Historia e Malsise se Madhe (Mbishkodres)

alfonci

Veri investigatio
12 Malet Origjinale

Simbas regjistrave bizantin, sllav, venedikas, e katolik.—duke mbledhe nji cope ketu e nji cope atje—del se në mesjetë egzistonte nji krahinë autentike dhe unike e quajtun Pulati . Ajo perfshinte 12 fise, ose krahina Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli, Kastrati, Trieshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviçi, Krasniqja, Gashi, Bytyçi. Në veri ato kufizoheshin me sllavët, ne jug me Arbninë dhe ne prendim me Shkodrën. Nuk âsht e qartë se cilit fis i perkisnin Rrancat e MalcisëKopliku, Grizha, Buza e Ujit, Jubica, Reçi, Lohja e Rrjolli, por ato ishin pjese e Malcise siç njihej ajo nga shqiptaret, ose Pulatit sic njihej Malcia në regjistrat bizantin, sllav, venedikas, e katolik.

Ndamja e 12 Maleve në Malci të Madhe dhe Malci të Vogël (ose Malci të Gjakovës)

Dukagjinasit erdhën nga jugu dhe hynë, gjeografikisht, si pyke ne mes të fiseve Malcore. Kshtu Malcia u nda në Malci të Madhe Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli, Kastrati,Trieshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviqi, dhe Malci të Vogël Krasniqja, Gashi, Bytyçi. Me kalimin e kohes të dy Malcitë u shkeputën. Kjo ndodhi ndoshta edhe per shkak se Malcia e Vogel konvertoi ne islam ndersa Malcia e Madhe mbeti kryesisht katolike.

Përarsye të tabusë së martesave ndërftare, deri edhe Rugovasit e Kelmendasit, antarë të nji fisi, kanë humbë miqsinë e lidhjen. Nji fenomen i ngjashë ka ndodhë edhe me fiset e Kuçit, Vasojeviqit, dhe Piprit. Nga kto tri fise, Malcisë sot i ka mbetë vetëm Koja e Kuçit sepse të tjerët janë sllavizue. Si rezultat i dyndjes Sllave, Turke dhe Dukagjinase, sot Malcia perbâhet nga shtatë Male Hoti, Gruda, Kelmendi, Shkreli, Kastrati,Trieshi, Koja e Kuçit.

Struktura Organizative

اdo katund origjinal kishte nji Bajraktar. P.sh. Selca, Vukli, Nikçi, Boga jane katunde origjinale dhe kane bajraket e tyne. Vermoshi, Lepusha, Velipoja, Kakariqi, Shengjini, Mali i Jushit, Gajushi, Patoku, etj nuk jane katunde origjinale. Kjo dmth se personat qe jetojne ne keto zona njohin si bajraktar, bajraktarin e katundit te origjines tyne. P.sh. Ded Coku qe jetonte ne Breg te Matit njihte per bajraktar, bajraktarin e Nikçit sepse familja e tije ishte me origjine nga Nikçi

Në krye të çdo mali ishte Bajraktari i i pare. p.sh. Bajraktari i Kelmendit ishte Bajraktari i Selces sepse ai Selca njihej si Bajrak i Pare

Gjeografia

Cemi (lumi i vetëm në Malci) e ndanë Malcinë fizikisht në dy pjesë.

Malet kryesore janë Deçiqi dhe Suka (në Grudë), Bukoviqi dhe Cemeri

(në Hot), Kazhaniku (ne Triesh), Kapa e Brojës (Kelmend), Mokseti (Kastrat) e tjerë.

Në Malësi ka tri klima: e butëmesdhetare, malore, dhe kontinentale.

Historia Antike

Fisi Ilir qe jetonte në Malcii quhej Labeat. Kjo nuk dmth se malsoret jane pasardhes te Labeateve. Ne fakt shumica e studjuesve mendojne se Malcoret e kane prejardhjen nga Kroacia.

Vëndbanimet Ilire më të njohura në Malci janë Balesi ne mes te Rrjollit e Recit, "Fortesa e Kelmendit" neSelce, Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Trieshit, Sukës së Grudës, Këshevës, Qafës së Kishës, Arzës) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudës (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj.

