë që keni arritur por me kujdes se mos harroni të shtrini këmbët sa keni jorganin.

Në javën e dytë të muajit duhet të pyesni pak veten se kush është qëllimi juaj kryesor, çfarë doni të bëni, çfarë keni me dëshirë…? Për ju përgjigjia duhet të gjendet tek krijimi i iqëndrueshmërisë dhe i një gjendjeje të ekuilibruar. Për ata prej jush që janë të përfshirë me artin në mënyrë profesionale, kjo energji do jetë shumë e mirë për ju që të prodhoni ose ata që merren me programimin apo informatikën, mund të krijojnë aplikacione, ose mund të them se ideja e kësaj jave është që në fusha të ndryshme ku shumë prej jush janë të përfshirë, do jeni shumë krijues. Mund të planifikoni një qëllim ose ta keni më të qartë atë se çfarë duhet të bëni tani për ta kënaqur veten më vonë.

Në javën e tretë të muajit do zgjoheni nga një gjum emocional. Do dalloni atë se çfarë ju ka lënë në gjumë dhe në pritje për kaq kohë. Gjërat që në fakt ju janë dukur si diçka ndryshe nga ajo që vërtetë janë, do i dalloni tani. Edhe pse përballja me të vërtetën duket pak e ashpër për këdo, në fund të ditës mbetet një bekim. Në sytë e të tjerëve ju ia dilni shumë kollaj që të keni sukses dhe mund të duan t’u kërkojnë ndihmë por kjo nuk do jetë periudhë e mirë për t’i shërbyer të tjerëve sepse mund të jenë njerëz që ndjehen sikur ia keni për borxh shërbimin tuaj.

Në javën e katërt të muajit mund të krijoni kontakte të reja, mund të jenë njerëz që i përkasin shenjave të ujit ose të tokës. Do përfshiheni në grupe të reja miqësore dhe mund të jenë ose meshkuj këta që takoni, ose femra me një energji apo sjellje mashkullore. Duhet të përpiqeni që ta shprehni pasionin tuaj në mënyrë që të gjeni vendin e dëshiruar.

Në përgjithësi këtë muaj përpiquni që të mos e lidhni veten pas mendimeve të errëta apo pas mendimeve shkurajuese. Në muajin Mars do mësoni të reja, të vërteta kështu që është muaj shumë i rëndësishëm. Duke qënë se jemi nën energjinë e Peshqëve dhe është pak energji e hutuar dhe e mjegulluar për ne njerëzit që jetojmë në një botë fizike, nuk mund të zgjatem shumë tek parashikimi i muajit, por mos harroni të luani prej vendit. Qiell të mbarë
 
Shigjetari, parashikimi i muajit Mars 2018
Pavarësisht se ky është muaji i Peshqëve, dhe ka një energji apo një tym mjegullues në mendjen e të gjithëve, përfshirë dhe ju sigurisht, është e pamundur të mos entuzismohem për muajin tuaj sepse është i mbushur me vendosmëri, gëzim, arritje. Ka shumë shkëlqim dhe fat ky muaj për ju. Energjia transformuese mbi ju është shumë e bukur megjithëse është pak e pasigurt dhe pak e zmbrpasur gjithashtu. Ndoshta nuk ndjeheni se keni shumë kontroll apo menaxhim të kohës (se kontroll nuk ka njeri) dhe ju duket se koha po ikën shumë shumë shpejt ndërkohë që doni të zbuloni se pse jeni ende aty ku jeni, pse po bëni ende atë gjë që po bëni. Ky muaj është shumë i rëndësishëm dhe mendoj se do hidhni një bazë konkrete mbi një plan konkret. Edhe pse nuk janë këto eksperiencat që doni të jetoni, mund të përfshiheni në disa situata apo ngjarje që s’janë shumë të këndshme. Ndoshta kjo do ju shtyjë që të distancoheni prej mjedisit ku jeni tani. Këtë po e them në përgjithësi dhe nëse si gjithmonë, duket pak e shpërqëndruar, do e sqaroj në parashikimin e javë pas jave siç kam bërë me shenjat e tjera, por që për një arsye a një tjetër, muajin e shkuar me ju bëra një përjashtim. Pavarësisht se jeni Shigjetari, këtë muaj silleni më shumë si një Peshore që përpiqet të mbledhë mendjen se ç’të bëjë… a duhet të investoni energjinë tuaj tek mirënjohja për gjërat që keni apo duhet të vrisni mendjen se pse keni disa vështirësi të caktuara që sikur mezi po ju lejnë të ngrini kokën lart. Duhet të merrni një vendim të rëndësishëm që lidhet me udhëtimin, me dashurinë, me karrierën, pra mund të ketë të bëjë me të gjitha. Mund të keni shumë mundësi të ndryshme prej të cilave mund të zgjedhni dhe është shumë e rëndësishme për ju që të jeni përpjekur më parë në mënyrë që tani, ndoshta çdo mundësi është e mirë dhe nuk humbisni shumë. Ndoshta krahasimisht njëra mundësi është më e bukur se tjetra, por gjithsesi nuk jeni keq. Shumë prej jush janë shumë të bekuar dhe ose shumë të pafavorizuar. Gjithsesi keni shumë shumë punë për të bërë pavarësiosht se emocionalisht gjërat do lehtësohen. Mund t’ju duket se duhet të bëni një sakrifizë por kjo sakrificë do ju shpërblehet shumë. Nuk duhet të tregoheni shumë të komplikuar dhe as le të themim, shumë të thellë… më shumë rëndësi për ju tani ka që të shfrytëzoni atë që ju jepet dhe të tregoheni praktikë.

Në javën e parë të muajit mund të jeni duke planifikuar një udhëtim të jashtëzakonshëm. Në dy javën e para në fakt nuk është el ehtë që të planifikoni por është si një lloj periudhe e tillë kur sëmuresh nga gripi dhe e di që do përfundojë, dhe thjesht pret që një gjë e tillë të ndodhë. Mund të investoni në garderobën tuaj, në paraqitjen tuaj dhe kjo mund të jetë më e lehtë se zakonisht sepse do shpërbleheni. Ndoshta mund t’ju duket se nuk jeni shumë në kontroll të jetës suaj dhe sikur nuk keni aftësinë për të marrë vendimet që të ndryshojnë rrugën e jetës suaj por thjesht është çeshtje kohe.

Në javën e dytë të muajit mund të zbaviteni shumë, dhe për shumë prej jush kjo javë do jetë shumë e rëndësishme dhe mund të merrni lajme apo të merrni vendime që ndikojnë thellësisht në të ardhmen tuaj të afërt dhe të largët. Merrni pak kohë për të kuptuar se cilat marrëdhënie janë të duhurat për ju, çfarë duhet të përfundojë. Ndoshta një lloj mënyre e juaj e të të menduarit ju ka bërë më shumë keq se mirë. Mund ta dalloni këtë gjë më në fund, dhe të ndryshoni mënyrën e të menduarit. Do ndjeheni shumë më të fortë se njerëzit që ju kanë kthyer shpinën. Ndoshta kjo do jetë java kur do e ndjeni vërtetë largimin e peshës së Saturnit mbi shenjën tuaj. ata prej jush që kanë ndryshuar ambjentin përreth, po ia dalin shumë mirë duke eksploruar dhe njohur mjedise të reja.

Në javën e tretë të muajit përpiquni që ta rrethoni veten me miq dhe krijoni miqësi të reja. Mund të njihni dikë që ia vlen dhe jepini vetes një mundësi. E di që ju dhe shenjat e tjera të zjarrit, jeni shenjat që janë traumatizuar pak romantikisht gjatë muajve të fundit, që prej ngjarjeve të rëndësishme astrologjike të 2017, dhe ndoshta ky proçes nuk mbyllet tani, por të paktën po avanconi.

Në javën e katërt të muajit ka mundësi që ai njeriu i cili nuk ju ka bërë të ndjeheni mirë, ose do largohet brenda javës së katërt të muajit dhe do e ballafaqoni ose me të, ose me veten tuaj atë pjesë të personalitetit të këtij personi e cila ju ka lënduar dhe të fitoni fuqi mbi idenë apo imazhin që keni në kokë mbi këtë individ (i cili mund të mos jetë domosdoshmërisht apo vetëm njeri me të cilin keni patur një marrëdhënie romantike) dhe të arrini në një cikël të ri në të cilin nuk ndjeni nevojën për drama dhe konfuzion në mënyrë që të rrini pranë dikujt, sepse do keni më pak konfuzion me veten tuaj. Shumë lidhje tuajat do ndryshojnë. Beqarët do kenë shumë mundësi, shumë ftesa prej të cilave mund të përfitoni. Ata prej jush që janë në çift, përpiquni që të kuptoni anët e ndryshme të një marrëdhënieje. Mund të fitoni shumë nëse i kategorizioni marrëdhëniet dhe të sakrifikoni atë që nuk ju shërben më në rrugëtimin tuaj (shpirtëror) për një nivel të ri, për një “Shigjetar” të ri. ثshtë muaj përfundimesh në fakt. Mund edhe të dëgjoni lajme për largimin e dikujt. Mund edhe të jeni ju ai që vendos që të largohet.

Në këtë moment më erdhi një mesazh nga një person aziatik i cili më uroi për Vitin e ri 2018, sepse ata vërtetë që lëvizin me vitin e ri ashtu siç duhet. Pra mos harroni, është një fundviti dhe është normale që bëheni pak më të paduruar dhe ju duket sikur gjërat duhet të ndodhin shpejt. Mos e lini ankthin t’ju drejtojë po as entuziasmin e madh. Mos i sforconi gjërat se mund t’ju dalin fare prej duarsh dhe të humbsini një mundësi. Mësoni të merrni frymë, të uleni poshtë një peme dhe të shijoni momentin, të shijoni zemrën që ju rreh pa pushuar asnjë moment. Hiqni dorë prej atyre gjërave që gjithsesi do ju largohen këtë muaj, bëni paqe me këtë gjë. Qiell të mbarë.
 
Akrepi, parashikimi i muajit Mars 2018
Gjëja më e rëndësishme tani është të merrni pak frymë, t’i jepni vetes pak kohë dhe të kuptoni se gjërat nuk ndalojnë këtu. Ky nuk është fundi, jemi në një udhëtim që nuk ka ndonjëherë destinacion, si bota që rrotullohet dhe që nuk ndalon në asnjë vend. Në fakt tani mund të jeni shumë të shpërndarë por gjithashtu edhe keni zënë vend, një vend më të rehatshëm siç s’e keni zënë kurrë më parë. Kjo është një periudhë tranzicioni për ju dhe gjithashtu shumë e ngarkuar. Kjo periudhë për ju më duket si një periudhë kur përgatiteni për një nisje, për një mënyrë të re se si ia prezantoni veten botës, dhe kjo përgatitje ju kërkon shumë energji, ju konsumon shumë. Ka shumë gjëra përreth. Energjia juaj më duket shumë e shpërndarë por dhe shumë inteligjente. Marsi është një muaj shumë i mirë për ta njohur dhe kuptuar më mirë veten tuaj. Mirë është që të pushoni sa më shumë, ose më saktë, pas pune, duhet të pushoni. ثshtë pak e vështirë që t’ju jap vetëm një këshillë të vetme të përgjithshme sepse energjia juaj këtë periudhë është vërtetë e tejngarkuar. Në javën e tretë të muajit ndodh ekuinoksi pranverës, fillimi i vitit të ri astrologjik dhe fillon sërisht periudha e Dashit, pra ndërrohen gjakrat siç themi ne, dhe fillojmë nga e para. Në përgjithësi këtë muaj energjia shtë e tillë që ju shtyn që të pushoni pas një periudhe të stuhishme, pas një periudhe shumë të lodhshme. Do gjeni shumë fuqi brenda vetes këtë muaj, do jeni shumë produktivë edhe në një periudhë kur të tjerët janë më pasivë, më pa energji. Gjatë kësaj periudhe duhet të përpiqeni që të jeni shumë më strategjikë me programin tuaj. Duhet të zëvendësoni orët e punës ose ato orë të ditës që nuk i vini në funksion të vërtetë të vetes, në mundësi për të reflektuar mbi se ku doni ta shikoni veten pas një viti, çfarë doni të fitoni pas një viti. Energjia e këtij muaji është e tillë që ju jep shumë shumë punë mbi krye dhe prej këtij fakti muaji kalon shumë shpejt dhe ato qëllimet për të ardhmen, veniten ose lihen pas. Mund të mësoni ta shikoni jetën ndryshe dhe të shijoni një liri të re mendimi, një liri e cila ju jep mundësinë të bëni atë që vërtetë doni, të ndërtoni një strukturë në funksion të realizimit të qëllimeve tuaja të së ardhmes. Pavarësisht se energjia e muajit është shumë praktike, është shumë e rëndësishme që të qartësoni me veten se çfarë doni në planin afatgjatë. Mund të bini ndonjëherë pre e asaj sjelljeje që kritikon të tjerët kur nuk ndjeheni vetë mirë me veten, por në fakt po flisni ose po mendoni për situatën tuaj ose për një frikë të mundshme tuajën për veten. Kjo është një pikë e dobët e muajit, sepse Marsi thekson atë tendencën tuaj për të theksuar pikat e dobëta të të tjerëve, për të mos thënë dështimet sepse në fakt dështimet janë shumë objektive. Këtë muaj doni t’i vërtetoni diçka vetes dhe është shumë e rëndësishme që të mos ngacmoni atë që keni ndërtuar duke sabotuar suksesin tuaj. nga muaji Gusht dhe Shtator, gjërat do jenë më të qëndrueshme dhe do jeni më të qartëm, ndërsa tani merrni vetëm një grimcë qartësie e cila nuk mjafton që të ndjeheni vërtetë rehat me veten apo me mjedisin që keni përreth. Nëse një vendim i caktuar nuk mbrohet nga buxheti apo nga prakticiteti, lëreni pas, bëni një zgjedhje tjetër. Nuk mund ta sforconi daljen nga situata juaj duke bërë sikur nuk jeni në atë situatë, të paktën jo në këtë moment. veproni në mënyrë origjinale tuajën. Energjia juaj është shumë kontradiktore, shumë bardhë e zi, dhe duhet të gjeni qëllimin brenda vetes suaj sepse këtë muaj mund ta gjeni. Ky është muaj shumë i mirë për të bërë gjëra spontane, për të udhëtuar ose në përgjithësi, qëndroni pranë zonave me ujë sepse ju bëjnë mirë, ju japin qetësi.
qetësi.

