Homoseksualët shqiptarë, dokumentar me çifte gay dhe lesbike për Shën Valentin..

“Të fshehur mes jush”, titullohet filmi dokumentar prej 12 minutash, ku një çift gay dhe një çift tjetër lesbikesh rrëfejnë dashurinë e tyre që nuk njeh gjini dhe që paragjykohet ende në Shqipëri.

kristi-200x300.jpg


Dokumentar me protagonistë dy çifte nga Tirana, do të jetë dhuratë për të gjithë homoseksualët për këtë Shën Valentin. Filmi është realizuar me mbështetjen e Soros, në kuadër të një projekti mediatik që mbështet të rinjtë dhe që pritet të shfaqet në një nga televizionet e njohura së shpejti. Kristi Pinderi, aktivist për të drejtat e njeriut, është bashkautor i realizimit të këtij dokumentari dhe i vetmi që shfaqet me portret në rolin e intervistuesit të dy çifteve të dashuruar, përkatësisht dy djemve dhe dy vajzave, të cilët rrëfejnë eksperiencën e tyre në Tiranë.
Kristi tregon se “intervistat janë realizuar në mes të Tiranës, me synimin për të treguar se çifte homoseksualësh mund të jenë kushdo rreth nesh, pavarësisht se ne nuk e dimë, pasi ata nuk mund të na e thonë pasi mentaliteti ynë ende nuk i pranon si të tillë”.
“Ata duan të japin një mesazh dashurie me rrëfimet e tyre dhe mesazhi është që “historitë e dashurisë mes dy vajzave apo mes dy djemve mund të jenë më sublime se ato të midis sekseve të kundërta, pasi bazohen në sakrificën, fshehtësinë dhe rrezikun se mund të zbulohen. Kjo frikë e forcon më shumë lidhjen dhe përkushtimin dhe ne ndoshta nuk e vëmë re, por ndoshta Romeot e sotëm sipas gjasave janë homoseksualët e fshehur mes nesh, dhe Zhulietat e sotme sipas gjasave janë lesbiket”, shprehet Kristi.

Në lidhje me diskutimin që po bëhet në gjithë botën nëse të qenët homoseksual është devijim apo diçka normale, një nga vajzat që rrëfen historinë e saj pohon se “unë nuk e ndiej veten të sëmurë, por nëse jam e sëmurë, qofsha kështu gjithmonë”. اifti i dy djemve rreth 20 vjeç dhe dy vajzave gati 30 vjeç nuk guxojnë të shfaqen me fytyrë në këtë dokumentar, për faktin se nuk ndihen gati të humbasin personat e tyre të afërm, që edhe mund t’u largohen sapo ta marrin vesh këtë fakt.
Pinderi sqaron se “mesazhi që duam të japim me këtë dokumentar, është që në fakt ata nuk janë njerëz perversë që mendojnë vetëm për seksin, por madje shumë të përqendruar në lidhje të qëndrueshme”. Dokumentari për herë të parë synon të ngjallë debate në publik për dashurinë mes homoseksualëve.
Gjithashtu në këtë dokumentar u jepet përgjigje pyetjeve se ku e konsumojnë dashurinë e tyre të fshehtë këto çifte nga Tirana, që sipas konstatimeve të vetë atyre, ka dhe nga ata që nuk ngurrojnë ta shfaqin intimitetin hapur në ambiente publike, siç janë baret apo lokalet e natës.
Burimi: Panorama
 
Pe: Homoseksualët shqiptarë, dokumentar me çifte gay dhe lesbike për Shën Valentin..

Sorosi ngeli duke financuar keto programet "emancipimi"...
Na e duan te miren, qe te vemi ne Europe..se vetem kjo na mungon neve.
 
Titulli: Homoseksualët shqiptarë, dokumentar me çifte gay dhe lesbike për Shën Valent

Nga nje ane duan fame, nga ana tjeter s'jane te zotet te mbrojne ate ç'ka besojne! Ncncncnc.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top