Në kohët e lashta nëpër Malci kalonin rrugë shumë të rândsishme qe te çonin ne Europe, siç ishte ajo nga Norona nëpër DinosheTërgajëVërmoshëGusi dhe tjetra NoronëDinoshëTuzKoplikShkodër.

Albanologet cekin shpeshhere se deri me ardhjen e Turqëve, Shqipnia veriore, pra edhe Malcia, ishin te zhvilluem ashtu se e gjithe pjesa tjeter e e Europes.
 
Mesjeta

Malcia e Madhe deri me 1476 mbante lidhje të mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohun përsonat historik që mbanin qëndrime të tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gela (Grude), Vuksa Gjeca (Kelmend).

Ne ate kohe Malcia udhheqej nga familjet aristokrate Balshajt dhe Cernoviqajt.

Pushtimi Turk

Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (14511481) Turqia do të okupoje Malcinë dhe do të formoj nahitë (krahinat): Kuç (me të do të hyjnë edhe Trieshi e Koja), Kelmendi, Hot dhe Zhabjaku.

Gruda (tokrat e Mark dhe Gjon Sumes) do të hyjnë në kuadër të nahisë së Zhabjakut.

Vuksa Gela si kryekreu i Grudës do të luftoj kundër turqëve dhe sllavevë. Gruda do të fitojë dhe do të mbetet mal në vehte.

E tân Malcia do te zhvilloje luftë kundër otomaneve pandërprerje deri me 11 Prill 1912, kur ajo fitoi pavarsine.

Janë të njohtuna kryengritjet e viteve: 15651575, 1596, 1601, 1609, 161012, 1624, 1638, 165253, 166869 ,169899 ,1712, 1732, 1808, 1822, 183234, 1838, 1844, 1856, 1862, 187172, 1879, 1883, 1869, 19101912.

Ne veçamto kane lane gjurme ne history kryengritjet

*

15651575 në Hot e Grudë
*

161011 tân Malcia
*

1638 në Kelmend
*

183234 HotKastrat
*

1883 në Hot e Grudë
*

1869 (Grudë)
*

dhe kryengritja prej 24 mars 2 gusht 1911.

Pjesa malore e Malcise kurrë nuk do të pranoj pushtetin turk dhe nuk do të paguaj taksat dhe tatimet (haraçin). Por kjo asht paksi e ngaterrueme sepse malcia nuk ka pjese malore dhe pjese fushore. Malcoret kane pase tradicionalisht zotnime si ne fushe si ne mal. P.sh. familjet e medha malcore qe punesonin mirditas, dukagjinas, matjane, tiranas, e durresake, ne zonat e Bregut te Matit, kishin shtepiat, bjeshket dhe pronat e tyne ne Malet e Malcise madhe.

Ne vitin 1641 Karlo Della Mirandella pat orgnaizue Tërgaje nji besëlidhje në mes maleve.

Ne vitin 1641 Karlo Della Mirandella hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Priften të Grudës

Kishat kryesore janë:

e Grudës (më e vjetra) e Sh'Mehillit në Dinoshë, Arzë, Brigje të Hotit, Triesh, Selcë, Bajzë, Tuz. Kisha e Boges mendohet te kete kumonen mâ te vjeter ne shqipni

Xhamitë më të vjetra në Malci e Dinoshës, Tuzit, Koplikut dhe Vllanës.

Personalitetë shumë të njohura që kanë punuar dhe vepruar në Malci jane:

Karlo Della Mirandella, Leonardo Di Martino (prift dhe shkrimtarë), Pater Gjergj Fishta, Anton Harapi, Marjan Prelaj, Josip Rela (shkrimtarearbëreshë nga Zara e Dalmacisë).