Në javën e parë të muajit ka mundësi që të finalizoni një fund por dhe të filloni një fillim të ri. Muajin e shkuar ka patur shumë përfundime për ju, shumë kapitur mund të jenë mbyllur përfundimisht dhe ndoshta brenda javës së parë do vendosni të merrni hapin e parë jashtë kësaj zone. Ka mundësi për një lidhje të re romantike por përveç kësaj duhet të gjeni një lidhje më të fortë me veten. mbi njerëzit që presin gjëra për ju, ka mundësi që dikush të ketë pritshmëri jorealiste nga ju dhe nëse edhe ju e ndjeni këtë gjë, mos bëni kompromis dhe thjesht ndani prioritetet tuaja. Mos bëni kompromise me veten, sidomos me vlerat tuaja. Nëse nuk ju pëlqen puna që bëni, ndërkohë që nuk do e përballonit dot që të mos rrini pa atë punë, java e parë e muajit është pak luftë me mendjen, po dhe përveç punës, ka dhe fusha të tjera që ju mundojnë. mos pranoni që të bëni përgjithmonë një gjë që nuk e keni me qejf. Mund t’ju kushtojë më shumë të bëni atë gjë që nuk doni.

Në javën e dytë të muajit energjia e karrierës suaj është jo shumë pranë zemrës suaj. Mund të ndjeni nevojën për tu treguar më të pavarur gjë që edhe pse mund t’ia keni vërtetuar të tjerëve, ndjeni se keni ende punë për t’ia vërtetuar vetes. java e dytë e muajit është periudhë e mirë për të planifikuar diçka të vogël, një gjë të vogël por që ju entuziasmon.

Në javën e tretë të muajit duket se gjërat do ju qartësohen shumë. Jo vetëm që do shikoni çdo gjë që fshihet poshtë krevatit por edhe do dalloni se çfarë ndjeni thellë brenda vetes. ose se çfarë pushteti keni vërtetë mbi një situatë apo mbi një person të caktuar. Ndoshta jeni jeni marrë për shumë kohë me një person që është shumë narcist ose tepër egoist dhe pas kaq kohësh, mund t’ju duket e vështirë dhe ndoshta dobësi që të duroni “thjesht” vetminë apo të qëndruarin më vete. Ndoshta vetë identiteti juaj është në një ndryshim dhe kjo është gjithmonë periudhë e frikshme por në fund të fundit, është e bukur, për aq kohë sa ndiqni dëshirën e zemrës suaj. Jeni më të fuqishëm seç mendoni dhe ndoshta pikërisht të kuptoni dhe të njihni veten është ajo çka ju frikëson.

Në javën e fundit të këtij muaji me 31 ditë, do merrni një vendim shumë të rëndësishëm. Do ju duket se do merrni një vendim lumturie ose trishtimi, jetë a vdekje për qëndrueshmërinë tuaj mendore dhe emocionale. Java e fundit e muajit është periudhë për tu arratisur pak nga bota por mos u zhytni tepër thellë, mos jetoni vetëm në botën tuaj sepse nuk jeni vetëm ju njerëzit tek të cilët mund të mbështeteni. Duhet të gjeni vijën e mesme sepse ky muaj do ju bëjë shumë të fortë. ثshtë muaj i mirë për të ndryshuar dietën, për tu pastruar, sidomos në pjesën e parë të muajit në mënyrë që fundi i muajit t’ju gjejë, përveç se të fortë, edhe të shëndetshëm, sepse fillon viti i ri astrologjik apo energjik. Qiell të mbarë.
 
Peshorja, parashikimi i muajit Mars 2018
Ky nuk është muaj shumë i lehtë për ju. Marsi për Peshoren duket se është një muaj ku shëroheni, ku mësoni të ngirheni sërisht në këmbë. Keni disa kohë që merreni me përfundime, funde, dhe ndoshta kjo periudhë është periudhë për tu shëruar dhe për të vazhduar më tej me eksperiencën tuaj. Do ballafaqoheni me mangësinë tuaj për të marrë vendime të ftohta apo të vendosura, dhe nëse jeni përzierë në eksperienca të paqëndrueshme, këto cikle do doni t’i mbyllni. Shumë prej jush mund të transferohen, ose mund të ndjeni se doni ta bëni këtë gjë por ka diçka brenda jush që ju ndalon apo ju zmbraps. Nëse ndjeheni shumë të lodhur apo shumë të rraskapitur, ndoshta në këtë moment duhet të fokusoheni më shumë tek ana shpirtërore e vetes suaj dhe ta kërkoni forcën tuaj atym dhe në fakt nuk është zgjedhje por është e vetmja mundësi që keni. Pranë vetes në këtë periudhë keni një energji shumë të mirë mbi supe, një energji kuruese e cila ju lehtëson nga vështirësitë e shkuara. Edhe pse gjërat nuk vijnë në një konkluzion tani, këtë muaj do ndërtoni një bazë të mirë për atë që vjen.

Në javën e parë të muajit mendja juaj e mprehtë përzihet me një energji shpirtërore dhe duhet të lini pas gjëra që ju mjegullojnë gjykimin. Nëse ju pëlqen pija ose diçka tjetër që ju mjegullon gjykimin, javën e parë duhet t’i jepni vetes mundësinë për të hequr dorë ose për të qartësuar mendjen. Jo vetëm varësi ndaj substancave por edhe ndaj një njeriu të caktuar ose diçka tjetër të ngjashme, jeni të favorizuar që ta lini pas, që të gjeni ndihmën dhe forcën për tu kthjelluar.

Në javën e dytë të muajit duhet të përpiqeni që të mos luftoni kundër rrymës. Duhet të tregoheni të guximshëm dhe t’i jepni vetes mundësinë për të bërë një plan të ri për veten, për të lëvizur, për të ndryshuar punë. Gjithashtu java e dytë e javës mund të fejoheni, mund t’ju propozojnë për tu lidhur ose nëse ky nuk është rasti, nëse shumë prej jush nuk i ka ardhur momenti për këtë gjë, mund të “martoheni” me karrierën, pasionin ose me punën tuaj. Lejojini vetes luksin për të bërë atë që doni.

Në javën e tretë të muajit, është periudha kur ndjeheni pak të çorientuar dhe jo shumë të favorizuar nga fati, po pak a shumë shumë njerëz do ndjehen kështu sepse do jetë periudha e ekuinoksit të pranverës, periudhë kur fillon viti i ri astrologjik me ardhjen e Diellit në shenjën e Dashit, të shenjës së parë të horoskopit dhe është periudhë konfuzuese për shumë njerëz. Nëse nuk dallon asgjë në fund të tunelit për momentin, kini parasysh se është thjesht e përkohshme.

Në javën e katërt të muajit, ndoshta njerëz të së shkuarës duan që t’ju afrohen dhe të rikthehen tek ju. Mund të mos e kuptoni mirë se pse ndjeni një dhimbje të caktuar por në fakt kjo dhimbje do marrë një kuptim shumë shpejt kështu që mose zgjasni. Zgjidhni të mos ndjeni dhimbje sepse në fakt, emocionet tona i zgjedhim vetë, thjesht ndonjëherë duket e pamundur për shkak të peshës që ndjejmë. Ky është një muaj kur do ndërtoni një realitet të ri për veten, dhe ky realitet është më shumë në botën apo në kokën tuaj, edhe nëse nga jashtë për njerëzit ju dukeni njësoj. Shijojeni këtë proçes. Qiell të mbarë.
 
Virgjëresha, parashikimi i muajit Mars 2018
Ndoshta ndjeni se keni hequr dorë nga shumë gjëra dhe nuk doni të sakrifikoni më. Ndoshta ju duket se keni humbur një pjesë të vetes suaj dhe ndjeheni të tradhëtuar prej diçkaje dhe edhe pse shumë prej jush kanë një mundësi shumë të mirë përpara, ndjeni se kjo e mirë nuk justifikon mjaftueshëm të gjitha sakrificat tuaja. Cilat kanë qënë sakrificat tuaja më të mëdha dhe me çfarë e përfaqëosni veten? Duhet të gjeni pak se pse nuk e keni ndjerë veten të aftë për të realizuar qëllimet tuaja.

Në javën e parë të muajit do transformoni shumë mënyrën se si luftoni me konfliktet tuaja të brendshme. Jeni shumë kritikues të vetvetes dhe një pjesë e arsyes së mungesës së paqes që keni me veten tuaj, është mungesa e ballafaqimit tuaj me disa njerëz të caktuar. Ndoshta vrisni mendjen se si do zhvillohej biseda, se si do ecte lidhja apo marrëdhënia juaj me dikë. Megjithatë brenda fundit të muajit do mësoni më shumë dhe do ju kthehen shumë përgjigje që do ju lehtësojnë por fillimisht duhet të rriteni ju vetë, brenda vetes suaj.

Java e dytë e muajit ju gjen duke festuar një fitore emocionale. Duhet të përpiqeni që të jeni rehat me veten në mënyrë që ta gjeni veten rehat me të tjerët, sepse kështu do tërhiqni tek vetja shumë njerëz të cilët mund të jenë shumë të dashur për ju dhe do qëndrojnë gjatë me ju.

Në javën e tretë të muajit mund të ndjeheni pak të lodhur prej këtyre ndryshimeve të dy javëve të para. Ka mundësi që të bëni disa miq të rinj të cilët mund të kenë ajër, zjarr ose tokë në hartën e tyre… ose thjesht jo ujë, pra jo Gaforre, Akrep apo Peshqit. Shumë njerëz do duan që t’ju afrohen sepse dallojnë diçka tek ju e cila i bën të ndjehen rehat me veten. Ndoshta janë njerëz të cilët ju duan vetëm për atë që ju mund t’i jepni kështu që, pak me kujdes me besimin tuaj tek të tjerët.

Në javën e katërt të muajit mund të ndjeheni pak të zhgënjyer. Ky është muaj që ju jep shumë ulje-ngritje. Kjo shtë pak a shumë dhe pjesë e natyrës suaj duke qënë se jeni pjesë e shenjave të ndryshueshme dhe fleksibiliteti apo ndryshueshmëria nuk është diçka që ju depresionon, (siç depresionin shenjat fikse apo Demin, Luanin, Ujorin dhe Akrepin) dhe keni një mundësi për t’i treguar vetes se sa të mira janë aftësitë tuaja për të drejtuar apo për tu treguar vetes. Nëse e besoni ju të parët, do e besojnë dhe të tjerët. Bëni kujdes se mos doni t’ia dini për njerëzit vetëm kur largohen, dhe i injoroni kur i keni pranë… mos u mendoni shumë thellë ose mos e gërryeni shumë sipërfaqen e gjërave tani sepse ky s’është muaj i qartësisë, është muaj i mjegullës. Nëse do i jepnin një emër tjetër, duhet të ishte “mjegulla”. Pra, merrini gjërat lehtë, merrni frymë thellë dhe nëse nuk doni të flisni me shumë njerëz, në rregull, por mos e mohoni apo refuzoni shoqërimin me njerëz të tjerë, sepse dhe shumë thellë nuk duhet ta zhysni veten tani. Tregohuni bashkëpunues. Qiell të mbarë!
 
Luani, parashikimi i muajit Mars 2018
Shenjat e zjarrit janë jashtëzkaonisht shumë të ngarkuara tani ndërkohë që nëfakt kjo periudhë kërkon shumë qartësim mbi, ku po shkon energjia juaj, çfarë rruge po mbështesni dhe ku po shkoni, ndoshta më në fund (më në fund) do kuptoni se kush është në krahun tuaj dhe kush është kundër jush. Gjatë këtij muaji duhet të përpiqeni që të shikoni se kush ju përkrah dhe kush jo. Mendoj se ende keni shumë punë për të bërë, jeni ende në një gjumë. Ndoshta njerëzit nuk po ju shërbejnë ashtu siç mendonit dhe duket se lidhjet mes jush dhe të tjerëve, kanë ndryshuar shumë. Që prej Janarit gjërat kanë ndryshuar shumë brenda jush. Ju jeni ai që drejtohet nga ai që drejton sistemin tonë diellor dhe njerëzit kanë tendencën që të hedhin sytë nga ju atëhere kur kanë nevojë për vlerësim apo për të vërtetuar vlerën e vetes, por kjo juve, edhe pse jeni ju më të aftit për ta përmirësuar humorin e dikujt tjetër, mund t’ju rraskapisë nëse nuk ju shërbejnë, nëse nuk j’ua kthejnë nderin shpirtëror apo emocional që bëni, me një shërbim të tyrin. 2018 është vit që e keni mbushur me qëllime dhe mund t’ju duket se shumë njerëz për të cilët keni përshtypjen se përfitojnë prej jush, do mblidhen bashkë dhe do i dalloni. Në muajin Mars do kuptoni se çfarë duhet të bëni që të krijoni rrugë të reja për veten që ju funksionojnë. Ka mundësi që nga ky muaj e tutje do ndriçoheni shumë shpirtërisht, do transformoheni në një person që nuk e keni njohur kurrë veten më parë. Jepini vetes kohë, vetëm pak. Ju jeni vetë koncepti i transformimit, i vetë-krijimit ose thjesht i krijimit, sepse drejtoheni prej Diellit dhe motoja juaj është Unë krijoj. Meqë ra fjala tek Dielli, përpiquni të rrini pak nën rrezet e tij sepse mund t’ju pastrojë shpirtërisht. Nuk keni pse të qëndroni gjithë ditën, thjesht pak. Çdo gjë duhet e moderuar apo e ekuilibruar se përndryshe jep efektin e kundërt… edhe fizikisht do bënit mirë ta ndihmonit veten duke e trajtuar veten mirë. Ndonjëherë jeni ose rrezatoni si vetë Dielli dhe mendoni se edhe të tjerët kanë të njëjtën energji si ju, por ky nuk është rasti, as këtë muaj dhe as ka për të qënë ndonjëherë. Njerëzit shtyhen nga njerëzit e ngjashëm dhe tërhiqen me të kundërtit, kështu që, mbajini këmbët pak më në tokë. Njerëzit mund ta shfrytëzojnë energjinë tuaj të bollshme diellore. Nuk ken ipse ta sfidoni veten me njerëz që “vuajnë për Diell”. Kush do të përshendëse energjinë tuaj pozitivisht, e bën, ose ka kurajon dhe mirësinë ta bëjë. Kush nuk e ka kurajon dhe mirësinë për ta bërë këtë gjë, nuk ka vend në jetën tuaj. Mos e zhvlerësoni veten.

