Horoskopi javor 13 - 19 Shtator 2021

D.

.
DASHI

Marsi dhe Hëna do ju nxitin të tregoheni më të duruar këtë javë dhe t’iu shkoni gjërave deri në fund. Bëni edhe një bilanc të atyre që keni kaluar. Në tërësi jeta juaj në çift do jetë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do i përkushtoheni më shumë njëri-tjetrit dhe do mendoni herë pas here të përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni disa takime interesante dhe do dini t’i mbani pas vetes personat që do pëlqeni me fjalë dhe gjeste të ngrohta.

Shëndeti mund të ketë ditët e para disa shqetësime të vogla për shkak të nervozizmit, por pas të mërkurës gjendja do stabilizohet. Në planin financiar përveç fatit që do keni do jeni edhe shumë herë më të matur me shpenzimet. Të gjitha këto do bëjnë që gjendja të përmirësohet. Në punë do ju bëhen disa propozime interesante që duhet t’i shfrytëzoni.

DEMI

Kjo do jetë një janë intensive për ju dhe e mbushur me dinamizëm. Do i keni idetë edhe më të qarta për të ecur para në çdo fushë. Ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së Venusit do kaloni një javë shumë të këndshme pranë partnerit. Ambienti do jetë pasionant dhe do bëni edhe projekte mbi të ardhmen. Ju beqarët do jeni sharmante. Të qenit edhe realistë do iu bëjë të zgjidhni personin e duhur.

Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer dhe ju do ndiheni mirë. Asnjë planet nuk do ndikojë në planin tuaj financiar dhe nuk do keni probleme. Gjithsesi ndiqni këshillën e Jupiterit që iu sugjeron të ulni shpenzimet. Sipas Horoskopi.vip , në punë do jeni shumë punëtorë dhe do arrini atje ku keni dashur. Suksesi do jetë i sigurt.

BINJAKËT

Do jeni të padëgjuar këtë javë dhe duke dashur t’i bëni gjërat sipas mendimit tuaj edhe mund të gaboni. Nën ndikimin mjaft negativ të Plutonit, ju që keni një lidhje do kaloni një periudhë të tensionuar. Mundohuni t’i rregulloni gjërat para se marrëdhënies t’i humbasë shkëlqimi. Komunikoni më shumë me njëri-tjetrin. Gjetja e partnerit ideal do kthehet në një fiksim të vërtetë për ju beqarët. Mundohuni të bëni dallimin midis personave dhe mos u joshni nga pamja e jashtme.

Shëndeti nuk do ketë ndonjë problem të madh, por gjithsesi ju duhet të merrni disa masa. Për të mos pasur probleme me buxhetin do iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime që kishit parashikuar. Tregohuni shumë të kujdesshëm. Në punë do jeni shumë kreative dhe do filloni projekte interesante.

GAFORRJA

Pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë këtë javë dhe mos kërkoni nga të tjerët atë që nuk e jepni dot vetë. Nëse lidhja juaj me partnerin nuk është aq e fortë sa duhet te bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund ta përkeqësojë edhe më tepër situatën. Ju beqarët do jeni sharmante në maksimum dhe ka shumë gjasa që të mërkurën të ndryshoni edhe statusin. Shëndeti nuk do jetë gjatë gjithë kohës i mirë kështu që do duhet here pas here më tepër përkujdes.

Çlodhuni dhe ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Për financat nuk do ketë aspak probleme. Përveçse do tregoheni te kursyer me shpenzimet, do merrni edhe disa para nga një punë e mbaruar me sukses. Në punë mos nisni projekte pa marrë garanci për mbështetje dhe financim.

LUANI

Përspektivat janë goxha të mira për këtë javë. Më në fund mund të bëni edhe ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë me shumë diell. Do kaloni disa momente të paharrueshme pranë partnerit. Më mirë mos e privoni veten nga asgjë. Falë nxitjet nga të gjithë planetët, ju beqarët do provoni emocione të forta të cilat as që i kishit menduar më parë. Do jeni shumë joshës.

Për sa i përket shëndetit, vërtet do mbroheni nga Venusi, por përsëri duhet të tregoheni edhe vetë të kujdesshëm. Mund të keni probleme me tretjen. Situata financiare do të stabilizohet aq shpejt saqë edhe ju vetë do të habiteni. Në punë do ndodhin disa gjëra shumë të veçanta të cilat do lënë gjurmë përgjithmonë.