Jeta në Malci ishte shumë e veshtirë (gjatë pushtetit turk), por ajo, në prëmtime diçka do të lehtësohet me reformat e Sulltanit të vitit 1839 (Hatisherifi i Gjylhanes), dhe me Hatihumajanine vitit 1856, kur në Shkodër do të organizohet Komisioni i bajraqeve (xhibala) me qellim që veziri i Shkodrës më lehtë ta sundoj dhe kontrollojë Malcinë.

Malcorët do të mbrohen nga sulmet malazeze me 22 prill 1880 (Beteja e Zharnices) ku u dalluan Baca Kurti Gjokaj, Paloke Gjoka Vulaj, Halil Haka Nikaj, kurse diçka më parë në Dinoshë (1863) Smail Martini Ivezaj dhe Om Haku Kajoshaj.

Me 1880-81 në Vrane, Gruda mundi ushtrinë malazeze ku u dallue Smail Martini, bajraktar i grudes.

Me 1879 اun Mula në krye të Hotit luftoi kundër ushtrisë se veriut të Shkodrës por pa sukses; ushtria turke ishte e fortë.

Me 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit denoi nji numër të madhë të krenve të Hotit dhe Grudës

Smail Martini Ivezaj u internue , me krenët e Grudës, në DiariBekir (AnadolliAfrikë).

Disa nga krenet e Malcise moren pjesë edhe në Lidhjen e Prizrenit në qershorë 1878 (Baca Kurti, اun Mula etj.)

Me vendimin e Xhibales (komisionit turk për Malci) 1856 Malcia e Madhe ndahet në dy pjese: Trieshi dhe Koja do të hyjne me kadillukun e Podgoricës, kurse pjesa tjetër e Malcise: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli mbetën nën ndikimin e Shkodrës.

Me 187677 Trieshi, Koja dhe Fudnat fuqitë e mëdha ju dhane Malit të Zi dhe kufiri u vendosë nga VranaUra e ZharnicësOmerbozhajVorri i Vuksa Gelës (maja e lemuet ne Suke)Lemaje.

Me 1887 në Triesh, kurse me 1888 në Kojë u hapen shkollat në gjuhë sllave dhe u futen mbiemnat e sllavizuem me mbaresen "viq" ose "iq"

Në nândor 1907 në Lemajë u zhvillue nji betejë e trieshjanevë me turq, kurse po ato vite në Tuz dhe Dinoshë u hapen shkollat fetare islamike. Ne Dinoshe u hap shkolla me Mulla Arapin.

Malcia mbas Revolucionit te Xhonturqve

Revulucjonin e Xhonturqeve (turqit e rinjë) me 1908 malcorët do ta perkrahin duke shpresue se ai do të sillte demokracinë, jetën e lirë, perparimin, realizimin e të drejtave nacionaleetnike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe etj., por nuk ndolli ashtu. Turqit, nepërmjt misionarëve, tradhtuan malcorët dhe nuk i realizuen të drejtat e tyne.

Simbas Faik Konices, malcoret filluan luftën kundër turqve, jo të sigurt se do të fitonin, por qe te terheqin vëmendjen e Europës

Ne shkurt te vitit 1911 u themelue Komiteti Nacional Shqiptarë në Podgoricë i cili drejtohen nga

*

Sokol Baci Ivezaj
*

Nikolle Ivanaj
*

Kole Martini
*

Kolë Sokol Baci Ivezaj
*

Dedë Gjon Luli Dedvukaj
*

Nikolle Soga (nga Shkodra)
*

Luigj Gurakuqi etj.
*

Komiteti për së afërmi bashkpunonte me
*

Pater Gjergj Fishten
*

At Ndre Mjeden
*

At Jak Serreqi
*

Pater Bona Gjecaj
*

Isa Boletinin
*

smail Qemalbeu
*

Dodë Brajcin
*

Mehmet Shpendin
*

Aleksandro Siliqin etj.

Ne mbledhjen e Podgoricës (24 shkurt 1911) u vendos qe te mblidheshin arme per kryengritjen. Nikollë Ivanaj shkoi ne Itali dhe profesor Gjergj Pekmezi (nga Pogradeci) në Vienë. Por kryengritja filloi me 24 mars me sulmin e nje çetë të Hotit kundër kaushës turke në Brigje të Hotit.