Në javën e parë të muajit Mars duhet të ndaloni pak dhe të shikoni se sa larg keni shkuar, se sa shumë keni arritur. Ndoshta mund të keni bërë më shumë progres se të tjerët pa e kuptuar këtë gjë. Mund të keni arritur në një nivel të cilin nuk e ka arritur personi apo personat të cilët i keni parë me admirim, dhe prap ta shikoni veten si personi që keni qënë. Nëse mund ta përballoni në këtë moment një shpenzim të vogël për veten, bëjeni sepse e meritoni që të shijoni fitorën tuaj dhe në njëfarë mënyre, do jetë ogur i mirë. Ndjeheni shumë konkurrues dhe sfidues këtë muaj. Në punë doni të dilni të parët, ose në karrierë apo në një eksperiencë tjetër jete, doni të fitoni më shumë se dikush tjetër. Mos harroni atë shprehjen që, nuk gjykohet një peshk nga aftësia e tij për të ngjitur një pemë… edhe ju duhet të mbështeteni tek talentet tuaja dhe prej atij talenti të ndërtoni jetën tuaj.

Në javën e dytë të muajit lidhjet tuaja me të tjerët mund të bllokohen. Në javën e parë të muajit mund të keni bërë progres tek kjo gjë, por do ndjeni një zmbrapsje në javën e dytë sepse do ju duhet që të shikoni pak se pse gjërat nuk po ecin fiks siç do dëshironit. Mos dyshoni në intuitën tuaj megjithëse kjo do jetë prirja e javës së dytë për ju. Mund të keni intuitën më të zhvilluar se çdo shenjë, por mungesa e besimit tek intutita juaj është prezente dhe duhet të eleminohet.

Java e tretë e muajit është javë e mrekullueshme. Do e shijoni shumë momentin e ekuinoksit, ardhjen e Diellit në shenjën e Dashit, fillimin e vitit të ri astrologjik. Nu kështë thjesht fundi i një kapitulli por është fundi i një ecje në një tunel të tmerrshëm e të zymtë që mund të ketë nisur që në fillim të vitit të shkuar astrologjik, pra që në le të themi, Prill, ose të paktën që në Korrik të vitit 2017, dhe tani ai kapitull do mbyllet.

Do e shikoni veten si një njeri tjetër dhe këto cikle të vështira emocionale, nuk do ju bllokojë më arritje e dëshirave tuaja. Gjëja më e vështirë për Luanin është të mos punojë për një qëllim të lartë, për një dëshirë për të cilën i vlon zemra çdo natë. Edhe pse për të tjerët mund të dukeni përtacë, ndoshta sepse drejtoheni prej të vetmit trup qiellor që rri në vend, vetëm ju e dini se sa ju zien koka dhe sa shumë punë arrini të përfundoni dhe të menaxhoni. Ju shijon shumë të qenurit produktivë dhe edhe pse kjo s’është e lehtë, do dalloni më në fund gjërat që keni bërë mirë, vendimet e mira që keni marrë.

Në javën e katërt të muajit mos u bëni tepër sentimentalë. Nëse ndjeni se dikush do të përfitojë prej jush, shkëputeni lidhjen me atë person apo me ata persona. Njerëzit mund të duan që ju të pastroni papastërtitë e tyre emocionale, të jeni ju dielli i tyre dhe vetëm kaq. Kjo nuk është e drejtë, nuk duhet ta lini veten në këtë pozicion, nuk mund të jeni përgjithmonë doktori emocional, sidomos nëse nuk është kjo puna juaj apo karriera juaj. Mund të keni nevojë për një këshillim karriere në fakt.

Këtë muaj do njihni ose do dilni me njerëz që kanë një të ardhme të mirë përpara dhe do ndjeheni më shumë mes të barabartëve. Shijojeni. Qiell të mbarë!
 
Gaforrja, parashikimi i muajit Mars 2018
Energjia e këtij muaj ie juaja është shumë e butë, shumë e dashur, shumë mikpritëse. Mund të jetoni një fitore shumë të mrekullueshme por që do ju japë shumë shumë përgjegjësi, ndoshta dhe ankth apo nervozizëm. Do tregoheni shumë krijues por edhe mund t’ju thyhet pak zemra edhe pse mund të jetë diçka që e keni pritur. Mendoj se Gaforrja ka aftësinë që t’i përshtatet shumë mirë një ambjenti të ri, më mirë se ndoshta kushdo shenjë tjetër, sepse dejtoheni nga Hëna e cila drejton mendjen… kjo është një periudhë kur do rregulloni shumë gjëra dhe do shfryni shumë energji negative të akumuluara gjatë viteve 2016 dhe 2017. Ndoshta është e pashmangshme që të ndjeni njëfarë mërzieje por gjithashtu do ndjeni shumë energji. Nga data 21 Mars e tutje, gjërat do jenë shumë më të lehta. Përpiquni që të planfikoni se çfarë duhet të bëni gjatë këtyre javëve në mënyrë që të ecni përpara dhe të dilni në sipërfaqe me një forcë që të tjerët nuk e dinin që e keni, apo që nuk e prisnin prej jush tani.

Në javën e parë të muajit do dalloni se, edhe pse ndoshta prej shumë kohësh, duhet të ndryshoni imazhin që keni për veten dhe imazhin që të tjerët kanë për ju. Duhet të aftësoheni pak në njohjen e vetes dhe në prezantimin tuaj para të tjerëve. Muajin e shkuar ju është dashur që të izoloheni pak dhe të përpiqeni që të gjeni atë dritën brenda vetes për të tërhequr njerëzit e duhur në jetën tuaj por për shkak të pavendosmërisë suaj, mund të jeni shumë të paqartë mbi atë se kë duhet të mbani pranë dhe sidomos në këtë periudhën e mjegullt të shenjës së Peshqëve që jemi tani, pra në periudhën e ditëlindjeve të njerëzve nën shenjën e Peshqëve, është shumë e vështirë që të gjehet një zgjidhje.

Në javën e dytë të Marsit ngjarjet në jetën tuaj do jenë pak më interesante dhe mund t’i riktheheni realizimit të një qëllimi të ciline keni për zemër. Mund ta keni lënë pas një pjesë tuajën, mund të jeni marrë me shumë gjëra dh të keni anashkaluar një detaj i cili në fakt ndikon shumë në të gjithë pjesën tjetër. Shikojini gjërat nga rrënjët, dhe pastaj kontrolloni ato pikat më lart…

Do bënit mirë që të pranonit ato gjëra që nuk janë më pjesë e të tashmes suaj në javën e tretë të muajit. Kjo javë do jetë një moment i mirë për të hequr dorë prej pesimizmit. Nuk ka më rëndësi se pse disa gjëra shkuan në një mënyrë të shëmtuar, rëndësi ka që ju të mos i fryni pesimizmit, sepse pesimizmi është thjesht një justifikim për të mos lëvizur vendit.

Në javën e katërt të muajit do ju hapet zemra dhe do jetoni një moment shumë të mirë. Nuk keni arsye pse të mos e hapni zemrën. Kini besim tek të tjerët. Vërtetë që mund të jetoni njëfillim të ri të cilin nuk keni menduar se do e kishit. Keni mundësinë që të keni një sukses të jashtëzakonshëm në karrierë këtë muaj dhe të lidheni me shumë njerëz. ثshtë muaj vërtetë shumë i bukur për ju dhe do e merrni atë që doni në mënyrë shumë të natyrshme. Nuk keni pse të mundoheni shumë që të kontrolloni situatën sepse situata favorizuese do rrjedhë vetë. Qiell të mbarë!
 
Binjakët, parashikimi i muajit Mars 2018
Ky është muaj pak a shumë i vështirë dhe transformues për që të gjithë. Kjo ndodh për arsye se kemi shumë gjëra dhe energji për të shfryrë, sidomos ju dhe shenja e Shigjetarit pasi tani do të filloni të ndjeni vërtetë largimin e Saturnit prej shenjës së Shigjetarit, shenja juaj e kundërt, dhe ajo që ndodh tani është që njëcikël i tërë që është zhvilluar gjatë viteve 2016-2017, po i vjen fundi. Edhe pse Saturni ka ca kohë që ka lëvizur në shenjën e Bricjapit dhe mund të keni ndjerë një lloj çlirimi, prap diçka brenda jush ende mbështeste energjinë e atyre 2.5 viteve të qëndrimit të Saturnit në shenjën e Shigjetarit dhe tani duhet të hiqni dorë prej kësaj energjie, ta lini pas. Gjithashtu do ndryshoni mënyrën se si reagoni, në vënd të inatit dhe agresivitetit, ndoshta tani më në fund do mësoni se si të merrni frymë thellë dhe të lini pas një inat të zjarrtë dhe të flaktë që keni brenda vetes që mund të djegë shumë përreth. Pavendosmëria këtë muaj ëhstë shumë prezente por nga fundi i muajit do e mblidhni mendjen se çfarë të bëni. Ky muaj do ju mësojë se si të menaxhoni emocionalitetin tuaj. Ka mundësi që fytyra juaj të ngarkohet pak sepse ky është muaj që nxjerr toksinat jashtë.

Në javën e parë të Marsit do merreni shumë me transfomrimimin e identitetit tuaj. Do tregoheni më pak të drejtpërdrejtë gjatë kësaj kohe sepse ndoshta keni lënë pas një moment ku keni kuptuar se vendimet i keni marrë tepër shpejt, se jeni larguar shumë shpejt nga një situatë e caktuar ose e keni larguar dikë nga jeta juaj pa u menduar mirë, kështu që tani do jeni më të zmbrapsur. Ose dikush tjetër e ka bërë këtë me ju dhe kjo tani ju shtyn që të veproni më ngadalë. Lidhjet tuaja me njerëz të caktuar, veçanërisht ato lidhje romantike, ju kanë mësuar se si t’i shikoni gjërat edhe nga këndvështrimi i personit tjetër dhe tani po mendoni që të tregoheni më modestë, më të përulur dhe me këmbët në tokë kur përfshiheni me dikë tjetër.

Në javën e dytë të muajit mund të ndjeheni shumë të vetmuar ose shumë të izoluar, dhe kjo mund të ketë ardhur për pasojë se keni pritur shumë nga një lidhje, më shumë seç ndoshta është e arsyeshme apo realiste. Filloni të mendoni se si mund të filloni të krijoni lidhje pozitive dhe të pjekura.

Në javën e tretë të Marsit gjithashtu është lidhja juaj me njerëzit që duhet të ndryshojë. Duhet të mësoni të bëni kompromis (të shëndetshëm, por prap tregohuni më bashkëpunues). Ndoshta do njihni një energji të re shumë më përmbushëse kur fokusoheni tek ajo që t’i jepni të tjerëve. Nga ana tjetër nëse keni frikë se nëse largoni dikë nga jeta juaj, do ngecni diku, mos e kini këtë frikë. Ju mund t’i përshtateni çdo ambjenti dhe nuk keni nevojë për dikë tjetër që ta arrini këtë gjë. Në javën e tretë të muajit ju favorizohet të udhëtuarit.

Në javën e katërt të muajit do dalloni se çfarë ju mungon për të hapur një derë të caktuar, por do e dini që çleësi fshihet diku përreth. Mund të keni për të bërë një rrugë, një udhëtim, dhe gjërat s’i keni plotësisht të qarta por kjo paqartësi është e përkohshme dhe ju duhet ta dini edhe vetë këtë gjë tashmë. Mund t’ju duket se njerëzit j’ua kanë kthyer shpinën dhe se qëllimi që keni është shumë i largët, nuk ju duket se do e arrini shpejt, megjithatë e dini që është thjesht çeshtje kohe, po mos e lini veten të pushtoheni nga padurimi sepse nuk sjell kurrë asgjë të mirë. Kjo energji ju bën shumë më flëksibël, edhe pse jeni shenja e parë e shenjave që përfaqësojnë fleksibilitet, por gjithmonë keni më shumë për të mësuar… por për gjërat që doni të ndryshoni, duhet ta dini se e keni vetë timonin në dorë.

Duhet të përpiqeni të gjeni çelësin këtë muaj dhe do e gjeni nëse i jepni vetes pak kohë për tu përqëndruar. Qiell të mbarë.
 
Ky muaj për Demin nuk është shumë i lehtë, gjithsesi që të gjithë po rraskapitemi pak në këtë periudhë sepse po fillojmë një vit të ri në kalendarin astrologjik, sepse përfundojmë ciklin e shenjave me periudhën e Peshqëve ku jemi tani. Ky është fundi i vërtetë i vitit nga pikëpamja energjike, ja pse dhe mund të ndjeheni më të lodhur se zakonisht, qëkurse erdhi Dielli në shenjën e Peshqëve në fakt, që prej muajit Shkurt. Këtë muaj do ndërtonishumë gjëra dhe do e ndryshoni fatin tuaj sepse do lini pas disa ngjarje apo situata të vështira. Sido që ta keni vlerësuar 2017, ato gjëra që ju janë dukur të mira dhe ato gjëra që ju janë dukur sfiduese, tani mund t’i bëni një rezyme, një përmbledhje dhe të kuptoni diçka të re për veten. Tani do ndërtoni një strukturë të re për veten tuaj. Edhe nëse njerzit ju kanë viktimizuar ose ju kanë vendosur në një pozicion të parehatshëm, dhe këta njerëz janë ndjerë shumë si prioritet në jetën tuaj, ndoshta tani do e kuptojnë se si duhet të veprojnë me ju, dhe fillojnë t’ju kuptojnë dhe t’ju ndjejnë më shumë. Progresi juaj si person do jetë shumë i ndjeshëm.

Në javën e parë të muajit mund që ënde të keni në kokë një person të së shkuarës. Edhe nëse i keni mbyllur gjërat me fjalë, me mendje mund të jeni ende aty për fat të keq por perspektiva është e mirë dhe gjërat do ndryshojnë. Ndoshta dikush ka dashur t’ju ndihmojë por egoja e vet nuk e la që të hidhte një hap drejt jush. Gjithsesi ju do e gjeni vetë se si doni që t’ju vlerësojnë njerëzit, se cili është imazhi që doni të jepni apo të keni. Nuk keni pse ta vini dikë në një situatë të vështirë vetëm sepse ndjeni se nuk jeni të përputhshëm me dikë, nëse thoni se personi tjetër meriton më shumë. Në fakt duhet të tregoheni më tësinqertë dhe të pranoni se nga cilat situata druheni dhe cilat situata ju duken tepër të vështira. Shumë prej jush kanë pyetur veten këto kohë se pse këto ngjarje kaq traumatike emocionalisht ju kanë ndodhur. E dini që ka një arsye por që thjesht s’po e dalloni dot ende.

