Hong-Kongu, perla që të lë pa frymë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Hong-Kongu është qendra më e rëndësishme financiare, tregtare, turistike, e transportit detar në rajonin e Azi-Paqësorit. Ndërtesat shumëkatëshe dhe jeta moderne me ritme të shpejta pasqyrojnë botën e këtij metropoli. Sot Hong-Kongu vlerësohet si “Perla e Lindjes” dhe “Qyteti i gjallërisë”.

4d7d598b58f54d2c9db24030899e720f.jpg


Rreth 40 për qind e Hong Kong-ut përbëhet nga parqe kombëtare. ثshtë një qytet ku mund të argëtohesh që nga vajtja në plazhet përrallore e deri tek ngjitja e maleve.


Hong-Kongu ndodhet në anën lindore të deltës së lumit Zhujiang dhe laget nga deti i Kinës Jugore. Si një ndër zonat me ekonominë më të hapur në botë, Hong-Kongu është qendra më e rëndësishme financiare, tregtare, turistike, e transportit detar dhe e informacionit në rajonin e Azi-Paqësorit.
Hong-Kongu ka qenë nën sundimin kolonial britanik që nga viti 1842 deri më 1 korrik 1997, kur në vijim të marrëveshjes ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar më 19 dhjetor 1984, e quajtur Deklarata e përbashkët kino-britanike, territori i Hong-Kongut u bë një rajon i posaçëm administrativ i RPK-së, i cili qeveriset mbështetur në ligjin bazë të Hong-Kongut. Mbi bazën e politikës “Një vend, dy sisteme”, Hong-Kongu gëzon një shkallë të lartë autonomie dhe ka sistemin e vet politik e ligjor, monedhën, ekipet e veta sportive në veprimtaritë ndërkombëtare e ligjet e veta për emigracionin.

Emri i Hong-Kongut vjen nga ishulli me këtë emër që gjendet në deltën e lumit Xi Jiang. Sot, territori i Hong-Kongut përfshin edhe gadishullin e Kouloonit dhe 235 ishuj të tjerë që bashkë me ishullin e Hong-Kongut përbëjnë Territoret e Reja.

Një popullsi mbi 7 milionë banorë është e vendosur në një sipërfaqe shumë të ulët metrash katrorë. Kur bëhet fjalë për të ofruar strehim, e vetmja mënyrë është të shkosh lart. Hong Kongu është një nga qytetet më të pasura të botës, por qeratë e shtëpive janë shumë të larta.

468f91ec299d43e0ad5339e997631745.jpg


Hong-Kongu është një metropol ndërkombëtar, me perspektivë dhe i mbipopulluar, ku jeta lëviz me ritme marramendëse. Me shumë se 150 vjet sundim kolonial britanik në Hong Kong nuk mundi të zhdukë ndikimin 5 mijëvjeçar të qytetërimit tradicional kinez. Shkëmbimet dyanësore dhe depërtimi reciprok i kulturave e kanë bërë Hong Kongun një vend unik, ku takohen Lindja dhe Perëndimi, antikja dhe modernia.

Hong Kongu është gjithashtu një vend magjepës, një parajsë për turistët, të cilët mund të admirojnë jo vetëm panoramat piktoreske, por edhe mund të bëjnë blerje, mund të shijojnë ushqime të shijshme dhe kënaqësi të tjera.

Dinamizmi i Hong-Kongut

Hong-Kongu është i njohur si Qendër dhe karakterizohet nga kulla tregtare tepër moderne dhe ndërtesa klasike britanike, dy stile arkitekturore këto, në kontrast të dukshëm me njera-tjetrën. Midis ndërtesave më të shquara spikasin Kulla e Bankës së Kinës dhe Kulla e Selisë së Korporatës Bankare Hongkong & Shangai. Në bregdetin e Wan Chai-it ka një ndërtesë të re që ngjason si një shkëmb fluturues.

Vendi më i bukur për t’i hedhur një vështrim tërë Hong Kongut është Maja Viktoria, vendi më i lartë atje. Turistët mund të shkojnë në majën e kodrës 554 metra të lartë me një tramvaj dhe buzë mbrëmjes ata mund t’i gëzohen pamjes së mrekullueshme të Bregut Viktoria gjatë natës me mijëra drita.

Një parajsë për blerësit

Hong Kongu është një port ndërkombëtar i tregtisë së lirë. Për shkak të interesit të ulët të taksave dhe të politikave pa doganë, shumë shumëkombëshe janë përqendruar atje. اmimet janë tepër konkurruese. Zonat e populluara karakterizohen nga ndërtesa tregtare, restorante, qendra të mëdha blerjeje dhe markete të stilit të vjetër.

Kompani të njohura veshjesh, orësh, artikujsh lëkure si dhe bizhuteri nga e gjithë bota shiten në ndërtesa komerciale të tilla, si Landmark në qendër, Time’ Square në Rrugën e ngritur të Gjirit, etj.

Një Eden për adhuruesit e ushqimeve

Shefa kuzhine nga pothuaj çdo cep i Kinës hedhin në veprim këtu gjithë aftësitë e tyre, për të ofruar ushqim kinez me famë botërore. Restorantet e mëdha kineze në zonën e qendrës janë të njohura për gatimin e tyre të klasit të parë. Asnjë turist nuk mund të largohet, p.sh., pa shijuar ushqime deti, gatuar pas mënyrës kantoneze. Gjëja më e rëndësishme është të gjesh ushqime deti të freskëta dhe, në restorantet e bregut të detit, turistët mund të shijojnë ushqime deti të sapopeshkuara. Midis vendeve më të famshme për ushqime deti janë Porti i Saikung-ut në Kowloon, Lei Yue Mun dhe Ishulli Lamma.