Me 25 Mars malcoret sulmuen kaushet ushtarakopolicore në kufirin me Mal të Zi si janë
Porokia

*

Lishahu
*

Qafë Bokrrine
*

Mergjes (Vrane)
*

Stare
*

Arzë
*

Rranxë të Rrases
*

Pllanicë etj.



Betejat më të njohuna janë ato që u zhvilluan në Deciç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911 në të cilat u dalluan shumë persona e sidomos Tring Smailja Ivezaj, dhe udhheqesi Ded Gjon Luli . Me 6 prill 1911 në nji pjesë të malit Deçiq, në Bratilë, u ngrite flamuri kombëtar shqipëtarë per te paren here dekjës së Gjergj Kastriotit me 1468

Ushtria turke ishte shumë herë ma e madhe numërikisht sesa ajo malcore. Gjithashtu e pregatitun dhe pajisun ma mire. Ajo u udhehoq nga

*

Bedri Pasha
*

Et'hem Pasha
*

Turgut Pasha
*

Hasan Riza Pasha (Pasha i Shkodres qe Fishta e donte aq shume)
*

Esat Pasha Toptani
*

Abdyllah Pasha (minister i drejtesise)
 
Kerkesat e Malcorve

1.

*

Me 17 nentor 1910 amnestia e pergjithshme të shtypit me iradel urdhen të sulltanit
*

Shërbimi ushtarak ne valetin e Shkodrës
*

Mudiri i qytetit të Tuzit dhe maleve duhet të jetë shqiptarvëndas
*

Kajmakami i Malcise duhët të jetë Kristian dhe duhet të flasi shqip
*

Armatimi ose çarmatimi për të gjithë njësoj
*

Pasunia e konfeskueme të kthehët dhe të paguhet dâmshperblimi

2.

*

Mbas formimit të Komitetit Qendror Shqiptar me në krye Sokol Bacin (zgjidhet në kërkesën e emigrantave shkodran) dhe me sekretarë Kolë Martinaj (profesor i gjuhës shqipe) dhe Kolë Sokol Bacit (jurist) me 24 shkurt në fund të njâjtit muaj u perpilue kërkesa drejtue qeverisë turke në Cetine, Sadradinbeut, me 30 mars:
*

Njohja dhe ruejtja e tërësisë teritoriale të tokave shqiptare.
*

Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare si dhe në mësim në katër vilajetet (Shkodër, Kosovë, Janinë dhe Manastirë).
*

Të gjithë nënpunësit të jenë shqiptarë dhe kombi shqiptarë të pranohet nga ana e Stambollës.
*

Përdorimi i të ardhunave nga viset shqiptare në dobi të këtij kombi.
*

Ushtarët shqiptarë të merren dhe të dalin jashte kufinjeve vetëm në rast lufte me qeveritë e huaja.
*

Këto kërkesa u nënshkruan nga 20 krerë në mesin e cilëvë janë: Sokol Baci Ivezaj (Grudë), Dedë Gjon Luli Dedvukaj (Hot), Dedë Nika Ivezaj (Grudë), Gjeto Mark Ujka (Hot) dhe Martin Preka (Triesh)

3.

*

Gjatë kryengritjes, kur Turgut Pasha kërkonte dorzimin e pakusht të malcorve dhe kur gjyqi ushtarak dënoi udhëhëqësit kryësorë, krenët e Malcise të mbledhun në Pikalë (pranvere 1911) perpiluen edhe nji listë
*

kërkesë që i drejtohej Turkisë, e në të cilën kërkuan: Autonominë e tokave shqiptare, lirinë, hapjen e shkollave, dâmshperblimet etj.
*

Në mbledhje muarën pjesë ndër të tjerë , Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Mehmet Shpendi, Dodë Preci, Dedë Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Juncaj e shumë të tjerë.

4.