Edhe në javën e dytë ju duket sikur nuk po ecni dot shumë shpejt. Përpiquni që të shijoni atë që bëni dhe të bëni maksimumin sepse kjo do ju qetësojë shumë. Mund të eksperiemntoni pak me formulën tuaj të punës. Provoni pak gjëra të reja dhe mos u frikësoni. Mund t’ju duket se duhet të prodhoni vazhdimisht dhe se ngarkesa e punës nuk përfundon kurrë… por mos mos prisni që të përfundojë dhe do tregoheni edhe më realist, edhe më optimist.

Në javën e tretë të muajit energjia është shumë pozitive. Do ju bënte mirë të rrinit pranë njerëzve (pozitivë) të shenjës së Shigjetarit gjatë kësaj kohe duke qënë se do keni shumë bollëk dhe Shigjetari drejtohet prej planetit të bollëkut. Tregohuni shumë të kujdesshëm gjatë javës së tretë të muajit sepse kjo javë tregon shumë mbi ecurinë e të gjithë muajit të periudhës së Dashit. Nuk ju duhet asnjë dramë për tu motivuar, ajo është më shumë si puna e Akrepit, shenjës suaj të kundërt. Ju duhet të kapeni pas rutinës, pas asaj që është e parashikueshme, dhe mund të shkoni diku për të relaksuar trupin gjithashtu.

Në javën e katërt të muajit keni mundësi për tu përfshirë në një lidhje të re ose për t’ia filluar nga e para me partnerin tuaj, të forconi më shumë lidhjen tuaj. Ju jeni një prej venimdarrësve më të përkushtuar të shenjëve të zodiakut dhe bëni mirë të mos vononi shumë në vendimarrjen tuaj sepse energjia me të cilën do vibroni këtë muaj është kryesisht krijuese.

Në këtë muaj në përgjithësi ka mundësi që të keni shumë shpenzime, dhe duhet të dalloni pak se cfarë po ju kushton kaq shumë para dhe mbi të gjitha, cfarë po ju merr shumë kohë. Mund ta krijoni ju relaitetin tuaj por duhet të keni besim në një gjë më të madhe se vetja. Jeni të lodhur dhe prej kësaj ju këshillohet që të pushoni dhe pastaj të merrni një vendim të mençur. Qiell të mbarë.
 
Dashi, parashikimi i muajit Mars 2018
Këtë muaj do ballafaqoheni shumë me veten. ثshtë periudhë kur gjërat përfundojnë, energjia e fundit tëvitit astrologjik është energji e lodhshme dhe e mjegullt, e paqartë, dhe shumica prej nesh mesi presin që të vijë periudha e ditëlindjeve tuaja dhe të fillojë viti i ri astrologjik. Bëni mirë që të shikoni me kujdes njerëzit përreth, shikoni njerëzit tek të cilët mbështetni shumë. Përpiquni që të zbuloni vetëbesimin dhe vlerën e pavarësisë sepse kjo do ju japë një harmoni dhe qetësi më të thellë se ajo kur vareni tek dikush tjetër. Gjithashtu ka dhe shumë njerëz që mbështeten shumë tek ju. Keni fuqinë për të qartësuar mendjen e shumë njerëzve, jeni ai që do i drejtojë njerëzit nga kjo periudhë e mjegullt në periudhën tuaj më të mbushur me dritë dhe qartësi. Kujdesuni njëherë për veten pastaj për të tjerët. Njerëzit mund të duan shumë që t’ju thithin energjinë por dhe paratë… shtrini këmbët sa keni jorganin dhe mos u tregoni impulsivë me blerjet apo me shpenzimet tuaja por dhe me kohën që i kushtoni të tjerëve. E bukura e këtij muaji është që do gjeni atë se çfarë duhet të bëni për të shkëlqyer më vonë.

Në javën e parë të muajit duhet të përpiqeni që të gjeni se çfarë doni të bëni, ku doni t’i investoni të ardhurat tuaja. ثshtë shumë e rëndësishme që në javën e parë të planifikoni më mirë, më me kujdes në mënyrë që të arrini të gjeni çelësin e derës të cilës i keni vënë syrin. Tregohuni më të kujdesshëm me shëndetin tuaj, përpiquni që të bëni maksimumin për t’i treguar vëmendje asaj që konsumoni dhe orarit gjithashtu.

Në javën e dytë të muajit duhet të dalloni pak se kush do të marrë vetëm pak prej jush dhe të mos përgjigjet kur ia keni nevojën. Largohuni prej njerëzve që presin që ju t’i jepni prioritet, pa dhënë asgjë në këmbim. Pra e thënë shkurt, dalloni njerëzit mosmirënjohës dhe mbyllini dyert tuaja.

Në javën e tretë të muajit do ndjeni atë të drejtën tuaj për të patur pushtet, për të patur vëmendje dhe status të lartë. Në këtë javë do jeni mbreti apo mbretëresha e jetës dhe imazhit tuaj. Ka shumë mundësi që të filloni diçka të re dhe do doni që ta filloni duke organizuar njëherë rrëmujën përreth. Njerëzit e tjerë mund të duan t’ju kontrollojnë dhe t’ju vendosin në pozicionin që atyre ju vjen më mirë, dhe jeni ju ai që duhet të tregojë më shumë dashuri dhe vlerësim për veten. A doni ta kontrolloni ju jetën tuaj apo ajo t’ju kontrollojë ju?

Në javën e katërt të muajit do korrni atë që keni mbjellur, dhe jo vetëm në muajin Mars por në zgjedhjet dhe vendimet që keni marrë më parë. Nuk fitoni shumë nëse rebeloheni, por fitoni nëse tregoheni të organizuar dhe të strukturuar. Brenda javës së katërt mund të bëni një investim të ri për të fituar në muajt pasardhës.

Në përgjithësi këtë muaj energjia është shumë transformuese. Këtë muaj duhet të mësoni se kush po ju merr dhe kush po ju jep, sa kompromis po bëni dhe a po e merrni kontrollin në dorë, siç duhet ta bëni dhe siç ju takon në fund të fundit. Këtë muaj mund të fitoni shumë dhe në një masë që s’e kemi parë prej jush prej shumë kohësh tashmë. Mos u ndjeni viktimë e suksesit tuaj, nëse e keni ndjerë këtë gjë. Mos gjeni justifikime për të vazhduar luftën dhe për tu treguar të sinqertë me veten dhe me të tjerët. Qiell të mbarë
 
Bofsh hajer o Jetmira , se e paskam pyke ne drite horoskopit kete muaj...lol
 
O mon lexo pak timen. Se une lexova vec rreshtin e pare.
 
O mon lexo pak timen. Se une lexova vec rreshtin e pare.

une e lexova kur ishin germat ne rregull....qe sa futi duret Niku, dorezohem pa kushte lol

se ke hic mire Dido.....per ty e gjithe peshqit e mi te dashur , ky muaj eshte me lemsh se koha
 
Beje qofte e fli e ngopur..:)
 
mos me thoni qe ka njerez qe i besojn ketyre patashikimeve ...
 
Horoskopi mujor/ Muaji prill 2018
Shiko fotografinë 1416562
#Dashi
Gjate këtij muaji do keni nevoje për me shume siguri dhe gjakftohtësi. Nëse jeni ne një lidhje mund te ndiheni keq ne disa momente për shkak te ëndrrave te copëtuara. Gjithsesi mire eshte te mblidhni copat e mbetura dhe te rindertoni gjithçka nga e para. Saturni do ju ndihmoje te gjeni zgjidhje. Beqaret do e kenë te vështirë t’i besojnë dikujt, por pas datës 25 mund t’iu shfaqen persona mjaft interesante qe nuk duhen lënë te ikin. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Mund te vuani nga migrena ose nga pagjumësia. Morali gjithashtu do jete i rene deri ne datën 20. Ne planin financiar periudha me e begate do jete java e fundit e muajit. Ne pune, Merkuri do ju nxite te verifikoni çdo gjë para se te veproni. Javët e para do jene te mbushura me sfida, por nuk duhet asnjëherë ta lëshoni veten.

#Demi
Gjate këtij muaji do keni me patjetër nevoje për mbështetje dhe përkrahje, pasi do kaloni edhe vështirësi. Nëse keni një lidhje, duhet t’i besoni me tepër atij qe keni ne krah. Deri ne datën 17, mund te merrni edhe vendime te rëndësishme për te ardhmen, ndërkohë javën e trete mund te ndodhin disa keqkuptime te vogla. Beqaret do jene me praktike dhe do i marrin gjerat me shume qetësi. Ka mundësi qe këtë muaj te kenë vetëm piketime dhe jo hedhje hapash. Shëndeti do jete shume me i mire se me pare. Do ndiheni me energjike dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Financat deri nga mesi i muajit mund te kenë disa tronditje, kështu qe shpenzoni me kursim. Ne pune do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qene plotësisht te bindur. Ne tërësi ka për te qene muaj i begate pasi do keni edhe mbështetjen e kolegeve.

Binjakët
Merkuri do jete planeti qe do sjelle harmoni dhe alegri këtë muaj. Rutina do shteroje dhe emocionet do jene shume me te forta. Nëse jeni ne një lidhje, dy javët e para mund te jeni paksa te shpërqendruar, por me pas gjerat do konkretizohen dhe do përmirësohen për te gjithë. Beqaret do kalojnë nga teoria ne praktike pas datës 16 dhe ka mundësi qe ne datën 25 për shume persona te ketë dashuri me shikim te pare. Gjendja shëndetësore do rikuperohet pak nga pak. Nuk do keni shqetësime serioze. Me financat duhet te jeni me te kujdesshëm ne mënyrë qe mos përballeni me vështirësi as me vone. Për punën do jete muaj me shume fat. Nga data 1 deri me 15 do mundoheni te arrini atë qe doni, ndërkohë qe ne datat 16-30 do nënshkruani kontrata dhe do bëni ndryshimet e duhura.

#Gaforrja
Do i jepni me shume prioritet se kurrë jetës suaj ne çift gjate këtij muaji. Si ju ashtu edhe partneri do i kuptoni nevojat e njeri-tjetrit dhe do mundoheni te krijoni një ambient te ngrohte. Yjet do i keni gjithë kohës pranë. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te princit te kaltër, por fatkeqësisht ai nuk do shfaqet atëherë kur ata duan. Kaloni edhe pak kohe me familjaret apo miqtë sepse do kenë me te vërtetë nevoje për ju. Shëndeti nuk do jete i mire. Stresi do ju sjelle pagjumësi, migrene, dhimbje koke, etj. Financat do jene goxha delikate ditët e para te muajit. Do ju duhet shume kujdes dhe maturi me shpenzimet qe te mos keni probleme serioze. Dy javët e fundit situata do stabilizohet. Ne pune do lodheni goxha, por rezultatet qe do arrini do jene te paimagjinueshme. Edhe vete do ju duket çudi.

#Luani
Këtë muaj nuk duhet te prisni momente te jashtëzakonshme, por ne përgjithësi duhet t’i merrni gjerat shtruar. Te dashuruarit do kenë një jete te qete, por ka ndonjë emocion te veçantë. Për fatin e mire nuk do ndodhin debate te forta asnjë çast. Beqaret mund te pëlqejnë një person te afërt te mive, por do e kenë paksa te vështirë t’ia shprehin simpatinë.Gjendja shëndetësore do ketë probleme te vogla, por nuk do e lëshoni veten lehtësisht. Beni masazhe dhe merruni me sport për t’u ndier me mire. Sektori i financave do kaloje goxha sfida te vështira dhe nuk do arrije Ne pune duhet t’i dëgjoni me shume kujdes këshillat e shefave dhe nuk duhen te bëni asgjë kundër atyre qe ai ju thotë. Me pak me shume përpjekje do arrini suksesin qe keni pritur ne çdo moment.

#Virgjëresha
Muaj përgjithësisht i mire do jete ky sidomos 3 javët e para. Humori nuk do ju ike asnjë çast. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë momente pasionante dhe do ndiheni sikur janë neper ëndrra. Duhet ta shfrytëzojnë sa te mundin çdo moment. Beqaret nuk duhet te refuzojnë asnjë ftese qe do ju behet sepse ndërmjet atyre personave është dhe ai me te cilin do kalojnë jetën. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla here pas here, por asgjë për t’u alarmuar. Kujdesuni pak me tepër për ushqimet dhe mbrohuni nga i ftohti. Ne planin financiar ndonjëherë do e humbisni arsyen dhe mund te shpenzoni me shume nga sa duhet, megjithatë nuk priten vështirësi te vazhdueshme. Ne pune do jeni te logjikshëm dhe do e dini gjithmonë si te veproni ne çdo moment.

#Peshorja
Muaj i mbushur plot sfida. Mundohuni te jeni çdo moment te duruar ne mënyrë qe te kaloni çdo problem. Nëse jeni ne një lidhje do ndiheni shpesh nen presion dhe nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret nëse nuk arrijnë dot t’i shprehin ndjenjat as këtë muaj nuk do mund ta bëjnë kurrë me. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Nuk do i keni nervat e qeta dhe here pas here do ndieni dhimbje koke.Mundohuni te qetësoheni, te çlodheni dhe te merrni ajër te pastër. Edhe barkun do e keni te fryre dhe do ndieni shqetësime, Merkuri do jete planeti qe do ua mbroje gjithë kohës financat dhe madje do e beje këtë sektor akoma me te mire se me pare. Do keni mundësi te bëni edhe disa investime me tepër. Ne pune mendoni me shume për veten sesa për te tjerët sepse përndryshe vetëm do humbni.

#Akrepi
Ka mundësi qe gjate këtij muaji te përballeni me te shkuarën dhe do reflektoni me shume nga me pare. Do vendosen disa pika mbi “i” dhe do gjenden disa zgjidhje interesante për problemet e mbetura pezull. Ata qe janë ne një lidhje duhet ta mbrojnë me çdo kusht marrëdhënien qe kane dhe nuk duhet te flasin keq për atë qe kane ne krah. Beqaret do ndihmohen nga Jupiteri dhe do arrijnë te gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Javët e fundit do jene vërtet pasionante. Shëndeti nuk ka për te qene shume i mire. Here pas here mund te keni shqetësime nga gjumi, nga kockat dhe gjithashtu mund te shfaqen probleme me lëkurën. Buxheti do jete here i mire e here me probleme te vogla. Ne pune duhet te prisni para se te veproni. Binduni plotësisht ne mënyrë qe te mos përballeni me te papritura te pakëndshme.

