Arfenilla
Themelues i Forumit
Kardinali amerikan i Kishës Katolike, Raymond Burke është shprehur kundër çifteve gay.
Ky përfaqësues i Kishës Katolike ka deklaruar se “çiftet gay, por edhe personat që janë shkurorëzuar dhe martuar sërish, janë të njejtë me vrasësit”, raporto Huffington Post.
“Nëse jetoni në një mëkat vdektar, nuk ka asnjë vepër e mirë që mund ta arsyetojë gjendjen tuaj: ju mbeteni mëkatarë. Kjo është njësoj sikur dikush që vret një njeri, por është i mirë dhe i sjellshëm me njerëzit tjerë”, ka deklaruar Burke.
Duke folur në një intervistë për abortin, kardinali shtoi se nuk është e mjaftueshme për një njeri të jetë “i sjellshëm, i dedikuar dhe i gjeneroz’“.
Kohë më parë Burke (66) kishte tërhequr vëmendjen me komentet e tij se kisha është “feminizuar së tepërmi”B tetova.