Hong Kongu është ndoshta i vogël, por ai i ofron të gjitha llojet e ushqimit të botës. Për shumë vjet kinezët dhe të huajt kanë jetur së bashku këtu dhe një numër gjithnjë më i madh kinezësh kanë trashëguar shijen e ushqimeve perëndimore. Disa zona kanë një përqëndrim të madh baresh dhe restorantesh perëndimore dhe distriktet e Lankwaifong-ut dhe Soho-s janë të famshme si brenda vendit edhe jashtë për baret europiane dhe për një numër restorantesh që ofrojnë ushqim nga vende dhe rajone të ndryshme, përfshi vendet e Evropës Veriore, Spanjën, Indinë dhe Nepalin.

Hong Kongu është një qytet unik dhe ka shumë fakte interesante rreth tij.

-Hong-Kong do të thotë “port aromatik”

-Hong Kongu është qyteti me popullsinë më të dendur në botë.

-Hong Kongu ka numrin më të lartë të rrokaqiejve në botë. Aty gjenden mbi 7000 të tilla, pothuajse sa dyfishi i Nju-Jorkut.

Hong-Kongu është me të vërtetë një qytet që nuk errësohet kurrë. Atje ka aq shumë ndriçim sa mund të lexosh një libër në orët e vona të natës pa patur nevojën e dritës. Dritat e qytetit janë spektakolare. Hong-Kongu natën është me të vërtetë mahnitës.

Ndërsa bregdeti i gjatë i Hong-Kongut ka shumë gjire e plazhe të bukura. Kjo ka ndikuar në zhvillimin e sektorit të turizmit në Hong-Kong, i cili tani po njeh një bum edhe më të madh për shkak të rritjes së numrit të turistëve nga Kina kontinentale. Edhe hapja e parkut të lojërave “Disneyland” ka ndikuar në shtimin e njerëzve që vizitojnë Hong-Kongun.

Hong-Kong, si një destinacion turistik dhe tregtar ndërkombëtar, mund të gjesh në të njëjtën kohë modën e fundit evropiane dhe veshje tradicionale kineze. Ka një kontrast të madh gjithashtu ndërmjet qendrave tregtare tejetmoderne dhe tregjeve tipike të Stanley-t ose të Jade-s.
Nga ana tjetër në çdo lagje mund të gjesh shitore bimësh mjekësore kineze të stilit të vjetër, ndërsa aromën kozmopolitane të qytetit mund të ndiesh edhe në shumëllojshmërinë e kuzhinave. Përveç llojeve të ndryshme të kuzhinës kineze, ka gjithashtu edhe shumë restorante evropiane, amerikane, japoneze, koreane etj.
Hong-Kongu ka edhe një jetë të gjallë e rrëzëllitëse nate, që është e përqendruar në dy lagjet më të mëdha të argëtimit, Lan Kwai Fong dhe Wanchai. Por për ata që dëshirojnë një mbrëmje më të qetë, një shëtitje në Victoria Peak ofron një pamje spektakolare të qytetit. Blerja, një formë zbavitjeje për banorët e Hong-Kongut, mund të bëhet edhe gjatë natës, si p. sh. në Tregun e Natës të Rrugës së Tempullit./
t.observer
 
Titulli: Hong-Kongu, perla që të lë pa frymë

Dritat, ato dritat naten jane aq frymembajtesedikuthellenekraharor.
 
Titulli: Hong-Kongu, perla që të lë pa frymë

Hong Kongu mire ngjan kshu ne letra e ne rritjen ekonomike te tyre , ama nga afer njerezit nuk e pershkruajne si nje vend ideal per te jetuar. Shumica ankohen nga ndotja e tepert e ajrit, duhet te mbash maske shumicen e kohes.....e plus vete kinezet e Hong Kongut i pershkruajne si njerez rude.

Personalisht, nuk kam interes per ta vizituar nga afer... nuk me terheq kjo pjese e botes. Gjuha kineze ma vret veshin, me jep dhimbje koke.
 
Titulli: Hong-Kongu, perla që të lë pa frymë

Do isha shume kurioz ta vizitoja dhe te degjoja nje kinez qe flet me theks anglez :D

E Flasin shume keq ... Mos uro gjera te tilla :p
 
Titulli: Hong-Kongu, perla që të lë pa frymë

Fiks per mua qe dashuroj gradaçelat! <3
 
Titulli: Hong-Kongu, perla që të lë pa frymë

Do isha shume kurioz ta vizitoja dhe te degjoja nje kinez qe flet me theks anglez :D

Qe flet anglishte me theks kinezc doje te thoje? Oh, sa pune duhet qe ti kuptosh.. haha.. Me keq se ata se flet kush anglishten deri me sot(me aq sa kam hasur une)
 
Titulli: Hong-Kongu, perla që të lë pa frymë

Qe flet anglishte me theks kinezc doje te thoje? Oh, sa pune duhet qe ti kuptosh.. haha.. Me keq se ata se flet kush anglishten deri me sot(me aq sa kam hasur une)

Ncuq, qe flet anglishten me theks anglez. British accent. Ka shume ne Hong kong qe flasin me theks anglez sepse deri para 7-8 vitesh ne mos gaboj ka qene pjese e Britanise Madhe dhe jo e kines ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top