#Shigjetari
Bëni mire t’i dëgjoni me më shume vëmendje te afërmit tuaj. Ata vërtet do ju kërkojnë mbështetje, por ama do ju japin edhe këshilla te vyera. Nëse jeni ne një lidhje, e mira do jete te tregoheni me te hapur ndaj dialogut dhe te mos tregoheni aspak kokëfortë. Kjo e fundit përveç konflikteve nuk do mund te sjelle asgjë te mire. Beqaret do jene me te kujdesshëm dhe do dine cilin person te bëjnë për vete. Për shëndet me te mire bëni mire te kujdeseni për ushqimin, te mos e teproni me fast-food dhe te praktikoni ndonjë lloj sporti. Ne planin financiar nëse vazhdoni te ndiqni ato strategji qe keni ndjekur kohet e fundit keni për te pasur plot përftime. Ne pune, pasi keni kohe qe keni vendosur piketat, do e keni shume me te lehte ta arrini atë qe dëshironi.

#Bricjapi
Ky do jete një muaj i mahnitshëm për te gjithë ju. Do provoni emocione te reja dhe ndonjëherë do ju duket sikur do jeni neper ëndrra. Gjithçka do shkoje ashtu si e keni dëshiruar. Ne jetën tuaj ne çift harmonia do mbizotërojë gjithë kohës. Do jepni gjithçka nga vetja dhe do e dashuroni pa dorashka partnerin tuaj. Beqaret do kenë një muaj te paqëndrueshëm. Javët e para do ketë vetëm flirtime, ndërsa me pas gjithçka do ndryshoje për mire.Nga data 20 deri ne datën 26 mund te ndodhe një takim impresionues. Gjendja shëndetësore do ketë tronditje here pas here. Kujdes me lodhjen dhe ushqehuni ne mënyrë sa me te ekuilibruar. Ne planin financiar do keni vështirësi gjysmën e pare te muajit dhe do ju duhet te kërkoni ndihme nga familjaret. Ne pune duhet te mos nxitoheni qe te mos bëni gabime.

#Ujori
Gjate këtij muaji mund te bëni çdo gjë qe do dëshironi dhe do ndiheni përherë mire. Nëse keni ne një lidhje shprehini sa te mundeni ndjenjat dhe mos u ndryshmi. Përballje te forta nuk ka për te pasur aspak dhe me ne fund do zgjidhen njëherë e mire edhe disa hatermbetje se te shkuarës. Beqaret mund ta kenë paksa me te ndërlikuar situatën megjithatë edhe ata do e mbyllin muajit me gëzim. Shëndet me te mire do kenë ata qe do praktikojnë aktivitete fizike dhe qe do ushqehen ne mënyrë te ekuilibruar.Kujdes me shume duhet te tregojnë personat qe vuajnë nga migrena. ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi, por për fatin e mire familjaret nuk do ju lënë ne balte. Ne pune javët e para do ju dalin pengesa te njëpasnjëshme, kështu qe do ju duhet te luftoni fort për te arritur atë qe dëshironi.

#Peshqit
Jave përgjithësisht pozitive dhe pa probleme serioze do jete kjo për te gjitha fushat. Te dashuruarit do jetojnë ne një ambient shume romantik gjate këtij muaji dhe do përjetojnë vetëm emocione pozitive. Ndërmjet datës 9 dhe 17 mund te ndodhin edhe gjera qe nuk i kane pritur, por qe do i bëjnë te ndihen si neper ëndrra. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment sepse nga mesi i muajit do shfaqen persona interesante me te cilët do ja vleje te fillohen lidhje.Shëndeti nuk do jete aspak ashtu si ju e keni dashur. Do keni shqetësime nga barku, shpina dhe gryka. Mos e lini asnjë moment veten pas dore. Gjendja financiare fatmirësisht nuk do ketë lëkundje te forta. Kjo do beje qe ju te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Ne pune do jete muaj i begate. Deri ne datën 24 arritjet do jene te njëpasnjëshme.
 
DASHI.
Në përgjithësi këtë muaj do jeni shumë intuitivë, do keni një aftësi më të madhe për të kuptuar se çfarë duhet të bëni, se çfarë duhet të thoni, se si ndjehen të tjerët, se si ndjeheni ju, se çfarë ju shërben, dhe do jeni më të drejtuar shpirtërisht. Në çfarëdo lloj gjëje ku besoni, do e ndjeni ndikimin e asaj force në jetën tuaj. besojini intutitës dhe instiktit tuaj këtë muaj. Jepini vetes pak kohë dhe mos u ngusni që të veproni. Kini besim në proçesin e universit.

Në dashuri ata prej jush që kanë qënë duke luajtur me partnerin, nuk do luajnë më. Ndoshta nuk ju duket kështu por mund të keni përballë një person i cili është shumë i fortë, shumë i vendosur dhe shumë i qartë mbi atë që ndjen për ju, por ju mund të doni që t’i ktheni shpinën. Ndoshta disa prej jush ndjehen si të zënë në kurth në lidhjen ku janë, ose jeni ndjerë kështu në të shkuarën dhe në Maj do përpiqeni që të dilni prej hekurave. Kjo luftë e juaja nuk do i pëlqejë fare këtij personi, i cili është i fuqishëm dhe ka pushtet , dhe është i papjekur në disa anë, por tani mund të dojë që ta mbrojë veten prej reagimit tuaj. Partneri që disa prej jush kanë pranë, e di që është i rëndësishëm dhe ka pushtet dhe kjo situatë e lodhshme, është rraskapitëse dhe për ju. Disa prej jush do luftojnë në dashuri, sidomos në fillim të muajit, dhe për tani dashurinë po e komentoj vetëm për fillimin e muajit. Partneri për të cilin po shkruaj për shumë prej jush, është njeriu i zemrës, por tani prezenca e tij po ju detyron që të ëndërroni të largoheni, të distancoheni. Ndoshta duhet vetëm t’i jepni vetes pak kohë.

Në javën e parë të muajit mund të dalloni që dikush përreth jush nuk po tregohet i sinqertë apo i vërtetë. Gjithashtu mund të jeni ju ai që nuk po tregohet i tillë, prandaj përpiquni që ta ruani etikën, ta mbani veten nën kontroll. Bëni kujdes se mos nuk bëni një gjë në mënyrën e duhur, apo nëse nuk zgjidhni rrugën e duhur për të vepruar, dhe të sabotoni veten. Nuk po them se do e sabotoni veten por duhet të përpiqeni që të ruani pozicionin tuaj të ndershëm dhe të vërtetë. Përpiquni që të mos llastoheni, t’i thoni gjërat ashtu siç janë dhe jo siç do dëshironit ju që të ishin. Përpiquni që të gërmoni brenda vetes në javën e parë të muajit.

Në javën e dytë të muajit mund të shijoni një surprizë të mirë që ju vjen papritmas. Ndoshta do jetë një ofertë pune, ndoshta është një ofertë dashurore, dhe në javën e dytë të muajit do ndjeheni shumë të kënaqur. Për ata prej jush që kanë pritur që të promovohen në punë ose që të marrin lajme të mira lidhur me përpjekjet për shtatzani ose lidhur me ecurinë e shtatzanisë, mund të merrni lajme të mira. Ndoshta nuk do duket kështu javën e parë, por në javën e dytë do ndjeheni shumë mirë sepse një ose disa dëshira të rëndësishme për ju, do progresojnë ose do realizohen.

Ndoshta pas këtij momenti do ndjeni lodhje dhe do doni që të pushoni shumë gjatë javës së tretë të muajit. Dikujt do i duhet që të tregojë shumë më shumë kujdes me shëndetin, me ushqimet, me barnat që pini. Ndoshta do stërviteni shumë, do vraponi shumë, do punoni shumë, dhe do ndjeni një nevojë të madhe për të pushuar. Nëse keni mundësinë që të merrni ndonjë ditë pushim ose të gjithë fundjavën pushim, shfrytëzojeni këtë mundësi dhe jepini vetes mundësinë për tu ripërtërirë. Më duhet t’ju “paralajmëroj” që në këtë javë të tregoheni shumë të kujdesshëm. Nëse mbaroni punën vonë dhe ju ftojnë për të dalë, refuzojeni ftesën dhe thjesht pushoni.

Në javën e katërt të muajit do ia kaloni jashtëzakonisht shumë mirë dhe kjo do jetë edhe java që do kujtoni më shumë prej këtij muaji. Java e fundit e muajit Maj thekson në përgjithësi një ndjenjë kënaqësie dhe përmbushjeje. Mund të ndjeheni të kënaqur mbi gjërat që keni. Mund të dalloni rikthim të investimeve tuaja, më shumë fitime, më shumë vlerësime mbi punën tuaj. Statusi, pozicioni dhe reputacioni juaj do jënë në nivele maksimalisht të kënaqshme. Qiell të mbarë.
 
DEMI.
Ka kaq shumë energji të mirë për ju këtë muaj, e cila edhe pse mund të sfidohet nga disa pozicionime të caktuara, prap ju favorizon si fitimtarë, sidomos në aspektin financiar. Fjalët kyçe për ju janë: sukses dhe shpërblim. Keni arritur dhe do arrini shumë në sferën profesionale dhe kjo ndjenjë suksesi theksohet tani në muajin tuaj, në muajin e Demit, sepse Maji i përket Demit në pjesën e tij më të madhe pasi është periudha e ditëlindjeve tuaja meqënëse Dielli është në shenjën tuaj. Mund të ndjeheni shumë më afër asaj që e shikoni si qëllim të jetës suaj. Mund të jeni duke investuar më shumë në biznesin tuaj ose duke i dhënë më shumë punës suaj në pritje të një shpërblimi të madh i cili nuk do vonojë shumë.

Në dashuri, ata prej jush që po dalin me dikë dhe nuk kanë një lidhje të qëndrueshme, kanë pranë dikë i cili do shumë që të rrijë me ju dhe do që t’jua thotë dëshirat dhe planet që ka për marrëdhnëien tuaj. Ndoshta jeni të lidhur me dikë por nuk ka patur dashuri në mes, të paktën jo nga ana juaj por ka patur dashuri nga ana e personit tjetër. Nëse jeni femër, mund të merrni propozime për fejesë apo martesë tani (se zakonisht meshkujt propozojnë), ndërsa për meshkujt Dem, do dëgjoni dëshirën e partneres për diçka më të përkushtuar.

Ndoshta (për disa prej jush gjithmonë) do merrni një mesazh por nuk do e kuptoni dhe ndërkohë personi tjetër do zgjohet, do e kuptojë më në fund se si duhet të jenë gjërat, se si ishin në të vërtetë dhe se si mund të shkojnë, prandaj një lidhje që ka filluar (ndoshta që në dimër), mund të përfundojë. Dikujt mund t’i vijë në majë të hundës me mjegullën në kokë apo me mungesën e përkushtimit të tjetrit. Pastaj njëri prej jush do habitet në momentin kur kupton se ka ndjenja për këtë person në fakt, por mund të jetë tepër vonë. Edhe nëse ndjenjat nuk janë dashuri, mund të jenë më shumë krenari dhe dëshirë për të rregulluar diçka vetëm prej nevojës për të treguar që unë mund ta rregulloj këtë gjë, mund ta kthej në favorin tim. Mund të komunikoni me mesazhe ose me telefon, dhe me telefon mund të flisni për fundin e kësaj gjëje. Ndoshta universi do donte që ju të mos e bllokonit këtë lidhje apo komunikimin tuaj me këtë person por mund të jetë e vështirë kjo gjë në këtë moment kur ju me vullnetin tuaj të lirë nuk doni ta “lironi” veten, nuk doni të jeni bashkë.

Në javën e parë të muajit mund të merrni pak kohë për tu relaksuar dhe për të shijuar gjëra të thjeshta por të këndshme si qëndrimi pranë familjes, pranë fëmijëve, pranë kafshëve, pranë shtëpisë. Mund të ndjeheni shumë mirë mbi jetën në përgjithësi në fillim të muajit Maj, është një ndjesi e cila do ju bëjë të mendoni atë shprehjen “na lër kështu siç jemi se jemi mirë”.

Në javën e dytë të muajit do merrni lajme vërtetë shumë të mira lidhur me një mundëids për të bërë para, me një mundësi pune. Mund të fitoni para ose do ju ndihmojë dikush me para të cilat nuk do i shpenzoni vetë por do ua kursejnë të tjerët sepse do i investojnë ata këta para për ju. Këta “ata” mund të jenë një organizatë, ose një i afërm. Java e dytë e muajit lidhet shumë me sukseisn tuaj material dhe është vërtetë javë e suksesshme.

Në javën e tretë të muajit do merrni vendime shumë të arsyeshme, do zgjidhni një rrugë shumë të logjikshme për të zgjidhur situata të caktuara. Nuk do drejtoheni prej emocioneve këtë javë, por prej mendjes. Do tregoni më së miri natyrën praktike që ju karakterizon. Pjesërisht edhe sepse Dielli do aktivizojë shenjën e Binajkëve, shenjë e cila për ju përfaqëson kursime dhe gjithashtu aktivizon fushën e dytë astrologjike të jetës suaj, fushë të cilën e drejtoni vetë dhe që lidhet me zotërimet materiale. Dhe mbi këto zotërime, do merrni vendime shumë të mira, kështu që besojini vetes.

Edhe fundi i muajit apo java e katërt, përfundon me një energji shumë të mirë, shumë të bukur. Do dalloni shumë mudnëis që vijnë në rrugën tuaj. Ndoshta do zbuloni se po shpërbleheni sic duhet për punën tuaj, që do e merrni atë gjë për të cilën keni punuar dhe të cilën e keni ëndërruar, dhe kjo s’është gjë e vogël. Mund t’ju vijë një mundësi për të bashkëpunuar me dikë ose mundet që të dalloni suksesin e bashkëpunimit që keni ndërtuar me dikë. Do ndjeheni shumë gati për të pushtuar botën dhe për të kapërcyer çdo pengesë të mundshme në jetën tuaj. Do ndjeheni shumë të fuqishëm këtë muaj dhe urime. Shpresoj ta shfrytëzoni maksimalisht këtë energji të bukur.

Qiell të mbarë.
 
BINJAKثT
Në përgjithësi këtë muaj, jeni shumë të kënaqur me zhvillimet në jetën tuaj , me poziconin që keni zënë tani. Mund të ndjeni shumë kënaqësi, të ndjeni se keni arritur shumë. Për ata prej jush që janë lodhur shumë në një fushë të caktuar të jetës, qoftë kjo shkolla, qoftë një lidhje e përkushtuar dashurore, qoftë puna, një çeshtje e zgjatur që është lidhur me financat ose nëse jeni përpjekur për të shitur një shtëpi, këtij cikli të gjatë do i vijë fundi këtë muaj. Do e keni të qartë poziconin tuaj, do e kuptoni më mirë veten, rolin dhe shpirtin tuaj dhe do ndjeheni si njeri tjetër, një njeri që është pjekuruar shumë dhe që ndjehet shumë krenar për vendin në të cilin ndodhet, për gjërat që ka arritur. Mund të keni bërë një aplikim i cili do rezultojë i suksesshëm dhe do ju lejojë që të udhëtoni ndoshta, që të bëni diçka që s’e keni bërë më parë, të shkoni diku ku s’keni qënë më parë, dhe sido që të jetë, si përfundim do zgjeroni horizontin tuaj. ndjeheni shumë të realizuar në përgjithësi këtë Maj dhe kjo është fantastike.