Ndër kërkesat, apo memorandumet mâ në zâ të malcorve âsht edhe "Libri i Kuq" i perpiluem nga Luigj Gurakuqi e të tjerë, qe u miratua në Kuvendin e Grecës , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, ne veçanti Eduard Grej, që ateherë konsiderohej ndër diplomatët mâ kryesore të Europës. Garanti nga ana e qeverisë së Stambollës se nuk do të përsëritet veprimtari të tilla, respektimi i religjionit, traditës dhe zakoneve të vjetra kanunore të garantuara me kushtëtutë.

Kërkesat e "Lordeve të Malcise", siç i quante R.Rankin, korrespodent i "Tajmsit" dhe "اikago Herald Tribujn", krenët malesorë janë të përfshirë në 12 pika:

1.

Njohja e plotë e kombit shqiptarë me të drejtat si çdo komb tjetër.
2.

Liri e plotë e kombit shqiptar për të zgjedhur deputetët e vetë.
3.

Liria e plotë e mësimit në gjuhë shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera në Qeverine Turke.
4.

Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptarët. Zgjedhja e valiut dhe nenpunësve, zyrtarëve e të tjerëve që dinë gjuhën shqipe dhe zakonet e vëndit.
5.

Kajmakani i Tuzit, atëherë kryeqëndër e Malcise, të jetë shqiptarë.
6.

Përcaktimi i nji përfaqsuesi, inspektorit të përgjithshem të Sulltanit.
7.

Përdorimi i gjuhës shqipe në administratë dhe të pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhës turke.
8.

Shërbimi ushtarak në vënd të vet dhe e drejta që ata të shërbejne në besimin (fenë) dhe zakonet e veta.
9.

Të ardhurat të angazhohën në dobi të vëndit të vetë, përveç takses doganës (gjymrykut), të ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytëzimi i pyjëve, kullotave e tjera.
10.

Të drejtat për keshillime në lidhje me buxhetin e vilajetit.
11.

Formimi i fondeve të nevojshme dhe grumbullimi i të hollave për rindërtim e shtëpive, ndertimin e rrugave, dëmshperblimin për shkatërrimet e bëra.
12.

Formimi i komisionit të përzier për mundësimin dhe sigurimin për ata që kthehën në vënd dhe realizimin e dëmshperblimeve.

"Libri i Kuqe" (Menorandumi i Grëçes) âsht shkrue shqip e frângisht dhe âsht nenshkrue nga:

*

Sokol Baci (Grudë),
*

Dedë Gjon Luli (Hot),
*

Dedë Nika (Grudë),
*

Dodë Preci (Kastrat),
*

Tomë Nika (Shkrel),
*

Cal Dedi (Selce),
*

Lulë Rapuka (Vukel),
*

Llesh Gjergji (Nikc),
*

Gjeto Mark Ujka (Hot),
*

Mehmet Shpendi (Shale),
*

Avdi Kola (Gimaj),
*

Nike Mehilli (Shllak),
*

Tup Cuni (Prekali),
*

Binak Lulashi (Toplane),
*

Bash Bajrami (Nikaj)
*

Bek Delia (Dukagjin).

Malcorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetdijshëm se nuk kane mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirsimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik europian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëvë.

Ajo bëri që Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Tuzi, të jenë në pikevemendjen e Europes, dha figurat e mëdha të shqiptareve, Dedë Gjon Lulin dhe Tringe Smajlja Ivezaj , e posaçërisht Kuvendi i Gerces bëri që europa të fillojë të mëndojë me më kujdes për të biseduar me urti, gjakëftoftësi, durim, e që janë cilësi traditën , idenë për fitim etj

Mbas ngritjes së flamurit në Vlore me 28.11.1912 nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve në Londër me pjesmarrjen e fuqive të mëdha.

Me 17 dhjetorë u vëndosë që të formohet Shqipëria e lirë dhe e pavarur. Ne mbledhje udhëheqte Eduard Grej Kryeministri anglez.

Mbas planeve dhe projekteve të shumta në fillim të marsit 1913 fuqitë e mëdha vëndosen që Hotin dhe Fudnen t'ja japin Malit të Zi si dhurate dhe kështu Malcia përsëri u nda në dy pjesë.

