Holanda mposht edhe Kamerunin

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Holanda ka shënuar dhe fitoren e tretë në fazën grupore, me ç’rast bëhet kombëtarja e dytë që ka grumbulluar nëntë pikë pas Argjentinës, me fitoren prej 2-1 ndaj Kamerunit, në një ndeshje prestigji.

Robin van Persie kaloi në epërsi Holandën pas 36 minutash lojë, pas një bashkëpunimi të mirë me Boulharouz dhe Van der Vaart në zonë.

Në pjesën e dytë, vazhdoi tempi konstant, me Arjen Robbenin që u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të, por para kësaj Samuel Eto’o barazoi rezultatin nga pika e bardhë (65’).

Se sa vlen Arjen Robben, e tregoi goditja e tij nga 20 metra që ia mundësoi sulmuesit të të Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, të shënojë nga topi i kthyer.

Holanda është kryesues i Grupit E me nëntë pikë, me Japoninë në pozitën e dytë që grumbulloi gjashtë pikë pasi turpëroi Danimarkën. Holanda në 1/8 e finales takohet me Sllovakinë, kurse Japonia me Paraguain. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top