Disa prej jush të cilët po dalin me dikë, po dallojnë një ofertë dashurore shumë pasionante prej personit tjetër. Mund të ndjeheni shumë konfuzë mbi dashurinë tani sepse keni shumë oferta dhe doni që të ecni drejt një rruge të qëndrueshme, doni që të zgjidhni atë që ju ofron gjëra të vërteta, një përkushtim real. Mubd të jetë një njeri që ka shenja toke në hartën e tij, mund të jetë një njeri i cili ka fituar më shumë stabilitet në jetën e vet dhe prej kësaj arsyeje, është frymëzuar që t’ju falë dhe ju atë që doni tani, sepse tani doni një qëndrueshmëri për të cilën nuk e keni vrarë mendjen më parë. Edhe nëse personaliteti juaj është shumë i ndryshëm, do ju rezultojë se doni të njëjtën gjë, dhe asgjë s’i bashkon dy njerëz më shumë se dëshirat e përbashkëta. Sigurisht që ka dhe gjëra të tjera, por kjo është baza dhe kjo është gjëja për të cilën duhet të kërkoni gjithmonë, çfarëdo qoftë dëshira juaj. Me këtë person do zhvulloni biseda shumë interesante, shumë të kënaqshme, dhe kjo ka qënë pjesë e dëshirës suaj gjithashtu. Do ndjeni se ka ardhur koha për të bërë ca hapa para dhe do ndjeheni të mbështetur sepse edhe personi që doni, është shumë i besueshëm dhe praktik gjithashtu, është shumë “tokë”. Edhe nëse nuk është shenjë toke, ka sjelljen si i tillë, pra si një Dem, Virgjëreshë ose Bricjap. mund të ndjeni frikë se mos kjo gjë përfundon në dhimbje dhe trishtim, mund stabiliteti dhe afeksioni i këtij personi, mund t’ju shtyjë që të keni kurajo dhe të mendoni se kësaj rradhe, fundi s’do jetë dëshpërues. Gjthsesi edhe ai ose ajo është një njeri, kështu që mos prisni që ky njeri t’ju japë të gjithë lumturinë që ju nevojitet, por ama mund të mbështeteni tek ai ose ajo sepse është në një pozicon të mirë, i/e kënaqur me veten dhe i gatshëm që ta ndajë me ju këtë pozitivitet të jetës së vet.

Në javën e parë të muajit do punoni fort mbi një gjë të re ose të punoni fort mbi një projekt me të cilin jeni marrë prej kohësh, po në përgjithësi keni shumë energji këtë javë të parë. Do mendoni shpejt, në mënyrë të mprehtë, do jeni shumë “Mërkur”, shumë të logjikshëm, të shkathët dhe praktikë në gjykimet tuaja.

Në javën e dytë të muajit mund të keni një moment shkurajues në fakt, dhe shkurajues prej financave. Pra, mund t’ju vijë një faturë shumë e madhe për të paguar, mundet që të keni kërkuar për mbështetje financiare prej dikujt i cili nuk ju mbështet ashtu siç shpresonit, mund edhe të mos keni aq fitime sa mendonit mbi një gjë të ckatuar dhe të kuptoni se nuk jeni në atë pozicion financiar sa për t’i lejuar vetes disa shpenzime të caktuara. Ndoshta nuk do jetë java e dytë java më e mirë për tu ndjerë të shpërblyer fiancniarisht, apo nëse keni fantazuar se gjërat janë në një mënyrë të caktuar, do kuptoni se gjërat nuk janë seç i keni fantazuar, dhe se duhet të tregoheni më realistë në vendimarrjet tuaja.

Në javën e tretë të muajit do doni t’i jepni vetes kohë për të reflektuar, për të menduar dhe pushuar. Në njëfarë mënyrëe, do merrni veten nga puna dhe nga lodhja mendore. Do doni që të bëni pushim, të bëni meditim, të shkoni në plazh, në një vend të izoluar ku mund të rrini vetëm ose vetëm me ata pak njerëz që ju relaksojnë dhe kaq.

Në javën e katërt të muajit do ngriheni fuqishëm në këmbë, do ndjeheni shumë entuziastë dhe shumë të lumtur mbi mundësitë që dalloni në jetën tuaj. Në fillim apo në fund të ditës, Dielli shkëlqen gjithmonë për ju, sepse jeni optimistë dhe do kuptoni se në përgjithësi punët tuaja po shkojnë mirë dhe keni arsye për tu ndjerë shumë entuziastë. Qiell të mbarë.
 
GAFORRJA
Në përgjithësi këtë muaj, shenja e Gaforres do punojë shumë fort për të arritur aty ku doni, në një punë, në një projekt mbi shtëpinë, në një përpjekje për të ndihmuar dikë, në një lidhje personale, dhe mund t’ju duket se nuk keni arritur pritshmëritë tuaja ende. Pak a shumë kjo është dhe energjia e Majit për ju. Duhet të përpiqeni që të vazhdoni të ecni para sepse jeni në drejtimin e duhur.

Përsa i përket dashurisë në javën e parë të muajit, ashtu siç e kam shkruar në fillim të këtij parashikimi dhe të të gjithëve që kjo është për disa prej jush do ndodhin transformime shumë të mëdha. Mund të keni të bëni me një njeri të shenjës së zjarrit si Shigjetari, Luani ose Dashi, ose një shenjë uji si Akrepi, Gaforrja dhe Peshqit. Universi do që të balancojë marrëdhënien mes jush, do që ju të bashkoheni. Mund të jetë dikush i cili është më i ri se ju, një njeri që ka zjarr në hartën e vet dhe që fillon diçka të re në jetën tuaj. Mund ta bëni shumë të lumtur këtë person. Nëse njëri prej jush po merrej me dikë tjetër, ajo situata tjetër do përfundojë dhe vëmendja do vendoset mbi ju, ose ju do vendosni në këtë moment, vëmendjen mbi këtë person. Shumë shpejt mund të mësoni më shumë mbi vlerën e këtij personi dhe mbi vlerën e kësaj lidhjeje në jetën tuaj. disa prej jush mund të jenë duke përfunduar një divorc dhe të takojnë dikë të ri brenda javës së parë të muajit. Mund të ngrini duart lart dhe t’i dorëzoheni sharmit të këtij personi të ri i cili mund të ketë shenja zjarri në hartën e tij apo të saj, megjithatë fillimisht duhet të mbyllni derën e kësaj lidhjes apo marrëdhënies së vjetër (ju ose personi tjetër) që të kaloni pastaj në këtë fazë më të bukur dhe të merituar të jetës suaj dashurore. Megjithatë mund të keni njerëz përreth të cilët j’ua vështirësojnë përkushtimin tuaj ndaj këtij personi. Njerëzit duan që të reflektoni dhe të pyesni veten nëse kjo lidhje është e bazuar në pasion, apo e bazuar në një tërheqje të vërtetë, dhe në fakt qëllimet tuaja janë shumë të mira, ju vërtetë që keni ndjenja të vërteta për këtë person që po mendoni këtë fillim Maji (fund Prilli gjithashtu).

Çfarë do bëjë personi tjetër? Do ju pranojë, por nuk do bëjë asgjë derisa ju t’i flisni, prandaj mund të jetë duke ju pritur. Ky njeri është i ndërgjegjshëm mbi faktin që juve ju duhet që të mundoheni pak në mënyrë që të përpiqeni për një gjë të re të bukur bashkë e cila mund t’ju frymëzojë për të bërë plane për të ardhmen gjithashtu. Me këtë pasion nuk ju bashkon vetëm pasioni por edhe ndjenjat e vërteta. Do fillojnë t’ju plotësohen dëshirat romantike këtë periudhë, këtë fillim Maji. Bashkë do krijoni shumë qëndrueshmëri dhe lidhja do jetë shumë e kënaqshme dhe edhe pse dikush mund të ngrejë vetullën prej kësaj situate, ju nuk do doni t’ia dini, dhe duhet të vazhdoni rrugën përpara këtij personi që po ju pret. Energjia e Gaforres është shumë e ekuilibruar, dhe edhe pse mund të ndjeheni të lënë mënjanë prej disa personave, kjo ndjenjë është iluzionare dhe e përkohshme. Ndoshta do lini pas një lidhje apo marrëdhënie që filloi si një gjë pa përkushtim, dhe do vazhdoni në një lidhje të re të përkushtuar, të vërtetë. Mund edhe që ta bëni këtë transformim brenda të njejtës lidhje, pra ta ktheni nga zbavitje në një lidhje të cilës i përkushtoheni, se fjala serioze është pak e çuditshme për mua. Drejtimin e keni shumë të qartë kur e dini se cfarë doni dhe ky njeri mund të jetë i duhuri për ju, edhe pse mund t’ju duhet që të kaloni disa peripeci derisa të arrini ta shijoni këtë lidhje, dhe luftoni sepse ia vlen.

Java e parë e muajit mund t’ju udket si javë që kalon shumë ngadalë, sikur keni ngecur në një vend. Duhet të tregoni durim dhe të prisni sepse nuk keni shumë ç’të bëni mbi atë çeshtje e cila ju shqetëson, e cila mund të jetë çfarëdo sepse ky është një parashikim i përgjithshëm, por për të gjithë Gaforret, e përgjithshmja është që duhet ende të prisni mbi zgjidhjen apo marrjen e një përgjigjeje mbi situatën që keni në mendje.

Në javën e dytë ose të tretë do merrni lajme të mira lidhur me këtë çeshtje dhe ndoshta çeshtja do zgjidhet. Në javën e dytë të muajit për shembull, do jeni shumë të favorizuar në lajme që lidhet me paratë apo me pasuritë materiale. Ndoshta kërkesa juaj për hua do miratohet, ndoshta do keni një favorizim në kredi ose në huamarrje. Do ndjeni se punët tuaja po shkojnë mirë dhe se investimet tuaja ecin shumë mirë.

Në javën e tretë të muajit do merrni një përgjigje mbi një punë të ckatuar, do merrni një përgjgije mbi aplikimin që mund të keni bërë, varur nga ajo ku jeni në jetën tuaj. Mund të takoni dikë gjatë kësaj jave, një njeri i cili ka një natyrë shumë rinore, është shumë energjik dhe i arsyeshëm.

Në javën e fundit të muajit do ketë pak tension në lidhjen tuaj me dikë, i cili mund të jetë partneri, një njeri i familjes, një mik, një shok, ose një i njohur nga ana e familjes së partnerit ose një koleg i punës. Pra në javën e fundit të muajit do keni një ballafaqim, i cili nuk do jetë shumë serioz, por do jetë një mundësi për t’i dalë ballë për ballë një pakënaqësie. Qiell të mbarë.
 
LUANI.
Energjia e përgjithshme e këtij muaji është harmonike për Luanin. Ky mund të jetë një prej muajve më fantastikë të vitit për ju. Do ndjeheni mirë, disa prej jush do shijojnë një lidhje të kënaqshme dhe të gëzueshme, disa të tjerë mund të njohin dikë të ri. Do ndjeheni shumë të lidhur me të tjerët, bashkëpunimet do shkojnë shumë mirë. Komunikimi juaj me njerëzit do ju relaksojë dhe ato marrëdhënie që më parë kanë patur fërkime, do përmirësohen. Bisedat me të tjerët do jenë shumë të kënaqshme. Karriera juaj do marrë një hov të jashtëzakonshëm, një hov që mund t’ju ndryshojë jetën. Do vlerësoheni shumë financiarisht këtë muaj. Urani do vijë në shenjën e Demit këtë muaj, dhe edhe pse nuk do jetë në pozicion të mirë me Marsin gjë që mund t’ju bëjë shumë impulsivë, ju bën edhe shumë dinamikë, dhe shumë sfidues në punë. Do shpërbleheni këtë muaj, do e shijoni suksesin e shumë merituar.

Përsa i përket dashurisë në përgjithësi në këtë muaj, për ata prej jush që janë duke dalë me dikë, ose janë beqarë, nëse keni patur përshtypjen se dikush ju ka bërë keq, do vihet drejtësi dhe do merrni atë që meritonit apo atë që dëshironit. Gabimin apo borxhin do j’ua shlyejnë brenda mesit të parë të muajit. Ndoshta dikush ju bën rezistencë dhe vazhdon të ju lëjë në pritje. E keni pritur dhe keni dashur që të veproni, por keni preferuar që të ndjeheni në kontroll duke u treguar të zmbrapsur, por dhe personi tjetër mund të largohet, t’ju lëjë jashtë në të ftohtë. Ose mund të jeni ju ai që e bën këtë gjë, pra dikush t’ju ketë pritur dhe ju ta lini të kuptojë se ju ka pritur kot. Sido që të jetë, njëri prej jush nuk i thotë cdo gjë tjetrit. Ndoshta ai që do të largohet e ndjen se kjo lidhje është e mirë dhe se keni ndjenja për njëri-tjetrin, por prap frikësohet dhe largohet prej kësaj lidhjeje. Ose mund të jeni ju ai që është dashuruar me dikë i cili do që të largohet prej lidhjes që ka me dikë tjetër dhe të vijë drejt jush ose jeni të dashuruar me dikë i cili po i bën rezistencë marrëdhënies suaj, mundësisë suaj për tu lidhur. Gjithsesi në fund të ditës e vërteta do dalë në shesh. Njëri prej jush mund të dojë që të zhduket dhe tjetri i cili ndjehet zemërthyer, mund të dojë që të shkruajë. Gjithsesi nuk ekzsiton asnjëherë një situatë ku njeri partner është i lumtur dhe tjetri ndjehet përtokë. Gjithmonë ndjehet dhimbja e partnerit, dhe askush nuk mund të jetë i lumtur nëse partneri yt është i lënduar, prandaj ose personi tjetër e di këtë gjë për ju, ose ju e dini këtë gjë mbi personin tjetër. Njëri prej jush mund të largohet sepse tjetri (i cili mund të jeni ju), është përpjekur shumë për ta mbajtur situatën nën kontroll. Nëse njëri gëzon dhe tjetri vuan, herët a vonë do vihet një lloj ekuilibri, do vihet drejtësi. Mund të jetë thyer zemra e njeriut tjetër, ndoshta sepse ju nuk e ndjeni njësoj, dhe do ua shprehin këtë gjë, që kjo gjë nuk funksionon për të dhe se do largohet. Ajo që do ju lehtësojë që të dyve është e vërteta, është një rrëfim. Shpresoj që të keni kurajon ta bëni ose ta dëgjoni dhe të merrni një vendim të mirë për të dyja palët. Mund të refuzoni shumë oferta këtë muaj, dhe pjesërisht sepse keni shumë frikë, duke patur parasysh të shkuarën tuaj, e cila që prej verës së vitit 2017, me atë eklipsin e famshëm të Diellit në shenjën tuaj, mund t’ju ketë trazuar shumë në dashuri. Megjithatë nëse jeni ose ju ofron dashurinë e vet dikush i cili nuk ju ka bërë keq dhe ju jep energji të mirë, merreni njëherë në konsideratë. Nëse ju bën ofertë dikush duke thënë që ka shumë halle të tjera në kokë dhe nuk ju përkushtohet dot, do e refuzoni, pastaj do ju vijë pas dhe mund t’ju duhet ta analizoni njëherë si mundësi përpara se të merrni një vendim. Njëra prej ofertave që ju bëhet këtë muaj, mund të jetë një ofertë prej dikujt të cilin duhet ta mendoni njëherë mirë, sepse këto justifikimet mund të jenë vetëm justifikime, dhe një përpjekje për tu manipuluar meqënëse ju ka qejf. Pra, keni vendime dhe zgjedhje për të bërë këtë muaj në dashuri.