VIRGJËRESHA

Shumica e dëshirave tuaja do realizohen këtë javë dhe buzëqeshja do ju rikthehet pas kaq kohësh. Më në fund ju që keni një lidhje do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit me partnerin. Përgatituni edhe për surpriza shumë të këndshme. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj jave. Dikush edhe mund të tallet me ju ndërkohë që ju do mendoni se ai iu pëlqen.

Jupiteri do jetë ai që do iu ndihmojë në planin shëndetësor. Çdo gjë do shkojë mirë dhe nuk do vuani nga asgjë. Në planin financiar duhet të jeni gati për të përfituar nga situata e mirë që do krijojnë planetët. Të gjithë yjet do mblidhen së bashku dhe do iu bëjnë shumë të vendosur në planin profesional. Do i kaloni të gjitha sfidat dhe do arrini sukses.

PESHORJA

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë herë pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndoheni sesa do gëzoheni.

Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohësh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshë, por do keni edhe shqetësime. Sipas Horoskopi.vip financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Në punë merrni edhe mendimet e kolegëve para se të kryeni ndonjë projekt të madh.

AKREPI

Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante të mërkurë ose të enjte. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar.

Nuk do jeni më nervozë si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me shqetësime të vogla. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

SHIGJETARI

Këtë javë do ndiheni më të pavarura dhe do bëni gjithçka që do dëshironi. Të gjitha ëndrrat do mund t’iu realizohen. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë shumë më romantike nga sa ju e mendonit. Si ju ashtu edhe partneri do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. E enjtja dhe e shtuna do jenë ditët më me fat. Ju beqarët do lodheni pak duke e kërkuar dashurinë, por kur ta gjeni emocionet do jenë të jashtëzakonshme. Venusi do jete planeti që do ju mbështesë gjithë kohës.

Mbrojtja juaj imunitare do jetë goxha e mirë gjithashtu. Aktiviteti fizik do ju bëjë të jeni edhe më në formë. Sektori i financave do jetë goxha i mirë, kështu që mund të përfitoni për të bere edhe disa investime afatgjata. Në punë mund të nisni projektet e reja sepse kjo javë do jetë e begatë dhe me fat.

BRICJAPI

Këtë javë duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të keni probleme nervore dhe probleme me stomakun. Ata që janë në një lidhje duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat dhe kanë për të pasur një javë shume te kënaqshme. Beqarëve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për të realizuar takime te veçanta sidomos ditën e mërkurë dhe te shtunë. Mirë është që t’i kushtojnë pak më tepër rëndësi paraqitjes.

Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.

UJORI

Javë e mbushur me surpriza nga më të ndryshmet pritet të vijë. Do adhuroni të provoni gjëra të reja dhe do punoni fort për t’ia dalë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do të rigjallërohet dhe ju do të zbuloni kënaqësi të reja. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë këtë javë plot ngjyra. Ju beqarët do luftoni shumë për të fituar betejën në dashuri. Edhe pse do lodheni pak do dilni fitimtarë. Përgatituni për ndryshime. Gjendja fizike në përgjithësi do jetë e mirë.

Problemet mund të lidhen vetëm me pjesën nervore pasi do jeni paksa të stresuar. Financat nuk do kenë asnjë problem dhe të gjitha këto falë maturisë që keni treguar kohët e fundit. Mos bëni më shumë shpenzime sesa keni bërë. Në planin profesional, do ndikoheni nga Mërkuri, i cili do iu bëjë të pasigurt dhe dyshues.

PESHQIT

Mos ushtroni presion tek askush gjatë kësaj jave, organizohuni dhe dëgjojeni më shumë zemrën. Keni për ta parë se kështu çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju që keni një lidhje dashuria do iu buzëqeshë sërish. Saturni do ua bëjë jetën më të rregullt dhe do iu ndihmojë nëse keni për të marrë një vendim të rëndësishëm. Për ju beqarët do jetë periudhë e shkëlqyer.

Gjithçka do shkojë më së miri dhe ju do takoheni me personin e ëndrrave. Neptuni do iu sjellë më tepër energji dhe dinamizëm. Edhe pse java ka qenë e ngarkuar ju çuditërisht nuk do e ndieni lodhjen dhe nuk do keni probleme shëndetësore. Financat do të përmirësohen më shumë sesa mendonit. Përfitoni për të shlyer borxhet. Në punë do keni mundësi të realizoni disa projekte të vogla që i kishit menduar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top