*

Në maje 1913 malcorët organizuen demonstrata në Tuz dhe Shkodër, por pa sukses.
*

Me 29 korrik 1913 fuqite e mëdha pranuen Shqiperinë në gjinin e shtetëve të pavaruna.
*

Kufirin shtetnor shqiptaro-malazez e vendosi Komisioni Nderkombetar Rus (Sergej Potapov)
*

Me 1912 Tuzi do të shpallet Kapetani, kurse me 1914 do të formohen komunat:
*

Tuz, Rapshe, Traboin dhe Grude e më vonë edhe Vrane.
*

Po të njëjtën kohe në Tuz do të hapen shkollat në gjuhën shqipe (nuk do të punoj) dhe serbe.
*

Me 1916 në Triesh, Priften, Dinoshë, Tuz dhe Hot do të hapen shkollat shqipe me mësues nga fshati Arbanasi afer Zares (DalmaciKroaci), në mësin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip (Zef) Duka.
*

Në mes të dy luftnave botërore në Malci nuk pati shkolla shqipe (Hot, Grudë, Triesh dhe Kojë). Ato u hapen mbas luftës së dyte botërore.
*

Sot veprojnë katër shkolla tetëvjeçare (Tuz, Skorraq, Stjepov dhe Dinoshe) dhe gjimnazi në Tuz.
 
Karakteristikat e të folunit Malcisht

Përdorimi i togjeve zanore: "UO", "UA" dhe "`U" (nasale) në vënd të përëmnit "unë" dhe vehtës së tretë të se tashmes te foljeve ndihmese.

Të folunit e Malcise ruan në shumë niansa karakteristikat e gjuhës së Buzukut (shekulli i XVI të).

Pra, të folunit e Malcise âsht nën ndikimin e gjuhës letrare e të civilizimit në përgjithsi në evolim e sipër.

Në Malci thuhet "âsht" në vënd të foljes "është", dhe "nji" në vënd të numrit "një".

p.sh. Ai âsht nji malcuer në vend të Ai është një Malësor., e cila âshte e folmja e Labrisë (shqipnia jugpendimore)

"i herë" ose "ni herë" në vënd: "nji herë" siç thonë gegët ose "një herë" siç thone tosket (standardi)

Nji e folme qe e ka humbë perdorimin e gjane ne pjesen mâ të madhe te Malcisë asht edhe

"kiin" në vënd të "kishin", "iin" në vënd "ishin" etj.

Në Malci shqiptohet tingujt ç, q, gj, xh shqiptohen qartë



Besëlidhja e 28 Qershorit e Malësise

Njëzëtetetë qershori 1970 âsht ditë historike për Malcinë.

Në këtë ditë, në qytetëzen e vogel te Tuzit , malcorët lidhen Besen m'u hakmarre veten ndaj dorërasit ose atij që të shpall gjygji si fajtor. Ai të ndiqet jo vetëm nga ana e organeve shtetërore, por edhe e tân Malcisë. Këtë vepër humanitare që sodhen burrat e Malcise, e përshendetën përfaqsuesit e Kosovës, Ulqinit, Gusisë etj.

Dikujt mund t'i duket dicka shume barbare vendimi me u hakmarre "vetem" ndaj fajtorit, por kur mendon se ka krahina ne Shqipni qe mbas vitit 90te kane marre vndim me u hakmarre "vetem" 3 breza, ose kur veren hakmarrjet e shumta per vrasje qe kane ndodhe 100 vjet ma pare (gja qe ne Malci nuk ka ndodhe), kjo beslidhje mund te shihet si nji hap progresiv.

Sidoqofte, duhet kuptue se simbas perspektives prendimore hakmarrja âsht e barabarte me kriminalitetin, barbarizmin, mungesen e civilizimit. Ne qofte se Malcoret deshirojne me e quajte vetvetin prendimore, athere ata kane vetem nji rruge persa i perkat gjakmarrjes -- me e ndalue rreptesisht me nji nen te posaçem ne Kanunin e Maleve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top