Javën e parë të muajit e filloni me shumë punë, me një ngarkesë shumë të madhe. Mund të punoni më shumë orë se zakonisht, ose do punoni jashtë orarit. Mund t’ju duhet që të vrisni mendjen se si do gjeni vijën e mesme mes kohës që ju kërkon puna dhe vëmendjes që ju kërkojnë njerëzit e afërt. Mund t’ju duket se keni jashtëzakonisht shumë gjëra për të bërë dhe se është e vështire që t’i përfundoni në kohë këto punë apo projekte. Kjo është një gjë që mund të ketë filluar tashmë prej kohësh prej shumë prej jush, pra të jeni duke u marrë me shumë gjëra në të njëjtën kohë, dhe java e parë e Majit j’ua vështirëson pak gjetjen e kohës për veten. Mund të pyesni veten nëse kjo situatë do zgjasë gjatë, por në fakt tani do arrini në një kulmim të një suksesi të caktuar, dhe jeni në fund të kësaj rruge, pasi Dielli tani po shnëdrrin fort mbi fushën e karrierës suaj dhe do që t’ju vijë shpejt në ndihmë. Punoni fart gjatë javës së parë që të mirëprisni një energji më të qetë dhe romantike (edhe nëse nuk jeni të lidhur, sepse ndoshta jo vetëm lidhja dashurore ka romanticizëm) të javës së dytë.

Në javën e dytë të muajit dita do ketë një ritëm më të ngadaltë. Do ju jepet mundësia që të shikoni dhe kërkoni më shumë brenda vetes. Mund të ndodhë ose të ketë ndodhur tashmë diçka e cila ju lejon që të mos e vrisni shumë mendjen mbi punët apo detyrat e përditshme. Java e dytë e muajit është shumë shpirtërore apo më reflektive. Ndoshta prej një suksesi të caktuar, do gjeni hapësirën për të zbuluar më shumë mbi veten dhe mbi botën. Mund të zbuloni që personaliteti juaj është kaq i fuqishëm dhe shkëlqyes, si shenja që drejtohet prej Diellit, sa zakonisht njerëzve mund t’ju duhet të vendosin syze kur ju shohin sepse shkëlqimi juaj është shumë prezent. Nëpërmjet kësaj energjie që ju karakterizon, arrini të reflektoni si një pasqyrë karakterin e vërtetë të të tjerëve, pra njerëzit e kuptojnë më mirë se kush janë kur qëndrojnë pranë jush. Mund të jetë e vështirë për Luanin që të kuptojë se kush është vetë, pavarësisht se vlerat dhe dëshirat e veta i ka të qarta, por ndoshta mund të gjeni një përcaktim më të thellë mbi veten duke kuptuar ndikimin që keni tek njerëzit. Ndoshta do pyesni veten se çfarë doni nga jeta, se çfarë ju lumturon vërtetë dhe nëse qëllimet që keni vendosur prej kohësh, ju shërbejnë vërtetë ende apo ka ardhur koha për t’i rishikuar dhe përshtatur me njeriun e ri që po njihni brenda vetes.

Në javën e tretë të muajit do ketë një finalizim për ju, një fund. Ndoshta është fundi i një situate të dhimbshme ose finalizim i një projekti shumë të rëndësishëm. Sido që të jetë, është një javë gjatë të cilës do ndjeni një peshë të rëndë të lehtësohet prej gjoksit tuaj. Gjërat që ju kanë sfiduar, ju kanë bërë më të fortë dhe tani thjesht do përfundojnë. Maji më shumë sjell përfundime dhe jo fillime të reja, por përfundime në sensin e përfundimit të një projekti apo fundit të një situate apo gjendjeje të vështirë, gjë që është shumë e mirë gjithashtu. Do mbyllni shumë kapituj këtë muaj, dhe këtë gjë do e ndjeni në javën e tretë. Ndoshta nuk do e kuptoni ndërkohë por në fund të muajit, do e dalloni se java e tretë ishte java e konkludimeve, një konkludim të cilin mund edhe ta keni planifikuar tashmë.

Java e katërt e muajit është java e cila ju kërkon që të përqafoni një ndryshim. Ndoshta do lëvizni në një qytet tjetër, ndoshta do ndryshoni punë, por sido që të jetë, sepse shembujt janë të shumtë dhe është pothuajse rastësi që të jap shëmbullin që ju përket në mënyrë konkrete, por ideja është që ambjenti juaj përreth do ndryshojë shumë. Do ndryshojë mënyra se si njerëzit ju shohin. Nëse do ketë situata konfliktuale, do i shmangni. Ka mundësi që në javën e katërt të dalloni se një gjë e cila mund të kishte shpërthyer, nuk shpërtheu dhe në vend të konfliktit, do fitoni më shumë qartësi mbi situatën. Nëse komunikoni me dikë me të cilin keni patur fërkime siç e shkruajta më lart, do flisni në mënyrë të kontrolluar, të drejtpërdrejtë, do e sqaroni njëri-tjetrin dhe do ndjeheni më mirë. Duhet të përpiqeni që të dëgjoni atë që ka tjetri për të thënë, apo dy palët që kanë qënë në kundërshti me nëjra-tjetrin, në mënyrë që të merrni vendimin tuaj dhe të bëni paqe. Qiell të mbarë!
 
Virgjeresha
Sa muaj i mirë është ky për ju. Ndoshta për ju është muaj më i mirë se i të tjerëve nga njëra anë, edhe pse ju gjeni gjithmonë ndonjë arsye për tu ankuar, për tu llastuar, por për fatin tuaj të mirë, do e keni të vështirë ta bëni këtë gjë këtë muaj

Në dashuri, fillimin e muajit nuk e kanë patur të mirë ata që kanë qënë duke dalë apo janë duke u njohur me dikë. Ndoshta keni kuptuar se jeni marrë me një person i cili nuk e ka patur mendjen vetëm tek ju dhe për këtë arsye mund ta keni përfunduar muajin Prill me pak mërzi dhe të jeni duke ecur drejt diçkaje apo dikujt tjetër i cili mund t’ju japë gëzim, ose mundet që ky person që më parë ju ka mërzitur, të jetë duke ndryshuar nga një njeri që s’ju jepte vëmendjen e dëshiruar, në një njeri që ju vlerëson dhe ju përkushtohet… dmth, këto janë mundësitë. Nuk e toleroni më ndjesië e keqe që ju transmeton ky person dhe ndërkohë që doni që të merrni vendime bazuar në atë që ju bën të lumtur, personi tjetër do që të marrë vendime që janë praktike, vendime me bazë më pak emocionale. Ndoshta njeriu që ju intereson e bazon jetën tek nevojat që ka për karrierën e vet dhe do që veprimet e tij t’i shërbejnë jetës së tij profesionale apo pasioneve që ka, ndërsa ju shpresoni që ai të marrë vendime për që të dy ju bashkë, ju si çift. Megjithatë ka gjëra të mira që ju lidhin me këtë njeri, sepse mund të jetë një lidhje për të cilën është vendosur që të jetë me ju, dhe herët a vonë dhe ai ose ajo do fokusohet tek ndjenjat, sepse edhe ai do që të lumturohet dhe do që të shohë brenda vetes, dhe kur sheh brenda vetes, kupton se ju jeni guida për të, ju i jepni lumturi. Shkëlqimi juaj është shumë i qartë dhe i pamohueshëm, prandaj do duan që t’ju kenë pranë.

Në javën e parë të muajit mund t’ju vijë një njeri i ri në jetën tuaj, një njeri që është shumë i rëndësishëm dhe me të cilin do kaloni shumë kohë bashkë. Mund të jetë një mik, jo domosdoshmërisht një njeri me të cilin do keni të bëni në mënyrë romantike por sido që të jetë marrëdhënia juaj, do ia kaloni mirë. Në javën e parë dhe të dytë të muajit do ndjeheni jashtëzakonisht shumë me fat dhe mirënjohës. Mund të merrni një informacion të caktuar dhe të kuptoni se jeni në rrugën e duhur dhe se çdo gjë po ecën sipas dëshirave tuaja.

Në javën e dytë të muajit do ndjeheni shumë të lumtur mbi mundësinë e re që ju vjen në jetën tuaj e cila mund të jetë romantike por mund të jetë dhe profesionale. Do ndjeheni aq të lumtur sa do kuptoni shijen e vërtetë të një jete të mirë, të shëndetshme dhe të kënaqshme. Energjia e javëve të para të muajit Maj është thjesht dshumë fantastike.

Pjesa e dytë e muajit është më praktike. Në javën e tretë të muajit do filloni që të vini gjërat në lëvizje, pas planifikimit të bërë në javët e para. Për shembull nëse keni njohur dikë dhe keni planifikuar që të filloni të lëvizni apo të udhëtoni bashkë, do gjeni vendin dhe do blini biletat. Nëse është kthyer partneri juaj nga një udhëtim dhe tani do jetojë me ju, do kërkoni për shtëpinë, ose nëse keni vendosur që të bashkoheni edhe pse jetoni në vende të ndryshme, do vendosni se kush do lëvizë, ku do jetojë e çfarë do punojë. Nëse keni planfikuar një investim të caktuar me një bahskëpunëtor, do hidhni hapat e parë të rëndësishëm. Pra gjërat do lëvizin në javën e tretë nga plane në veprime. Nëse do merrni një ofertë punë në javët e para, në javën e tretë do e keni të qartë se çfarë duhet të mësoni që të realizoni punën tuaj, apo çfarë kapitujsh duhet të mësoni për provimet, nëse dikush ka sezon provimesh tani.

Në javën e katërt të Majit ata prej jush që po merren me çeshtje gjygjësore, janë të favorizuar për të patur sukses, për të dëgjuar një vendim të drejtë. Tani mund edhe të mos dëgjoni atë që donit të dëgjonit, por do merret vendimi më i drejtë për që të gjithë palët e përfshirë. Mund të martoheni ju, ose të ftoheni në një dasëm apo në një celebrim romantik. Urani në shenjën e Demit, nga ky muaj e për shtatë vite të tjera, do ju fokusojë më shumë tek gjërat që kanë më shumë rëndësi, tek një zgjerim horizonti. ثshtë një muaj që fillon një periudhë shumë të mirë në jetën tuaj. Qiell të mbarë.
 
Peshorja
Të gjithë mund të kemi më hsumë nevojë për të qëndruar pranë njerëzve që duam më shumë,m me të cilët ia kalojmë mirë, edhe juve kjo gjë nuk do ju mungojë fare këtë muaj… më në fund pas kaq kohësh lodhjeje dhe përkushtimi profesional. Do e shijoni shumë jetën dhe do kënaqeni me këtë periudhë pa shumë komplikime.

Jeni gati për të lëvizur përpara në dashuri, ata prej jush që janë beqarë ose që kanë qënë ose janë duke u marrë me dikë me të cilin lidhja nuk është vërtetë e konsoliduar apo drejtimi nuk është ende i caktuar prej jush. Në mendjen tuaj tani mund të ndjeheni shumë më të ekuilibruar dhe gati për të lënë pas një situatë të pakënaqshme. Nëse nuk e merrni atë që doni prej personit tjetër, largohuni. Personi tjetër mund të dojë vëmendje prej të tjerëve, të cilët mund të jenë dhe njerëz prej të cilëve pret vlerësim, ndërkohë që ju doni dikë që ju sheh vetëm ju në dashuri, dhe jo që ju detyron të dilni prej natyrës suaj dhe të ngacmojë situata konfliktuale. Ndoshta jeni marrë me një njeri shumë narcist, një njeri që do të mburret prej vëmendjes që merr me të tjerët, dhe nuk mendon se një njeri mjafton për egon e tij të pashëndetshme. Tani nuk doni që të merreni më me një energji të tillë. Ju e keni yllin në ballë, dhe ky personi mund të ndjehet ziliqar për ju, do që ta ketë ai pozicionin tuaj, dhe tani që mund ta keni ndjerë këtë gjë, doni ta lini pas dhe do bëni mirë ta bëni këtë gjë. Do ju jepet mundësia për tu marrë me dikë të ri, një njeri tjetër ju pret, një njeri që nuk do ta kontrollojë situatën në mënyrë të shëmtuar si paraardhësi. Ju meritoni më mirë, më të mirën e mundshme. Ka mudnësi që personi me të cilin të jeni marrë të mos ju ketë dhënë dashurinë që doni dhe të ketë shenjën e Dashit ose Akrepit në hartën e vet, ndërsa tani keni mundësinë ose që të shëroni zemrën në mënyrë të pavarur dhe të prisni për dikë më të mirë, ose thjesht më mirë vetëm se në shoqëri të keqe, dhe me besimin se ai ose ajo që ju meriton, nuk është shumë larg.

Në javën e parë të muajit ka më shumë emocionalitet se në javët e tjera në fakt, por nuk dallohet për dhimbje. Thjesht ka më shumë fokus tek ndjenjat në krahasim me javët e tjera. Do i shprehni qartë emocionet tuaja dhe do jeni shumë të pjekur emocionalisht. Nëse ju duhet që të zhvilloni një bisedë mbi një çeshtje emocionale, do jeni shumë të ekuilibruar dhe të matur në fjalët tuaja. Duket se e keni menduar mirë këtë situatë dhe keni patur kohë për të vendosur mbi pozicionin që doni të ruani në këtë situatë. Nëse keni një gjë që keni dashur ta thoni, thuajeni sepse nuk do dukeni të ashpër por të dhembshur. Nuk do bëni askënd të ndjehet keq por thjesht do zhvilloni biseda të thella dhe të vërteta me një njeri që ndoshta ka nevojë t’i dëgjojë këto fjalë apo këto mendime prej jush.

Në javën e dytë të muajit do merrni një lajm të mirë. Mund të ketë të bëjë me shkollën, me karrierën, me punën; mund të jetë një rritje në detyrë, një përmirësim në fitime, një ofertë pune, etj.

Në javën e tretë të muajit do ju duhet qët ë kërkonidhe gërmoni brenda vetes për të gjetur atë forcën që keni brenda vetes dhe ta nxirrni në pah. Nuk mendoj se domosdoshmërisht këtë forcë duhet ta përdorni për të mborjtur një situatë të jetës suaj, por mund ta përdorni në shërbim të dikujt tjetër. Mund të ndihmoni dikë dhe gjatë këtij momenti, të tregoni veten gjithashtu. Njerëzit duan të vijnë tek ju sepse jeni njeri që di të dëgjojë, që jep këshilla shumë të mira dhe që është shumë i fortë. Do ju duhet që të tregoni forcën tuaj duke ndihmuar dhe duke treguar dhembshuri.

Në javën e fundit të muajit Maj mund të përjetoni një lloj lodhjeje, mundet që të shikoni se si shumë gjëra ju marrin më shumë kohë seç keni menduar dhe për këtë arsye mund të zhgënjeheni apo të shkurajoheni. Duhet të tregoni pak durim nëse gjërat nuk ecin siç keni dëshiruar. Gjërat që preken në javën e fundit kanë të bëjnë me paratë në fakt, me investimet, me pronat… ndoshta në javën e dytë do bëni një aplikim dhe do prisni për një përgjigje e cila do vonojë, ose mundet që në javën e dytë t’ju thonë se do ju japin një përgjigje së shpejti, dhe në javën e katërt do e gjeni veten duke vrarë mendjen mbi se kur do vijë ajo përgjigjia e shumëpritur. Ju keni punuar shumë fort në mënyrë që të shijoni disa suksese të prekshme këto kohë kështu që përpiquni që t’i lini gjërat të rrjedhin tani dhe të relaksoheni. Përpiquni që të siguroheni se keni pranë njerëzit e duhur, njerëzit që mbrojnë interesat tuaja, sepse punën tuaj ju e bëni më së miri dhe jeni energji që tërheq shumë të mira pas vetes, sepse jeni pika e dobët e planetit tuaj drejtues, Afërditës; planetit të të mirave materiale dhe të dashurisë. Qiell të mbarë.
 
AKREPi.
Keni një energji të përgjithshme të shkëlqyer këtë muaj, energji për t’ia nisur nga e para. Keni mundësi dhe fillime të reja. Mundet që këtë fillim të ri ta shikoni në biznes, në karrierën tuaj dhe gjithashtu të ndryshoni thellësisht mënyrën se si e shikoni jetën. Do mësoni shumë dhe do ndryshoni shumë këndvështrimin tuaj këtë muaj. Transformimet që do jetoni do ju ndihmojnë që të kuptoni se kush jeni vërtëtë në shpirt. Do ishte mirë që të mbanit një lloj ditari të vogël ose një bllok shënimesh për të mbajtur shënim disa ngjarje apo mendime të këtij muaji.

Në dashuri do bënit mirë që të mos këmbëngulni më shumë seç duhet dhe në vend të kësaj të mbani kokën lart. Kur fjals për dashurinë, e kam fjalën për ata që janë beqarë ose janë duke dalë me dikë, sepse në përgjithësi muaji Maj (ashtu si rreth 10ditët e fundit të Prillit) i përket dashurisë dhe bashkëpunimeve në jetën tuaj duke qënë se është periudha e shenjës suaj të kundërt, e Demit, dhe “it’s all about love” dmth. Ndoshta po merreni më dikë që ka shenjën e Luanit, shenjën e Gaforres në hartën e vet, ose ka shenja zjarri ose shenja uji në hartë, dhe ky person është shumë joshës. Lidhja juaj me këtë person ka nisur në mënyrë të menjëhershme dhe keni kaluar në një transformim shumë të madh personal prej tij. Komunikimi dhe njohja me këtë person ka qënë disi e papjekur, shumë e shpejtë. Mund të keni njohur dikë, t’ju ketë bërë të ndjeheni shumë pasionantë, gjërat të ketë lëvizur shumë shpejt sikur të mos ketë të nesërme, dhe pastaj situata të jetë vështirësuar shumë, komunikimi të jetë kufizuar apo bllokuar. Ose ju ose personi tjetër doni që të marrni një vendim mbi se si do vazhdojë lidhja juaj, nëse do vazhdojë apo jo në fakt. Mund të përpiqeni që të keni fitore në këtë situatë, dhe doni që të fitoni se s’bën. Ndërkohë jeta juaj shoqërore ju ndihmon që ta hiqni mendjen, që të zbaviteni, por të zbaviteni si beqarë, jo si të lidhur. Ndoshta personi tjetër ka mundësi të tjera, ose mund të jeni ju ai me mundësitë e tjera, por gjithsesi njëri prej jush do që ta lëjë pas tjetrin, ose ta lëjë në pritje. Njëri prej jush e ka mundësinë që ta lejë në pritje tjetrin dhe e bën këtë gjë. Njeriu që ju intereson është shumë ëndërrimtar dhe i paqëndrueshëm. Ndoshta nuk ju ka bërë premtime por ju ka bërë të ndjeheni sikur nuk është aspak serioz apo i përgjegjshëm. Mund të ketë ngecur në botën e vet, në mendimet e veta, të përpiqet që të gjëjë mënyra apo rrugë për të patur sukses me ju, por nuk tregohet aktiv, nuk komunikon apo vepron për ta mbrojtur lidhjen tuaj. Megjithatë njëri prej jush do që kjo lidhje të mbijetojë me çdo kusht. Mund të jetë personi tjetër, mund të jeni ju, por pavendosmëria e njërit është e padurueshme për tjetrin. Nëse njeriu që ju intereson po llastohet, po ju lodh shumë, prandaj ju thashë që duhet të ruani kokën lart. Nuk e ka mendjen shumë prezente, nuk ju kushton vëmendje, ndaj mund t’ju duket se po merreni me një person të papjekur.

Në javën e parë të muajit disa prej jush do ndjejnë një lloj zhgënjimi i cili mund të ketë të bëjë me dashurinë por mund edhe të ketë të bëjë me punën apo me gjëra të tjera të jetës. Gjërat nuk janë vërtetë aq keq sa ju duken në këtë javë të parë. Ndoshta po të ndryshoni pak drejtimin nga shikoni, do dalloni gjërat për të cilat mund të jeni mirënjohës dhe të ndjeheni më pak zemërthyer apo të trishtuar. Hëna e plotë në shenjën tuaj këtë fund të muajit Prill, (e cila vazhdon ndikon javën e parë të Majit) është e dhimbshme emocionalisht dhe e parehatshme, por është një proçes që duhet jetuar përderisa është vendosur mbi ju dhe mbi ne të gjithë. Të gjitha për njerëzit janë, në fund të ditës (dhe këtë ma ka thënë vetë një mikeshë Akrepe). Çfarëdo lloj gjëje që të ketë ndodhur që t’ju ketë dhënë këtë ndjesinë e zhgënjimit, është një gjë për të cilën që në fillim keni patur prtishmëri tepër të larta, dhe me këtë nuk dua të them se është faji juaj por është një gjë prej të cilës mund të mësoni shumë, dhe më vonë mund të kuptoni se e gjithë kjo situatë ka qënë një bekim dhe një gjë që duhet të ndodhë në mënyrë që ju të përmbushni qëllimin e jetës suaj, si njeri, si shpirt.

Në javën e dytë të muajit duket se do e merrni veten në këmbë dhe se do e gjeni motivimin apo frymëzimin brenda vetes për të ecur përpara. Do e merrni veten më shpejt seç mendoni dhe do e ndjeni se jeni në drejtimin eduhur për të filluar një gjë të re, për të lëvizur, për tu transferuar, për të udhëtuar, për të kërcyer, për të jetuar jetën tuaj me intensitet dhe pasionin që kërkoni.

Në javën e tretë të muajit do merrni një lajm të mirë lidhur me paratë. Ndoshta bëhet fjalë për një mundësi për të bërë më shumë para, mund të jetë një bonus apo shpërblim në punë, mund të filloni ndërtimin apo mobilimine shtëpisë, dhe në përgjithësi do merrni informacione që lidhen me planin material, me zotërimet dhe me paratë, i cili do ju vëjë buzën në gaz. Gjërat në Maj do përmirësohen hap pas hapi.

Në javën e katërt të muajit do punoni shumë fort mbi atë plan apo mbi atë lajm që keni mësuar apo mbi atë plan që keni përpiluar më parë. Mund të bëni një punë në grup ose mund të them që për ata që janë në një bashkëpunim biznesi, do realizoni në mënyrë të suksesshme detyrat tuaja dhe ky do jetë një fund shumë dinamik muaji. Qiell të mbarë.
 
Shigjetari.
Ky Maj për Shigjetarin është një muaj që ka të bëjë shumë me punën, është muaj disi i zakonshëm në shqëtësimet tuaja për para dhe për veprime me to. Ndoshta do tregoni interes për tu marrë me një investim si për shembull blerja e një shtëpie, blerja e mobiljeve për shtëpinë ose dalja me qera. Pra aktivitetin kryesor këtë muaj e kanë financat, edhe në gjëra shumë të theksuara pra, jo në gjëra të vogla.

Në dashuri këtë muaj ata që po dalin me dikë me të cilin nuk kanë një lidhje të përkushtuar prej kohësh, kanë probleme me komunikimin, sidomos në pjesën apo gjysmën e parë të muajit. Ndoshta njëri prej jush e ka kufizuar komunikimin ndërsa tjetri po përpiqet që ta kapërcejë këtë bllokim. Për ata prej jush të cilët janë të lidhur ose duke dalë më dikë, me këtë njeri me të cilin po dilni, keni një komunikim shumë shpirtëror, por ndërkohë që ju ose njëri prej jush lodhet që kjo lidhje të funksionojë, tjetri e bllokon dhe vepron sikur do që të largohet, sepse ndoshta do që të largohet. Njëri prej jush ka nevojë për kohë, ndërkohë që tjetri do ta shtyjë partnerin që të rrijë. Nëse jeni ju ai që do ta lejë partnerin të rrijë me ju, jepini pak kohë sepse keni shpresa, dhe mos e shtyni. Ndoshta partneri juaj po bën një punë krijuese, ndjen shumë pasion mbi punën dhe karrierën e vet dhe i pëlqen që të fokusohet aty tani, dhe jo tek dashuria. Nuk do që të ngarkohet emocionalisht dhe prandaj nëse e sheh që ka një mundësi për tu ngarkuar, e injoron, i kthen shpinën. Ka shumë mundësi që t’ju realizohet dëshira që keni mbi këtë person por duhet t’i jepni kohë, t’i lini mundësinë që ta lejë pas të shkuarën apo disa mendime të errëta le të themi, apo të vështira që nuk do t’i ketë më. Megjithatë edhe nëse jeni disi në distancë me atë që doni të keni përkrah, mbeteni të lidhur shpirtërisht kështu që keni shpresa dhe mbetet vetëm të prisni për dashurinë, nëse mundeni.

Në javën e parë të muajit mund të silleni në një mënyrë që nuk është plotësisht e drejtë apo etike në punë ndoshta, ose dikush tjetër, i cili mund të jetë kolegu juaj, nuk do sillet në mënyrë të drejtë apo të sinqertë me të tjerët. Mund ta keni të vështirë këtë muaj që të ndani prioritetet tuaja dhe të tregoheni produktivë në punë. Mos dëgjoni mendime shkurajuese në kokën tuaj, as mendimet tuaja dhe as të të tjerëve. Përpiquni që të qëndroni pranë njerëzve që ju frymëzojnë dhe që ju motivojnë, edhe nëse shtyheni për të qëndruar veten dhe për të dëgjuar kritika. Mos e sabotoni veten duke shfrytëzuar një mundësi të cilës as nuk duhet t’i kushtoni vëmendje. Ruani fokusin.

Në javën e dytë do bëni një zbulim për veten apo mbi jetën, një zbulim shpirtëror apo psikologjik, varet se si e shikoni ju dhe kjo është e ndryshme për të gjithë… ata që përpiqen për një shtatzani të suksesshme, do kenë sukses. Ata prej jush që janë beqarë, ka shumë mudnësi që t’i vijë një ofertë apo një mundësi e mirë gjatë kësaj jave, ose të njihni një shok ose shoqe të re dhe të rëndësishme për ju, një njeri që do ju mbështesë për një kohë shumë të gjatë.

Në javën e tretë do jeni të shqetësuar mbi humbjen e parave ose mbi faktin që ndoshta nuk keni buxhetin që doni për të realizuar një gjë të caktuar. Ose mund të shisni dicka dhe të zbuloni se mund ta kishit shitur me cmim më të lartë ose se dicka kushton më shumë sec mendonit… pra ideja është që ka një lloj pakënaqësie në momenti ne parë, por në fakt keni më shumë sec mendoni… keni mëse mjaftueshëm për aq kohë sa nuk kërkoni tepër tani. Ndoshta jeni ju ai që mendoni se në përgjithësi nuk keni aq sa doni por i keni të gjitha gjërat materiale që ju nevojiten, dhe më shumë. Shigjetari zakonisht përqafon një jetë të thjeshtë dhe nuk duhet të zgjasë shumë kjo pakënaqësia e javës së tretë. Ju mjaftojnë më pak gjëra sec mendoni.

Në muajin Maj ka disa ulje ngritje, sigurisht, por në javën e katërt është java kur do e gjeni veten shumë të lidhur me dikë. Në përgjithësi do keni shumë harmoni në lidhjen tuaj me të tjerët, do forconi një miqësi, do forconi një partneritet dhe do e përfundoni muajin në mënyrë të shkëlqyer, me një energji miqësore dhe me një frymë bashkëpunuese. Qiell të mbarë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top